Kunati, në ankth për seancën e rikthimit të Doktorit

3 Korrik 2014, 20:51Antena TEMA

Kunati ishte sot në siklet gjatë gjithë ditës për seancën e Kuvendit, ku do të kthehej Doktori. Kishte menduar disa variante se si mund të zbutej situata, por nuk kishte si t’ia thoshte Doktorit. Ideja ishte që në fjalën e sotme, të kërkonte një lloj ndjese me një fjali të kujdesshme.

Atëherë vendosi të fliste me gratë e PD.

E para që i shkoi në mendje ishte Grigja, e vetmja që bashkonte Lulin me Doktorin, por dhe që mund t’i rekomandonte ndonjë fjali aq të paqartë sa të mos dukej si ndjesë. E kërkoi, nuk i dilte asgjëkundi. Pyeti në punë, në PD, gjithandej nuk dilte. Pyeti Lulin, as ai nuk dinte gjë.

-Dreq o punë, tha me vete. Dhe në pyetje për atentatin sikur ta kishin marrë, do bëhej e gjallë se për këtë ditë na duhet.

Atëherë vendosi të pyeste Jozin.

-Çfarë mund të bëjë Doktori sot, që të zbutet ajo puna e fyerjeve ndaj grave?

-Doktor Brisha nuk ka fy askënd. Kërkënd s’ka fy, veq ka thanë të vërtetën.

-Po sidoqoftë perceptimi është se ka fyer, tha Kunati.

-Jo, perceptimi është që ato janë kurva, tha Jozi, dhe kjo nuk është fyerje.

-Po mirë, çfarë do të thoshje sot ti po të ishe në vend të Doktorit, i tha Kunati.

-Çfarë do thosha unë? Ta diftoj unë çfarë do thosha. Do thosha që në këtë Kuvend ka vetëm një burrë të ndershëm dhe ai asht’ Sali Berisha. Po të mos ishte ai i ndershëm, nuk do kuptohej që ju jeni kurva. Ja këtë do thosha. Se të tjerët janë krejt horra dhe mbrojnë kurvat.

Kunati nuk e zgjati më, por pyeti Albanën.

-Meqë je dhe kryetare e gruas, i tha, çfarë do thoshe ti në vend të Doktorit sot në Kuvend, meqë ndodhi dhe ai incidenti?

-Po si ta them unë, në një farë mënyre ai duhet të lërë të kuptojë që nuk duhet t’u besojë shumë fjalëve të të tjerëve. Se Doktori është njeri i nderdhëm dhe beson çdo gjë që i thonë për femrat. Nuk duhet të besojë se ne jemi femra vetë.

As këtu Kunati nuk mori ndonjë përgjigje për të qenë.

-Po pyes një herë Mesilën, tha, se kjo është më e hapur.

-Po ta kërkoj si nder personal, i tha Kunati. Çfarë mund të thoshe ti po të ishe në vend të Doktorit sot, që po kthehet në parlament pas dënimit.

-S’di ç’të them, i tha Mesila. Nuk hyj dot në mendjen e një burri, që ato që duhet t’i bënte 20 vjeç, do t’i bëjë 70 vjeç. Unë, gjithë burrat që njoh, kanë pasur dashnore dhe nuk flasin keq për femrat.

Më në fund Kunati u dorëzua tek Majlinda.

-Si t’ia bëjmë këtij Doktorit, tha, se do kthehet prapë dhe do fillojë me libër shtëpie. Çfarë do thoshe ti po të ishe në vend të tij në Kuvend?

-S’di ç’të të them, i tha Majlinda. Unë jam investuar për Shqipërinë evropiane, jo tropojane.

I dëshpëruar, Kunati po ndjente për herë të parë nevojën e fjalës së Grigjës.

-Ah sikur ta kishte atë sot. Një fjali e saj pa kuptim vlente miliona.

6 komente në “Kunati, në ankth për seancën e rikthimit të Doktorit”

  1. Progonati says:

    Mero je vertet i madh me Majlinden – UNE JAM INVESTUAR (F..e)ME SHQIPERINE EUROPIANE ,jo me ate tropojane .

  2. Ylli i Manushaqes says:

    ” Një fjali e saj pa kuptim vlente miliona.” :))))

    E forte.

  3. pobollmellargqoftin says:

    hahhahahhahahha

  4. lira says:

    Humor, por i vertete.

  5. lumi says:

    Kujdes me tropojanet, se te nxjerrin telashe Mero!

  6. GopNgrenesi says:

    te hane bilen me gjithe bolet

    para 23 qershorit edhe mundeshin, por tani…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje