“Bota shoqërore që drejtohet nga ligjet e veta, është botë e mençur. Ndaj, duhet dhe shumë punë, ngase sado të mençur të jenë, njerëzit në njërën anë mund të gabojnë (pra të jenë të dënuar të largohen nga arsyeshmëria), ndërsa nga ana tjetër të jenë të nxitur nga pasionet, kështuqë vullneti i tyre ua bën të mundëshme t’i shkelin ligjet hyjnore/natyrore, si dhe të shkelin apo ndryshojnë ato ligje të cilat i kanë nxjerrë vetë”
Montesque “Mbi frymën e ligjeve” 1748
Mësimi tradicional mbi ndarjen e pushtetit
Fakti se shoqëria dhe liria e saj mund të sigurohet vetëm përmes ndarjes së pushtetit në organe të ndryshme të pavarura përbën thelbin e bindjes kushtetuese-politike të kohës sonë. Në këtë ndarje qëndron edhe dallimi kryesor në mes demokracisë liridashëse dhe diktaturës. Në këtë të fundit, i gjithë pushteti i vendosjes është i koncentruar në duart e një individi apo një partie. Për këtë shkak, këtu nuk ka kontroll të pushtetit, gjë që e lëshon individin në duart e arbitraritetit të pushtetarit.
Montesquieu, babai i ndarjes së pushtetit si dhe themeluesi i sistemit “checks and balances”, shkruan në këtë kontekst:
“Çdo gjë do të ishte e humbur në rast se personi i njëjtë apo bashkimi i njëjtë i të mëdhenjve, aristokratëve apo edhe i popullit do t`i ushtronte të tria këto pushtete: pushtetin e lëshimit të ligjeve, zbatimin e vendimeve publike dhe gjykimin e krimeve apo të konflikteve.”
Apo se:
“Të kërkohet “fryma” e ligjeve do të thotë të arrijmë ato trajta ligjore, me një “strukturë” të brendshme, e cila krijon lidhje të ngushta ndërmjet natyrës së saj (punë kjo që e bën të jetë i nevojshëm-fryma) dhe parimit të saj veprues (punë kjo që e bën të veprojë-tërësia e normave).
Liria e themelimit të partive, e parasëgjithash veprimi i lirë i opozitës dhe mendimi i lirë publik i dalë nga burimet e ndryshme të informacionit e kanë për detyrë kontrollimin e pushtetit dhe mundësimin e pjesëmarrjes në jetën shoqërore. Kontrolli dhe impulset shoqërore, nuk do të ishin të mundura në rast se pushteti do të ishte i koncentruar në një dorë të vetme.
Kontrolli efektiv dhe ndikimi i pushtetit janë të realizueshme vetëm me ndihmën e shtetit (pra edhe të KQZ-ës). Për këtë arsye, bashkësitë e lira shoqërore, qytetarët votues, kërkojnë ndarjen e pushtetit në organe të ndryshme të pavarura, me qëllim që ato ta kontrollojnë njëri-tjetrin në mënyrë të ndërsjellë dhe të pengojnë koncentrimin e pushtetit dhe monopolizimit e tij.
Në shtetin e lirë demokratik, pluralizmit në fushën e partive politike dhe mendimit të lirë publik i bashkohet një numër i madh i organeve shtetërore (edhe KQZ-ja). Mirëpo, derisa tek partitë dhe mendimi publik, procesi i pluralizimit i lihet lojës së lirë të forcave politiko-shoqërore, ndarja e pushtetit në instanca të ndryshme, të pavarura njëra prej tjetrës, është e përcaktuar në Kushtetutën e shkruar dhe ligjet e vendit. Në to janë të fiksuara kompetencat e organeve të shtetit veç e veç.
Një ndarje e tillë kushtetuese e kompetencave të shtetit nuk synon vetëm kontrollin e ndërsjellë të organeve, por edhe qartësimin e veprimtarisë së aparatit shtetëror.
Klasifikimi kushtetues-ligjor i pushtetit e mbron qytetarin nga arbitrarizmi shtetëror dhe i lehtëson atij njëkohësisht të kuptuarit e procesit të qeverisë, që e do apo do ta ndryshojë.
Detyra e opozitës si kundërpushtet
Opozita e mundësuar nga demokracia dhe e konsideruar si e domosdoshme del edhe nga një përvojë tjetër e rëndësishme e jetës politike. Ai që është i bindur për ndikimim negativ të pushtetit të tepruar, në demokraci duhet të ketë parasysh shumën e të gjitha masave për parandalimin e këtij rreziku me ndihmën e një kontrolli sistematik të pushtetit. Kundërpesha më me ndikim dhe më e rëndësishme ndaj pushtetit, që prej kohësh ka qenë opozita parlamentare. Sipas teoricienëve anglo-saksonë të parlamentit të shek. XVII, zbuluesve të vërtetë të opozitës parlamentare, qeveria dhe opozita dallohen në kontradiktën mes zotërimit të pushtetit dhe jopushtetit edhe në aspektin moral.
Sipas tyre, djallëzia e pushtetit rrezikon vetëm qeverinë, së cilës me pasjen e pushtetit i kanoset rreziku i korrupsionit gjithfarëformësh.
Detyrë e opozitës është pra mbrojtja nga ky zhvillim negativ. Nëpërmjet institucionalizimit të opozitës, sipas tyre, duhet të ruhet liria, detyrë e së cilës është parandalimi i shndërrimit të lirisë në anarki apo despotizëm.
Ideja dhe qëndrimi i opozitës parlamentare në lidhje me KQZ-në, përbën për këtë arsye, përpjekjen për mposhtjen e të metave të njeriut dhe kontributin në bashkësinë njerëzore përmes veprimit, ekuilibrimit, kritikës.
Për këtë arsye, institucionalizimi i kufizimit të pushtetit politik në qeveritë parlamentare përmes krijimit të një opozite, “Her Majesty’s Opposition”, është quajtur si “një ndër zbulimet më të rëndësishme të fondit jo aq të pasur me institucione politike” (Otto Kirchheimer-gjerman ky).
Fryma apo ligji? Fryma apo normat ligjore? A del fryma e ligjit nga përmbajtja e normave që e përbëjnë atë, dhe nëse s’ndodh kjo, a ka kuptim vet ligji? Nëse fryma e ligjit bie në kolizion me një nen të ligjit, ndryshon fryma apo neni? Me mirë një shoqëri pa ligje (nene), qofshin dhe të këqija, apo një shoqëri pa ligje?
Këto pyetje janë zgjidhur 265 vjet më parë, nga filozofi i së drejtës Monteskië me veprën “Mbi frymën e ligjit”.
Çuditërisht sot, në Shqipërinë anëtare të NATO-s dhe aspirante për ftesën e hyrjes në BE, pushteti i Sali Berishës, edhe me ndihmën autodidakte juridike të analistëve fiziokratë “franko-gjermanë”, duan të bëjnë të kundërtën.
Me tezën e vjetër dhe “të re”, liberal-anarkiste, të hedhur poshtë nga Perëndimi, se “rregullat të zhduken dhe fryma të ndihmojë lëvizshmërinë e shoqërisë, ofrojnë zgjidhjen absurde, antikushtetuese dhe antiligjore të:
“Largimit nga detyra të anëtarëve të organeve kushtetuese (KQZ) me nenin e emërimit, dhe, emërimin e tyre me nenin e shkarkimit”
Ku po shkojmë me “demokracinë” që ofrojmë???
Po shkojmë në Perëndimin ku aspirojmë??
Duket qartë që JO.
Sqarime:
Monteskië- ishte bir i një familje të bujarisë parlamentare. Nisi studimet në drejtësi dhe-siç thoshte- i la ato në mes, për shkak të pakujdesisë së profesorëve.
Kundërshtar i fortë i idesë politike të “kontaktualizmit”
Monteskië- trashëgoi nga ungji i tij funksionin e kryetarit të Parlamentit të Bordosë, të cilin e ushtroi prej vitit 1723 deri në vitin 1727, pasi e shiti këtë funksion.
O ti “vlonjati” mbiemri Isaraj eshte ekzistent mbi 100 vite ne shkresat e shtetit shqiptar e aq me teper ne shpalljen e pavaresise!
Lejini keto pseudo zhgenjime me tezat anti opozit te diktuara nga “Berisha & Family”…..
Urime z.Isaraj…Dardha nen dardhe bie!
Ohh me ne fund po shoh nje deputet me shkolle. I nderuar Isaraj, eshte e vertet gjithçka qe shkruani por pyetja qe beni ne fund eshte pikerisht çeshtja! Shume mire ke ber qe e ke futur ne kllapa se po abuzojme shume me fjalen demokraci.Charles-Louis de Secondat ose baron de Montesquieu apo siç mund ta shqiptojme Monteskië ka qen megjithmend nje prej mendimtareve me te medhenje ne fushen e politikes, prekursor i socologjise filozof e shkrimtar. Puna eshte se saliu as e ka iden e teorise se Montesquieu pasi deshira e tij eshte te jet as monark por despot. Ai po u rezikon edhe ju ose me mire sistemin tuaj aristoktrat pasi gjithmon sipas ketij burri te nderuar ne sjemi ne demokraci por as bota perndimore jo, por ne nje sistem politik qe quhet sistem aristokratik. Ceshtja eshte se ne ketu skemi as aristokrat por nja ca katundar qe as per te ruajtur dhente nuk bejne se dhite duan çobane te zot. Pra i nderuar Arben, ne as vet nuk e dim se ne çfare sistemi jetojme fatkeqesisht, por nje gje eshte e sigurt qe jetojme ne nje ferr te vertet dhe Montesquieu nuk e kishte parashikuar kete lloj sistemi tonin.