Shqipëria mbyll vitin në vendin e 63-të në botë

19 Dhjetor 2012, 18:47Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të mbyllë vitin 2012 si e 63-ta në botë, falë një serie rezultatesh pozitive që kanë bërë që kuqezinjtë të vazhdojnë rritjen progresive në klasifikimin e hartuar nga FIFA.

Në renditjen e publikuar sot, kuqezinjtë kanë ngjitur 4 shkallë të tjera në krahasim me një muaj më parë, kryesisht falë një rezultati pozitiv, barazimit 0-0 ndaj Kamerunit që është një nga skuadrat më të forta të kontinentit afrikan dhe ka një koeficient të lartë.

Përveç pozicionit të 63-të në botë, duhet theksuar se Shqipëria është e 29-ta në Evropë, duke lënë pas ekipe si Austria e Skocia, të cilat historikisht kanë pasur një renditje më të mirë sesa kuqezinjtë.

Rivalët e Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit 2012 si Zvicra (+4, vendi i 12-të në botë), Norvegjia (+1, vendi i 24-t në botë) dhe Islanda (+6, vendi i 90-të në botë), kanë pësuar përmirësim të renditjes së tyre gjatë muajit të fundit. Sllovenia ka qëndruar në vendnumëro në pozicionin e 49-të në notë, ndërsa Qipro ka rënë me 5 pozicione të tjera, duke qenë tashmë e 132-ta në botë.

Duhet theksuar se ky është vitit i pestë radhazi që Spanja renditet e para, duke qenë e shkëputur nga Gjermania dhe Argjentina që e ndjekin në vendin e dytë dhe tretë. Rezultatet e fundit kanë bërë që vendin e 5-të në këtë klasifikim ta marrë Kolumbia e Radamel Falkao, ndërsa Brazili ka pësuar një rënie drastike, duke qenë tashmë i 18-ti në klasifikimin botëror.

2 komente në “Shqipëria mbyll vitin në vendin e 63-të në botë”

  1. Tifozi KQZ says:

    KJO KOMBETARE MUND TE HECE SHUME PERPARA, KA SHUME DJEM TE TALENTUAR DHE DE BIAZI ESHTE TRAINER I MIRE
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/odise-roshi-albanian-rocket.html

  2. raimondi says:

    Cunat e kombetares sone jane shume te mire, por kane nevoje per nje trajner tamam profesionist, qe te dije ti orjentoje ne loje….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje