“Reali s’ka gisht në dënimin e Barcelonës”

4 Prill 2014, 14:43Sport TEMA

Pedro Lopez Himenez, zëvendëspresident i Real Madridit, ka thënë se skuadra nga “Santiago Bernabeu” nuk ka gisht në dënimin e Barcelonës nga ana e FIFA-s.

“As Real Madrid, e as unë si anëtar i FIFA-së, nuk kemi lidhje me hetimet që sollën bllokadën për transferimin e lojrëve në Barcelonë”, ka deklaruar Himenez për të përditshmen sportive spanjolle AS.

Deklarata e Himenez ka ardhur pas asaj të presidentit të Barcelonës, Bartomeu, sipas të cilit, ndëshkimi i Barcelonës nga FIFA ka ardhur pas një ankese anonime.

Dhe, menjëherë është spekuluar se ankesa mund të jetë bërë pikërisht nga ana e Realit të Madridit, në mënyrë që të dobësojë kundërshtarët e vet historikë.

Edhe zëvendëspresidenti i Barcelonës ka thënë se ndaj klubit blaugrana është duke u bërë një komplot, si pasojë e xhelozisë për sukseset e dekadës së fundit nga ana e Barcelonës.

Barcelona është ndëshkuar nga FIFA që të mos bëjë merkato për një vit, për shkak të parregullsive gjatë shitjes së futbollitëve të rinj.

Por, edhe pse spekulohet se Barcelona mund të jetë denoncuar nga Reali, edhe vetë ekipi nga Madridi është nën hetim për të njëjtën akuzë.

3 komente në ““Reali s’ka gisht në dënimin e Barcelonës””

  1. Juglindori nga Korça says:

    Reali ka gisht qe çke me te .

  2. argenti says:

    zv.president I realit antar I FIFA’s e nuk paska gisht …pfff legenat e realit antar

  3. Klajdi says:

    Djallezia dhe intrigat e ketyre mbreteroreve skane fund kane nisur qe ne vitet 40 kur Franco vrau presidentin e Barcelones.Ne krye te kesaj fushate jane dy grerzate shtypit spanjol As dhe Marca qe bejne nje presion te vazhdueshem kundrejt Barces.Reali ka nje pushtet te fuqishem ne Spanje,keshtu qe bejne ligjin ne Federaten Spanjolle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje