Pas barazimit në miqësoren kundër Bjellorusisë ka folur trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi.
Në një intervistë për “Supersport”, ai ka lavdëruara debutuesin Lenjani, derisa ka thënë se ka akoma punë për të bërë dhe se ky formacion i paraqitur kundër Bjellorusisë nuk është formacioni startues i eliminatoreve.
Ishte ndeshja e parë e një fillimi të ri, por ka sërish probleme të vjetra. Si e vlerësoni ndeshjen miqësore ndaj Bjellorusisë?
Ishte e vështirë për ne, pasi kishim një skuadër relativisht të re dhe disa futbollistë të rinj, që luanin për herë të parë së bashku. Bëmë disa teste për të punuar për të ardhmen. Jam i kënaqur, megjithëse në pjesën e parë duhet të ishim më të kujdesshëm në zbritjet e shpejta të kundërshtarit.
Duke parë këtë ndeshje, duhet thënë se pak gjëra na kënaqën gjatë saj…
Në këtë ndeshje nuk ka shumë gjëra për t’u kënaqur. Ne duhet të luajmë më shumë me njëri-tjetrin, se sa në mënyrë individuale. Kujtoj që gabuam disa herë gjatë pjesës së parë.
Çfarë ka për të shpëtuar nga kjo përballje?
Për t’u shpëtuar është debutimi i Lenjanit me Kombëtaren shqiptare. Megjithatë, duhet të mendojmë për të ardhmen dhe të punojmë shumë në këtë aspekt.
Në ndeshjen e fundit me Zvicrën në Tiranë ju thatë një fjali “mjaft më me eksperimente, tani bëjmë një skuadër dhe punojmë me të”…
Ky nuk është formacioni që do të luajë pas dhjetë muajsh. Sigurisht, ne duhet të punojmë për të krijuar një skuadër për dhjetë muaj dhe më pas të luajmë me të. Nuk duhet të harrojmë gjithashtu që ekipi kishte disa mungesa të rëndësishme, siç është ndër të tjera edhe Mërgim Mavraj.
Sa më shpejt duhet të zgjidhni se cila do të jetë përbërja e skuadrës për eliminatoret e ardhshme. Tashmë duhet të mendojmë për formacionin dhe grupin që të ndërtojmë një ekip sa më real…
Duhet të improvizojmë dhe të llogarisim edhe faktin që kemi disa mungesa. Është një skuadër, së cilës i ndihen realisht mungesat që ka.
Në ndeshjet e fundit është vënë re se ekipit i mungon motivimi nëse nuk ka një objektiv për të arritur. Si mendon De Biazi, si mund të punohet më shumë për ta rritur motivimin dhe për të arritur rezultatet?
Kjo është e vërtetë, por duhet të gjejmë motivimin që kjo skuadër të jetë e tillë në çdo takim. Duhet të gjejmë sërish dëshirën dhe grintën e ndeshjeve më të mira të sezonit të kaluar.
Çfarë do t’u thoni futbollistëve në dhomat e zhveshjes për këtë ndeshje?
Do t’u them që të përmirësohemi në të gjitha pikat e dobëta dhe të jemi më të kujdesshëm në vazhdim.
De Biazi dhe kombetarja shqiptare do mbeten nje partneritet i deshtuar sepse te deshtuar jane ata qe “marrin vendime” ne FSHF. Per sa kohe, nje mesues fiskulture ne Itali, ne perzgjedhjen e postit te trajnerit te perfaqesueses shqiptare, ka me teper “peshe” se nje profesionist i mirenjohur shqiptar si psh Astrit Hafizi, atehere le te mos presim nga mesuesi i fiskultures mrekullira. Ai do te beje ate qe mesuesit bejne rendom. Do te leshoje ne fushe, ne cdo ndeshje nje formacion te ri sepse tek e fundit ne nuk luajme per rezultate por vetem per “gezimin e te qenit pjese e lojes”.
Shqiperia e ka te nevojshme nje ristrukturim, jo vetem ne stolin e trajnerit. Shume me e nevojshme eshte shporrja e injoranteve dhe dallkaukeve nga vendimarrja e FSHF.
Folloi varjanti shqiptar
Rrifu,pallohu ha dru …….justifikohu mashtro genje
Me kte varjant kurr s do ket tamam futboll shqiptar,por shkerdhbol made in albanija
Ata tifozat kuqezi duhet te martin shembull nga protestusit antikimik
Ngrehuni ne protesta deri ne perzenijen e mafjes nga sporti shqiptar
Hiqini te gjith,trajner,manaxher,president…
Filloni me te rinj,nga germa a….
Ky De Biasi paska shijuar favoret e Dukes, shijaksit blegto-bujqeor dhe po ben idiotin e pafajshem … cfare mut populli jemi? Gjunjezohemi para interesave private fitimprurese te nje individi plotesisht te rendomte, blegtoral, me inteligjence te cunguar – Duka?!?!??!? dhe tani shtoi De Biazin e perdhunuar nga koqja Armand Duka.. Perfundimisht Federata e Futbollit te kaloje nen administrimin e MJAFT