Në kabinetin e shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, rreth orës 18 e 30 ka përfunduar takimi i presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Atifete Jahjaga dhe Tomislav Nikoliç.
Por, më sa duket në konferencën për gazetarë, Nikoliç nuk ka qenë edhe aq i disponueshëm për shkak se Jahjaga disa herë ia kishte përmendur atij pavarësinë e Kosovës dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
“Në kuadër të dialogut të cilin e mbështes, unë para dy muajsh kam propozuar të takohemi me presidenten Jahjaga. Fatkeqësisht, zonja Jahjaga me histori librash ka folur për të drejtat e njeriut dhe ka insistuar në atë që dy shtetet e pavarura duhet të bashkëpunojnë”, ka thënë presidenti serb pas takimit, transmeton B92.
“Unë i kam thënë asaj se nëse insiston në atë se Kosova është shtet i pavarur, dialogu nuk do të shkojë në drejtim të arritjes së marrëveshjes së përbashkët”, ka thënë Nikoliç.
Në prag të takimit Ashton ka takuar ndarazi Nikoliçin dhe më pas Jahjagën.
Presidentja e Kosovës para takimit ka thënë se takimi i saj me homologun serb paraqet “kapitull të ri për të dyja vendet, në rrugën e tyre kah integrimi evropian”.
“Takimi si njoftim ka qenë i dobishëm, por nëse nuk gjejmë tema të përbashkëta, ndaj të cilave do të kemi qëndrime të ngjashme, nuk shoh arsye për takime tjera”, u shpreh Nikoliç.
Ai ka shtuar se takimi i sotëm nuk ka qenë i motivuar me dëshirën e Serbisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës, por me dëshirën e Serbisë që të qetësohen gjakrat.
“Dëshira e Serbisë është paqja në Ballkan”, ka thënë Nikoliç.
Sipas tij pa Serbinë nuk ka Kosovë të pavarur dhe as vend të Kosovës në OKB.
“Gjëja e fundit në jetën time do të ishte që Kosova të niset rrugës së pavarësisë”, u shpreh ai.
I pyetur nëse do të ketë takime të reja me Jahjagën, Nikoliç ka thënë se fillimisht duhet gjetur tema të përbashkëta.
“Nëse diçka duhet bërë në mënyrë operative, do të duhet të gjejmë tema të përbashkëta. Nëse duam të përsërisim qëndrimet, atëherë mund të ketë takime. Edhe Koreja Veriore dhe Jugore me vite të tëra janë takuar për të thënë ‘mirëdita’, por, kjo nuk është zgjidhje. Do ta humbasim kohën e çmuar, dhe bota normale nuk mund të na presë gjatë”, ka thënë Nikoliç për mediat serbe./EXPRESS
Le te shpresojme se kjo presidente nuk eshte si ish presidenti dhe kasapi aktual i kombit shqiptar SALI BERISHA.
Vendi nuk shitet e as falet, jo si sharlatanet e qeverise se Tiranes
A eshte konsultuar me pare me mikun Sali Nikoliqi?
Se Viqidolsit te gjithe nje shtepi te vertet kane,
Ne 23 qershor te gjithe me Ramen dhe PS kunder uzurpatoreve serbe te Saliut
deri sot nuk e kam dite se partija e millosheviqit quhet partija socialiste,,,,,,,
ketu ska vend per bisedime ne.q.se serbet nuk pranojne krimet dhe mbi te gjitha PAVARSINE.mjaft te perulur karshi fqinjeve,mjaft me politika inferiore anti kombetare.
edhe un them te njejten gje , kur ata nuk duan ta pranojne Kosoven si shtet te pavarur ateher per c’dreqin behen kto bisedime ???????????????
Nese serbi fashist, Nikoliç, dhe secili tjeter, insiston tek ripushtimi i Kosoves shqiptare ne tavoline bisedimesh, duke kushtezuar shqiptaret, BE dhe nderkombetaret e OKB, deshtimi eshte i garantuar, sepse nuk guxon shqiptar qe ta shes e rishes me Shqiperine dhe Kosoven Shqiptare! As ajo Atifete Shtaga e zarfave!…
Drenica e Kuqe
@Drenica e Kuqe..Sali sllobodanka po e shet shqiperin per c’do dite dhe ti thua nuk guxon shqiptar qe te rishes Shqiperin apo Kosoven. Ku po jeton ti ore i mjere ?.., qe s’paske mare vesh kete te vertet te hidhur apo je ndonje militant i shpifur i Saliut dhenderit te shkive.
p.s. ”Drenice e Kuqe” me perplot injorant e tradhetore sic Taci & Co.
Me ne fund Tourkofagos del ne fotografi, e shikoni ne qender bashke me qafzinjte e tjere.
http://www.balkanweb.com/fotoAlbum/index.php?id=10622&IDFoto=10622
ka dale ne foto bashke me bythzinjte e tjere persjane qe vetquhen greke…