Në qoftë se Rusia lëshon pe ndaj presionit të qeverive perëndimore dhe i ofron azil presidentit sirian, mund të ndodhë që Bashar al-Assad të gjejë prehje në qetësinë që ofron Barviha elitare, qytetin që shtrihet në pyllin me pisha afër Moskës, me shumë vila dhe butikë luksozë, në të cilin jetojnë edhe e veja dhe i biri i ish-presidentit serb Slobodan Milosevic.
Në qytetin Barviha, ku kanë gjetur prehje disa liderë të përmbysur dhe anëtarët e familjeve të tyre, në vila të ndara jetojnë gruaja dhe djali i ish presidentit të Serbisë, Slobodan Milosevic, Mirjana Markovic dhe Marko Milosevic, shkruan “New York Times”.
Vëllai i ish presidentit serb, Slobodan Milosevic, Borislav, ka thënë se anëtarët e familjes së vëllait të tij, që janë vendosur në Barviha, nuk kanë pasur ndonjë problem që kur konfliktet në Ballkan nuk janë më lajm në media.
“Njerëzit nga Serbia vijnë këtu për vizita”, i ka thënë Borislav Milosevic gazetës amerikane.
Duke folur për ekzilin nëntëvjeçar të Mirjanës dhe Markos, Borislav ka thënë se ajo “bën një jetë krejtësisht normale dhe të thjeshtë dhe se k gjatë tërë kohës ka miq”. “New York Times” shkruan se e veja e Milosevicit është duke përgatitur librin me intervistat e bashkëshortit të saj, kurse Marko është martuar me një ruse. Me të cilën tashmë ka një vajzë.
Borislav Milosevic thotë se për Mirën, përvoja e mërgimit në Barviha, me fëmijët dhe nipërit, nuk është e vështirë dhe se ajo nuk ndjehet e izoluar. Ai ka thënë se nuk ka asgjë kundër që në Barviha të vendoset familja e Assad. Sipas tij pranimi në fqinjësi i Basharit, Asmas dhe fëmijëve të tyre do të ishte një gjest human.
Mirjana Markovic kishte refuzuar propozimin e gazetarit të “New York times” që ta vizitojë dhe të zhvillojë një bisedë me të.
“Rusët kanë përvojë me nxjerrjen e shefave të shteteve në çastet e fundit ‘siç thuhet 5 minuta në 12’”, ka thënë për gazetën amerikane, Mark N. Kac, profesor i shkencave politike në Universitetin George Mayson në Virginia. Diplomatët rusë, shteti i të cilëve është aleati kryesor i Assadit, thonë se nuk po e shqyrtojnë dhënien e strehimit për diktatorin sirian.
Në Bardviha, ku kryesisht jetojnë kryesisht milionerët rusë, shtëpitë janë të rrethuara me mure të larta, dhe në secilën janë të vendosura kamerat. Aty është edhe qendra mjekësore e pajisur mirë, në të cilën janë kuruar disa liderë rusë. Në qendrën tregtare, së fundmi janë hapur edhe dyqanet e “Gucci”, “Ralf Loren” i “Dolce & Gabana”, të cilat do të mund të ishin interesante dhe të vizituara nga Asma, bashkëshortja e Bashar al-Assadit.
Askar Akajev, presidenti i përmbysur i Kirgistanit, është vendosur në Barviha, pasi kishte ikur nga protestat në rrugë në vitin 2005.
Reputacioni i Moskës, si qytet në të cilin janë të mirëseardhur autoktratët e përmbysur, është përforcuar në vitin 2004, kur prefekti i atëhershëm Jurij Luskov i kishte siguruar aeroplan privat Aslan Abashidze, liderit separatist të krahinës gruziane Adzaria. Edhe Abashize thuhet se jeton në Barhiva.
Moska megjithatë nuk ka pranuar të gjithë ata që kishin kërkuar strehim. Pasi e kishte humbur pushtetin në Gjermaninë Lindore, Erich Honeker dhe bashkëshortja e tij, Margot Honeker, e njohur si “shtriga e purpurtë”, kishin ikur në Moskë nga baza ajrore sovjetike në Gjermani. Gjetën strehim në ambasadën e Kilit, por presidenti i atëhershëm Boris Jelcin i ktheu mbrapsht në Gjermani.
Lideri Partisë Punëtore të Kurdistanit, Abdulah Ocalan në vitin 1998 iku nga Siria në Moskë, por rusët nuk e deshën dhe aeroplani i tij u dërgua në Afrikë, ku edhe e arrestuan.
Miqtë e tij turq, që nga atëherë e mbajnë në një burg diku në një ishull, shkruan “New York Times”. /Telegrafi/
ATY DO VIJE DHE SALIU NE KORRIK!
u mor vesh se ku do perfundoje dhe bajraktari Sali me gjithe sorollopin e tij
Kuptohet si ruso-komuniste dhe antiamerikane eshte qendra e komunisteve,ku duhet te perfundojne te gjithe komunistet shqiptare te PS.I lidh gjaku,idet,feja,dhe paraja.
Paska dalur po pjerdh para vitit te ri ben qilloja. Prit deri nga darka te dehesh.
beni nji vend ,per komunistin e fundit te europes
Ç’ne familja Milosheviçit në Rusi? Kujt i trembet në Serbi ajo?
Ky artikull e ka nje vlere praktike. Shqiptaret po mesojne vendbanimin e ri te familjes se kriminelit shqiptar Sali Viçidoli. Ti Ben (leshi) Chicago vazhdo te punosh ne pastrimin e banjove, fillo e kurse dicka nga bakshishet qe te japin “dhisat klient”, qe te keshe mundesi t’i besh ndonje vizite, ne Rusi, udheheqesit tend shpirteror.
Qofsha i gabuar por partite kryesore ne shqiperi po bejne percarie.Ne njerin kra PD me perqindie absolute myslymano-katolike me orientim perendimor, ne tjetrin kra PS me perqindie absolute ortodokse me orientim sllavo-greke Nuk po ruajm dot gjene me te cmuar qe na ka lene historia,H A R M O N I N E nder F E T A R E.
o shoku pd edhe mysilmane edhe perndimore hera e pare qe e degjoj.ne shqiperi jemi ca nuk ben vaki
Bjeru Alsad rrugeçeve se ke Anglezen me vete.
Keni ndihmuar Zogun, ju lutem, nje te mire benjie edhe per mikun e tij, gjeni nje shtepi edhe per saliun…..
Sali berishoviqi i sllobodankes ka aerdhur ne pushtete me ndihmen e e saj dhe miqve te saj ,prnadaj vllezer keni durimin se tashti kjo sllobodanka eshte ne kontakt e siper me mirken e sllobodanit se si sa ma leht dhendrrin e saj me e derguar ne russi mbas qershorit.
Edhe Moska paska per tu mbushur shpejt me plehrat e botes. Keto plehra kane shume ndryshim nga plehrat qe sjellin ne Shqiperi. Plehrat qe sillen ne Shqiperi jane me rreze radioaktiviteti qe nuk zhduken per mijra vjete.
Plehrat qe shkojne ne Moske nuk pranohen pa treguar thesarin. Fundi i fundit plehra ngelen.
Gezuar 2013 me pak plehra!