Peripecitë e Doktorit për të hyrë ilegalisht në Presidencë

30 Qershor 2014, 20:58Antena TEMA

Bujarin sot e kapi një telash që nuk e kishte menduar. Kur Doktori i tha para 5 ditëve që duhet të bënte dhe ai urgjent një darkë për statusin, që t’ia prishte Ramës konsensusin, Bujari mendoi se kjo qe gjoba që do paguante për Doktorin dhe e bëri.

Por sot papritur iu shfaq kërkesa e re.

-Unë duhet të jem në Presidencë me Baroson, i tha.

-Po si t’ia bëj, i tha Bujari, se e ka në dorë protokolli i shtetit këtë gjë?

-Unë do jem atje, nuk di gjë, i tha Doktori. Rregulloji këto punë.

Atëhere Bujari i hyri punës. Mori në telefon Doktorin dhe e luti të vinte 30 minuta përpara dhe të hynte nga dera e pasme e Presidencës.

-Do të dalë roja ime aty, tha Bujari. Futu nga dera e pasme, do t’i fikim kamerat, futu tek korridori përballë, pastaj përmes një dere para banjës, dil tek holli qëndror, do ngjitesh në kat të dytë, do vish tek zyra në krah të dhomës së pritjes dhe do rrish pas derës që komunikon me salën e pritjes, por jo nga korridori.

-E kuptova, tha Doktori, do më shoqërojë roja.

Shkoi dhe zbatoi gjithë udhëzimet e Bujarit. Kur arriti tek dera që komunikonte me sallën e pritjes, sekretarja i dha një kolltuk dhe porositi për kafe. E mori vesh banakierja që ka ardhur Doktori dhe lajmëroi gjithë Presidencën. Të parët mbërritën dy këshilltarët e Doktorit, që tani janë këshilltarë të Bujarit. Porositën dhe ata nga një kafe. Pastaj erdhën tre punonjës të tjerë të PD, që ishin rregulluar aty në punë. Pastaj disa këshilltarë të Nishanit që ia kishte dhënë Lul Basha. Por këta nuk u afruan shumë se nuk e dinin si do reagonte Doktori. Në fund erdhën dhe punonjësit e administratës.

Ndërkohë që aty u bë si miting, erdhi ora kur do vinte Baroso. Ai që ishte ngarkuar me protokollin, nuk po gjente këshilltarët e Bujarit. I kërkonte në çdo zyrë, po nuk i gjente. Ceremonia po rrezikohej. I alarmuar, ai troket tek sekretarja e Nishanit. As ajo nuk ishte. U detyrua të trokiste tek zyra e Nishanit. U hap dera dhe ai ishte shtrirë në kolltuk dhe fizioterapisti po i bënte masazh këmbës për ceremoninë.

Burri i protokollit tërhoqi derën i turpëruar.

-Eja, eja, i tha Bujari. Ka ndonjë problem?

-Nuk po gjej njeri në zyra fare, i tha ai. Nuk e di ku janë. Sikur i ka përpirë dheu.

-Po pyet sekretaren time, i tha Bujari.

-Më fal, po as ajo nuk është.

Bujari u bë serioz dhe i ra celularit. E trashi zërin. U vrenjt në fytyrë. Lëvizi mustaqet me nervozizëm. Por befas u zbut, i ra një buzëqeshje në fytyrë.

-Mirë, mirë, mbaroni shpejt, tha, se po vjen Baroso.

Janë tek zyra në krah të ceremonisë, i tha Bujari, se ka ardhur Doktori dhe po dalin në fotografi.

-Më vjen keq, i tha zyrtari i protokollit. Nuk e parashikon protokolli Doktorin.

-Për këtë çështje fol me të, tha Bujari. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për stafin tim. Ai është me Doktorin, po dalin në fotografi.

Ndërkohë që ora po shkonte dhe Baroso u shfaq në oborr, stafi vazhdonte rrinte me Doktorin. Një nga sekretaret hapi derën që komunikonte me sallën e ceremonive, dhe kur hyri Baroso, Doktori bashkë me këshilltarët e Bujarit ishin në sallë.

Doktorit i ra të ishte në krah të bustit të Skënderbeut.

Baroso i hodhi një vështrim dhe u çudit që ai ishte aty. Për të shmangur ndonjë keqkuptim pse, hoqi sytë e iu drejtua Nishanit.

-Ai aty është Skënderbeu, me sa kam dëgjuar, dhe hodhi sytë nga busti.

Bujari buzëqeshi vesh më vesh.

-Po, po, i tha. Kështu i kemi pasë folë Doktorit që më ‘92.

Doktori, që e kapi situatën, mori fjalën.

-Po zoti Baroso. Ky asht’ Skënderbeu. Ky asht’ udhëheqësi më perëndimor i shqiptarëve. Ëndra e tij për statusin e vendit kandidat u bë e mundur sot dhe unë jam këtu për t’u falenderuar që e bëtë realitet ëndrrën e Skënderbeut.

-Paska qenë njeri vizionar, tha Baroso për Skënderbeun.

-Vizionar dhe është, i tha Bujari, por mafia e hoqi nga pushteti me vota të blera. Por ne do të luftojmë dhe do t’ia kthejmë sërish dinjitetin.

-Interesant, tha Baroso. Mua më kanë thënë se Skënderbeu vdiq nga një sëmundje, por nuk iku nga pushteti. Nuk e dija që paska ikë me vota.

-Jo, e kisha fjalën për Doktorin, i tha Bujari, se ne atij i themi Skënderbeu.

5 komente në “Peripecitë e Doktorit për të hyrë ilegalisht në Presidencë”

  1. dR.Everesti says:

    skec i bukur per estrade

  2. dR.Everesti says:

    jo eshjt hera e pare.skeci bukur per estrade

  3. veron dibra says:

    Ketij njeriu,Sali Berishes,nuk i ka mbetur as pika me e vogel e dinjitetit.
    Dikur,kur benim dasma dhe dajat çonin nje dash tek nipi qe martohej,meŕrnim nje komshi ose dike tjeter qe e terhiqte dashin. Dajat benin detyren e tyre-kercenin e kapardiseshin. Ky person i cili terhiqte dashin,edhe pse ishte moralisht i ligjsjem quhej “bithrec”.
    Saliu sot nuk kishte as statusin e “bithrecit”.
    LEGENITET EKSTREM.

  4. Si u katandis ky njeri dikure pesident tani me vone kryeminister tani futet neper disa deriqka te presidences per tu takuar me udheheqesit europjan ne menyre te pa ligjeshme [hajdutqe per tu mbushur menjen te huajve se kam ndryshuar ] kush e beson asnje ky eshte njeri monster tani po e shohin te gjithe se kushe eshte Saliu

  5. lisi says:

    bujar Leeni(te me falin legenat qe po i ofendoje,po i bej baraz me bujar)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje