Eto mund të burgoset, publiko foto nudo të ish- të fejuarës

26 Korrik 2014, 17:56Sport TEMA

Samuel Eto mund të ketë telashe.

Sic bën të ditur “The Sun”, ish- sulmuesi i Interit dhe Barcelonës, tanimë i lirë e pa kontratë pas largimit nga Çelsi , duhet të përballet me akuzën se ka publikuar foto nudo të ish- së fejuarës së tij Helene Natalie Koah në rrjetet sociale.

Gruaja kamerunase e ka denoncuar Eto për “ekspozim të pahijshëm, botime të turpshme, kërcënim dhe shpifje”.

Një nga avokatët e Helene shpjegoi se hetimet janë në zhvillim e sipër e madje gjenden në një fazë mjaft të avancuar.

Sipas tij, sulmuesi kamerunas rrezikon burgimin.

Në të vërtetë, raporti mes Eto dhe Helene Koah nuk ka qenë vetëm sentimental, por dhe bashkëpunues për sa i përket punës.

Siç ka bërë të ditur vetë lojtari, gruaja në fjalë u ngarkua prej tij që të menaxhonte një fondacion në emër të Eto, për të cilin vetë futbollisti kishte investuar një shifër prej 300 mijë eurosh.

Se çfarë bëri Helen Koah me paratë nuk është e qartë, aq sa majin e kaluar sulmuesi dhe përfaqësuesit e tij kishin bërë një denoncim ndaj saj, pas të cilit, gruaja kishte kaluar disa ditë në burg para se të lirohej.

3 komente në “Eto mund të burgoset, publiko foto nudo të ish- të fejuarës”

  1. Zdapi says:

    Milionerat si Eto nuk shkojne as edhe nje dite ne burg….

  2. Sokrati says:

    ketu votohet e behet kryeminister.

    1. AA says:

      Ik ore Soki, vish treçerekshet, ver dhe çallmen ne koke e shko lahu tek pishina e (k)Argites!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje