Policia mbledh gjimnazistët e Lazaratit: U thoni prindërve të mos mbjellin më hashash/ Nxënësit: Na punësoni prindërit

3 Prill 2014, 08:52Sociale TEMA

Drejtues vendorë, por edhe përfaqësues të Policisë së Gjirokastrës, në një takim të organizuar me gjimnazistët e shkollës “Muhamet Gjollesha” të Lazaratit, diskutuan për çështjen më të nxehtë në këtë zonë, hashashin.

Drejtuesit vendorë, përfshi prefekten Zamira Mani, u thanë gjimnazistëve që të lobojnë pranë prindërve që të mos mbjellin më hashash.

Por një adoleshente i vuri në siklet ata kur u tha se nëse duan që të mos mbjellin drogë, të gjejnë punë për prindërit e tyre.

Kjo deklaratë e saj u shoqërua me duartrokitje në sallë.

Kryetari i Komunës, Dasho Aliko, u përgjigj: “Fëmijët nuk duhet të ushqehen me idenë se paraja bëhet edhe duke mos punuar, por t’ia dinë vlerën dhe të derdhin djersë në punë të ndershme. Mos iu gëzoni të hollave që sigurohen nga droga, pasi një lek i tepërt në xhep sot është një dije e mangët nesër”.

10 komente në “Policia mbledh gjimnazistët e Lazaratit: U thoni prindërve të mos mbjellin më hashash/ Nxënësit: Na punësoni prindërit”

  1. Mali says:

    Ti jepet fund koltivimit 1 her e mirë ne Lazarat

    1. Mira says:

      Përse i çensuroni mesazhet dhe nuk i publikoni, turp t’u vijë….!

  2. Tosun Baçi says:

    Kopaçen lazove mbas koke, ndryshe e vune dhjaret përpara gjithë jugun. Me llogjikën e ketyre morrave gjimnazistë i bie që gjysma e shqiptareve duhet te mbjellin ganxha. Drurin se vetëm këtë gjuhë marin vesh

  3. Samir says:

    Lidhur me: “Nje lek i tepert ne xhep sot eshte nje dije e manget neser”
    Kjo eshte me te vertet nje thenje lapidare, per te mos thene idjote!

  4. arben says:

    Me ke tallen keta,pse keshtu luftohet droga e Lazaratit.Pse nuk e pranojne qe jane vete te lidhur me krimin por,na tregojne perralla ,u thone femijve te ndalojne prinderit te mbjellin hashash.cfare tallje.

  5. shqiptar says:

    shteti shqiptar perhap percarje sepse nje pjese fshat e le te fitoje lek duke mbjellur bime dhe nuk i ndshkon ndesra pjesa me e madhe u numeron edhe qepet e mbjellura ne bace per ti vene taksa
    lazot fitojne lek te pa pare pa punuar dhe nuk ndeshkohen
    ndersa fhstrat e tjere per 10 rrenje hane burg 10 vjet
    perse disa te njeres dhe disa te nenes perse kjo pabarazi ku lazot as dritat nuk paguajne nuk kemi inat me lazot po me pseudoshtetin shqiptar
    pasatj na vjen inat se na trajon greku keq eshte rracist po ne na keqtrajton shteti yne me racizem nje pjese se le te haje buk ne varferi ekstrem ndersa pjesa tjeter ne luks per kete se ka fajin greku

  6. adi says:

    Tahiri nuk ka turp,se qe ne kte moment duhet te lere karrigen e te shkoje ne shtepi.Turp, kshtu funksionon policia, “thuaj babes mos mbill hashash” apo do te pasurohet nga Lazarati, mjer o njerez per ke votuat,te pakten kuptojeni.

    1. nina says:

      prindi te keshilloje femijen e mitur eshte e qarte dhe perben rregull ne gjithe njerezimin, por femije te mitur qe te duhet te keshillojne prinderit te sillen mire …. kjo duhet te ndodhe besoj vetem kur prinderit i kane te papergjegjshem menderisht

  7. JULIANO says:

    DOLI DHE FOLI VET KRYETARI KOMUNES DASHO ALIKO DUKE NA MBAJTUR LEKSION PER MOSMBJELLJEN E HASHASHIT SI DHE MORALIN E TE MOS BLERIT MAKINA TE SHTRENJTA MBI 50 MILJONSHE,KY TURP PIS SURRAT MUT I KORRUPTUAR I INKRIMINUAR SHQIPFOLES DHE HIPOKRIT I PAKAPSHEM QE VET I TRASPORTONTE LEKET E LAZARATASVE ME QESKA TE ZEZA DREJT PUSHTETAREVE DHE ME LIST DHE ME EMRA SE KUSH KISHTE PAGUAR NE FSHAT,PER MOS TE FOLUR PER MAKINEN E TIJ RANGE-ROVER SPORT QE E BLEU TE RE DHE VLENTE KUR E BLEU TE PAKTEN MINIMUMI 45MIJ EURO.

  8. Luli says:

    Historia e Lazaratit ka vite qe perflitet si nga shtypi vendas e ai, i huaj. Madje nderkombetaret shpesh here na kane terhequr veshin dhe, shpesh here Lazarati ze vend ne shtypin e huaj. Cinizimi i cdo qeverie per te pastruar Lazaratin, ka treguar se asgje nuk eshte bere. Nuk dua te merrem me ate cfare behet brenda kesaj komune. Por, te shikosh qe shteti futet ne Lazarat dhe, takohet me nxenesit e shkolles per ti kerkuar ndihme….eshte per te ardhur keq. Buxheti shtetit 2014 eshte 459.5 miliarde leke dhe, kjo eshte shuma me e madhe ne histori ndaj, nuk do ishte mire t’i kerkohej llogari kryetarit te komunes Lazarat Dasho ALIKO se, cfare ben ai me leket qe i takojne lazaratesve? Ku shkojne leket qe merren nga buxheti i shtetit per, adiministrim te komunes, si ne mirembajtje, gjelberim, aktivitete kulturore apo sportive, etj etj. Si mundesh t’i kerkosh ndihme femijeve ne nje kohe, kur qe ata kane prinder. Perse nuk u takuat me prinderit? Me vjen keq por te perdoresh femijet per perfitime poltike kur, vete kryetari komunes Dasho Alikon eshte nje prej atyre qe lejon mbjelljen e bimes, eshte jashte kohe. Dhe me vjen mire qe ajo vajza i’a perplasi realitetin dhe akoma me shume, me pelqyen edhe ata qe e shoqeruan me te qeshura. I treguan shtetetarve se kishin ardhur aty se, i;a kishte kerkuar kryetari Dash Aliko, ndonese guxuan me ate pyetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje