Biznesi amerikan pranon: Paguajmë ryshfete, zyrat tatimore na marrin para nën dorë

6 Nëntor 2013, 17:17Ekonomia TEMA

Biznesi amerikan ka konfirmuar faktin e pagimit të ryshfetit dhe marrjen e parave nën dorë nga zyrat tatimore.

Ka qenë Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, ai që ka denoncuar këtë praktikë, duke thënë se kjo gjë po largon investitorët e huaj.

“Ju doni të hyni në Europë dhe është e rëndësishme që t’i zgjidhni çështjet e taksave sa më parë. Rimbursimi i TVSH nuk merret nga bizneset dhe ky cikël duhet të prishet sa më parë, pasi kjo ndikon tek investitorët dhe ata ndjehen të pabarabartë. Kjo do t’ju lërë pas si vend për thithjen e investimeve. Cikli i pagesave nën dorë nga bizneset duhet të përfundojë, pasi detyrohen që të paguajnë 20-30 përqind të TVSH-së nën dorë që të rimbursohen”, tha ai.

Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkoi edhe rishikim të legjislacionit tatimor, si dhe të kontrollohet ana profesionale e inspektorëve tatimorë, të cilët abuzojnë me vënien e gjobave.

Drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka premtuar se kjo situatë do të ndryshojë, duke thënë se do të luftohet ndaj çdo abuzimi.

7 komente në “Biznesi amerikan pranon: Paguajmë ryshfete, zyrat tatimore na marrin para nën dorë”

  1. lime says:

    nuk ben vakiiii

  2. KORCARI says:

    E ThAME NE KETE THAKME APO E THANE ATA AMERIKANET

  3. futja kot says:

    dmth futini ne burg kta bizesmen qe ushqejn rryshfetin…

  4. mitro says:

    Si eshte e mundur?

  5. liri drejtesi says:

    Po zgjohen. Po zgjohen nje e nga nje. Pas Dhomes se Tregetise. Pas Dhomes se … .Pas … . Pas, pas, pas……… .U zgjua edhe Oda Amerikane e Tregetise. E si te mos gezohesh per ODEN, kur vete ODA gezohet per veten e saj. Pra, gezimi i ODES dhe ODA e gezimit.
    Ku ishin keta pushta, keta odacak, ne 8 vitet e vdekjes se Shqiperise?
    Pse nuk thone keta te virgjer sesa para rryshfete kane paguar, kujt i’a kane paguar, me cfare rasti i kane paguar. Pse nuk shkojne ne Prokurori? Sali Berisha i ndalonte. Edi Rama nuk i ndalon. Shkoni, djema shkoni dhe prokurorise te tera ia tregoni. Apo keni frike se shkoni ne Prokurori per tu qethur, dhe dilni me bythe te ruar. Sepse jeni ju ata qe e keni ushqyer rryshfetin, tatimoret, doganieret, deri edhe Saliun.
    Ju mendoni se duke qene Oda Amerikane edhe ju jeni amerikane!
    Fjala amerikane nuk sugjestionon njeri, dhe aq me teper ta trembe njeriun.
    Puna dhe vepra demokratike amerikane na sugjestiononjne, na lene pamend neve kur ato i ballfaqojme me punen dhe vepren tone mediokre, obskurantiste orientale,nanoiste, berishiste, antikombetare.
    Kjo eshte vlera e vertete e fjales – amerikane, e Odes amerikane, e marredhenieve te Shqiperise me Ameriken. Te tjerat, te gjitha,jane vetem dokrat publike, metastaza te sterzgjatura dhe te lakuar te servilizmit sumlepirjes, te baltes, gjembave dhe akullit qe vegjetojne prej 20 vitesh ne mendjet e ketyre Odaxhinje shqiptare viktima te tatimoreve, doganiereve dhe rryshetkerkuesve te ushqyer te gjithe po nga Odaxhinjte shqiptare – por me doren tjeter.
    Fjala “skipeta-r” vjen nga Latinishtja e vjeter(sanskritishtja), dhe do te thote “njeri pa koqe”; me fjalen “koqe”(figurativisht) nenkuptonin: atdhe, soj, fis.

  6. Liridon says:

    Prokuroria menjehere duhet te hape procest per kete teme.Me veprimin e tyre ata kane nxitur korrupsionin,duke i fuqizuar financiarisht keta punonjes funderina te administrates shqiptare,te cileve duhet ti hiqet per dy breza e drejta per te punuar ne administraten publike.Gjyqi i tyre duhet te behet publik i transmetuar live ne televizionin publik shqiptar i cili mbahet nga taksat e taksapaguesve shqiptar.

  7. prenge sherri says:

    sot u kujtua ky bisnesi amerikan me denancuar korrupsionin epo sipas meje mire jua kan bere biles do te ishte me mire tju hiqnin skalpin cfar mund tju benin ju qe ishit qytetare amerikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje