Grabisin 2.8 milionë euro, pranga 4 punonjësve të bankës

7 Dhjetor 2013, 10:13Politika TEMA

4 bankierë të një filiali banke dhe një pronar lojërash fati kanë rënë në prangat e policisë së qarkut të Korçës, pasi akuzohen se kanë vjedhur 2.8 milionë euro.

Ndalimi i tyre u në orët e mbrëmjes së të premtes në sajë të finalizimit të operacionit të koduar “Bankieri” nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe Komisariatin e Policisë Devoll.

Sipas policisë, të pesë këta shtetas janë arrestuar pasi akuzohen se përmes shpërdorimit të detyrës kanë vjedhur 2.8 milionë euro.

 

Të ndaluarit janë

1-Lorent Ballco ,26 vjeç banues në qytetin e Korçës me detyrë bankier personal pranë një filiali banke.

2-Kimet Hoxha ,56 vjeç, banues në Cangonj Devoll me detyrë arkëtar pranë një filiali banke.

3-Fjoralba Andrea, 29 vjeç, banuese në Korçë me detyrë arkëtare pranë një filiali banke.

4-Julian Kosho, 39 vjeç, banues në Korçë, me detyrë përgjegjës agjencie në një filial banke.

5-Ervin Xhaçi, 32 vjeç, banues në Bilisht, i vetëpunësuar në një subjekt lojërash fati.

6 komente në “Grabisin 2.8 milionë euro, pranga 4 punonjësve të bankës”

  1. sky says:

    Hajde lajm leshi hajde? Ku eshte informacioni mo o gazetari… si, qysh, tek. Ore do punoni ju apo ?!!!!! ?

  2. Gjinushi says:

    Keta te temes i marrin LAJMET nga gazetat e tjera i vene aty. Madje se fundmi nuk te lene as te komentosh me sidomos Po komentove per Tepelenen dhe per emerimet e fundit te komisariati 3 edhe ne rinas+2 tepelenas te tjere.

  3. Nemo says:

    Ore, pse, si, qysh, tek do na thoni ju apo jo?

  4. lelo says:

    Me falni per injorancen por cfare do te thote “bankier personal”?

  5. urimi says:

    Mos u mundoni shume,eshte dega e Raifazen bank brenda doganes ne Kapeshtice.Personat jane te gjithe punonjes aty.ai filjal bange kishte lidhje te ngushta me doganen e kapshtices,biles dhe ambientet e tij jane brenda godines se Doganes.aty jane me qindra e qindera fatura fallco te zhdoganimeve.Leke te cilat hidheshin ne sistemin doganor me fatura fallco.Pra leke fiktive te hedhura ne sistemin doganor nga doganieret e pranimit,por qe faktikisht ato leke nuk ishin hedhur ne banga per ti kaluar ne shtet.

  6. ju injorantet e dreqit qe sdini cte thoni per njerezit e shkrete qe i ka zene halli edhe qe e hengren kot se koti nga nje qelbesire tju vije zorr qe shpreheni keshtu na u bete te gjithe kopetenta ju degjoni nje lajm edhe beheni sikur i dini te gjitha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje