Kriza që mund t’i gdhendë fytyrën qeverisë

27 Korrik 2014, 20:48Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Kriza e paralajmëruar nga ikja prej seancës parlamentare të pesë deputetëve socialistë, ka ngritur debate rreth mënyrës se si duhet të zgjidhet ajo. Kritikët tradicionalë të Ramës parashohin që ai do hyjë në pazare me ta. Të tjerë brenda shumicës po përpiqen të relativizojnë rëndësinë e tyre.

Në të vërtetë kjo është një krizë e pritshme, e cila nga mënyra se si do të trajtohet, do t’i japë fytyrën pushtetit të kësaj shumice.

Nga 5 deputetët që bojkotuan seancën, dy prej tyre kanë probleme me ndarjen elektorale dhe natyrisht problemin që ata e konsiderojnë si mospërfillje të tyre, në raport me bazën e partisë. Këtë problem e kanë dhe dhjetra deputetë të tjerë socialistë, që mërmërijnë nëpër dhëmbë, por rrinë në seancë. Tri më të rëndësishmit e grupit, Doshi, Prenga dhe Frroku e kanë më të qartë problemin e tyre. Ata së pari kanë probleme me ministrin e Brendshëm dhe mungesë aksesi në strukturat e policisë. Më qartë, ata duan të shkarkohet Saimir  Tahiri. Për t’ia arritur kësaj bile, Doshi ka krahasuar dhe “tropojanët” e Berishës me “tepelenasit” në pushtet, meqë Tahiri ka prindërit me origjinë nga Tepelena.

Që ta zgjidhësh këtë krizë, ose duhet të korrigjosh praktikat e punës në parim si qeveri, në raport me deputetët, ose duhet ta zgjidhësh me negociata personale me ta. Dyshimet më të mëdha mbi Edi Ramën, janë se ai mund ta zgjidhë duke negociuar me ta.

Nëse e bën këtë, pra nëse kryeministri investohet për shkaqe që nuk kanë të bëjnë me parimet mbi të cilat ai ka premtuar se do qeverisë, atëhere qeverisja e kësaj shumice do të jetë peng e çdo shantazhi, nga çdo deputet. Pesë deputetët e sipërpërmendur janë më aktivë dhe pa komplekse për të formuar grup, por ka dhjetra të tjerë që mund të inkurajohen pas kësaj dhe të vënë kushte për ministra të tjerë.

Ndaj, rruga më logjike është që Edi Rama të ballafaqohet me problemet që pretendojnë se kanë deputetët e tij dhe t’i zgjidhë ato në rrugë parimore, jo personale. Kjo do të bënte diferencën dhe do të shpëtonte qeverinë nga presioni dhe politika e shantazhit.

Ka disa frikëra të pakuptimta në këtë mes për humbje të shumicës së cilësuar. Është e vërtetë se mungesa e 5 deputetëve la pa miratuar Kodin Doganor dhe ligjin për KLD. Mund të lërë pa miratuar dhe reformën territoriale. Unë nuk mendoj se shumica humbet ndonjë gjë të madhe nga kjo situatë.

Shumcia do të humbiste shumë herë më tepër nëse mekanizmi që do të zgjidhte krizën, do ishin negociatat personale dhe jo qëndrimi parimor.

Për shkak të numrit të lartë të votave, kjo shumicë ka shumë pak rrezik të humbasë 71 votat. E vetmja shumicë në rrezik është shumica e cilësuar e 84 votave që duhet për miratime kodesh dhe ligje me rëndësi të veçantë. Kjo shumicë për traditë sigurohet me konsesus politik me opozitën edhe kur i ke votat e tua.  Por, dhe po nuk u arrit, nuk është fundi i botës.

Dështimi i hidhur i socialistëve do të ishte të imitonin Berishën, që ka bërë gjërat më të pabesueshme për të mbijetuar në politikë. Ai bëri pazare nga më të ulëtat në vitin 2007 për të siguruar votat për presidentin, dhe i shtriu dorën dhe Tom Doshit e Paulin Sterkajt, për të cilët çfarë nuk kishte thënë. Më pas prodhoi një grup demokristianësh për të balancuar frikën e një fraksioni brenda shumicës. Pas 2009-s qeverisi me LSI-në dhe kur ajo iku nga koalicioni bleu tre deputetë socialistë, ku shquante “Kaçi i Zi”, që u zbardh brenda natës. Kjo ia shkatërroi përfundimisht imazhin dhe parimet për të cilat pretendonin se kishin ardhur në pushtet.

Edhe Edi Rama i ka këto këto mundësi. Edhe ai ka mundësi të blejë deputetë të opozitës, biles ka radhë për këto pazare. Por, ai nuk duhet të tentojë kurrë shumicën e cilësuar në Kuvend me pazare. Shumica e cilësuar, është një luks, që ose ta ka dhënë populli me votë, ose arrihet me konsesus në Kuvend. Ndryshe humbet kuptimi i parlamentarizmit.

Tashmë Edi Rama është në sprovën e parë të kësaj historie. Nga mënyra se si do ta zgjidhi këtë, do të kuptohet nëse do kemi një shumicë pazaresh, apo një shumicë të mbështetur mbi disa parime.

Reforma territoriale është jetike për vendin. Reforma në drejtësi po ashtu. Kodi Doganor dhe disa ligje të rëndësisë së veçantë presin në radhë. Por, mbi të gjitha, në krye të radhës janë arsyet përse ndryshoi pushteti. Dhe kryearsyeja ishte se Sali Berisha u katandis në një politikan legen, që u vetëposhtërua duke bërë pazar me çdokënd vetëm të qëndronte në pushtet. Ndaj Edi Rama nuk duhet ta harrojë këtë gjë. Ai është votuar për të bërë diferencën. Atij nuk i rrezikohet karrigia si Berishës, por i rrezikohet cilësia e fitores nëse ai përsërit këtë histori.

Kjo krizë ose do të marrë fyrtyrën e Ramës, ose do t’i gdhend atij fytrën e saj. Shqiptarët po rrinë e vështrojnë

68 komente në “Kriza që mund t’i gdhendë fytyrën qeverisë”

    1. Bureto says:

      Fiks fare, por kjo kerkon BURRA SHTETI. Te shohim nese Edi Rama eshte ngritur ne kete nivel! Bile sipas mendimit tim, po te jete nevoja, (jo per kete rast)mund ta çoje vendin edhe ne zgjedhje te parakohshme, dhe duke qene ne rruge te drejte, pra parimore, le ta rikonfirmoje fitoren e 23 qershorit. Politika ndaj quhet arti i te mundshmes dhe jo i pazareve te pista. Zgjedhjet nuk jane fundi i botes, perkundrazi si ç’thote fjala e urte “uji qe rrjedh pihet”. Perndryshe me pazare do te mbetemi ne kenete siç edhe jemi.

  1. endri says:

    Edhe po te humbiste shumicen qeverisese Edi Rama nuk do pranonte te shantazhohej! E kam bindje!

    1. Xhib Gazepi says:

      Rama e ka ngren presionin bashk me ngjalat. Eshte pjese e lojes se ndyre qe ka vite qe luhet me shqiptaret.
      http://www.prenom777.wordpress.com Shqiperia e shkrete eshte kthyer ne nje bunker, ku gangot po terrorizojne nje popull te tere.

  2. Dielli mbi KORAB says:

    Ky eshte Mero Baze qe flet si analist profesionist.
    Jam dakort me çdo fjale te ketij opinioni.
    Edi Rama duhet te tregoje qe Shqiperia do te qeveristet ndryshe dhe nuk mund te behet preh e ca deputetave Kodoshave, me breket neper kembe, qe fatkeqsisht vet Edi i beri deputet,por atyre akoma ju vjen era pisllik,sepse zhuli qe kane mbi lekur e mbyt parfumin Versace qe e blejn me paret qe u bene bisnesmena kur ishte Berisha Kryeminister.
    Deputeta egoista dhe pa princime njerzore si ,Kodoshi Prena dhe Ferra e kan vendin ne Kopshtin e Femijve pa dreke dhe jo ne Parlamentin e burrave.

    Gjermani Sonntag 27 Juli

  3. labi vlore says:

    nuk ka krize Mero jo por ka pordhe te tomdoshit me tomndreun e tomatet e tjere qe tregojne nivelin medioker te tyre.Edhe po su votuan keto ligje maxhoranca eshte gjithmone e forte dhe si çdo maxhorance apo opozote kane jashteqitjet e tyre.

  4. DREJTESI says:

    A mundet qe parlamenti,nje dite,te miratoj nje ligj qe te ndaloje deputete te nderojne kahje politike?
    Une do te thosha qe nese nje ose disa deputete,duan te bejne kondrapedalin per arsye personale ose “parimore”,atehere nese nuk e zgjidhin dot me kryetarin e tyre,le te japin doreheqjen dhe kur te vije radha te kandidojne si burrat me logon e tyre dhe nuk kane pse behen “ushtare” sic duan te thone ata ne raste te tilla. Por ti vesh gure ne rrota forces politike,nen logon e se ciles garove dhe morre votat e njerezve qe mbeshtesin ate force politike,kjo eshte shkerdhatecia me e madhe qe i behet votuesit te thjeshte .

  5. rebel says:

    Bravo per artikullin.Shpresojme qe Rama te mos behet shemtim i shemtuar i Sali Berishes.

  6. Drejtesi says:

    Edi Rama eshte votuar per te bere diferencen -Keshtu shkruan ne fund te artikullit z.Baze . Dhe vertet !Edi Rama e beri diferencen.Nga Zvendes Kryeminister e beri Ilir Meten Kryetar te Parlamentit te Shqipetareve. Mos permend fjalen( parime )kur shkruan per batakcinjt shqiptar ,duke i promovuar si politikan.

  7. socialist i zhgenjyer says:

    Rebelim dhe vetem rebelim, gjith administrata esht mbushur me lavire bythderre te ish bashkis Rama, kunatat kunetrit e tyre, kunatat kunetrit tepelenas te tahirave, braceve, ballave… Asnje konkurs asnje merit, asnje njohje vlerave te militantve socialist, vetem shkelje syri, vjedhje, katrahur.

  8. situata eshte kritike ,por populli qe voton keta deputete duhet ti shqelmoje kur ti vij siraja per ti rizgjedhur !
    nuk eshte koha per pelivalliqe tani.

  9. Bulqiza. says:

    Ajde analize qe ben o z. Mero, nuk gjen njeri nje kunderargument. faleminderit duhet te te thone nje miljon votuesit e majte.

  10. katarakti says:

    Dhe yjet rrine dhe veshtrojne- Kronin.

  11. Eni says:

    Mendimi im eshte qe keta deputet nuk po bejn shantazh.Une e shoh ne nje kend tjeter kjo ka qen menyra e vetem per te terhequr vemendjen e kryeministrit.Perse nuk duhet qe deputetet te ken akses ne qytetet e tyre,perse me disa deputet te tjere veprohet ndryshe,perse duhet te emeroje ke te doje Kodheli ose ky Kadeli I pd ne qarkun e Lezhes kur asnjeri s’kan punuar as financuar ne këtë zone.Perse ne qarkun e Shkodres behet si te doje Lsi??Rama na lodhi duke lavderuar Tomen ne fushate apo I duhej Toma asokohe,ky Toma I ndenjti besnik Rames dhe kur e kerkoi Meta ne qeverin e Berishes,Kadeli I iku te Berisha.A.Prenga nuk I ndenjti besnik Rames kur I ofruan mijra € per te votuar pro Berishes ne parlament dhe këtë asokohe e beri hero Rama.Tahiri te duket me intelektual se keta te dy zoteri??Nuk mendoj qe eshte shantazh,eshte thjesht terheqje vemendjeje.

  12. po says:

    O Mero po me befason perdite me keto analiza, fiks keshtu mendoj. Eshte pikerisht pazari me LSI qe i kushtoi ASali Berishes ne se nuk do e kishte bere do ishte ende ne pushtet. Mendoj qe Rama nuk do e beje po e beri humbi fare, madje ne zgjedhjet e 2015 e ke te ikur fare. Mendoj se nuk eshte politikan brilanr po nje nuhtje te vogel politike e ka. Po nuk e pati e po nuk beri hesapet mire ne djall ai e koalicini bashke. Pastaj nuk ja vlen pazari me ata 5, perkundrazi i rrit autoritetin vehtes ne se i nglizhon ata, madje tja dergoje prokurorise. PD i ka gati argumentet.
    Te lumte pena.

  13. Ilai says:

    Nje shkrim tipik i sponsorizuar nga bashketepelenasi i mero bazes, saimir tahiri.

    Ti o mero shkurt thua qe le te ikin 5 maloket, qe saimiri te jete minister, se eshte nga fshati im.

    Kete fryme ke percjelle gjithe keto kohe me artikuj e komente ne gazeten tende.

    Ja pra te nderuar kush fut percarjen veri jug BAZE-TAHIRI per interes te TEPELENES.

    1. Kuli says:

      Ja pra qe QELBESIRAT e vorio- epirit na qenkan te SAIMIR TAHIRIT.

  14. ALpini says:

    Une e shof keshtu:Prisni skeni pare akoma,ky eshte vetem fillimi.
    Pak me veshtiresi por dhe me kafshen deputete po reagojne ndaj shkelqimit te rreme te kesaj propogande.
    Deputetet e veriut duke pasur ne ndergjegjen e tyre vetem pak me shume dinjitet e burreri se deputetet e zones pare oiperative kane filluar te bejne çiçin mbi Rilindjen.

  15. Frenk Tirona says:

    Vete aleanca me LSI eshte kunder parimeve o Mero,pa shumicen e cilesuar nuk behet dot asnje reforme,keshtu qe sic u kapercyem Liken do kapercehet edhe kjo,te keqen me te vogel.

  16. beni says:

    C’do gje ne politiken shqiptare eshte kthyer ne pazar,kot mundohet mero kur thote se edi duhet ti zgjidhe punet parimisht,nuk ishte pazar aleanca e edit me meten para zgjedhjeve kur e kishte cilesuar hajdut me bllok ne dore,e kur kjo u be preteks per tu vrare 4 demostrues ne 21 janar.KJO politike nuk ka moral, se po te kishte moral shqiperia do I kishte rregulluar punet shume shpejt,por grykesia e politikaneve tane e ka lene kete vend ne kete derexhe.

  17. spirojanaqi says:

    Ky shkrim nuk eshte thjesht nje analize por eshte dhe nje orientim shume i mire per kryeministrin.

  18. meri says:

    Koment shume i qarte per kryeministrin.Eshte votuar per te udhehequr ndryshe.

  19. Pelasgian says:

    kan probleme me ministrin e brendshem pikerisht tre INDIVIDE ME PRECEDENTE PENALE !

    sa mire e ke o ed pinksi !

  20. rottweiler says:

    Nqs do flasim per pazare dhe harrimin e parimeve Edi Rama i beri keto pazare kur vendosi te beje koalicion me “Patericen e Berishes” apo ” Meta pas kepuces” sic e quante ai Ilir Meten.

  21. Shkodran says:

    Shume interesant je bere o mero baze.ti je kthyer tashme qarte
    ne syte e te gjithe lexuesve as me shume e as me pak por ne nje
    bythelepires I kancerit te politikes dhe shqiperise Ilir meta.
    Si ka mundesi o njeri!!!ne gjithe shkrimet e Tua,ne asnje prej tyre qe nga
    formimi I qeverise nuk e trajtove problemin e vertete te politikes SHQIPTARE
    Lsi ose me mire Ilir meta.sa po paguhesh o mero baze per kete???
    Dhe une mendoja se ti Ishe ndryshe nga shumica.sa naiv!!!

  22. vuthjani1 says:

    Dhe lind pytje pse ikin nga seacatata qe me me gjith qjf u priten ne fitoren e tyre tashi nje vit.Duke larguar langojt nga pushteti qe vetem Dame i sollen shqipris,sidomos larguen njeriun ma primitiv arrogant qe merrej edhe me krime po dhe me nje fjalor banal,fjala esht per ishkryeministrin Sali Berisha, qe ka mkate si ne korrupcion ashtu dhe ne vrasjet qe ndodhen ne Gerdec dhe ne bulevardin deshmoret e kombit qe vrau 4 demostrues dhe la femi jetima.
    Ky pos asaj futi ne shqipri njerzt ma armiq te shqiptarve si Bullatoviqin nje koh ma heret ashti mishkoviqin dhe Damir fazlliqin qe e ropen shqiprinë,ashtu nenshkroj marreveshtje per faljen e nje pjese deti greqis vetem tju hyn ne hater.Pra deputet te parts socialiste kthehuni ne kuvend bashkojuni shokve dhe shoqeve dhe mos qoni uj ne mullirin e kundershtarit , per vti dhen shansin te shkruaj zi e mazi ne faqet e FB.mero ti vazhdo keshtu siq ke vazhdue gjer me sotë.

    1. kanan says:

      Ne Skenat Politike,Normal qe luajne aktor te ndryshem.
      jo vetem me karakter,por edhe me role te pershtatsheme.
      si ate te Palacos,Idiotit apo Bufonit.
      Ja nje Dite te nxehte Korriku,ne Rubik ata te Peste ja
      plasen me histeri” Tradites”! Shfaqen Tradhetine nga
      Mengjesi deri Naten vone! Nuk kishin kohe per clodhje.Ju pelqente shume te Delironin.Ne kete mesele,Eduard Ndocaj luante rolin
      kryesor,ate te budallait.Nga emocionet i dridheshin Kembet.
      Fytyra dhe Trupi ju mbush me njolla te zeza.
      Shikimi njerezve te hutuar ishin perqendruar tek Ata:
      Tom Doshti,Mark Frroku,Arben Ndoka,Eduard Ndoka dhe Armando Prenga.
      Bashke me keta ishte rradhitur edhe K/Bashkise Rubik.qe
      po tju qendroje prane,do nuhasje eren e Urines…
      Dhe me kete gjendje e zbriten Oroshin ne Rubik,vec pa Sarajet
      e asaj Kohe. E po nuk thone kot;Mendja ben Kalane,Mendja ben edhe Hatane. Atehere cduhet ti themi Rames per kete Komedi? Po.
      Z.Rama: Je duke ngritur nje Kala te bukur,plote Drite dhe Shprese.
      Vecse nje gje nuk shkon.Po i ngjit Guret e Kesaj Kalaje me
      Llac te perdorur!Dhe cka eshte perdorur njehere nuk mund ti
      thuash Virgjeri! Nejse Zoti qofte me ty.
      Dhe Ti vendose Deren ne vendin e vet por edhe Kufirin tek Thana
      ashtu sikunder Ligji nuk i le askujt ndonje Shteg.
      Mos harro se kemi edhe Premtimin,ku bashke me Ligjin Formojne Shtet!
      kesisoj,ne perfundim:
      Zbato Ligjin pasi ke mbajtur Premtimin,
      ndryshe shperthene Zemerimi.(pasi paske edhe Deputet
      me mendje adoleshent.)

  23. Marku says:

    Z.Baze,me pelqeu shume analiza jote dhe une besoj se Rama do ta zgjidhe duke u mbeshtetur ne parime dhe principe dhe jo ne pazare.Kam besim sepse po te ishte per pazare Rama duhet ti kishte bere me kohe me K/Prokurorin dhe Presidentin,mjaftonte pazari i perseritjes se mandatit dhe besnikeria (kjo fjale pa kuptim ne aktualitetin e “vendit te shqiponjave”)e tyre nderron pronar automatikisht.Une besoj se Rama ashtu si dhe une e ti z.Baze,nuk eshte pazarxhi pa dinjitet,ka te pakten minimumin e idealizmit te nje lideri qe sapo ka marre drejtimin e vendit!Une besoj..dhe prape besoj…

  24. Shqiptaret says:

    SHQIPTARET PRESIN, VESHTROJNE POR NUK HARROJNE TE PROTESTOJNE!

    SHQIPTARET NUK DUAN ME PAZARE E INJORIM POR DREJTESI E PERKUSHTIM!

    SHQIPTARET NUK DUAN BIZNES! NUK DUAN VOTEN DHE SHTETIN ASKUSH TU A SHESE!

    SHQIPTARET DUAN PROGRAMIN E PREMTUAR, PERNDRYSHE HORAT NE PUSHTET DUHEN LARGUAR!

  25. Goni says:

    Dihet se ke do te zgjedhe Rama, ALLESHVERISHIN, PAZARIN dhe KOMPROMISIN. Kete gje e deshmon e gjithe karriera e tij politike.

  26. KOMPLIMENTE says:

    Meri komplimente, jam nje qytetar qe jo gjithnje me pelqejne shkrimet e tua, sepse ndonjeher mbron disa qe sduhen mbrojtur, por ksaj here per mendimin tim e ke qare me lot analizen, 100% saktesi, 100% realitet, 100% per tu ndjekur kjo rruge e sugjeruar……ja dhame voten per te bere diferencen, sepse ishim te deshperuar per situaten ku po shkonte shqiperia….na ke kenaqur me kte shkrim realist

  27. bato says:

    Ne se vertet e ka kuptuar qe Sala iku se u legenos duke blere Kacin e pise te tjere te politikes, ai do beje politike parimore dhe do dale fitues perballe votuesve. Ndryshe, do qendroje tre vjete te tjera ne karrigen e k.ministrit dhe do i lere vendin ndoshta ketij idiotit me emrin Lul-ka!

  28. njesia4 says:

    Ca flet o Mero, Edi Rama se pari duhet te kerkoje votbesimin ne parti. Eshte e domosdoshme qe Kryetari te perballet me bazen me te cilen ky ka problemet me te medha. Dhe e verteta eshte qe sot Antaresia nuk e shef dot me sy sepse ajo eshte akoma ne opozite. Qe kur ka ardhur ky ne krye te qeverise jane punesuar ne administrate vetem miqte dhe miqte e miqve te Edi Rames, si dhe ish organika e bashkise te Tr, gjithe socialistet e tjere jane si ne kohen e Saliut (me dallimin e vetem qe Saliu nuk eshte me ne pushtet). Nderkohe qe ne administrate jane akoma dhe me te forte se kurre gjithe mitingashet e Saliut me statusin qe i mbron dhe qe ja u dha vete ky loqja veren qe shkoi… Ky eshte thelbi i vertete i revoltes se deputetve socialiste. Eshte baza dhe njerezit qe kane punuar per ta dhe per te sjelle PSne ne pushtet qe ja imponojne kete qendrim ndaj qeverise ketyre deputeteve “rebele” EDI RAMA DUHET TI VERE GISHTIN KOKES DHE TE REFLEKTOJE MIRE PERPARA SE TE FLAKET TUTJE SI LECKE OSE TE BRAKTISET NGA ANETARESIA APO NGA BASHKEKRYETARI I KOALICIONIT ILIR META. KOHA SHTRENGON ?

  29. Besa says:

    Ky eshte nje artikull aktual dhe duhet lexuar me kujdes,por qe do kete zgjidhje te veshtire e ma kompromise.Edi Rama I priste keto reagime,deputetet e veriut kishin kohe qe ishin pasiv ne parlament,vecanrisht Tom Doshi.Maredhenia midis tyre qe ftohur shume e kjo dihesh sepse elektorati si ne veri e ne jug priste ndryshime thelbesore me ndryshimin e pushtetit.Edi Rama qeveris me njerezit e PD e kjo nuk I falet,emerimet nuk I ben me socialiste,por me njerez qe se kane votuar e keshtu reputacioni sa vete e me poshte.K/Ministria eshte me servile e jo me ata qe dolen e bene censusin rrugeve e I dhane fitoren,pra cfare te mbjellesh do korresh.Ai thote do bej shtet e ashtu duhet,por deputetet kane detyrime ndaj elektoratit e sot Ministrat duhet patjeter te konsultohen me deputetet,degjova qe Ministrja e arsimit kur I thane qe pse spo heq drejtore te paafte te Pd ju tha se ata jane njerez si te gjithe te tjeret,pra ajo erdhi nga ne si ministere, e zuri kolltukun bute e tani ben “zemer mire”Si kjo ka ministra te tjere qe eshte per tu cuditur cfare thoshnin dje e cfare bejne sot,prandaj deputetet kerkojne bashkepunim e kjo te jete Mesim per Edin,se tha qe nuk do na tradhetonte e ne po presim rezultatet.

  30. Anonim says:

    Ska faj opozita kur thote qe Rama ka futur kriminele ne parlament dhe ja ku doli grupi i kriminelve. tani rama ti mbaje me shendet.Une e di qe deputetet i zgjedh kryetari i partise dhe qe i voton populli pastaj tani i bie Rames pegjegjesi ne kete rast. nuk e di ashu si emerohen ma do mendja do kete dhe nje procedure qe shkarkohen se nuk mund te dali pes deputete kunder nje maxhorance eshte vertet apsurde mjer populli qe i voton keta derra te pa ngopurr. skishte faj Enver Hoxha qe u fuste plumbin po puna eshte se kjo sistemi i demokracise eshte sistem i njerezve te ligj ose te kenqinje.

  31. A.L says:

    Gjithe ky shkrim i gjate e ka shume te qarte pergjigjen ne perzgjedhjen qe Rama u ka bere ketyre njerezve si kandidate ne listat e PS. Rama gjithmone e ka ditur cfare perfaqeson Tom Doshi apo Frroku, Ndoka, Prenga dhe Sterkaj. Njelloj sic e di cfare perfaqeson Koco Danaj ne vlore. Ai me vetedije ka zgjedhur te bashkepunoje me ta dhe sot fitorja politike u perket edhe atyre. Kur ka bere kete zgjdhje nuk mendoj se ka pasur nder mend sesi do i shpjegonte Tomes parimet e shtetit ligjor, perkundrazi ka pasur nder mend ta perdore per ato gjera qe nuk te lejon te besh nje shtet i tille. Keshtu qe eshte e qarte qe do beje ate qe ka bere gjithmone. PAZAR

  32. N Shabani says:

    Kishim disa tipa te “forte” dikur ne fshat. Ne fillim keta vidhnin kotecet e pulave te fshatit dhe disa nga pulat i hanin me te plofuqishmin e zones kuptohet duke pire raki. Ne na detyronin te benim mbledhje tere naten te gjenim se kush i vidhte pulat. Kur plasi demokracia keta tipat nuk vidhnin me pula por filluan te rrembenin vajzat dhe ti conin prostituta ne Europe. Bene para erdhen ne Shqiperi dhe moren diploma universiteti pa shkuar asnje dite ne shkolle dhe hopa ne tempullin e drejtesise ne parlament. Tani ai stan ate bulmet ka. Mesa kuptoj une keta qe duan te heqin Tahirin duan privilegje qe te fusin police ne pune tek Tahiri dhe Tahiri sja u ka varur si duket dhe tani keta hakmerren dhe bejne si gariba. Per mendimin tim si ta kene qefin, aty ne parlament jane 84 deputet nuk mund te rregullohet i gjithe fare e fisi i tyre me pune se nuk i zgjodhi njeri deputet per te rregulluar ata njerezit e tyre. Keto kusure jane kur nuk shikohet lista e deputeteve me kujdes kur hartohet. Ato gabime qe jane bere jane bere por shikoni se cfare mund te shpetohet. E mira do te kishte qene qe te ishte bere reforma ne drejtesi, qe eshte nje gje shume e rendesishme per luften kunder korrupsionit por me zor nuk behet gje. Dihej kjo pune qe Sali Berisha do te punonte ne rrogoz dhe do ta prishte shumicen kushtetuese prej 84 votash. Frroku ka hallin e vellait se do ti behet gjyqi ne fund te muajit dhe kush e di se cfare premtimi ka bere ne kembim te lirimit te tij.

  33. lipe shtogu says:

    cdo zgjidhje me pazare do te jete vrasje e te ardhmes se shqiperise, eshte pushkatim I demokracise ne shqiperi. qeveria po punon ne menyre te shkelqyer, besoj se koha kur ministrat ishin peng te deputeteve karagjoz e trafikant ka marre fund. pse sulmohet ministri I brendshem pas aksionit ne lazarat, spse ne lazarat kane humbe shume. tom doshin e tmerron kjo, sepse e shef se edhe atij si trafikant po I vjen fundi. te gjithe jane te ngjashem me berishen keta rrebele. prandaj, nqs zgjidhjen e ben me pazare duhet se shpejti z. rama do te detyrohet te jape doreheqje. ne votimin e ligjeve me 84 vota dezertojne ata qe jane sozie te politikanit gangster sali rame berisha. te rinjet jane ata qe sjellin te rene, kane vision te ri e te qarte per te ardhmen. ndersa te vjetrit kapen shume pas te vjetres, e sidoemos keta te parlamentit shqipetar qe kane vene pasuri te madhe gjate sundimit te berishes se koroptuar.

  34. Al says:

    Vazhdoje luften zoti Rama !

  35. marshalli TITO za uvijek says:

    politike, bizantine, otomane, dhe dallaveresh!

  36. beci says:

    Je shume i njanshem o Mero. Na kujton pazaret qe beri Saliu me Doshin, Sterkajn e Kacin pasi i kishte share keta mire e mire po harron pazaret qe beri Edi me Ilirin pasi jo vetem qe e shau por na nxorri edhe ne bulevard per te protestuar per bllokun e Ilirit. Na thua se Saliu u be legen per te mbajtur pushtetin po Edi nuk u be legen per ta marre kete pushtet. E harrove”ngjalen”? Une nuk e di se si do ta zgjidhi Edi situaten ne te cilen ndodhet por jam i sigurte per nje gje qe ai do sillet si nje frkacak ashtu sic e ka zakon.

  37. Ertp28 says:

    Po vetem atdhetare nuk kanqene ndonjehere verioret.
    Turp per ta ,dhe turp per edi ramen qe futi ne qeverisje horra dhe hajdute.
    Poshte tradhetaret e kombit.

  38. Velipoja me e preferuara …Sondazhi, Velipoja, më e preferuara për pushimet http://dielli.al/lajme.php?id=72834&k=71

  39. psy says:

    S’ke ç’i ben me o Mero,ja ke thene troç,le te zgjedhe Rama tani,po e presim!

  40. Hemi says:

    Kryeministri i Shqiperise, eshte nje politikan si gjithe te tjeret ne kete vend. Eshte e pa kuptushme retorika e pyetjeve tuaja!
    1-pazaret Rama i ka filluar shume me heret, bile dhe per gjera me te vogla.
    2-mos u merzisni, nuk do te jete Rama ai qe do te negocioje(me shume gjasa, do te jete Koço)
    3-po pse ju zoti Baze e keni memorjen selektive? A nuk ju kujtohen negociatat me Mete….
    4-te gjithe deputetet qe ju citoni ne artikullin tuaj jane njerzit me ordinere te politikes Shqipetare, pa asnje lloj parimi.

    Pra, mund te themi, pa piken me te vogel te dyshimit qe Rama ka filluar me kohe te bej pazare me ta….mos harroni qe pazarçiu me i madhe i politikes, Meta, vajti te pinte nje kafe me ta, diten kur iken nga seanca parlamentare.

  41. AK-47 says:

    Keta e ngaterrojne veten me Lega Nord ne Itali, por harrojne se pervec percarjes veri-jug po i meshojne edhe ndarjes katolike-myslimane.

  42. fshatari says:

    …por nga ana tjeter ligjet e cilesuara jane jetike per Shqiperine dhe kuptohet qe nje konsensus me PD serbe te Birishes eshte i pamundur.
    Atehere JO negociatave me Tom Dosh spurdhjakun dhe banditet e tij,PO negociatave per terheqjen e PDIU
    Sajmir Tahiri nuk preket se eshte ministri me i sukses`shem i kesaj qeverie

  43. ali says:

    Jam dakort me kete shkrim te Bazes. Kryeministri duhet ta zgjidhe krizen me “rebelet” ne menyre parimore e transparente dhe jo te plotesoje tekat e tyre. Sepse keshtu behet i shantazhuar nga cdo deputet tjeter i pakenaqur me qeverine.Nga ana tjeter keta rebele deputet duhet te bejne transparente kerkesat e tyre dhe te shpjegojne arsyen e vertete perse munguan ne votime te rendesishme ne parlament. Kam frike se Edi nuk ka pervojen e duhur per te zgjidhur keto lloj “krizash brenda familjes”.

  44. shqip says:

    Me mire do ishte u kthye ne politikan VRASES sesa legen.Mire di ishte te
    zgjidheshin punet ne menyre parimore.Por deri tani nuk duket se do kemi parime.demokraci alla shqiptarçe ,kush mund te zhvase per vete sa me shume.

  45. Toni T says:

    Doshi, Prenga chew Frroku, figura ordinere qe u duhet bere dalja nje here e pergjitone. Nese Rama bie ne nivelin e tyre do jete fillimi I fundit te tij.

  46. al says:

    Mero ka berenje analize te situates aktuale ne ps.pretendimet e pese deputeteve mund te qendrojne,mund te jene tedrejta dhe mu d te jete mundesia te plotesohen nga ana e aeverise,por ajo qe perjetojme ne sishqiptar eshte se pazaretne politijen tone jane nje llum i zi ku transfomohet ne menyren me te keqe vota e marre nga elektorati.Vet Rama beri gafen endryshimeve kushtdtuese duke ndryshuar sistemin elektoral dhe badhke ma Berishen na dhuruan kete qe kemi sot ,ku deputeti nuk zgjidhet nga populli por sade,nga kryetari i partise qe mund te jene dhe zgjedhje sikur te ishin ushtar dhe jo perfaqesues te popullit.Cdo parti qe eshte demokratike duhet te jete e hapur te pranoje dhedebatin ,por ne fund ka veprim unik partiak ne baze te programit qe ke zgjedhur.Rama ti degjoje deputet se dhe kritika ka per qeverisjen,por mendoje se reformat di te kryendhe
    po keto deputet do tivotojne ligjet qe jane programuar.Kur qeveria vepron ne nje grup te ngushte dhe nuk pyeten te zgjedhurit e popullit ndodh dhe kjo situate qe kalon partia socialiste.Kryesorja evrejtjeve te ketyre deputeteve eshte administrata qe po mbushet me te paate dheqenuk kane haberin,por jane thjesht miq ose servil te atyre qe i emeruan.Administrate eficente me medioker nuk ka ,prandaj Rama ta shikojeproblemin se shume socialiste jane te pakenaqur me situaten.

  47. petrit zela says:

    Tom Doshi njihet,si person pa bote politike.Por me vjen keq per Prengen,dhe Frrokun,qe po ndjekin hijen e tij nga pas..Me duket se ne kete grup anti shqiptar,qe mendohet se po lind,nuk duhet te harrohet
    dhe dora e zeze e Topallit..

  48. jorgaq says:

    O njeri i felliqur. Per cfar parimesh e ke fjalen kur qeverise me njeriun “me bllok ne dore”? Pastaj ku ke goje ti o ndytsire te permendesh pazare qe ti je vet pazari i ndyre? O legen me shkrimet e tua nuk mundesh te mbeshtesesh kerkesen e Rames per gjithpushtet. Shqiptaret nuk e lejojne dhe po e teproj do ta terheqin zvarre. Per gjirhe ata qe fyejne ne komentet e tyre ju them se jeni si Mero.

    1. fshatari says:

      O Jorgaqis ule pak nivelin e stresit…te ben mire per shendetin mendor
      Po vazhdove ne kete rruge te ben m…tin edhe gruaja edhe kalamajte

  49. rea says:

    Rama do te dije ta kaloje kete situate , as mos u shqetesoni fare por si fillim duhet te ndjekim nje linje .Parimi. ky eshte nje virtyt qe jo cdo kush e ka. sa per parim qe te jeni ne dijeni te gjithe ju te dashur komentuaes te kesaj faqe zoti rama , ketij kodoshit tome i ka dhene kompetenca te plota per shkodren (ai ben cfare te doje ne shkoder dhe asnje drejtor nga 40 drejtorite e shkodres nuk jane vene pa deshiren e tom kodoshit.asnje punonjes e specialist ne keta ndermarrje nuk vendoset pa miratimin e kodoshit.shkodra nuk ka vetem kodosha si toma e paulini dhe frroku , por ka edhe 2 deputete te tjere te mrekudhueshem si zonja hafizi dhe zoti kpliku. ne qoftese duhet te beheshin te pa kenaqur ishin pikerisht keta te dy te fundit qe nuk i ka pyetur njeri as per gjene me te vogel deri tashi. bile zoti kopliku me gjithese ishte edhe deputet dhe kryetare partie i shkodres kodoshi tome e hoqi nga kryetare partie dhe emeroj tashi qe te gjithe e dijne dhe turp per te se e ka sa moshen e babait te saj dashnoren e tij sa vjecare megi ajtyrezen. ky eshte percmimi qe te gjithe anetaret dhe militantet e ps ne shkoder ndihen te perbuzun nga shkerllatotomokracia . a e keni vene re se asnje njeri ne rrjetet sociale as edhe ato vete qe ne fund te fundit i kane pa hajrin tom kodoshit nuk del te pakten nje njeri i vetem ti dale per zot me nje shkrim.kjo tregon se edhe keta drejtora qe jane vu nga ai jane injorante dhe te pa shkolle si ai.kjo eshte lufta e edi rames mos perdhosja e shkodres me keta figura te corodituna dhe interesagji te momentit

  50. 1 prilli says:

    Ne fakt Rama i ka dhene provat qe i qendron parimeve dhe jo etjes per pushtet. Harroni qe ne emer te ketyre parimeve nuk pranoi per asnje moment te bashkepunonte me hajdutin me bllok??? Edhe keta depuetet i zgjodhi populli vete se te ishte per Ramen ai do kishte zgjedhur ca te tjere. Pra ta leme kryetarin te punoje i qete se ditet e mira pas kesaj vijne. P.s. Ku jane shoket lirindes qe komentojne ne bllok zakonisht? Mos kane nisur pushimet?

  51. tomsojeri says:

    Edi Rama! Lexo me vemendje cka shkruhet ne kte editorial se ky esht nje postulat per ty si duhet te veprosh !Mos e shit dhe mos e pazareps burrnin dhe shpresen e 1 milion shqiptareve qe te besuan !Pushteti vertet esht nje “ngacmim”i madh e kur e fiton ashtu si ti,nuk ka vlera fitorja sa ka qendrimi dhe mos shkelja e objektivave dhe premtimit ndaj tyre !Populli di te vleresoj situatat dhe mos ju dorezo interesave te ulta njerzish te ulet qe nuk di si u futen mes nesh !Ata qe ta dhan voten nuk blihen dhe perseri do i kesh pran ne momente te veshtira !Justifiko pra besimin………..

  52. goldmann says:

    si gjithnje mero shum i sakte me komentet e tua nuk jam nga juku por ministri tahiri po e paston policine nga njerez te lidhr me kriminca pordhxhij e te pa kulture pikerisht kesisoj donky grup i ndyre qe erdhen ne politik nga fatos qeni qe bredh kazinove te europes me para te vjedhura gjithesesi te lumte penda

  53. tamtam says:

    je shume i vonuar…..berisha snje here nuk ka bere pazare per interes te tij…o per interesa politike po.Politika eshte arti i te berit te gjerave mire.RRotacioni eshte proces fiziologjik ne demokraci.Politika aktuale eshte politike e nxitur , e blere dhe e elementeve degjenerus.Mos harrojme se vjedhsi i thesarit te shtetit (floririt) sot eshte kryeparlmentar.Shumica e deputeteve kane dale me vota te blera.Ndarja teritoriale po synon haptas coptimin e shqiperise.Ajo po shnderohet ne shtet multietnik.Ndarjet behen mbi bazen e interesave te grupe deputetesh dhe jo te interesit kombetar.berisha ishte aq kombetar sa dhe ne peshtanin tend atje ne rreze te malit ku nuk shkonin as gomaret te beri rrugen me asfalt, ndersa kata e kane hequr fare nga programi ndertimin, zhvillimin dhe qyteterimin.prioritet i tyre eshte vetem mashtrimi, dhunimi, prishja dhe shkaterrimi.Askush i ndershem sot nuk ndihet mire.Sot po perpunohet opinioni qe kjo qeveri eshte bashkesi qelbesirash.Njerzit jane te gatshem qe keto qelbesira ti heqin nga trupi qe te shpetojne shendetin.Kjo eshte dhe arsyeja pse po krijohet lidhja e veriut, ashtu sikurse mund te krijohet dhe lidhje te tjera .Sot e gjithe administrata eshte ose nga tepelena e hajduteve ose nga skrapari i sulo gragecit.A mund ti durojne dot shqiptaret kete jo.

  54. gjon says:

    Mero je shume4 i Sakte.SHTOJ SE keto Parlamentare nuk jane oerfaqesusit e vertete te Popullit.Ato jane thjeshte ushtare te Edi Rames dhe Sali Berishes per te bere Pazare here Majtas e here Djathtas sipas interesit te momentit..Turp te Kene…………………..

  55. 61 says:

    Pamvaresisht se z. Mero eshte nje ze I vecante dhe I respektuar ne qindra vuvuzele te shtypit shqiptar fatkeqesisht ka gabuar ne disa drejtime determinante:

    Gabimi I pare eshte se kjo ikje “spektakulare” nuk duhet te interpretuar si mendim ndryshe,qefembetje, etj etj por thjesht bomba apo mina e rradhes qe “kompetentet” po I vene qeverise Rama.

    Jane dhjetra “mina te rrezikeshme” qe ka kaluar Edrama duke filluar me :
    -Borxhin e jashtem mbi 65 %
    -borxhi ndaj biznesit afer 1 miljard dollar
    -bomba e CEZ-it
    -komplloti LHL
    -ndertimet pa leje
    -masakra e asistences
    -lojrat e fatit
    -zgjimi I tritolit
    -sajesa e vizites ne Serbi
    -ish republika autonome e lazaratit
    -gjykata strazburgut per pronat
    -masakra e legalizimeve
    -KLD
    -Shik-u
    -grevat te p.politike
    -grevat e te “perzenunve” nga puna
    -vrasja e Santos nga mafja nderkombetare
    —-dhe dhjetra mina te tjera qe me thene te drejten qeveria Rama e ka kaluar me sukses dhe me shume ka harxhuar energji per te korigjuar krimet e lena nga qeveria Berishit dhe per bombat qe ai ka plasur pas 23 qershorit se sa me punen qe duhet te beje nje qeveri normale.Dhe gjithe kjo mesymje e paramilitareve e Berishajve dhe mbeshtetesve te tij me kollare ne perendim ka vetem nje qellim :Rrezimin me cdo kusht dhe cmim te “social-komunisteve” te qeverise Rama.

    Eshte e lexueshme qe pika nevralgjike e cila duhet goditur mafja berishiane (me kollaret e tij te atllantikut dhe adriatikut) eshte Kanceri KLD.

    Dihet qe Ministria me e rrezikeshme per mafjen berishiane (me kollaret e tij te atllantikut dhe adriatikut) eshte Ministria e Brendeshme dhe personalisht Ministri Tahiri I cili mposhti kalane me te fuqishme te Berishizmit:KALANE E LAZARATIT.

    Pikerisht grupi I gjahut te malsoreve kane marre “urdher” nga stratege qe merren me rrezimin e Rames dhe riardhjen e Fuckberishes qe te sabotojne luften per rrezimin e KLD dhe ne te njejten kohe te shpartallojne ministrine e brendeshme policine e shtetit.

    Jane po ato stratege qe organizuan 2 prillin 1991,prishjen e qeverise stabilitetit dhe ato qe shpiken Xhon Megoun dhe 300 ton flori te vjedhur nga nexhi me ramizin.etj etj gjate ketij cerek shekulli te sudimit te fashizmit demokratik te juntes mafjoze dhe kriminale te berishajve.

    Pikerisht ketu qendron “KRIZA E VERTETE “ se votuesit e 23 qershorit nuk votuan per ndryshimin e stilit te qeverisjes por per denimin e juntes berishiane.Nqs Edi Rama dhe Ilir Meta kane rene dakort me “garantet nderkombetare“ per mos prekjen e krykriminelit berisha pa frike mund te themi se Qeveria Rama ka deshtuar qe ne 1 prill 2013 ne gjirizin e Lalzit.Ne kete rast nuk mund ta quajme Berishin POLITIKAN LEGEN por nje kriminel gjakftohte,tradhetar I felliqur qe shpartalloi ate vend pergjithmone.Thjesht keto “luftra legjendare” per ndarje territoriale dhe dalja e ketyre “5 komiteve” nga rrjeshti I Rames jane si shashka tymuese qe shqiptaret te mos shohin se vendi I tyre eshte kthyer jo vetem shprehje gjeografike por dhe spital psiqiatrik…

  56. Jugu says:

    Ne pergjithesi shkrimet pas zgjedhjeve nuk ishin apeluese dhe nuk resononin me lexuesit. Ky eshte nje prej shkrimeve me te mira dhe qe e kap problematiken ne syring e moralit dhe etikes.
    Te gjithe e dime se politika behet me numra dhe qe te kesh numrat duhet edhe ti thosh derrit dajo, por sidoqofte disa parime duhen respektuar.
    Negocimi me keta tipa si Ndoka, Frroka, Doshka, nuk eshte thjesht muhabet midis politikanesh, eshte muhabet me njerez te denuar per krime, prostitucion, dhe hajdutizem.
    Nese Rama ulet te negocioj me ta do te thote qe po negocion me krimin. Fakti qe ai nuk e lincoi Arben Ndoken eshte shume negative per te, mendo qe edhe ti shkoj nga mbrapa dhe ta lute te votoj si do Rama. Po ashtu me ate Frrokun qe si qellim ka presionin ndaj Rames qe te nderhyj dhe ti shpetoj vellain nga burgu.
    Situate jo fort e rehatshme per kryeministrin, por kjo eshte pse ai eshte I tille, qe te perballoj edhe situata te veshtira qe mund te kene nje kosto sot, por mund te japing perfitime afat gjata.

  57. Tom Doshi says:

    z. Baze .
    ne nje fare menyre jam dakord me mendimin tuaj ! por mendoj se para kesaj analize duhet te konsultoheshe me deputetet e mazhorances per pakenaqesite qe ata kane .
    Rama e filloi fushaten me ekipin dhe fill pas fitores zgjodhi nje ekip drejtoresh te gjithpushtetshem te cilet nuk e njohin bazen ! pra rama ne vetvete eshte kunder bazes .
    fillimisht nxir ne pah premtimet e Rames dhe me pas bej analizen e duhur!
    te gjithe deputetet jane njelloj para pshtetit !
    perse rama meret me shume me deputetet e LSI- se !
    nuk je i paanshem Mero Baze
    turp per ty !!!

  58. albina says:

    po perse jane larguar keta 5 deputete per mua ata kane enderuar te fitojne ne zgjedhjen e tyre si ministra persa edit edhe une do ikerkioja ti lexonte shkrimet se jane me vlere dhe gjykimet nga kende te ndryshme por jam i mendimet se edi nuk bjere ne gracken e tyre

    kjo do te thote se keta fare deuputete e kane mbeshtetur punen etyre ne pune te pista

  59. Anesti says:

    Krilla :

    Mero!
    Ke plotësisht të drejtë, por që të kuptojnë idetë e tua lexuesit por edhe deputetët duhet të kenë një formim të caktuar kultural në kuptimin e përgjithshëm të fjalës gjë në rastin e Shqipërisë tonë nuk është gjithmonë e sigurt .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje