Leka Bungo: Shqiptarët ende kanë frikë të flasin. Berisha bëri ministra "armiqtë", po ta dija do kisha bërë 3 libra kundër tij

26 Prill 2013, 10:45Kulturë TEMA

Skenaristi dhe regjisori Leka Bungo sjell sot në Teatrin Kombëtar dramën- satirë të Pëllumb Kullës  “Shshsh, ule zërin”.

“Është një figurë e virgjër  që përshkon gjithë veprimin  dramaturgjik të veprës. Ngjarjet  zhvillohen në Ambasadën Shqiptare  në në vend perëndimor dhe në një farë mënyre  ajo është një Shqipëri e vockël, ku mblidhen të gjitha hallet, të gjitha dëshirat, pelivanllëqet, maskarallëqet që janë edhe në Shqipërinë e madhe, ku jetojmë ne sot. Kjo është një gjetje e autorit që të shtyn të gërmosh më tej. Në ndimë të vjen një detaj në dukje banal:në muret e  ambasadës ka qenë rrjeti i përgjimeve  dhe të gjithë banorët e saj flasin me zë të ulët se kanë frikë se përgjohen. Ca thonë se  pas përmbysjes janë hequr ca të tjerë thonë  se do të vazhdojnë  dhe të gjithë flasin nën zë, të trembur. Kjo është edhe drama e njerëzve , nga ku merr shkas titulli i vepërs”, shpjegon Bungo.

Sipas Bungos edhe pas 20 vitesh demokraci njerëzit sërish kanë frikë të flasin.

“Po. Njëherë pikërisht për këtë çështje i thosha një mikut tim  që për 40 vjet i kemi thënë derrit dajë, të paktën tani ti themi djalë daje. Njerëzit tkurren. Kur duhet të thonë atë  që kanë për të thënë, heshtin, por jo gjithmonë heshtja është flori”, nënvizon ai.

Bungo tregon se aktorin e madh Robert Ndrenikën e ka bindur të jetë pjesë e  shfaqjes pasi janë miq të hershëm .

“Kur bëj një inventar  të punëve që kam bërë gjatë gjithë jetës sime, më duket dhe me humor dhe me dramë. Kam krijuar teatrin e parë  profesionist në fier, kam krijuar televizionin  e përë privat në Shqipëri, “Alba TV”, kam krijuar diskotekën “Studenti”, e para në Shqipëri, kur kam qenë drejtor i QKN-së (Piramidës), kam krijuar teatrin e parë privat në Shqipëri “Rubairat”, kam shkruar  të parën dramë –satirë antikomuniste  në Shqipëri, që është vënë në periudhën e  komunizmit, titulluar “Lugati’…Pra , kur bëj një inventar retrospektiv, më vjen keq që punoj si roje nate në Amerikë”- shprehet Bungo.

Se përse nuk është kthyer në Shqipëri ai përgjigjet: “Këtu të gjitha gjërat janë të ndërvarura nga politika dhe ky është një nga pikëllimet më të mëdha që shqiptari ka sot. Unë erdha nga Amerika rreth 10 viet  më parë , me shpresë që të punoja  diku, në ndonjë television në profesonin tim. Shkova në një television dhe më thanë :pupupu  ky është ai këlyshi i Sali Berishës, ik, nuk ka vend. Epo thashë, po vete tek ata të tjerët. Andej më thanë : Ky është  armik, tradhëtar i Sali Berishës…Kështu pashë, ç’pashë , mora avionin  dhe ika atje  ku të paktën  nuk të quan tradhëtar njeri. Ky brez politikanësh që ka ardhur  duhet të dalë nga kostumet e vjetra. Është një situatë e rëndë, shoh truproja në Parlament, në rrugë… të kujtojnë  Kilin…çudi e madhe… ndërkohë  që këtu është  kohë kaq e bukur!”- tregon Bungo për gazetën “Panorama”.

Bungo pranon se  ka qenë figurë  e rëndësishme pranë PD-së e megjithatë nuk ka marrë ndonjë post si miqtë e tij, po vazhdon punon si roje nate në Amerikë.

“Unë kam pasur  kolegë, të cilët kanë hipur  mbi tanke për të rrëzuar Saliun e sot janë ministra. Pollo bëri parti kundër Saliut, sot është ministër, Frrok Çupi ka bërë një libër fantasik kundër Saliut , sot është drejtor i arteve shqiptare…Por, duket që unë  nuk i përmbush këto kushte, pse nuk paskam qenë  kaq armik, se ndryshe  minimum do të kisha qenë ministër. Po ta kisha ditur  do kisha bërë tre libra  kundër Saliut…”pohon Bungo.

E megjithatë ai pranon se do të kthehet në Shqipëri , ndonëse ka mbetur një armik në dispozicion./A.XH

15 komente në “Leka Bungo: Shqiptarët ende kanë frikë të flasin. Berisha bëri ministra “armiqtë”, po ta dija do kisha bërë 3 libra kundër tij”

  1. Askushi says:

    O Leka,mos humb kohe,lere Saliun po bej nja dy libra per Lir Meten;ne njerin shaje ne tjetrin lavdroje,pastaj botoje njerin sipas -pas 23 Qershorit,behu ‘Pragmatist’po deshe te behesh ‘dikushi’,perndryshe roje nate do ‘ngelesh’.

    1. Askushi says:

      Desh harrova o Leka,po ndrrove mendje, d.m.th po u bere’pragmatist’,ate vendin e rojes mos ma zere me tjeter njeri,lerma mua…,ndoshta ke kemben e’mbare’.
      Pershendetje Leka e kalofshi sa me mire!

  2. bbb says:

    Bungo mendonte para pak vitesh se Berisha ishte Benz Mercedes, kurse Ramizi ishte makine rangalle…Nuk e dinte Leka se edhe Sala kishte dale nga e njejta oficine e shokut Ramiz. Kjo eshte arsyeja pse Lekes sot i duket Shqiperia si Kili i Pinocetit. Njerezit profesioniste te shume fushave kane marre emigrimin sepse nuk cajne dot ne Shqiperi…Megjithate Bungo me te drejte, ngren ne pah nje problem shume serioz, se ne Shqiperi nuk ka njerez te lire qe mund te shquhen se sferes asnjanse, dmth o do jesh klysh i Berishes ose tradhetar i Berishes. Kete ne fakt e ka jo vetem brezi i Berishes por edhe ai me i ri i Rames. 2 dite me pare PS i thosh Spahiut sorre e Berishes sepse nuk u bashkua me PSne…Ky eshte nje fakt i tmerrshem qe nuk sherohet sot per sot por do disa brez te shkulet…

    1. Pelasgian says:

      me pak fjale Popull i ” DHJER ” .

  3. C.Ylli says:

    shqypnia.
    shqiperia s’ka popull as lidere,
    ne vend te tyre ka deputete kaptere
    ngri dhe ul katron
    sa here i komandon.

  4. adi says:

    Je njeri me talent, Leka. Po a nuk të vjen ndot kur të botojnë gazeta si Tema e Respublica?

    1. fl says:

      Po pra, sepse sipas Doktor Rrumpalles suaj jane gazeta letra higjenike keto, ashtu si New York Times qe kete vit fito edhe cmimin e pare ne USA.

      Po ikni o shpellare zhgryhuni tek Panorama dhe 55.

  5. belina says:

    o bungo je shume i neveritcem..kur te kame degjuar ke Adi krasta dhe nje interviste shume neveri me dhe ,qe nga ai moment me je bere si njeri i peshtire,si mor burre i dheut sle llaf te keq pa thene per Emigrantet Shqiptar .sta mbajti bytha ne ny vajte te jepje teater ne fier nuk ekam iden se nga vjen nga crreth je se Tirons nuk je …si the gjitha ato poshtersira nxorre nga goja …sta ka fajin askush Pse je 70 vjec por nje gje duhet te dish se Emigranten ne amerik ne bronx ekudo muk han dy here ne jave fasule a po bejn thurrun triko plaka si ty …ketu ka shum njerez qe punojn efitojn dhe kan me se mire te rregulluar per se mbari..Ti mor lum miku sta mban b…per pune dhe lefje si qen ..kush do te jepte ty teater qe ske bere nj gram shkolle anglishteje e jepje informacionin gabim …me fal ju lomentus po shkoni e shifni me ad krasten cfar ska shpif kunder popullit vet ne emigrim ne bronx vjen era fasule pallati ik mor plak se sdua te perdor fjalorin si perdore ti para ad krastes …Amerika esht pe rpuntoret Ti je dembel dhe shkove te kapesh ndonje cop thel deshe ne Amerik ti te ishe regjizor ..une ste njoh fare ne shqiperi ty si aktor apo Regjizor Jetoj 55 vjet ne shqiperi dhe …shave shume keq …PRENZATOVE VETEN O DEMBEL NUK BEN HAJER DEMBELI >>>DHE ATE SECURITY NE AMERIK TE JANE FUTUR SHUM MIQ TE TU TE JEPNIN KETE MIRESI >>PO TI JE DELENXHI faleminderit Gazeta Tema…mos shaj o Leka je i PA AFTE..MOS U HIQ MODERN GJOJA PLAKAT E BENIN TRIKO JA FUT KOT MERR PLAK KATNARI>>>

  6. belina says:

    te lutem postoje kete shkrim se vlen shum pe rkete trap leka …esht ordiner qe shkruan kaq kep intervisten e Adi Krastes shau sla gje pa then kunder emigranteve qe punojn dhe kane marr fitimet me djerse ..Ky as emer njeri nuk quhet thot shqiptaret han dy here ne jave fasule ndofta ha ky dembel do te duket gjoja me fjal fyese injorantesh modern jo ky esht nje cop nari katnari me nje dinjetet injoranti i pa cip llapaqenet bejn si ky si dhelpra me rrusht je o leka shqiptaret kan bler shtepi emakina ti i lutesh si hallexhi ne amerik te kapesh nje roje si e quaje ti veten security (roje) Puna esht nderrr ti dhe aq e pate shum fol mire o as ne teater sdi ti pe rshqiperin ,Kush te ze per bishti ty me Amerik ste afrojn ne Amerik po sdinje gjuhen evertet se security te futen miqte ebronxit qe ti sle llafe pa shar ..pac hijen tende ..te lutem gazeta tema postoje shkrimet emija Ti lexojn te gjith kush esht ky …mesall me 1000 fytyra …

  7. kel ukaj says:

    Leka e ke dhjere shqiperine, bej edhe shurren shqiperis e Salise. Fajin e ka Europa e Presidenti Wilson qe kane krijuar keto shtete qe as e meritojne te ekzistojne.

  8. qytetar says:

    z. Bungo
    Në një nga kafenet e tiranës me disa të njohur nga Tirana që janë në mardhënje pune me shtetin, bëja shpesh diskutime për të metat e qeverisë. Por; një ditë në mesin e tyre erdhi një verior i punësuar dhe ai! Qysh atë ditë te njohurit nga Tirana kanë frik të flasin.

  9. lezhjani says:

    Ore Leka Leka , sa per ta dit Sali diktatori pasardhesi i Ramiz Alis ka rreth vetes e ka vene ministra te gjith armiqt e popullit , kriminelet dhe hajdutat , I KA VEN MINISTRA SEPSE I KA NEN KONTROLL , TE GJITH ATO QE BEJN PJES NE QEVERIN E SALI HAJDUTIT JAN ME DOSJE , PER KET ARSYE KA REZISTU SALIU SEPSE BEJN CFAR TU THOT SALIU OSE PERNDRYSHE JU HAP DOSJET , POR SHPRESOJ QE POPULLI SHQIPTAR E KA KUPTUAR DHE ME 23 QERSHOR DO JU JEP DENIMIN E MERITUAR , ME MIR VON SE KURR (i thojn ) , Pershendetje.

  10. What a grеat entrу on Leka Bungo: Shqiptarët еnde kanë fгikë të flаsin.
    Berisha bëгi miniѕtra

  11. Nowadays Apple has created readily available its MRT
    package for ten. Killing Fungal Mages:(Members Only, Level 120): Killing Fungal Mages can be
    EXTREMELY PROFITABLE as you have the potential to gain over
    150,000 gp each trip. There are other methods to earn free Runescape Gold Generator inside game, you just need to get ingenious and inventive to
    discover what these are.

  12. seo says:

    Heya i am for the first time here. I came
    across this board and I find It really useful & it helped me out a lot.
    I hope to give something back and help others like you
    helped me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje