Shqipëri- Kosovë unifikojnë sistemin arsimor/ Rama: Marrëveshje me Google për dixhitalizimin (VIDEO)

3 Qershor 2014, 11:17Sociale TEMA

Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshjen për unifikimin e kurrikulave në arsimin parauniversitan. Marrëveshja u nënshkrua në Tiranë nga ministrja Lindita Nikolli dhe ai i Kosovës Ram Buja. Kjo marrëveshje është rezultat i punës së përbashkët të grupeve profesionale të ngritura nga Ministritë e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla e cilësoi marrëveshjen historike për dy vendet. Ajo tha se kurrikula e re është hartuar sipas standardeve të BE dhe shumë shpejt do të çojë edhe në unifikim të teksteve shkollore.

“Sot ja dolëm të unifikojmë sistemin arsimor parauniversitar të Kosovës dhe Shqipërisë. Është një ditë historike. Ajo çka ne nëshkruam sot, nuk është thjesht një dakordësi në parim por një proces që falë bashkëpunimit dhe ekspertëve tanë të talentuar sot na ftojnë dy Ministritë për të startuar punën që këtë shtator për ti dhënë jetë kurrikulës së re. Kurrikula e re mundëson mobilitet. Nxënësi i Kosovës kudo qoftë ai mund të vijojë të jetë nxënës i shkollës në Shqipëri dhe anasjelltas, por dhe në vendet e BE pasi kurrikula që ne unifikuam është kurrikula zyrtare e vendeve të BE. Kjo marrëveshje mundëson kualifikimin dhe ekspertizën e përbashkët, si dhe mundëson programe të përbashkëta në fusha të caktuara”, theksoi ajo.

Në vijim ministrja Nikolli sqaroi se Shqipëria kalon në një sistem si Kosova, 5+4+3, me një fokus të veçantë për klasat parapërgatitore, që përkon me klasat për moshat 5-6 vjeç, për ta futur edhe këtë kategori në pjesën e sistemit të detyruar parauniversitar.

“Vitin e ri shkollor, në muajin shtator, do të pilotohen në disa qytete të vendit tekstet e unifikuara për t’u shtrire më pas në të gjithë vendin. Ne fillojmë pilotimin në disa shkolla të Shqipërisë për ta përdorur më lehtë shtatorin tjetër dhe për ta shtrirë në më shumë shkolla. Do të ketë më pak ngarkesë të tepërt për nxënësin dhe më pak burokraci për mësuesin, si dhe shumë ndërveprim midis nxënësve dhe mësuesve”, tha Nikolla.

Ministri i Arsimit të Kosovës Rama Buja në fjalën e tij e cilësoi marrëveshjen si më kuptimplotën dhe më të realizuarën që ai ka nënshkruar ndonjëherë.

“Anëtarë të Komisionit të përbashkët të kësaj vepre të madhe, bënë një punë voluminoze, duke mundësuar që Shqipëria dhe Kosova të jenë bashkë në fushën e dijes. Ne po i japim njëri-tjetrit, po marrim nga njëri-tjetri. Jam shumë i mrekulluar dhe shumë i gëzuar”, tha Buja.

Kryeministri Edi Rama e konsideroi si një hapësirë kombëtare aktive punën e bërë mes Ministrive dhe ministrave këtej dhe andej kufirit për të arritur këtë marrëveshje. E ndërkohë, Rama bëri të ditur se shumë shpejt pritet të nënshkruhet një marrëveshje me rrjetin botëror të kërkimit Google, i cili do të marrë përsipër shtrimin e autostradës dixhitale të sistemit tonë arsimor. Kryeministri shprehu bindjen se duke pasur një ndërtues kaq global, të famshëm e të sigurtë do të ecim më shpejt se sa e kishim parashikuar.

“Jemi duke hedhur një hap strategjik shumë të rëndësishëm për të kaluar në një shkollë terësisht inovative, për të kapërcyer barrierat e mungesës së infrastrukturës fizike të shkollave , për të garantuar që çdo fëmijë pavarësisht se ku gjendet të ketë në tabletin e vet gjithçka i duhet për të mësuar cilësisht dhe këtë ta shtrijmë në gjithë hapësirën tonë kombëtare dhe ta bëjmë pjesë të këtij unifikimi historik. Duke bërë të mundur që distanca të jetë vetëm një klik. Në ditët në vijim besoj se do përfundojmë një marrëveshje me Google dhe do jetë Google që do marrë përsipër shtrimin e autostradës dixhitale të sistemit tonë arsimor. Jam i bindur se duke pasur një ndërtues kaq global, të famshëm dhe të sigurt ne do mund të ecim më shpejt nga çfarë e kishim parashikuar në rrugën e një rilindje të madhe kombëtare për arsimin dhe gjuhën shqipe në dy anët e kufirit. Për çdo shqiptar kudo ku lind dhe do rritet, në Tiranë apo Prishtinë, Gjakovë apo Tropojë do ketë sot e më tutje një rrugë të re, rruga e një bashkimi deri dje terësisht e pamundur dhe deri pak më parë terësisht e dëshiruar. Ja ku jemi sot kemi firmosur, bashkohemi në rrugën e madhe të gjeneratës tjetër”, tha Rama.

Duke iu kthyer marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës, Rama e cilësoi atë, si “gurin e themelit në rrugën e bashkimit arsimor”.

“Është një mundësi e artë për të bashkuar forcat, aspiratat, eksperiencat drejt integrimit si frymë dhe standard. Kjo nuk është një lëvizje drejt një bashkimi mekanik, por një ecje drejt asaj që duam të kemi bashkë për gjeneratën tjetër nga Tirana në Prishtinë nga Mitrovica në Vlorë. Kjo lëvizje nis në një kohë kur këmbanat e alarmit po bien fort për përdorimin e shqipes”, theksoi Rama.

Ndërsa vuri theksin në rënien dramatike e përdorimit të shqipes dhe dorën e shkatërrimit të hakmarrjes së verbër ndajsaj, Rama theksoi se puna për unifikimin e kurrikulave ka edhe një tjetër anë, ndalimin dhe rënien e mëtejshme të gjuhës shqipe. Në fjalën e tij, Kreu i Qeverisë e cilësoi shqipen një nga pasuritë më të veccanta të Europës, por tha se tashmë kërcënimi ndaj saj është bërë real.

“Ka ardhur koha për një mjet të ri gjithëkombëtar, një rend të ri për përdorimin e shqipes. Të forcojmë politikën gjuhësore, modernizimi i mjedisit ku jepet dhe merret mësim është një mundësi shumë e vyer për kurrikulën. Në rrugën e bashkimit të sistemit arsimor duhet të synojmë dy gjëra njëkohësisht, inovacionin dhe progresin. Të vëmë në funksionim praktikat e ngjashme me realitetet që kanë shkuar në këtë drejtim në funksion të një bashkimi cilësor dhe jo mekanik”, theksoi Rama.

Ndërsa solli në vëmendje marrëveshjen e vitit 1995 mes vendeve të Beneluksit, të cilat zhvilluan politika të përbashkëta për rininë, Rama theksoi se sfida jonë është më e madhe sesa unifikimi i sistemit arsimor.

“Unifikim i njëkohshëm me njëri-tjetrin dhe me Europën. Është shumë e rëndësishme rritja e shkëmbimit mes mesuesve dhe specialistëve. Ne celim një rrugë të re, një rrugë që për shumë e shumë vite e kemi ëndërruar, e ccelim pa asnjë rëndëse për taksapaguesit, as si projekt propogandistik të rradhës.   Sot e kemi të vështirë ta llogarisim atë që do të sjellë ky unifikim në zinxhirin e vlerave të shtuara, por nga ana tjetër kjo marrëveshje përbën një nga aspektet themelore, gjithsesi vetëm një aspekt të bashkëpunimit tonë, nisur në hapat e përbashkët. Ne nuk po lëmë pas as ekonominë as sportin”, u shpreh Rama.

17 komente në “Shqipëri- Kosovë unifikojnë sistemin arsimor/ Rama: Marrëveshje me Google për dixhitalizimin (VIDEO)”

  1. klaus says:

    dite historike per mbar shqiptarine ! Rama nje partiot i vertete !

    1. alimadhi says:

      Kjo eshte dhe nje pergjigje per uliganet qe folen dje pa u menduar !
      Edi Rama eshte politikani me patriot dhe kosova e ka kuptu kte.

  2. Kapterr Nishani says:

    Ja kjo eshte politika e Rames ne kontrast te plote me regjimin e malokerise qe qe dje ne pushtet

  3. mondi says:

    Ky eshte patriotizem i vertete dhe jo retorikat boshe te Berishes.

  4. Google per unifikimin e sistemit arsimor shqiperi-kosove… ky po fluturon me pras me shume se Berisha… o zot ke kemi votuar… beje pak publik kete planin o z.Edi Rama…

    1. Kapterr Nishani says:

      mos u nxito te dalesh ne konkluzione super te mencura nga ana jote. keshtu eshte kur te genjen mendja se merr vesh shume nga google.inc

      1. Ore nuk me genjen mendja. Problemet jane 2.
        E para pyeta Google meqenese eshte burre i zgjuar i thashe :
        Education Management Sytem Based on Goolge … Dhe me tha asnje…
        E dyta bera nje search neper faqet e universiteteve me ne ze dhe pashe kane ndonje gje te lidhur me sistemet e Google… Serisht zoti Google vete me tha jo…. Tani o genjen Google ose genjen Kryeministri…. njeri nga te dy eshte rrenacak qe z.Google nuk u merka me sisteme edukimi apo LMS… po ma do mendja qe Google se ai sec ka probleme keto kohet e fundit me ceshtjet qe i jane hapur ne Europe per fshirjen e te dhenave personale… ndaj nuk do ta tregoje qe ka marveshje me qeverine shqipetare se mo i hyn ne pazar ndonej nga keta te sales dhe i manipulon tenderat….

        Pershendetje.

  5. patllakja says:

    Bravo qeveria Rama, kjo eshte qeveria e puneve dhe e fakteve konkrete, dhe jo e ‘lloqeve te kavajes’ qe llomotiste berisha….

  6. net says:

    Njeri i kulturuar, i zgjuar dhe shume punetore. Panevaresisht se eshte kaur, dje tregoi qe eshte dhe patriot me faren e qenit serb! Allahu te udhezofte e te ndihmofte inshalla!

    1. Toni KS says:

      Fjala “kaurr”, apo “turk” ne rastin tend, eshte atavizem i se kaluares dhe ne thelb eshte antishqiptarizem i paster.
      Shqiptari eshte shqiptar kurse te tjerat jane sekondare per te mos thene irrelevante.
      Sidocofte,lajmi per bashkimin ne fushen e arsimit eshte fantastik. Rezultat konkret i Rilindjes. Mezi presim rezultatet tjera. Shpresojme qe statusi i kandidatit do te ipet kete muaj.

  7. education tech says:

    Po ne baze te c’studimi po behet unifikimi i kurrikules? Apo i doli ne enderr Nikolles a Rames dhe thane: une/ne jam/jemi mesia/t. Le te unifikohemi. Duket pune patriotike.

  8. Dritoni says:

    Ju lumte Z.Rama!Vetem vazhdoni keshtu.Perfundimisht eshte Kryeminister i Shqiperise por edhe i te gjithe shqiptareve kudo qe jane,nje atdhetar,nje njeri qe e don popullin e vet,e respekton dhe mbron dinjitetin e tij.
    T’a kuptojne kosovaret e mi se eshte Sali Berisha ai qe i ka genjyer e mashtruar me retoriken e tij prej UDB-ashi,e qe keta i kane besuar verberisht.Eshte Sali Berisha ai qe hodhi balte mbi PS thuajse ata nuk ishin shqiptare.Keshtu mendonte shumica e popullit ne Kosove por jo edhe intelektualet.Jam i lumtur qe kosovaret e mi tash perdite e me shume po e kuptojne kush eshte spiuni.tradhetari,njeriu qe i shiti interesat tona kombetare tek serbet dhe greket.
    Vetem perpara Z.Kryeminister!Kosova eshte me ty dhe te gjithe vellezerit tane ne Shqiperi qe e ndjejn veten shqiptar.

  9. KD says:

    Po qe se e realizon kete me google do te jete madheshtore.

  10. erisoni says:

    bravo per unifikimin me Kosoven por mjaft me keto dixhitalizimet se eshte e tepert. Mesime me tableta e ipad nuk behet ne amerike do behet ne shqiperi. Do te ishte me mire te rikonstruktonit shkollat ne qytetet e vogla e sidomos ne fshatra se ska shkolla fare, dhe aty ku ka jane pa ngrohje dhe duke u rene catia. Ti leme filmat se nuk jemi popull dele si ne 1991 te genjeni ju keshtu e ne ta hame, kemi pare dhe ne bote me sy. Filloni punoni realisht e lejini filmat me hightech si berisha. Ministria e Arsimit eshte shume mbrapa me punen, ministria inekzistente komplet asnje reforme asnje gje.

  11. iliria shqiptare says:

    Edi Rama atdhetar, sali berisha tradhtar.

  12. arsen says:

    Pas elektrifikimit dhe Kongresit te Drejteshkrimit te gjuhes shqipe…kjo eshte dhurata me e madhe qe nje qeveri po i ben popullit shqipetar pas 40 vjetesh.
    Jo vetem qe do kuptohemi me njeri-tjetrin, por do i tregojme botes ner shekuj, sa te lashte jemi.
    Asqe krahesohet me mburrjet e Berishes per NATO e Viza. As me Satus e ster satuts Kandidat.
    Pune te mbare mesuesve dhe edukatoreve shqipetare.

  13. BRAVO RAMA, I KE SHTY KOSOVARET TE ZGJOHEN NGA GJUMI. DUHET VAZHDUAR URGJENT ME MARVESHJE UNIVERSITARE, NE MENYRE QE Të PRANOHEN DIPLOMAT E DY SHTETEVE, OSE ME MIRE TE THEMI VULA E DY SHETTEVE. NESE I PYET KETA TE KOSOVES KJO NUK DO TE NDODHE KURRE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje