Top Channel zotëron dokumenta që faktojnë se institucionet publike, përmes neglizhencës, kanë cënuar interesat e shtetit shqiptar në çështjen më të madhe gjyqësore të ngritur ndonjëherë kundër Shqipërisë.
Bëhet fjalë për konfliktin me CEZ-in, ku për gati 8 muaj organet përgjegjëse të shtetit, përmes mosveprimit, kanë dëmtuar seriozisht pozicionin e Shqipërisë në një çështje që përfshin interesa strategjike të llogaritura deri në 1 miliardë euro. Kjo është shkresa zyrtare që firma konsulente e pajtuar nga qeveria shqiptare në vitin 2012 për konfliktin me CEZ-in, Dereë dhe Garavi, i dërgon avokates së shtetit, zonjës Ledina Mandia në 30 shtator të vitit 2013.
Në dokument, firma konsulente me qendër në Paris, një nga më të njohurat në botë për mosmarrëveshjet ndërkombëtare, i drejtohet avokates së shtetit sa më poshtë:
“Ju shkruajmë për t’ju përcjellë hapur shqetësimet tona se të drejtat dhe interesat ekonomike të Shqipërisë, pavarësisht përpjekjeve të zyrës së Avokatit të Shtetit, po rrezikohen seriozisht nga mosveprimi i disa organeve në Republikën e Shqipërisë, gjithsesi të kuptueshme nga zgjedhjet dhe tranzicioni politik.”
Në dhjetor të vitit 2012 konsulentët i kishin rekomanduar Ministrisë së Ekonomisë dhe organeve të tjera përgjegjëse hapat që duhet të ndiqnin duke i paralajmëruar se përmbushja në kohë ishte thelbësore.
Rekomandimet përfshinin kontaktimin urgjent të një firme ekspertësh për auditimin teknik dhe financiar të CEZ-it, përgatitjen e një padie ndaj CEZ-it në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Paralelisht ngritjen e një grupi të posaçëm pune me përfaqësues nga institucione të ndryshme që do të merreshin me koordinimin dhe mbledhjen e dokumentave dhe fakteve për dëmet që CEZ-i i kishte shkaktuar Shqipërisë.
Por, siç thotë shkresa, deri në 30 shtator të 2013-ës asnjë nga rekomandimet e mësipërme nuk ishte përmbushur, edhe pse bëhej fjalë për një konflikt me interesa jetike për Shqipërinë. Në 29 prill të vitit të kaluar ish-qeveria kontaktoi një kompani të quajtur Becker dhe Butner që do të bënte auditimin e CEZ-it, por siç vë në dijeni firma konsulente në shtator, puna nuk nisi pasi kompanisë eksperte nuk ju paguan lekët, një faturë prej një milionë euro, ndërkohë që në lojë ishin 1 miliardë euro.
Ndërkaq, në maj, CEZ-i e paditi Shqipërinë në Arbitrazh ashtu siç kishin paralajmëruar konsulentët. Sipas Derë dhe Garavi, kjo neglizhencë është gati fatale pasi auditimi teknik dhe ai financiar i CEZ-it ishte thelbësor për të provuar se në ç’ kushte kompania çeke e kishte lënë rrjetin e shpërndarjes së energjisë në Shqipëri dhe dëmet masive që kishte shkaktuar për vendin duke mos përmbushur kushtet e investimeve.
Pas zgjedhjeve të qershorit vitin e kaluar, qeveria e majtë hapi negociatat me CEZ-in për zgjidhjen e çështjes me mirëkuptim. Burime nga Ministria e Energjetikës bëjnë të ditur se negociatat vazhdojnë ende pa bërë të ditur mbi ecurinë e tyre apo datën kur pritet të përfundojnë.
Hapja e negociatave, përtej rezultatit të tyre, duket se ka lehtësuar disi pozicionin e Shqipërisë duke i dhënë mundësi të përmbushte hapat e nevojshëm për t’u paraqitur në gjyq të neglizhuar në mënyrë gati fatale prej muajsh të tërë.
Por sërish, rreziku i këtij konflikti mbetet i lartë, pasi nëse bisedimet me mirëkuptim dështojnë dhe gjykata vendos kundër Shqipërise, kjo hap skenare të rrezikshme për ekonominë dhe financat publike.
Dmth firma konsulente franceze i shpreh Qeverise tone shqetesimin me 30 Shtator 2013 ?? Tre muaj pas zgjedhjeve ? Kush ishte MInister ate kohe ?!
altin, ti qenke nje cope ….!! po edhe sikur te jete ashtu si mendon ajo mendja jote e lehte(dhe e ke kompliment kete se meriton me shume…)sa te marrin ne dore dosjet dhe te verifikohen pastaj te kontaktohen studiot e duhura, kalojne disa muaj, per te mos thene edhe vite! sa per sqarim: qeveria e re ka filluar pune ne shtator dhe jo ne 23 qershor!! megjithate saliun ke per ta vuajtur edhe ti qe e ke per hero, edhe une qe e konsideroj funderrine!!!
morpo nuk u beme nje here njerez. gjithnje ka nje fakt, ka nje pergjegjes, ka nje fajtor, dhe asnjehere nje qe duhet te paguaje per krimet financiare ne kete vend. atehere, lerini bla blate, po merrini te gjithe per zverku e nxirruani nga i kane e nga s’i kane keto para. e nese i kane shpenzuar konfiskojini shtepi e katandi siç vepron e tere bota. jemi deri ne fyt me deklarata e nuk po shohim tu hyje gje ne kembe hajduteve te kombit. edi rama; vepro, se ne vend te statusit do merrni anetaresimin, po qe se e ke seriozisht kete pune.
Bravo Sali & Co, ju po qe e keni dashur kete vend dhe keni bere gjithcka per te…
Sa me e majme gjoba aq me e lart perqindja qe i esht premtuar rilindasve nga sekseret e korporatave nderkombtare. Mos tallni trapin se i dim si i beni punet.
**************************************************************************
Z.Rama,
Ku eshte Drejtesia qe premtove popullit ?
Nese nuk zbatohet kunder hajdutit kriminel s-ali Bisha dorezo pushtetin.
**************************************************************************
eh sa litare ka lene Sali serbo-greku pas….
O Safet o gazep, mer nje qoromidhe e ike gris bythen.
Safet mos ha mut kot se nuk mer vesh ti nga keto pune ,sala yte i vuri dinamitin ketij vendi dhe ne qofte se do paguaj kete gjob qe thuhet sal duhet te shesi te gjith perusin e tij ,te xhenit dhe te gites dhe keshtu shlyhet gjoba ne raste te kundert te mesoi fatin e esat pashe toptanit.
ne gjyq per tapite,ne gjyq per CEZ,ne gjyq per droge,ne gjyq per korrupsion,ne gjyq per ndotjen,ne gjyq….etj,etj,etj!!!!!!!!
nje bourdelo e vertete…………perse u duhet EVROPA!!??
Nje milliard eshte Pune e mjaftueshme per t’i drejtuar te gjithe keta qe nuk vepruan ne burg per nja 100 vjete!
O njerez Cezit ju hoq licenca me 21 janar 2013 dhe kjo gje eshte rene dakord me salen dhe cezin duke I dhene sales 50 milion eu kesh qe ta bente kete gje dhe mbas heqjes se licences te vente sahit injorantin duke u thyer te gjitha pikat e kontrates me cez qe cez te fitonte gjyqin nderkombetar me sy mbyll
Salushi eshte dhe do te mbetet antishqipetari me i madh i te gjitha koherave. Me kermesire se vete dulla. Meriton burgim te perjetshem ai dhe te gjithe kelyshet e tij.
Ne rast gjobe, demi te paguhet nga fajtori e jo nga buxheti i shtetit. Vetem keshtu matet mire ai qe ka ndermend te beje prapesira. Ndryshe, kemi bere nje vrime ne uje. Nuk kemi asnje borxh qe te paguajme delenxhillekun e te tjereve me taksat tona!