Kunatit po i ikin emërimet nga duart

1 Korrik 2014, 21:51Antena TEMA

Kunati ka filluar të shqetësohet seriozisht me emërimet në drejtësi. Edhe pse Jari e respekton formalisht dhe e fton në çdo darkë që shtron, në të vërtetë nuk e ka pyetur kurrë për emërimet në drejtësi.

Dje u kujtua se nga katër gjyqtarë në Gjykatën e Tiranës, Kunati nuk ishte pyetur për asnjë. Pyeti për të parin, i thanë e ka vënë Flamuri, por e ka pasur Edi Halimi drejtoreshë. Pyeti për tjetrin, e ka vënë Zeni. Pyeti për tjetrin, e ka vënë Jari. Pyeti për tjetrin, e ka vënë Doktori.

-Si nuk u kujtua njeri të më kërkonte dhe mua një emër, tha dhe iu kujtua lista e gjatë e atyre që u kishte premtuar.

E njëjta situatë dhe për Gjykatën e Lartë.

Atëherë vendosi të konsultohej me Aldon.

-Ti ke qenë ministër Drejtësie, tha. Si viheshin këta gjyqtarët atëherë kur ishim në pushtet?

-Atëherë ishte e thjeshtë, tha Aldo, tani ka shumë rivalitet.

-Po pse, si viheshin atëherë, përsëriti Kunati.

-Po atëherë qe mirë mo burrë, nuk bëheshin nga këto gabime që bëjnë tani. Tani ka propozu dhe Flamuri gjyqtare. Atëherë kishte rregulla.

-Po hë pra, si ishin rregullat?

-Rregullat ishin kështu: Së pari, duhet të ishe i njohur o nga Gita, o nga Zeni, pra t’i kishe shokë shkolle. Si fazë të parë të jepte Gita një vërtetim që kishe punu tek studioja e saj. Si fazë të dytë të emëronte në një ministri zyrtar juridik. Si fazë të tretë, kaloje drejt e në KLD e bëheshe o gjyqtare, o prokurore. Po aman kishte rregull. Nuk u përzihej njeri nëpër këmbë. Aq shumë rregulla kishte, sa Zeni nuk guxonte të bënte propozime vend e pa vend. Kishte rrgeull, radhë dhe respekt. Tani u bënë si këmbët e dhisë. Kush nuk propozon. Nuk jam dakord, tha Aldo.

-D.m.th atëherë çdo gjë e bënit me rregull, i tha Kunati.

-Kishte procedura të qarta, i tha Aldo. P.sh, bëja unë një shkresë, ia çoja një herë Gitës në faks, e shikonte ajo, e miratonte, ma kthente prapë me faks ose email, pastaj e bënim ne. Dhe Zenit ia dërgova një herë me faks, po ma kapën atë të Gërdecit.

-E kuptova, tha Kunati. Po mirë, tani pse nuk propozojmë ne në rrugë partie, po vazhdojnë prapë këta, tha Kunati.

-Nuk di ç’të të them, tha Aldo, po Jari nuk ka faj. Ai nuk ua prish dot. Fol me Zenin, ndoshta të fut dhe ai ndonjë emër.

-Po si ka mundësi Flamuri fut, Ed Halimi fut, unë nuk fus dot, tha Kunati.

-Do jetë mërzitur Zeni me ty, i tha Aldo. Se dëgjova Flamurin një ditë që i thoshte për ty, “ky kap noj lek me lejet, ne të kapim ndonjë lek me gjykatat”.

-Po jo mo burrë, ça lek kam kapë, shumica më thonë merri klering, po ça t’i bëj unë pallatet apo të m’i prishë Ed Rama si atë në Vlorë.

-Nuk e di, tha Aldo. Kështu thonë.

-Po mirë, ky Jari pse konsultohet vetëm me Doktorin për emërimet dhe jo me Lulin?

-Nuk ka çfarë bën, i tha Aldo. Gjithë KLD ia komandon Zeni. Po s’u konsultua me ta, nuk e qasin në mbledhje të KLD. Vendimet jo se jo nuk ia kalojnë po nuk tha Zeni.

-E kuptova, tha Kunati. Pse s’thua ti t’i bashkohemi kësaj reformës për drejtësi se ngelëm pa gjë.

2 komente në “Kunatit po i ikin emërimet nga duart”

  1. Opinga says:

    Me nje fjale KLD eshte bere si halet publike.

  2. Bodigardi i Temës says:

    Diçka më keq…! Si haletë e bordellove…(???!!!) (përgjigje “Opingës)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje