Telashet e kompanisë CEZ duket se nuk kanë të sosur. Një tjetër vendim i gjykatës i shpallur ditën e fundit të vitit 2012 urdhëron CEZ Shpërndarje sh.a. që t’i paguaje OST-së një faturë të konsiderueshme prej mbi 409 milionë lekë
Vendimi është dhënë në 31 dhjetor nga gjyqtari Ardian Kalia. Sipas dokumenteve që Top Channel disponon urdhër- ekzekutimi ka lidhje me padinë civile nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, që i kërkoi gjykatës në fund të dhjetorit të ndërhyjë për të dhënë urdhër ekzekutimin për pagimin e faturës tatimore të transmetimit të energjisë elektrike të lëshuar nga CEZ me vlerë të palikuiduar prej kësaj kompanie prej 409.462.266 lekë.
Gjykata në përfundim të shqyrtimit gjyqësor e pranoi kërkesën e OST-së pasi sipas gjyqtarit Ardian Kalia rezultoi e provuar se shoqëria OST sh.a ka lëshuar faturën me numër 237 për energjinë e transmetuar për CEZ për muajin nëntor 2012, por kompania CEZ nuk e ka paguar këtë detyrim monetar. Gjykata shprehet se kërkesa pranohet referuar ligjit të vitit 2000 ku përcaktohet se “fatura tatimore e energjisë elektrike është titull ekzekutiv dhe ngarkohet zyra e Përmbarimit për ekzekutimin e saj”.
Më herët po gjatë muajit dhjetor gjykata civile vendosi bllokimin e llogarive dhe aseteve të CEZ për vlerën e mbi 2 milion e 531 mijë euro me kërkesë të një shoqërie rumune, e cila më 4 gusht 2011 pretendon se CEZ nuk e ka shlyer detyrimin. Aktualisht kompania CEZ ka të hapur edhe një tjetër proces civil në gjykatën e kryeqytetit.
Sa ja qan hallin Topi ketyre te Cezit. Top channelit i intereson te rrijne njerezit pa drita qe te vije pastaj rilindja piktor qe i ka hajutat deri ne supermarketet amerikane e te sjelli drritat. Bythqirat e mutit
Kjo me duket nje loje qe po ben qeveria ne bashkpunim me gjykaten ne dem te CEZ. Me duket nje tunel me erresire te plote. CEZ eshte ne rregull me arken personale. Te gjitha keto defiçite do ti ngarkohen popullit me lojen qe po ben qeveria. Jo vetem kaq por do paguaje dhe Arbitrazhin.
Qofsha i gabuar.