Deputetët e rinj të Nismës për Kosovën janë regjistruar sot si një grup i vetëm parlamentar në Kuvendin e Kosovës, duke përforcuar bllokun opozitar. Kryetari i Nismës Fatmir Limaj tha se shpreson në formimin e qeverise dhe krijimin e institucioneve te vendit.
Limaj i ka uruar sukses cilësdo parti që mund ta krijojë shumicën duke përfshirë edhe PDK-në, pasi sipas tij është ligjore dhe demokratike që ajo parti të krijojë shumicën dhe qeverinë. Sa i përket Vetëvendosjes e cila ka kërkuar përgjigje nga koalicioni LDK-AAK-NISMA rreth kushteve të saj, Limaj tha se janë në bisedime me ekspertë të partive të tyre për të hartuar një marrëveshje, që shpreson se do të arrihet.
Regjistrimi i deputetëve të rinj është pjesë e procedurës, që pasohet nga konstituimi i Kuvendit më 17 korrik. Blloku opozitar LDK – AAK dhe Nisma, pretendon krijimin e qeverisë së re, sipas marrëveshjes së nënshkruar më 10 qershor, dy ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme.