Haxhinasto: Kredia nga FMN synon të kthejë në normalitet marrëdhëniet me biznesin

3 Prill 2014, 12:37Politika TEMA

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto thekson se marrja e kedisë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar ka në thelb përmirësimin e ekonomisë së vendit.

Gjatë debatit parlamentar mbi marrëveshjen e huasë mes Qeverisë shqiptare dhe FMN-së, Haxhinasto vuri në dukje se ekziston një frymë e re në menaxhimin politik sa i takon qeverisjes financiare dhe zhvillimit në tërësi.  

“Synojmë të kthejmë në normalitet marrdhëniet me biznesin, pasi biznesi nuk ka pse të paguajë faturat e papërgjegjshmërisë së qeverisjes. Nëse duam të angazhojmë këtë sektor për të kthyer në normalitet infrastrukturën, duhet ta fillojmë nga konsolidimi i marrëdhënies biznes-qeveri. Biznesi kërkon siguri dhe siguria fillon nga marrëdhënia korrete e partneritetit qeveri-biznes”, tha Haxhinasto.

Sipas tij, kjo kredimarrje do të kontribuojë drejtpërdrejtë në sigurinë më të madhe për zbatimin e politikave qeverisëse dhe për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve. Haxhinasto hodhi poshtë edhe akzuzat e opozitës se kjo qeveri nuk ka ndërmarrë asnjë investim të ri.

“Ujësjellësi i Durrësit, segmenti Qukës-Qafë Plloçë etj, janë investime të nisura rishtazi. Duhet të ndahemi nga mentaliteti se ky është investim i partisë sime”, tha Haxhinasto

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje