“Të kam thënë që urren Labërinë, jo Greqinë!”

28 Korrik 2014, 19:16Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Lexova reagimin e deputetit Kokëdhima lidhur me një editorial timin për ndarjen territoriale të Himarës, si një problem i shpikur për të kompesuar problemet reale që Kokëdhima ka krijuar në Qarkun e Vlorës, sidomos me komunitetin lab në gjithë Qarkun, dhe problemet e mungesës së autoritetit që ka Vangjel Dule mbi pakicën greke në Shqipëri. Nuk dua të merrem me etiketimet e Koços, por thjesht me mashtrimin e tij ordiner, kur thotë se unë e kam akuzuar se AI (dmth Koço) urrekërka Greqinë. Nuk e kam dhënë në asnjë rresht, në asnjë fjali dhe me asnjë nënkuptim këtë gjë.

I kam thënë qartë dhe haptazi se urren Labërinë, i ka poshtëruar ata prej kur ka vendosur të hyjë në politikë, dhe po i poshtëron ata duke tentuar t’i përdorë si mish për top në një konflikt artificial, që i bën dëm Shqipërisë, Himarës, por sidomos Labërisë.

Meqë tenton ta fshehë këtë problem, po e sqaroj pak më gjatë. Përfaqësimi politik i Labërisë në Vlorë, si në grupin e deputetëve, por mbi të gjitha në emërimet nepotike të Kokëdhimës, është poshtërues. Ata janë larg prekjes reale të pushtetit, dhe kur përfaqësohen nga njerëz të emëruar si “lebër”, janë thjesht klientë të Kokëdhimës.

Në investimet e ofruara nga qeveria Rama për programin e “Rilindjes Urbane”, fshati i Koços ka marrë rreth 700 milionë lekë, përfshi dhe rrugën nga shtëpi e re e Koços, tek shtëpia e vjetër e Kokëdhimëve, ndërsa Labëria asnjë qindarkë. Sa për të pasur një ide krahasuese, Koço ka marrë për fshatin e tij tre herë më shumë lekë se rrethi i Përmetit, si një rreth i afërt me Qarkun e Vlorës, ku mund të investohet për turizmin e brendshëm dhe ku ka turistë përgjatë gjithë vitin më shumë se sa ka Qeparoi në verë.

Në Sarandë, 80 përqind e administratës janë nga Bregu, në një qytet ku shumica përbëhet nga Labëria, ortodoksit vendas, grekë apo shqiptarë, dhe komuniteti çam. Një lagje lebërish në Sarandë, e quajtur Baba Rexhepi, me banorë të ardhur pas vitit 1992, kryesisht nga Labëria e thellë, përveçse janë të gjithë socialistë, janë dhe të gjithë të përjashtuar nga pushteti i Kokëdhimës në Sarandë, se nuk hyjnë në rezonancë me deliret e tij.

Në Delvinë dhe fshatrat rreth saj, është e njëjta situatë. Ata e mbajnë mend Koço Kokëdhimën që nga koha e pushtetit të parë të Berishës, kur qeveria e atëhershme i dha tenderin e rrugës Delvinë- Muzinë, një nga rrugët më të bukura të zonës, e cila është ende e pakalueshme. Ka funksionuar normal që nga viti 1914, por prej kur vuri dorë Kokëdhima, është e pakalueshme prej 15 vitesh. Si mund ta votojnë Kokëdhimën ata njerëz?!

Fal Kokëdhimës, Partia Socialiste në Sarandë arriti rezultatin më të dobët të saj më 23 Qershor, dhe pas 23 Qershorit, strukturat e pushtetit në Sarandë janë në konflikt me pushtetin paralel të Kokëdhimës.

Pra, nëse ka njeri që ka bërë dëme reale në Qarkun e Vlorës, kundër Partisë Socialiste, ai është Kokëdhima. Nuk është se merakosem shumë për këtë punë, por shqetësohem kur një komunitet persekutohet me racizëm politik dhe pastaj keqpërdoret në një sfond gjoja patriotik. Kokëdhima ka armiqësuar komunitetn lab me Partinë Socialiste, ka prodhuar probleme artificiale mes tyre dhe himariotëve. Përpos kësaj, në Bregdet sot Koço është kthyer në sekser mes bizneseve dhe shtetit për çdo ndërtim, përfshi dhe prishjet selektive që u bën. Ndikimi i tij në këtë proces është i prekshëm dhe i verifikueshëm nëse shikoni gërmadhat dhe parajasat urbane që janë krijuar nga Palasa në Qeparo. Kjo natyrisht që ka ngjallur reaksion tek njerëzit, dhe ky reaksion nuk shuhet as duke marrë flamujt e patriotizmit folklorik, dhe as duke shpikur probleme që nuk janë as patriotike dhe as elektorale, por thjesht personale.

Labëria ka nevojë për investime, për rrugë, ujësjellësa, për investime të turizmit malor dhe për lidhje reale me Bregdetin. Për të shkuar nga Lumi i Vlorës në Himarë duhet linjë ajrore, ose 60 km rrugë duke u sjellë vërdallë maleve. Dhe meqë jemi tek pushteti, duhet thënë se Labëria ka nevojë të ketë dhe pushtet. Ajo është shumë larg pushtetit. Bashkimi me letra me Himarën është hipokrizi dhe i pambështetur në asnjë plan konkret zhvillimi. Përkundrazi, është një ndarje që copëzon Labërinë e Vlorës në tre pjesë dhe e bën atë një aksesor të identiteve të tjera kulturore dhe etnografike të Qarkut. Lokomativa e Vlorës, dhe shpesh e historisë sonë, nuk mund të kthehet në vagon mallrash për Kokëdhimën.

Unë jam qartazi kundër prodhimit të një problemi në Himarë, duke i bashkuar dhunshëm me një pjesë të Labërisë, që të duket sikur Kokëdhima do t’u japë lebërve një plaçkë lufte. Ajo është një martesë e dhunshme. Në një çift, palët duhet të duan njëri- tjetrin. Në një përdhunim mjafton vetëm një palë. Këtë që po bën Kokëdhima!

E kam akuzuar Kokëdhimën se ka qëndrime raciste politike ndaj Labërisë dhe po përdor pushtetin e tij kundër interesave të shumicës në Bregdet. Nuk e kam akuzuar se nuk e do Greqinë. Larg qoftë ta them këtë! Greqisë po i bën nder, sidomos nacionalistëve grekë, pasi po u ringjall kauza të vdekura, që i kanë kushtuar këtij vendi. Për këtë vlen të shpërblehet nga grekët, jo nga ne.

Kam qindra reagime që dhe mund t’i botoj, përfshi dhe nga bashkëfshatarë të Kokëdhimës në Qeparo, për faktin që ai përpiqet të shfaqet si njeri i kryeministrit dhe mik i madh i tij, duke e përdorur këtë si kartë krediti personale në çdo problem. Kjo është një kosto e padrejtë për kryeministrin, por është zgjedhje e tij. Ndaj u them mos u inatosni me Edi Ramën. Ç’nevojë ka njeriu të ketë armiq të tjerë, kur ka mik Koço Kokëdhimën!

152 komente në ““Të kam thënë që urren Labërinë, jo Greqinë!””

  1. himara says:

    edvin rama hap syte sa nuk eshte vone!

    1. gertjan says:

      Z. Kokëdhima mbrojtur kurdohere interesat e elektoratit te tij. Po punon vertet per Jugun ne zonen ku atij ne i dhuruam mandatin e deputetit.

      1. lushnjari says:

        Mero me kot i futesh ketij debati, jam i sigurt qe as qe ja ke idene se si e sa po punon z. Kokedhima ne Jug. Mund te them pa frike se eshte deputeti me i zellshem i kesaj qeverie.

        1. Dielli mbi KORAB says:

          Ne e duam Meron,dhe e adhurojme ate se ai prej shum vitesh mbron kauzen e drejtsise dhe demokracise.
          Un e respektoj Meron,por nuk jam dakort me debatin e tij kundra Koço Kokedhimes.
          Nuk ka asgje te keqe o Mero te jesh mik me Edi Ramen,sepse dhe ti ke qene dikur mik i ngushte i Sali Berishes,bile shume i ngushte.
          Ti zoti Mero per mua je Vigan i fjale se lire,dhe jam i sigurte se nuk te nderon hapja e nje konflikti te tile dhe ndezja e urrejtjes mes Laberise dhe Himares.
          Me duket se me kete shkrim po na tregon se Sali Berisha ka ndiku disi ne karakterin tend,duke na treguar nje Mero tjeter, te dobet prej inatçjari kok-forte.
          Un i qendroj kometit tim te pardjeshe rreth kesaj çeshtjeje,Malet e Laberise mbarojne ne detin Jon dhe se Koçoja eshte burre me bese dhe politikan i perkushtuar ndaj elektoratit qe perfaqson,por mbi te gjitha ai eshte shqiptar i matur me gjakftohte,tipare qe nuk i kemi as ne malsoret dhe as labi Mero.
          Koço eshte STRATEGU qe i duhet demokracise shqiptare.

          Gjermani 28 Juli 2014

          1. sotiraqi says:

            Me gjithe respektin per ty Mero ktu nuk mund te biem dakort ne kete qe thua, mesa shoh un e i gjithe populli deputeti eshte nje nder te vetmit qe po kryen detyren e tij dhe po punon per popullin dhe per zgjedhesit e tij dhe spo merret me interesat e tij personal ndaj duhet ta mbeshtesim e ta perkrahim.

            1. Perseu says:

              Me duket se vet i ndrituri Koco, ka marre pesiper te shkruaj komentet. Duket qe beka shume pune se rri tere diten ne internet….
              C’jane keto idiotizma qe shkruan ti Koco, se bashku me ithtaret e tu, jo po kemi respekt per ty Mero por ja ke fut kot apo arrini deri ne presion duke i kujtuar Bazes qe mos i bier murit me koke. Baze ka dhene fakte, e po jeni te zote kunderpergjigjuni po me te tilla. Baze per mua eshte shembulli i njeriut pa kompromise, i vetmi qe ka sulmuar ne zenith cdo lloj palacoje politikan apo mafioz, madje duke sakrifikuar dhe gjerat e tij personale….

            2. KOCOJA NDERTON FERME ME KOMENTUES ME PAGA TE LARTA says:

              DOLEN FRESHISTAT E KOCOS NGA FERMA. LAVDEROJNE KOCON ME PAGESE SA TURP KU ESHTE KATANDISUR FRESHI. NE MENGJES MBROJN NJERIUN ME BLLOK, NE DARKE DALIN PER KOCON, KUR DEL NDONJE SOCIALIST I VJETER E SHAJN.
              KOCOJA DO FILLOJE EMISIONIN SI TE BEHESH MILIONER , SEPSE SA HER VJEN EDI NE PUSHTET KOCOJA BEHET MILIONER.
              JUVE NUK JENI GATI PER PUNE, DONI PUNE QYL NE SHTET. VETEM MENAXHERI I KOCOS E MERITON PUNEN NE SHTET.

            3. Plaku i mocem says:

              Mir mor zotri mire,sa par dijeni Mero nuk eshte nga laberia por nga Toskeria(koncepte qe duhet te dish qe ti dallosh),por me sa shoh une Mero po thot ca te verteta te hidhura per Laberine,pra ai e njeh mire ate krahine.Ende deputeti inderuar Koco Kokdhima nuk eshte cfaqur knkretisht per te mbeshtetur krahinen e laberise.Kjo mbeshteja per ndarjen administrative nje gje ka prodhuar,asnje perfaqsues i vertete i Laberise nuk eshte shprehur,Kocua vetem ka sherbyer si balsam ne ate fyerje rracore e fetare qe kane shprehur njeres te vecante ne Himare per Laberine.Duhet tu them se ajo pjese e Laberise qe bashkohet me Himaren eshte nga pjeset me histori te lavdishme dhe krenaria e te gjith laberise,jane te ndershem te drejte,mikprites,trima,atdhetare,te thjeshte,rrojne me lakra dhe nuk shiten,e dridhen,thone cope, e rende ate qe mendojne.Kane 24 vjet te braktisur,pa uje pa rruge,pa energji e shendetsi,te neperkembur si mbeshtetes te sistemit te shkuar e prape nuk ndihen.Mero ngre e dhe nje problem qe zona kompakte e Laberise me kete ndarje coptohet ne tre pjese,e cila mund te demtoje identitetin e saj.E dini te nderuar lexues se pserrse vujne ne Vranisht?Fjala eshte per rrugen qe te nxjerr ne Bregdet,nuk do gje tjeter Vranishti ata jetojne edhe ashtu sic jane.Kjo rruge eshte sabotuar me forma nga me te rafinuarat,per pasoje kjo zone nuk e ka marre oksigjenin e lireise se levizjes.A do te behet gje per kete rruge?Shume premtime u dhane ne fushate.Le te shpresojme.

            4. ZAHO MAVIU says:

              SIC E SHEH MERO BAZE, IDEALI I SOCIALISTEVE (NEO-KOMUNISTEVE) NUK NDRYSHON:

              1 FJALE, 1 SUGJERIM, 1 MENDIM, 1 SHPREHJE, DHE SI NE KETO KOMENTE KOMUNISTET TE HIDHEN KUNDER DHE HARROJNE KOMPLET SUPORTIN QE KE DHENE PER RAMEN GJITHE KETO VITE!

              ORIGJINAL DIKTATURE E ENVER HOXHES!

              NE TE GJITHE BOTEN TE SHKOSH, GENIN E KOMUNISTIT TE NDYRE KURRE NUK MUND TA NDRYSHOSH!

          2. genti says:

            po cna flisni per kocon,aq burre e patriot e shtetar eshte sa ulet e mundohet ti mbush mendjen piro dhimes,deputet grek,qe ndarja territoriale duhet bere..e ska turp qe del dhe e pohon vet i pari..sa ishte ne fier e beri corb,tani po meret me vloren…po po qe kocua njeriu i besuar i edit mu sybet do vej halli..nejse nese gjerat svashdojne mire flasim pas ca vjetesh..ai popull,mut ishte e mut do ngelet,se ata e kane mendjen te individi,te uni,te kocua,te sala,te edi..se kane te instituzionet,te modeli,te sistemi..me bregun ne vend te kete nje komitet te posacem meret kocua..

            1. N Shabani says:

              Une nuk e kam harruar kush eshte Mero Baze dhe nuk do kercas kot mbas berihajes. Jam plotesisht dakord dhe mbeshtese kritiken e Mero Bazes ne lidhje me problemin e ndarjes territoriale per Laberine sepse Mero eshte nga jugu dhe e njeh mire ate krahine andej.Pikerisht sepse Mero Baze nuk pati frike kunder pushtetit te Saliut dhe eshte gazetar I panvarur ne e perkrahem aq shume dhe do te vazhdojme ta bejme prape edhe tani qe kryeminister eshte Edi Rama. Une kam nje mendim qe ai qe po abuzon me miqesine qe ka me kryeministrin dhe po e demton imazhin e tij eshte Koco Kokedhima kurse Edi Rama po e perkrah edhe atehere kur shkaktohen deme te riparueshme sic eshte percarja ndemjet Himares dhe Laberise. Nuk e kuptoj pse behen keto copa copa dhe kujt i leverdise kjo lloj ndarje.Mero na I shpjegon dhe ngre shume probleme ne lidhje me discriminimin qe I eshte bere kesa zone nga te dyja qeverite qofte e djathta qofte e majta. Ky Kocoja mos eshte gje grek ky? Se po qe grek ketij si behet vone per percarjen e shqiptareve fije fije ky shikon vetem se si te shtoje parate e veta. Une mbeshtese Mero Bazen dhe Edi Rama te ktheje syte nga populli, ti lerin miqesite ti beje nga gjiri I Lalzit me Ilir Meten por ti japin drejtim popullit se prandaj u zgjodh aty.

          3. roberto says:

            Ju qe i kunderviheni Mero Bazes,do beni mire t’i pergjigjeni AKUZAVE KONKRETE QE AI I BEN KOKEDHIMES per paret e shperdoruara te buxhetit te shtetit per interesat e tij elektorale e klienteliste!
            Te tjerat jane dengla!

          4. durrsak says:

            @dielli mbi korab

            Po me pelqen te merrem me ty dhe me te gjithe ata pseudonime qe fshihen pas Kokedhimes.(shpesh shume pseudonime i perkasin nje personi)

            A mund te me pergjigjesh shkurtimisht ne disa pyetje:
            Se pari, meqe je mik i kokedhimes, mund te me pergjigjesh se si u be i pasur miku jot mbas viteve 91?
            Se dyti, Sekretari i pare i rinise ne Fier eshte emeruar si “komunist i devotshem” apo si “Strategu qe i duhet demokracise shqiptare”?
            Se treti, a eshte e vertete qe ky “patriot i madh” nuk i paguante rrogat punonjesve dhe gazetareve te tij?
            Se fundi, sepse nuk ja vlen te zgjatesh me shume, a mundet qe nje hajdut i parave te popullit te tij te jete nje “burre i beses”?

            Falemnderit Mero qe perpiqesh ti hapesh syte ketij populli.

            1. Dielli mbi KORAB says:

              @ durrsaku
              Sa per me te heq ty merakun mor durrsak i nderum,dhe te gjith atyre qe trillojne nga inati ,.. un nuk quhem Koço por Fred dhe prej gati 18 vitesh jetoj ne Gjermani.Personalisht nuk kam asnje problem as me Koçon as me Meron,por qe te dy ne nje fare menyre te imponojne respekt ne ato gjera qe kane bere dhe vazhdojne te bejne,njeri si gazetar investigativ dhe tjetri si deputet i nje zone te bregdetit shqiptar.Pyetjeve te tua nuk mund tju pergjigjem sepse nuk mund te hamendsoj se si eshte e verteta.
              Por qe komunistat e vertet jane burra te beses kete e ka tregu historia dhe per kete i referohem nje heroi te Dibres sime ,si i madhi Haxhi Lleshi.
              Un nuk jam komunist,por komunizmi si ideologji nuk eshte e keqe,por e pamundur te realizohet ne teren kur kafsha njeri eshte e pangopur per pushtet dhe perfitime personale.
              Dikur ne Shqiperi i lanim dhe shishet e vajit dhe kavanoza e reçelit dhe i dergonim ne dyqan kundra pageses.Kete gje kane fillu ta bejn edhe gjermanet tani o Durrsak,sepse e tuan token e tyre te paster dhe te bleruar
              Dikur mund te pije uje direkt nga çesma ne çdo restorat ose Mense ne Shqiperi,tani e pime nga shishet plastike dhe bashke me ujin marrim dhe substancat helmuese kancerogjene.
              Koço ka premtu se do ti perkushtohet Bregdetit,vendlindjes se tij dhe po qe se e ben kete gje ather meriton te quhet komunist i beses si ata burra te asaj kohes kur Himara ,Lukova,Borshi dhe Saranda ishin plantacione te begata me ullinj,portokalle e limona.
              Te qenurit komunist nuk ja ul aspak vlerat Koços.
              Me fal qe s’mundem me ju pergjigj tana pyetjeve tuaja,por mbas vitit 1991 kur Shqiperia u be HAN pa PORTA çte keqe ka qe u pasurua dhe Koçoja.Ai te pakten i ka investu parate ne Shqiperi dhe nuk i ka dergu as ne Qipro as ne Zvicer.(keshtu besoj te pakten se Koçon e njoh vetem nga media vizive dhe online).
              Ka 2 jave qe jam kthy nga pushimet ne Durres,nuk u futa dot ne det se uji ishte i pist.
              E keni shkatrru Durrsin or durrsak,e keni betonizu Durrsin qe eshte zemra e qyterimit shqiptar,me dhemb shpirti por dua ta them e keni basterdu Durrsin miku im.
              E vizitova dhe Amfitaetrin ne pik te vapes sepse aty nis fillesa e dashurise per atdheun,te atij atdheut tone te perbashket qe Koço Kokedhimes i dhimbset dhe kerkon ta ndryshoj.

              1. cerri skizofren says:

                Paske nje injorance o Fredi qe te ben te te meshirosh edhe pse arsyetimi jot, nese mund te quhet arsyetim te acaron nervat. Rrine Gjermani o Fredi se je rahat e leri punet tona ktej, sepse kjo eshte nje nga fatkeqsite me te medha qe kemi ne shqipetaret, qe injorante si puna jote vetem pse jetojne jashte shtetit mendojne se jane te zgjuar dhe besojne se mund te te japin mend.

                1. Dielli mbi KORAB says:

                  nuk te ndihmoj dot o skizofreno,
                  kerko ndonje mjekim ne privat se spitalet publike ne Shqiperi jan per kjamet.
                  Kur nje skizofren te quan injorant,eshte njelloj si gjinkalla qe shan bleten se pse ben mjalt ? ?
                  Un ne Gjermani punoj dhe jetoj,por askush nuk me ndalon te jap mendimet e mia per vendlindjen,aq me teper kur ky eshte nje forum i hapur per te diskutu opinionet tona.
                  Nuk kam nevoj per meshiren tende,por meshiro vetveten ne rradhe te pare ti dhe te gjithe ata qe presin te pikoj nga qielli dhe sapo hapin gojen e kupton se kan vite qe skan perdor furçe per te lare dhembet.
                  Un e vlersoj Koço Kokedhimen sepse ai eshte njeri puntor dhe i perkushtuar.Ai nuk eshte njeri perfekt dhe as pretendon te jete,por eshte gjithmon ne levizje per te ndryshuar vendlindjen dhe mobilizua bashkqytetaret e tij.

        2. ballonicpuar says:

          Qe te thuash qe urren laberin kocoja eshte pak si shum gabime se eshte i vetmi deputet qe po punon fort per ate zon dhe per banoret e per te bere sa me te lehta te gjithe problemet e tyre, po mundohet per zonat e tij dhe jo vetem po dhe per vlore e te gjithe jugun kshuqe meriton rrespekt.

          1. Dielli mbi KORAB says:

            Ju keshilloj ta lexoni kete shkrim: per ta njohur me mire patriotin dhe atdhetarin Koço kokedhima.

            Publikuar më 13.03.2013 ne Gazeten Shekulli.

            Koço Kokëdhima:

            Projekti 200-vjeçar grek për aneksimin e Himarës.

      2. Prefekti says:

        O Gertjan po i lepin bythen Kocos? Specie e ulet!

    2. platini says:

      Po lere o mero mos u merr me kocon se e ka bo te veten ai, si eshte fut per lek politikes se per lek kishte bo dhe pa u fut ai se ja kishin rregullu po eshte tu punu fuqishem dhe kte se mohon dot njeri.

    3. buffon says:

      Mero e ke shume gabim, z. Kokedhima po punon fort me qellim zhvillimin e Jugut, kete e deshmojne dhe nismat e fundit te ndermarra nje nder to ishte edhe krijimi i ndermarrjes bujqesore te Xarres qe do sjelle punesim e shitje te mallrave per fermeret.

      1. epaminonda Koleka says:

        ore bufon, qe je sic ke pseudonimin, meseleja e Xares eshte si qemanja e Nastradin hoxhes, qe i degjohet avazi sabjle. Xarra eshte marifeti i kocos per te vjedhur tokat dhe per tia shitur cifutit Nimrodi, qw eshte denuar me gjobe e me burg ne Izrael nga gjykata izraelite se nder te tjera donte te vriste 2 pronare gazetash konkurente me gazeten etij.
        Mua me vjenkeq per kete kralloin, sternipin tim Edin e Netes. Ma plasi buzen me keto komplekse inferioriteti, qe nuk ju hoqen, qe nuk ju hoqen, qe kur e pagezoi ime mbese gjysem fshehurazi ne kishen e shen Spiridhonit ne Vuno. Po pse ore sternip, kur ishe reis beledije ne Tirane kishe kompleks inferioriteti ndaj Trebickes, ay mo basketbollisti. ky kompleks te shty te jepje leje nderimi e tendera pa hesap per Trebicken dhe mos merrje dhe leka si fjala vjen Gonxheja ay bedeli yt ne Beledije. TANI KE KOMPLEKS NDAJ kOQE kOQEDHIMES NJELLOJ SI STUDENTET E ARTEVE NJE HERE E NJE KOHE NDAJ PESHKOPEVE TE SHKENCAVE TE NATYRES. Po koqeja vertet ishte me djeta dje, ama sot ka rrjedhur fare, vetem per te vjedhur nuk ka rrjedhur lugati. PALE PALE KE KOMPLEKS INFERIORITETI edhe ndaj te birit te Janit e nipit te Dhimitrit atij mo haznedarit te bankes Fullanit mo kriptocifutit te kalase se Elbasanit. Turp o nipce turp. Po shkove pas brumbullit dhe pas koqes ne hale do te perfundosh. mos kikasavet o nipce se po te morri ne qafe Koqoja i shoqi i tropojankes Zaharin do ta rrise Ylli Cabiri me te gjithe te mirat, si ta kishte evlatin e vet. Ore sternip katundaret e Qeparoit nga zilija per veshjen dhe mendjen allafrenga te banoreve te vunoit, i quanin ‘ Borsallino mbi gomar”. Normal Koqedhimat e Qeparoit edhe lojen me karta te quajtur Bollota, qe luhet me 32 letra u a vodhen ” Borsallinove ” te Vunoit.Jeshe plak, kur Taso Rusha, Mico Sava apo edhe ai kodoshi dhose Polua e Kico Todhri e kishin enderrr te venin ne Kasaba d.m.th. ne Vlore, ndersa familjaret e gjitonet e tu e kishin bere Triesten dhe Sent Entjenin si shtepi te vjerres more sternip,qe nga Sadrazem i Shqiperise je bere pojak i cifligjeve te Koqe koqedhimes ster-ster nip te Mehill kokedhimes, qe per 10 mexhide sermi nga katolik e mik i murgjeve basilenj u be me orthodoks se spiceri Jani Koletis, qe nen mbretin Oto u be per ca muaj edhe Sadrazem i Juananistanit. He te vrafte qulli o sternip, qe su lodhe duke i lepire…. Koqe Koqedhimes!

        1. martin says:

          Nuk e di kush je…po je i madh…

          1. Raimond Vlonjati says:

            O Epaminonda , je shume shkerdhat –hahahahaha

        2. Tarras Zhapkoqi says:

          Qenke nje pordhac i shpifur ti Epaminonda, le le por paske dhe trurin karafil dhe koken tamam kuti e mendjes me ato fantazirat. Por… kujdes mos e nxeh mendje me kaq shume bumbareqër e thagmariqëra se mos te digjet kutia dhe te fluturon mendja ne vrime te arapit!

          1. Skutarai says:

            Zoti Merro, Ju përgëzojë për shkrimet reale dhe bindëse të publikuara, lidhur me reformën territoriale dhe sidomos me pozicionin e z. Kokedhimës për bashkim e Vranishtit me Himarën.
            Së pari është e vërtetë se ky bashkim i bën keq para së gjithash vet banorëve të Komunës së Vranishtit. Ata , kurveleshasit edhe sot janë të copëtuar, copëtim i cili me reformën ala Kokëdhima vazhdon të egzistojë dhe të thellohet. Ja çfarë shkruan Prof. Rahmi Mamushaj, në librin e tij ” HISTORIA E kURVELESHIT”, që me sa duket nuk e ka shfletuar fare Kokëdhima: ” Sot fshatrat e Kouveleshit janë shpërndarë në pesë komuna… Ky copëzim ka goditur rëndë lidhjet tradicionale midis fshatrave të Kurveleshit, ndërkohë që do të kishte qënë në interesin jo vetëm të kurveleshasve, që krahina të tilla me lidhje të ngushta historike, kulturore, ekonomike, të formonin një njësi administrative më vete”
            Së dyti, himariotët që kundërshtojnë bashkimin me Vranishtin, nuk kanë asgjë personale me kurveleshasit, në të kundërtën kanë marrë dhe kanë dhënë, por secili ne krahinën dhe në zonën e vet. Ata e kundërshtojnë këtë bashkim pikërisht sepse nuk i shërben qëllimit themelor të refomes: Afrimit të pushtetit vendor sa më afër banorëve, si edhe për shkak të drejtimit të ndryshëm ekonomik, te vetdijes së ndryshme historike të formuar në shekuj, të traditës dhe zakoneve të ndryshme etj.
            Së treti, reforma sikurse është konceptuar dhe imponimi i Kokëdhimës për pranimin e saj me çdo kusht, pak dallohet nga sistemi monist, ku çthoshte Partia bënte populli. Tani kohët kanë ndryshuar. Kushtetuta e Shqipërisë dhe Konventa Europjane për pushtetin lokal shprehen qartë se ndryshimi i kufijve dhe bashkimi i territoreve të njësive vendore bëhet vetëm duke marrë mendimin e banorëve, deri në referendum. Asgjë më tepër nuk kërkojnë himariotët.

        3. EPAMINONDA .BRAVO.JE HIMARJOT I VERTETE.KE SHUME TE DREJTE PER CFARDO QE SHKRUAN.NGA DOLEN KETA PLEHRA QE NA U BENE MILIARDERA DHE TE NE DREJTOJNE AS ATA NUK E DINE SE PER KU MBAN TIMONI.VETEM PER NJE GJE JANE TE ZOT PER VETEN E TYRE TE [VJEDHIN]ME FAL TE VJELIN LEKE PER VETEN E TYRE.SA PER LABERINE SIC SHKRUAN NJE I MESIPERM LABERIA NUK ESHTE DERI NE BREGDET POR MBRAPA MELEVE.DHE SA PER HISTORINE KUR ISHIN BASHKE ME HIMAREN ISHIN LIDHUR ME BESE SE ISHIN TE KRISHTERE ORTODOX.KUR ERDHI TURKU FILLUAN TE NDROJNE FENE.HGA TE KRISHTERE UBENE MUSLIMAN.DHE XIMARA I NGJITI EMRIN LABESEN ,LABERIA E SOTME .DHE PO TE SHKOSH SOT NE KUC E BOLEN E NE FSHATRAT E TJERE.NUK KA XHAMI VETEM KISHA.THUAJ EDHE KETE ILIR KOKMADHI KU E GJETI TOKEN MU NE DET MBRENDA NE QEPARO QE PO BEN KOMLEKS TE MADH TURIZMI.OLOI TOYS MAS DHULEVUNE.MERO BAZE KE ME SHUME SE TE DREJTE,PRANDAJ MOS NDALO THUAJ GJERAT SIC JANE DHE MOS KI FRIKE.E DI QE NE SHQIPERI ESHTE MOS E HAP GOJEN SE TA FUTA ME KALLASH.AJO ESHTE GJUHA E PUSHTETAREVE NE ALBANISTAN.

        4. bashkimiit says:

          O Epaminonda ! Ke goditur tamam ,edhe Mero po ti dinte rrenjet me gjate do te shkruante per Edin se sa per Kocon qe ti i thua Koqe.Nuk ka faj Koqja ,fajin e ka Edi ,por ke harruar edhe nje gje tjeter me te rendesishme ,e di ti qe keta qepariotet te hedhin trute e gomarit ,si duket edhe ky Koqja kete ka bere me Edin si beri edhe me Sejdine qe e xhvati ne vitet 90 dhe u be ky qe uehste nga sekretar i pare i rinise se Fierit ne deputet ijugut.
          As me thua edhe nje here ,por shqip ama .a nuk te duket nje “kurve e vertete ky Koqeja” qe u be te merret e te na marre kohen per shkrime ,komente e diskutime ? Ky si dhe ca Sava e te tjere qepariote vetem hilete i njohin mire
          Ky Edi qe e kemi besuar kaq shume le te na besoje kete here se e ka gabim qe te beje lodra me Koqen me laberine

        5. offsite says:

          shume i forte,bravo!!

        6. Dielli mbi KORAB says:

          @ Epaminonda Koleka.
          Me duhet ta pranoj se ishte kenaqsi me lexu komentin tend,plot humor dhe djeges si piperka Vunoi.
          Koçon e quaje Koqe dhe keshtu kuptohej se kishe frike per sternipin i cilie ka nje aventur nudiste per tu patun zili.Thone se vetem me ja plotsu deshiren Sternipit tend Koço do ta beje Himaren si Gran Canaria,nga Vunoin me plazhe nude si ne Trieste.
          Koço Kokedhima eshte gjithmon ne levizje,dhe nuk ngroh koqet ne diell si meshkujt e Vunoit.Ai eshte puntor dhe ka ideale ne jete.Uji qe leviz pihet thote nje shprehje popullore.Koçon kije inat por jepi hakun.Ai ka nje vullnet te fore dhe disiplin te hekurt,dhe nje qetsi per tu admiruar.Po qe se jane te gjithe burrat ne Qeparo si Koço halla i paçin zanat e bukra te Tropojes dhe ju lumshin koqet.
          Po te dergoj se çfare shkruhet ne Wikipedia.
          “Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në Shqipëri.Në pemën gjenealogjike, te historia e të parëve të gjakut të vet që erdhën në të shkuarën e largët nga Tërbaçi i Vlorës për tu ngulur në Qeparo. Një ikje e detyruar, nën dhunën e pushtuesit osman, për të mos dorëzuar fenë e krishterë. Për të hedhur rrënjë të reja atje lart në Qeparo, buzë Jonit, mes shkëmbinjve, ullinjve, vendasve që i pranuan për tu bërë pjesë e tyrja.Në Qeparo te Qafa e Rrapit, atje ku 250-300 vjet më parë Spiro Mëhill Kokëdhima mbolli një rrap”

          1. Postback says:

            O koqe mbi Korab, ajo wikipedia qe lexon ti mor gje e trashe mund te editohet nga te gjithe perfshire edhe ty. Ate e ka shkrujt vete Kocoja. Po nuk me besove mua, regjistrohu ne wikipedia dhe ndryshoja emrin nga Koco ne Koqe dhe nga burre i mire qe del ne wikipedia do dali koqe.

            1. Dielli mbi KORAB says:

              Te trash e kam dhe po te dush do ta dergoj nje foto qe ta mbash si kujtim ;).
              …… por uroj te mos friksohesh dhe na regjistrohesh ne Wikipedia nga Postback ne Ha-krejt

    4. Bardhi says:

      Bravo Mero qe po ngre zerin per Laberine. Por problemi eshte qe Laberia per 2 dhjetvjecare ja dhe votat PD-se dhe ata nuk bene gje per Laberine. Si ndodhi kjo? Ishte vjedhje apo vertet votat e Laberise shkuan per Berishen. E pabesueshme. Sigurisht qe ti i di me mire se ne qe jetojme jashte se cfare po ben Koco Koke-ka.i me Laberine dhe Bregdetin. Edi Rama ‘Veji men Fizkultures’ thone ata tek Al-Pazar. Shiko me kujdes se cfare poi ben Kocua i grekerve dhe a eshte kjo ne favor te Shqiperise dhe Laberise.

    5. bregdetari says:

      Keshillim me vend. Rama duhet te hap syte pasi kokedhima do dhe kerkon gjithshka per vete.Ka spostuar partine, pushtetin vendor per pushtetin e tij

    6. Kall Tarsi says:

      Mero welcome back! Bjeri Likes tashi… ;P

    7. elio says:

      pak e hidhur kjo Mero, por te kuptoj mire…koha do te te jape te drejte…

    8. Sadik says:

      Sakte, shkurt dhe Bukur,

      Reale, Koco dhe Edvini po i bejne shume ndere ne heshtje Greqise dhe Shume deme Laberise

  2. Longari says:

    Merreni pak me shtruar o burra, se s’ka mbet Laberia as ta mbroje Merua e as ta shfrytezoja Kocua. Ka plot terma te tjere per ti tjerr problemet e dites. Keshtu vetem ulni nivelin tuaj dhe une qe u kam te dashur te dyve, ndjej keqardhje.

    1. Postback says:

      Longari nuk e di pse por ti me dukesh si ajo gellbaza e Beratit: Amani o shokeni mos u zini se ne pa buke e pa uje rrime vetem ju mos u zini. Keshtu po e ben dhe ti mor LonKari qe te dhjefte Kokedhima ne koke ty meqe e dashke kaq shume Kokedhimin.

      1. fshatari says:

        Postback e more dozen nga Mero haha
        Perdore njecik vete trurin dhe do shohesh qe Koco po ndez motoret e
        zhvillimit te Bregdetit,ndersa sa per ate qe po perdor Laberine i them Mero Labit se Laberia perdoret vetem po i deshi qejfi.
        Projekti i pare qe do behet per Bregdetin eshte rruga qe lidh Laberine me Himaren .
        Eshte edhe nje projekt qe do nise se shpejti per rrugen qe lidh Lumin e Vlores me qytetin
        Sa per perfaqeismin ne pushtetin qendror ekzekutiv Mero ka te drejte ndersa ne legjislativ Laberia eshte e perfaqesuar me 5 deputete

        1. Perseu says:

          si fshatar Vuboi apo Qiparoi e dike mire per projektet qe jane vec ne koken e Kocos. Po ti mor katnar nga i more vesh??? Mos me thuaj qe je vete Kostandini…..

      2. Raimond Vlonjati says:

        Keto qe thote Mero tani , diheshin qe diten kur u katapultua Koco depudet ne Vlore. Dhejo vetem Koco, por edhe Luzia Xhuvani, ai Marto, bashke me Edin etj

        Aty kuptohej qe Edi kerkonte te vihej Vlora nen kthetrat e Greqise , dhe qe te mos binte shume ne sy kjo pune , Edi vendosi edhe veten aty ne Vlore depudet, bashke me ate budallain Toci qe i boton librat

        Mero e kuptoi atehere , patjeter, perse vihej e gjithe Laberia e Vlores nen pushtetin ketyre sherbetoreve te Greqise ,por nuk foli fare, sepse e ka ndergjegjen te kalbur nga familjariteti i semure te cilin e respekton shume me shume se drejtesine …

        Dhe tani kuptohet politika e njerezve te Greqise qe drejtojne shtetin tone .
        Keta duan tani ta copezojne Laberine, sepse e kuptojne qe Laberia nuk pertypet kollaj per ta greqizuar sic bejne me krahinat e tjera dhe
        kane gjetur kete menyre te copezimit qe thote Mero me lart

        Ne fakt e gjithe kjo reforme duket sikur u be vetem per te krijuar precedentin Himara, dhe gradualisht pastaj per te bere ndonje greqizim te ketyre fshatrave te Laberise … si dhe per te krijuar nje fryme anti-kombetare dezintegriste kundrejt unitetit tone si nje shtet i tere, nepermjet ketyre bashkimeve copa -copa te fshatrave me njera tjetren

        Eshte fyese kur shikon lojen Antishqitpare te politkaneve te qeverise , dhe ti lejosh keta te bejne cte duan
        kur nderkaq , jane shqiptaret qe ju paguajne rogat ketyre qeveritareve per te…… shkateruar Shqiperine
        Te gjithe intelektualet duhet te ngrihen ne proteste kunder kesaj menyre kriminale te te berit reforme teritoriale , por sidomos kunder kritereve anti-shqitpare qe perdoren per te zgjedhur ne krye te shtetit dhe parlamentit tone ata qe na perfaqsojne

        PS-ja eshte bere si kafshe mitologjike, trupin e ka shqitpar dhe koken …greke
        Hiqni more keta palaco qe pa mbushur akoma vitin po tregojne me vepra se jane anti-shqiptare te terbuar

        Problemi eshte se ne nuk kemi as opozite tani qe te kundershtoje me force keto gjera, sepse opozita drejtohet nga Sala i cili nuk mund te dali dot kunder synimeve greke ndaj Shqieprise , se e ka dhjere komplet kur ish ne pushtet ..Ndaj ai tani ri e shikon si guak dhe nuk e ben dot rolin e opozitarit, edhe sikur ta shesi fare jugun tone Koco Kokedhimja

        1. Zhelefina says:

          E more Sali Berisha,kush ta ka redaktuar tere kete koment kaq te gjate ?! Mendja ma thote se e ka shkruar Saliu me dialektin Vicidolas dhe e ka “perkthyer” ndonje deputet i tij nga Jugu,duke e quajtur veten Rajmond Vlonjati,qe me pare perdorte Ramy.

          1. Eri says:

            Zhelefine!Dukesh qe i perdor vete keto strategji se i njifke mire.Zheli!Nese i referohemi toponimeve sllave ne gjithe Shqiperine dhe laberia e Meros del serbe dhe vet Mero serb.Po ta vesh trurin ne pune,sigurisht Zhelefin.

    2. gjyshja says:

      Mero me mire se ne banoret e ketushem nuk e dini ju gjendjen. Me gjithe respektin qe kam per ju me duhet te them se e keni gabim, ndoshta do ish me mire te vini e te pyesni njehere njerezit e ketushem e pastaj te nxirrni konkluzione.

      1. 1 prilli says:

        Hahahah. Gjyshja lirindese qe komenton sa here qe ka nevoj partia, tani na del qe qenka edhe banore e atyshme. Qe ta dine ata qe ju vene te komentoni (se ju vete jeni ca sekretare te rendomte) nje nga arsyet qe ketij pushteti po i del boja shpejte jeni edhe ju komentuesit me pagese. Raca me e degjeneruar e atyre qe shkruajne ketu. Te fala Gertianit me larte, Guarinit, Bufonit dhe gjithe kolegeve te tjere!

        1. Zhelefina says:

          KOT TE MBAN SHPRESA,O NJERI PA SHPRESE E ME GJUHE ALABAKESH.KUPTOHET, NDAJ TE KA PELQYER DATA 1 PRILL,DITA E GENJESHTRAVE.

          1. 1 prilli... says:

            Truzhele produkt skarco i lirindjes se ngjalave. Fatkeq e ditezi me nivel IQ te sapolinduri!

      2. Spiro Duka says:

        gjyshe me banor te ketushem ke kuptoni Ju,te Himares apo ata te Vranishtit.

    3. nje llapaqen says:

      Jane bere mu si llapaqener, keshtu themi ne nga Laberia!

  3. gjini says:

    Te lumte, i ke rene pikes, shkrimit tuaj nuk do ti ndryshoja as edhe nje presje.

  4. labi says:

    ti o Mero nuk njeh as laberine as vloren as himaren dhe as Koçon

    1. Florjan says:

      I njoh une te gjitha po me duket se ti nk e njeh kocon.

    2. endri says:

      si se njeh laberine merua eshte tepelens nga peshtani tepelenes,se njihka laberine ca flisni,ik hani pershesh me kos

  5. DORI says:

    SA I DJALLEZUAR QE JE EDHE JUDES JA KALON…………..!!

  6. enter says:

    Sa bukur ja ke dhjere Koços ?

  7. Faja says:

    Ke te drejte Mero po shpiken konflikte artificiale…dhe Kocua vlen te shperblehet nga greket .

  8. drejtesia says:

    Mero, nuk zgjidhen problemet qe ka Himara dhe Laberia nen influencen e inateve personale sepse inatet personale ndaj dikujt bejne qe te nxjerish konkluzione te gabuara.

  9. AC/DC says:

    I ke rene pikes per sa i perket Kocos, nje njeri qe nuk pyet asgje perpara lekut.

  10. Gjika says:

    Aty Mero mprehe shpaten dhe cirrja masken ketij ngatrestari te pafytyre,sepse na ka bere qe te urrejme edhe PS qe deri dje pak a shume e perkrahnim.

  11. tahiri says:

    kocua o Mero per te ber ate palo shkrim ka krruar koken tre dite e nete. Ti i a ktheve pergjigjen brenda ores respekte…

  12. NjeQytetarOptimist says:

    Mero, merre pak me shtruar..Ke shume te drejte qe Laberia eshte lene SHUME MBAS DORE..Por ajo ka qene si rrjedhoje e ish socialisteve qe vetem i molen ne vota..Gishti shkon me rende tek ata..Ke shume te drejte per Kocon e 23 Qeshorit..Ai duhet ti veri gishtin kokes dhe terhiqet nga fryrja qe i eshte lejuar..

  13. Florjan says:

    Ky Koco Kokedima eshte tamam nje njeri i lig i palare qe me ckam pare dhe ne parlament edhe ne intervista eshte i paafte te lidhi dy fjale me njera tjetren.

    1. N Shabani says:

      Koco Kokedhima paska takuar ate spiunin Piro Dhimen dhe I paska shkuar kot se nuk paska zgjidhur gje me Piro Dhimen.https://www.facebook.com/kocokokedhima/photos/a.679503735453935.1073741872.464708630266781/679503908787251/?type=1&theater. Sa keq Mero I je future detit ne kembe thoshte vjerra ime. Ti e mund me te shkruar Kocon se ke talent por ai te mund se ka mik kryeministrin dhe ka para. Edi Rama duhet te tregohet I zgjuar se po I iken qeveria nga duart si qevria e Fan Nolit. I thame te gjithe te bente reformat ne derjtesi te kishte futur Sali Berishen ne burg por ai nuk e degjon popullin degjon Kocon Me Ilir Meten.

  14. Eri says:

    Kalova kete Prill rruges se Lumit te Vlores dhe ishte per te vene kujen. Une habitem si shkojne ata njerez ne votime kur dora e shtetit nuk eshte ndjere kurre ne ate zone ose eshte hedhur lek sa per te hedhur hi syve. Si i paguajne ata njerez taksen e rruges kur ata s’kane rruge fare?
    Shpresoj qe reforma e re t’u jap akses te pakten te lidhen me rruge me Himaren dhe Borshin e mos te ngelen te izoluar mes maleve.

  15. lavdosh says:

    mero si gjithmone I ve pikat mbi I
    vazhdo keshtu

  16. Bujari pa mustaqe says:

    C’jane keto zenka te kota ,pak kemi Saliun dhe rrugacet e rrugecerit qembajne veshet perpjete si ata zagaret e gjahut?

  17. 61 says:

    Ne nje koment ne artikullin e meparshem pata thene se qeveria Rama po zhvillon veprimarine e saj ne nje fushe te minuar me shume intiligjence dhe pata rrjeshtuar nja 20 cope prej tyre duke klasifikuar reformen territoriale si jo te nevojshme per momentin por qe nga ana tjeter eshte nje “bombe monster” me efekt te mevonshem qe te plas ne dore.

    Egzaktesisht po ndodh nje gje e tille ku shqiptaret po zihen “midis fiseve” ne kete rast lebrit me himarjotet por dhe midis dy shteteve kane filluar perplasje te forta te panevojeshme.

    Eshte nje dore tinzare,pambarimisht antishqiptare qe po orkestron ne menyre te shkelqyer rrezimin e pritshem te Edi Rames dhe ardhjen e Lul Udbashit i cili pret 14 shtatorin per te filluar ofensiven e tij.Pas dekorates si “yll ne ngjitje” mbasi palosi si xhaferr deva 4 shqiptare te pafajshem ,e mori dhe nje Kiss Free nga zonja Nuland qe do te thote se Lulin e Fazllicit do ta shohim shpejt k/m te rradhes.

    Dalja e pese komiteve nga kuvendi,deshtimi me KLD,shantazhi mbi policine dhe se fundi bomba me plasje zinxhir e reformes territoriale
    jane premisa per nje percarje katastrofike te fituesve te 23 qershorit.

    Jam e sigurte qe njeriu me i poshter shqipfoles,krykrimineli Berishoviq thote tani me vehte : Ja i futa Rames me Territorialen…ashtu sic bera me PS ne 2005 ,2009,2011 dhe tani ne 2014…qe po i nxjerrin syte njeri tjetrit si Mero me Kocon..

  18. çentrale says:

    mero ja ke futur kot kesaj radhe

  19. xhemal says:

    nuk e njoh kocon por meron e kam lexuar shume ,mund te them se gjetke do te godas merua dhe me duket pak cinike se kocua eshte zgjedhur para nje viti e merua u kujtua tani mund te jene hapur plage te vjetra te konfliktit midis tyre si botues o ku ta di une por gje te mire per njerezit e thjeshte nuk ka

  20. www says:

    Rama e Kokedhima duhet ta dijne mire qe njerezit me23 qershor 2013 nuk kane votuar per ata,por kunder sali berishes.

  21. shvejk says:

    Mero dhe Koco mos u mundoni qe luften tuaj te vogel personale ta paraqisni si ceshtje madhore te te gjithe Shqiptareve. Kenaquni duke luajtur luftash me njeri tjetrin , fitmtari pretendon nje vend ne te djathte te kryetarit.

  22. nje llapaqen says:

    O Mero, je bere me keto shkrimet e tua kohet e fundit tamam si ata komentuesit e tu llapaqen, e mban mend?!

  23. fatmiri says:

    Mero! I kam lexuar me kujdes gjithe editorialet e tua prej disa vitesh. Mund te keshe ndonje te drejte, por kjo nuk e justifikon ate qe shpreh ti si nje inaçi kokeforte. Shkrimi yt nuk i ben mire Laberise, por edhe Shqiperise. Kush te doje le ta kuptoje, kush te mos doje le te vazhdoje te besoje ne vorbullen e qelbur e nje njeriu qe po i preket interesi tij. Per shume kohe ke qene nje sherbetor i denje i Sali Berishes dhe keto na i ke treguar vete me shkrimet dhe librat e tua. Kur ai nuk te plotesoi oreksin tend (si shume te tjere) ju ktheve kunder me te gjitha mundesite e tua duke duruar dhe dhunen e tij mizore. Per çeshtjen e ndarjes territoriale qe Hora Vranisht bashkohet me Himaren nuk ke asnje te drejte, bile eshte nje zgjidhje e vjeter e ketij populli Kaonian. Le te kthehemi ne baze, atje ku kemi origjinen. Sot do prisja nga Mero Baze te na thoshte diçka per lidhjen e veriut se cila jane aresyet qe duan te shpallin republiken e veriut, por qe e shqeteson me shume zgjidhja e çeshtjes se jugut duke thelluar demarkacionin ne te gjitha drejtimet, kete nuk e prisja. Por ja keshtu jane disa, bejne sikur i shqeteson çeshtja shqiptare dhe i bejne me shume varrin asaj. Duhet kuptuar mire se nuk ka Shqiperia vetem as Sali e as Mero, por ka dhe nga ata qe kane derdhur gjak per te apo qe do luftojne ta mbrojne si gjene me te shtrenjte te jetes se tyre. Uroj tu vijne mend dhe te çmendurve te sotem.

    1. nje llapaqen says:

      I ke rene pikes!

  24. Eri says:

    Per nje gje ka te drejte Mero Baze, per faktin qe laberia dhe kam ndermend kurveleshin kerkon investime, rruge promovim etj, cfare ka thethi me shume se kanionet e progonatit qe shtrihen deri ne nivice, apo pyllin e madh me lajthi qe eshte ne gusmar, apo malin mistik te kendrevices apo ujesjellsin e fshatit bence qe e ngriti aliu i madh, kurveleshi duhet promovuar e duhet zhvilluar se ja kemi borxh ketij vendi se ka nxjerre prijsa si Gjergj Arianiti nga dera e te cilit ishte dhe Ismail Qemali etj burra te cilet kane bere gjera per kete vend qe as edi e koco apo sala e 100 te tjere me radhe nuk do i benin dot,Gjegj Arianiti lindi ne golem ne fshatin me te larte te kurveleshit, sot atje ska me njeri jane vendosur ne lagjen baba rexhep ne sarande ku sarandiotet i trajtojne sikur jane injorante, nderkohe qe sdi te kete nxjerre saranda ndonje personalitet qe te kete kontribuar per shqiperine aq sa ka nxjerre golemi.

    1. @eri says:

      Gjergj Arianiti eshte nga Shqiperia e mesme. Mendohet se ka lindur ne shpat(nje fshat 10km larg elbasanit). Feudin e vet e ka pas pergjate rrjedhes se lumit shkumbin e rruges egnatia. Qendra e zoterimeve te tij ka qene midis librazhdit e elbasanit. Ne zoterimet e tij kane qene edhe follorina me manastirin si edhe nje pjese e bregdetit te adriatikut (pas marteses qe ky beri me Maria Muzaken). futu ne google e kerko mos ja rras si kau peles

      1. ARUSHA says:

        Tek LIBRI I Gjon Buzuku “Gjergj Arianitasi” eshte nga Vlora dhe Donika (gruaja e Skenderbeutmbas vdekjes se tij) qe shkoi tek mbreti i Napolit me vone si keshilltare e tij 30 vite me rradhe del qe eshte nga Vlora dhe djali i saj Gjoni vjen me pas ne Vlore te luftoje kundra Osmanllinjve !

        NE WIKIPEDIA JO CDO GJE ESHTE E SAKTE DHE SHUME GJERA DEFORMOHEN PER QELLIME TE CAKTUARA POLITIKE

        1. @arusha says:

          E para mos ja fut kot po shume kot. Sepse i vetmi liber qe ka shkruar Buzuku ka qene ai i nje shqiperuesi kishtar dmth perkthyes i bibles. Ska qene nje historian si Barleti dhe Dhimiter Frengu dhe kurresesi ska si te jete mundur te jete marre edhe me biblen edhe me hitorinee Skenderbeut e jo me te Gjergj Arianitit ne nje liber kishtar dhe je i pari qe po thua nje gje te tille.

          Jane shume fakte dhe dokumente qe flasin qe Gjegj Arianiti eshte nga Shqiperia e mesme dhe me konkretisht nga fshatrat e elbasanit te sotem, qe nga Marin Barleti qe eshte i pari qe ka shkruajtur e deri tek Dhimiter Frengu. Pa lene pa permendur Nolin qe eshte i pari qe ka bere nje studim te plote shkencor tek Historia e Skenderbeut e shume te tjere e deri tek Oliver Shmidt..

          Po zoterimet e Gjergj Arianitit shtrihen deri ne vlore por si pasoje e marteses qe ky i fundit beri me te bijen e muzakes per te zgjeruar feudin e tij. Edhe nje saktesim tjeter djali i Gjergjit nuk vjen ne vlore nga italia te luftoje osmanllijte por behet me ta behet nje oficer i larte i perandorise. Ka aq shume per te folur per Gjergj Arianitin qe nga epitafi i glavanices qe eshte bere per te e deri tek perandori biazntin dhe nga dokumentat qe i drejtoshin si zot i arberit.

          Pastaj cfare rendesi ka kjo? Ai ishte shqiptar kaq mjafton.
          Dihet se historianet komuniste gjithmone duke qene se kane qene nga jugu kane pasur dhe mbeshtetjen e regjimit dhe cdo gje e kane deformuar ashtu sic kane deformuar studimin serioz qe ka bere Noli duke thene se kemi pas nje shtet te arbrit gje qe ska qene e vertet.

          Nejse me fal se u zgjata te uroj nje dite te mire.

  25. gjergj says:

    Kocoja ka plane qe me ane te dy tuneleve te bashkoje Himaren me Kucin dhe Vranishtin.Gjithashtu tuneli ne Karaburun do t’a kthejne zonen Vlore,LumVlores, Himare ne si nje kanton Zviceran.Ky do te jete nje transformim i madh per zonen e vendin.

    1. llare says:

      me leshte e kujt do i bej keto kantone sviceriane..me kenaqni ju tifozat e stadiumit

  26. arjana says:

    BRAVO SHKRIM I GODITUR

  27. razo says:

    o zot c’po me lexojne syte? Ca eshte kjo “komuniteti lab” o Mero nga e shpike? Himara laberi eshte sepse Laberia eshte edhe mal edhe det dhe kufinjte i ka nga Saranda e deri ne Vlore, Tepelen e Gjirokaster.

    Eshte krahine Laberia o Mero jo komunitet. Nuk me ha meraku shume per Kocon por ato qe i shkruan mundohu ti shkruash sakte.

    1. TA Rasi o Razo djali says:

      Ju bythlepiresit e kocos beni mire te lexoni perpara se te na tregoni kufijte e laberise!

  28. UNE says:

    Mero, e pashe ne harte sddhe kam menimin se po ia fut kot plako ne kete rast. Po ku te mbytet Vranishti sipas teje? Ne Vlore qe e ka me larg? Apo ne Tepelenen tende? Me afer ka Himaren dhe bejne mire qe ia bashkojne e Himares. Edhe Himara pjese e Laberise eshte, nuk eshte e grekut.

  29. UNE says:

    Mero, e pashe ne harte dhe kam mendimin se po ia fut kot ne kete rast. Po ku te mbytet Vranishti sipas teje? Ne Vlore qe e ka me larg? Apo ne Tepelenen tende? Me afer ka Himaren dhe bejne mire qe ia bashkojne e Himares. Edhe Himara pjese e Laberise eshte, nuk eshte e grekut.

    1. Safo says:

      Lumenjte e laberise nuk derdhen ne Himare por ne vjose, natyra e ka lidhur laberine me nje lugine pergjate lumit te kucit, dhe ashtu si ka jetuar per shume shekuj, le te jetoje dhe ne te ardhmen. Himara nuk e quan efektive bashkimin ne laberine.Ky eshte mendimi i shumices himarjote dhe nuk ka asnje arsye te shqetesohet nga diskutante te krahinave te tjera.

  30. Kely J. Andress says:

    Edi Rama duhet te ruhet nga Kokedhimat e Laberise si dhe nga Koket e Durrresit sepse po i prishin shume imazhin e e tij personal por dhe te socialisteve te ndershem.

  31. po says:

    E ke qa Mero vellai.

  32. Lili says:

    Edhe nje here tregove o Mero se godet vetem ne shenje . Keto qe ke thene jane vetem fillimi i asaj qe Koqo ka ne mendjen e tij te mbrapshte . Ky njeri duhet shpallur ” rrezik kombetar”!

  33. dyrrahy says:

    ishalla iken per lesh ai vend me gjith at popull tru that.

  34. . says:

    *****************************************************************************************

    Z.Baze,

    Ne kete rast Ti je gabim.

    Z.Kokedhima
    eshte politikani me punetori dhe
    me i perkushtuari …. dhe kurre s’ka folur keq
    per Laberine apo Greqine.

    ******************************************************************************************

  35. milo koka says:

    Po Koçua eshte nje plere dhe kete e dine te gjithe ,nga disa komentues po na del profet qe ai do te na e beje Laberine Zvicer por ne dhe Merua nuk e duam kete.Ky te kujton me premtime Gramoz Pashkon me çekun e bardhe te Amerikes, ky eshte kali i trojes

  36. ok says:

    deputeti i qarkut t vlores kocua spo ben rrugen qe lidh lumin e vlores me himaren po tyneni ne llogora qe ka qen projekti qe ne 1890 dhe spo behet akoma cfar deputedi eshte ky kur ska ber asgje
    mbaj mend dikur camin shpetim idrizi qe konkuroi ne vlore per partin socialiste per te qen deputet i vlores me mire te fitonte ai se kocua camet jane puntor dhe komuniti cam si me i madhi ne shqiperi qe ndodhet ne vlore do bente shume me teper se kocua qe mbron interesat e tij ne vlore dhe fshatrave te saj qeparo vuno himare radhime orikum zona turiztike dhe shteit ska ber asgje dhe e fundit hiamra eshte toke e laberis dhe e till do nglet ne shekuj ta harroj bollano e dule me shoke qe paguhen nga greku ska vdek akoma shqiptarett leshojne himaren.

    1. Zhelefina says:

      PARTIA E CAMEVE,PO TE KISHTE TRU DHE KAUZE REALE,DO T`I ISHTE BASHKENGJITUR KOALICIONIT QEVERITAR,SEPSE ATY I DEGJOHET ME MIRE FJALA DHE DO E BENTE SHUME ME TEPER PER KOMUNITETIN CAM,SE SA DUKE NDEJTUR NE OPOZITE.ATEHERE SI T`IU THUASH POLITIKANE QE MBROJNE CESHTJEN CAME LIDEREVE TE KESAJ PARTIE ?!

  37. Albpetrol+Endri Pyka says:

    Mero bejnje shkrim per Albpetrolin qe Kocua me menaxherin e vendosur prej tij Endri puka po e trajtojne si kompani privatee te Kocos,emerime nepotike ,njerez qe nuk kane lidhje fare me naften ,shume pak naftetare dhe shume hajdute ,pyet Mero se ke qene edhe dhender ne Patos

  38. alban says:

    bashkim i dhunshem??? ku e di se esht i dhunshem. shumica e popullates besoj se e pranojn. po fashistat si bollanos dhe dulos jan kunder. ata ende mendojn se nji dit do ta aneksojn epirin e veriut greqis.

  39. LILOLABJA says:

    Krenare per Golemin e kurveleshit,flm Eri per informationin qe jep per ate vend shqiponjash. Kurveleshi ,i eshte dashur ketij vendi per te derdhur gjak ,se qumshtin ketij vendi ja kane pire horrat.Kurveleshi i harruar ne ate kohe dhe kete kohe.I jane trembur gjithnje krenarise se Kurveleshit dhe qellimisht e lene ashtu.

    1. Plaku i mocem says:

      Kam njohur burra nga Golemi i nderuar Lilo Labja,jane me fjale burri e plot humor .Me kete rast duhet te them se i gjith Kurveleshi, si pjese e Laberise, ka histori qe e nderojne.Mirpo si eshte gjendja e Laberise dhe labeve sot?Shiko te gjith administarten qendrore dhe pyet,ka njeri nga Laberia?Do te jene sa gishtat e nje dore.E dini pse?Sepse labet nuk bejne kompromise me detyren shtetrore.Jane per shtet me rregulla e ligje,jo pa rregulla.Per keto, e te tjera virtute, labet duken sot sikur te jene UFO.Rezultati i kesaj gjendje!Vjedhja spatakolare e Bankes se Shqiperise.Po te kish qene Guvernator Banke Arben Malaj,per shembull,do te ndodhte kjo vjedhje e turpshme?Une them se jo,te tjeret te me korigjojne.

  40. Veritas says:

    Zoti Baze, editorialet tuaja nuk mund te jene kritike vetem kur deshironi, nisur mbi probleme personale, me persona te vecante. Keshtu rrezikoni te beheni i pabesueshem, rruge te cilen tashme e keni marre ne menyre te sigurte. Beni mire qe flisni per nepotizmin e Kokedhimes ne emerime, po s’keni pse vendosni nje rrjesht minimalisht serviloses per kryeministrin, per ta shkarkuar nga barra me teorine e komunisteve te vjeter sipas te cilit Enveri nuk di gje, po ia punojne te tjeret. Jo i nderuar zoteri, Edi Rama di gjithcka, eshte ai qe duhet kritikuar, si e mori Kokedhimen e beri deputet, si i mori perfaqesuesit me ordiner te PD dhe i beri deputete dhe drejtues te larte te qeverisjes se PS, si i mbushi listat e PS me njerez anonime, me te shkuar kriminale, si lejohet nje kryetar qarku ne Vlore me precendent tmerresisht te rende ne Itali e te tjera bema si keto. Nese nuk keni guxim te flisni hapur per keto probleme, do te vazhdoni te rrokulliseni ne anen e kundert te opinionit publik zoti Baze. Eshte zgjedhja juaj gjithsesi dhe arsyet tuaja po ashtu !

    1. llare says:

      ke shume te drejte shoku.ai kreu i qarkut te vlores ia hodhi bythes paq..e merua stha kokerr llafi.si beri nje analize investigative atij,pavarsishte se si fakte eshte te vesh duart ne koke..ka ca dite qe eshte bere kritike.me pelqen se ai eshte roli i gazetarit,po per ca kohe po na shpjegonte dhe te pashpjegushmet..uroj mos te ndryshosh qendrim prap..sa per kocon eshte kokrra e legenit e kokrra e mashtrusit..po ska gje se do degjohemi me vone…shtetar idiot qe meren me krahinarizma.bregu eshte i te gjithve,e per zhvillimin e tij duhet te meren ekipe te posacme…deputeti iken e ben ligje ,sben zhvillim..

  41. Spiro says:

    Koco deri me sot ketu dhe 24 vjet per te vetmen gje qe ishte i njohur ishte per ndertesat e “bukura” qe ka nderrtuar ne gjithe rajonin e Shqiperise. Per manaxhimin e mire qe i “beri ekipit te futbollit te fierit per fushen e bukur qe u fali gjithashtu” per 3 nderrtesat “fanastike” qe i ka fal popullit te himares duke shkaterruar qytetin e himares. Dhe vjen tani su deputet me endrra te medha she kerrkon qe te na jap mend duke prishur ndertesat gjoja pa leje dhe ne te njejtan kohe ai nderrton nje hotel ne rer ne fshatin e Qeparoit. Nje njeri qe nga turpi deri me sot nuk la kaluar nje here me kembe ne qendren e Himares. Dhe tani vjen dhe pikerisht me dhune kerrkon te bashkoje himaren me zonen e vranishtit.

  42. pjeter musta kuqi says:

    Mero.
    Mire i ke thene por kujt i thua a i vrare: Sekretarit te rinise se PPSH, punetorit te Ajdin Sejdise, hajdutit te pasurive te Albpetrolit, hajdutit te tokave te Bregut apo dikujt tjeter?

    Koco kokedhjeri eshte kal troje i Greqise.
    Ky pyzevenk edhe qeros edhe me mjeker duhet qeruar nga parlamenti.
    Laberise i ha mun Koco Kokedhjeri.

  43. Nika says:

    Ketu u katandis Laberia te zgjedhi midis Koços dhe Saliut. TURP TURP TURP

  44. Emigrant SHBA says:

    Me pelqen Mero ne rast se ka gabuar Edi Rama gaboi qe ne momentin qe futi ne liste ate njeri Keta KOkedhimat edhe ne ushtri qe kane qene vetem sherin u ka pare ushtria atyre Ilir Meta me pelqente qe kur ishte kryeminister nuk i dha asnje qinderke investime ketij mashtruesi Edhe Edi Rama duhet te reagoje dhe ti tregoje vendin kektij njeriu qe ben si ata misionaret e pajtimit te gjaqeve Nuk ka nevoje Jugu per te tille njerez.

  45. Mali says:

    Çna merzitet ju himariote e leber ju 2000 banore jeni dhe kerkoni pushtet Po na çani bythen,in ju nuk duroheni. Te gjithe partizane e shoke te Enverit jeni. Akoma nuk keni marre vesh se ka ardhur demokracia, ndaç shkoni me grekun a ku te doni. Jeni te peshtire.

    1. enter says:

      Ku e shikon demokracine ti more tutkun???

  46. Zeneli says:

    Zoti Mali ta paskan shtypur mire familjen ty Leberit ne te gjitha drejtimet

  47. Shqip says:

    Këtij Kokëdhimës nuk i kam besë as i kam patur.

  48. ed says:

    Gjithe “gazetaret” e Kocos qenkan hedhur ne sulm.
    Koco eshte nje delirant alla Fazllic!

  49. plaku dhe deti says:

    Lereni territorin siç ishte,se asnjerit nuk i gjendet dermani.

  50. mos flisni kot says:

    vetem dicka dua tju them.e keqja PS ..te pakten ne Fier do ti vij vetem nga Koco Kokdhima dhe Baftjar Zeqo..po ja ulin vlerat me sekonda PS ne Fier me vjedhjet e tyre milionare.

  51. mondi says:

    Ky koqoja po i hap rruget biznesit tij te fshatrave turistike e kjo politike i sherben per te krijuar imazh popullor .

  52. krio says:

    Jam me ty Mero.

  53. Fredi Selita says:

    Une jam nje kundershtar sistematik i Mero Bazes, por po “dal” nga vetja per te thene se Baze ka kapur me shume finese pikerisht ate qe e trumbetoj Koco , gjoja se Baze e sulmon Kocon, si antigrek. Ndersa persa i perket postimeve kociane ato jane te katapultuara nga anonime te vete Kocos qe nuk i ka te paket duke marre parasysh qe nuk eshte e veshtire te besh me shumice te tille duke patur vetem disa, jo me Kocua ka nje kompani qe e ka vene ne sherbim te trumpetimit te puneve te medha qe po na beka Kocua.

  54. edi says:

    Mero ta gezosh kocon me shoke se vete i kerkove ne pushtet.

  55. veliu says:

    Mero, sikur Edi te te emeroje sot drejtor te RTSH, neser do te kemi nje editorial tjeter, me fryme tjeter, me permbajtje tjeter.
    I shikon pak ti keto pune Mero, je qerrata i madh. Nuk ti permbushen orekset me sa duket dhe dalgngadale po del ne Opozite. Eshte e drejta jote!

  56. Drejtesi says:

    Fakti qe po shuani komentet qe kundershtojne opsionin tuaj z.Baze ,po me bind edhe me shume ,se keto shkrime jane te keqeqellimeshme me synim per te krijuar nje fryme urrejtjeje mes Laberise dhe Bregdetit.Fatkeqesisht po ia herrini qellimit.Cfare do te fitoni ju nga kjo dasi ? Mund ta kuptoj sh mire.Po cfar do te humbas Shqiperia ? Trembem dhe ne mendje kur e kaloje.

  57. Safo says:

    Kjo puna e kuadrove te Laberise, me kujton kohen kur gjithe mesuesat e saj vinin nga bregu kurse shefi seksionit dhe inspektoret ishin nga laberia. Tani kjo ka marre fund, himara ne 1945 ka pasur aq kuadro te larta sa e gjithe shqiperia, ne vitet me tej kjo u rrit ndonse ne shperpjestim te zhdrejte me fuqine e saj intelektuale, por himarjotet nuk kane marre poste te larta (po te perjashtojme Vunoin) sepse liria e mendimit tek ata perbente rrezik per pushtetin monist.
    Sa per fondet e dhena Qeparoit, ne se eshte keshtu vertet kjo eshte nje gje e mire. Sepse te ndertosh nje ujesjelles nuk mund ta besh kete me gjysmen e parave, dhe Kocua merr lavderimet e gjithe qeparotesve dhe te pushuesve qe vijne ne qeparo. Heren tjeter le ti japin permetit nje fond te mjaftushem per te vepra qe duhet ti rezistojne kohes.

    Por perkrahja qe Kocua i ben bashkimit me nje zone pa lidhje infrastrukture, ketu mbeshtes Meron-eshte e gabuar. Le ta zhvillojne zonen dhe secila me vete ashtu sic e caktuar natyra.

  58. ARUSHA says:

    NE KETO 25VITE JO PA QELLIM ESHTE SHKATERRUAR JUGU QE TE SHKATERROHET “LABERIA “QE ESHTE PJESE REALE E PELLAZGJISE KAONISE DHE MOLOSISE SE ZHDUKJA E SAJ ZHDUK HISTORINE E LASHTESISE DHE E PERVETESOJNE ATA QE ULERASIN ME TE MADHE JEMI PJESE ME LASHTE E GLOBIT DHE DENIMI I LABERISE DHE I JUGUT NE PERGJITHESI NDER KETO 25 VITE ESHTE SE Ata ISHIN MBESHTETESIT KRYESORE TE KOMUNIZMIT DHE E PATRIOTIZMIT DHE E KANE LUFTUAR PUSHTUSIN HISTORIKISHT ; MOS HARRONI SE AMERIKA VRAU JUDET E VET FAMILJEN “ROZENBERG” ME TEZEN QE ISHIN KOMUNISTE , VRAU ” NIKOLLA DHE BARTIN ” E VEET SE ISHIN KOMUNISTE ,NDERKOHE KUR E GJITHe BOTA INTERNACIONALISTE U NGRIT KUNDER VRASJEVE SE KETYRE. Gjithashtu AMERIKA JA NXIU JETEN EINSTEINIT 20 VITE ME SURVEJIME , VETEM SE SEKRETARIA E TIJ NE EUROPE TAKOI DISA RUSE dhe duke menduar qe ajo kishte lidhje me komunistet !

  59. isufi says:

    Komplimente Mero, shkrim vertet i per tu vleresuar. Po nje gje spo marrim vesh tani ne me ke je se dhe Kocua shume po te sulmon, do ikesh me LSI apo PD prap, Shikoni pak kete si degjeneron http://dielli.al/lajme.php?id=73000&k=71

  60. Saimiri says:

    Dua t’i kujtoj Meros, se Labëria, i kishte të gjitha “çelësat” e pushtetit, në kohën e Enverit… Nuk më duket e drejtë që Mero kërkon “pushtet” për Labërinë…!

    1. ARUSHA says:

      DHE NJE MUT U BE NE LABERI SE U MUAREN ME MALOKERINE QE NUK DONIN TE BENIN ASGJE SIKURSE EDHE SOT QE DUAN PARA QYL

  61. Himarioti! says:

    Zoti Mero!
    Ti me “levën”, (editorialin tënd), këtë të fundit: “Të kam thënë që urren Labërinë, jo Greqinë”, ke “lëvizur” dhe ke “ngritur” pak “ajzbergun” që të mund ta shikojnë edhe disa të tjerë se kush është Koço Kokëdhima “ynë”, një “ajzberg”, që tani filloi ti duket pak maja. Pa, sa, për atë se ai dashuron Greqinë edhe kjo nuk është fare e vërtetë se, ai para urrejtjes ndaj Greqisë ai më shumë urren himariotët si, me origjinë nga Tërbaçi që është, jo se e çan shumë “menderen” për lebërit, por kur himariotët për 24 vjet në detin e tyre kanë pare edhe notarin famëmadhin Sali Berisha, që i pa shqetësuar e shumë i qetë thyente “rekorde të njëpasnjëshme” atje tek deti i dhërminjasve, ku andej sodidste “bisnesmenin” e tij Saimir Manen, që atje po ndërtonte kështjellën e tij si dikur Pashai i Janinës në Porto Palermo, dhe për çudi Edi Rama në vend që të bllokonte këtë “bisnesmen”, më në fund u bë “palë” me të! Mos ndoshta kjo tregon se edhe Edi Rama është “armik” i Bersishës ashtu si “ishte” Nano dhe Meta të cilin duket se ja dërgoi Berisha që Rama të “forcojë istikamin”, që ato që nuk mundi ti mbaronte Berisha t’ju japë fund Edi Rama, me “metët”, dhe sidomos me “koçot e tija???!!!
    Dhe, këtu poshtë keni një letër që i drejtohet Zotit Ardian Thano, më 4 korik të vitit 2013, nga një grup qytetarësh himariotë, dhe një koment me një emër “Enerti Begaj” i cili “zotohet”, dhe i bindur në pritshmërinë e Edi Ramës se në shtator kur të marrë pushtetin, do ti bëjë “gjëmën” krimit dhe korrupsionit, por ç’e do se kaloi një vit i tërë dhe Edi Rama, (dikur “antikomunist i tërbuar” ashtu si u çfaq dikur dhe vetë Berisha!), ecën akoma në rrugën e Enverit, Ramizit, Fatosit dhe Saliut, dhe sot “pënda” e tyre formohet nga tre “dema të fortë” në qendër qëndron Edi, në të djathët “LSI-sti” Ilir Meta, dhe në të majtë i “suksesëshmi, bisnesmeni” Koço Kokëdhima, ndryshe nuk mund të realizonë dot ëndërat e dikurshme të Enver Hoxhës! Dhe pikërisht këtu futet edhe Ndarja Territoriale, që PD-ja rri kaq e heshtur, që për të plotësuar “votimin e cilësuar”, “delegoi idrizët me shokë”, dhe që kështu bëhet realitet reforma, jo në të mire të njerëzve në krahinat e tyre, porn ë të mire të skenarit të tyre, ashtu si dikur bënë edhe me Kushtetutën në marrëveshjen dhe skenarin Berisha-Rama!

    Dhe ja dhe letra:
    Në Himarë kemi situatë alarmante
    1
    Postuar më: 4 Korrik, 2013 tek Letrat e Lexuesve
    Leter Kryeredaktorit Adrian Thano: Edi Rama ka premtuar qe do te anulloje koncesionet e Berishes, por ne Himare, po behet kerdia me NDERTIMET NE REREN E PLAZHIT. Ne, nje grup qytetaresh nga Himara, te shqetesuar po kerkojme te ndalohen ndertimet dhe shtrimet e betonit ne plazhet e Perivolos dhe Jales.
    Kemi jetuar 50 vjet nen diktature, kemi duruar vrasje, burgosje, persekutime, mbylljen e gojes dhe fjales se lire, ofeza publike (te cilat ende shfaqen me fort se kurre si shenjester anti helene, por diktatura ndertoi ndonje bunker, ndonje kishe e shnderroi ne repart ushtarak, por pushtim me ane te forces, pa qeveri, pa shttet, pa siguri, pa pergjegjesi, pa parë uniforme policie ose te bashkise, ose te shtetit, nuk ka ndodhur ne historine e Himares.
    Fjalen e kemi tek betonizimi i shume objekteve nga Perivolo dhe ne Qeparo, nga Dhraleo deri në Porto Palermo, çdo gje po shndrrohet në beton. Himara po pushtohet, po blihet, po shkaterohet, po pastrohet etnikisht, pasi qindra shqiptare me ose pa para po hedhin beton, disa mbrojne me kallash sic po ndodh ne Jale, te tjeret, hypin naten nepër fuoristrada.
    Z.Thano, ju lutemi shikoni me vemendje se çfarë po ndodh dhe botoni këtë shqetësim tonin. Edi Rama ka kerkuar anullimin e koncesioneve te Berishes, nderkohe qe ne Perivole po punohet per Samir Manen, nje vendim qeverie koncesional i cili eshte kundershtuar nga gjithe Himara. Presim që Edi Rama, himariot ne themel, të prononcohet. Ku eshte Koco Kokedhima qe nuk flet asnje fjale? Ku eshte Jorgo Goro qe leshon vetem flete apo shkresa per te treguar se une e bera punen time? Populli i Himares paralajmeron se nese nuk do te ndalen betonerite ne plazhet publike, koncesionet e mafiozeve etj, atehere do te rebelohet me te drejten e legjjitimitetit te mbrojtjes se prones, personale komunitare dhe te kishes.
    Ju lutemi, merni ne konsiderate alarmin tone, ne te kundert populli i Himares do te protestoje edhe ne Bashki dhe në Komisariat. Grup qytetaresh nga Himara.

    Letër e nënshkruar: Grup qytetarësh
    AT-M Ad
    NJE KOMENT
    Lini nje koment »
    2.
    Enerti Begaj
    Edi Rama nuk eshte akoma Kryeminister.Ne Shtator behet Kryeminister.Deri ne Shtator,rrezikohet fjithe Shqiperia dhe jo vetem Himara.Mbroni pasurine tuaj,ne menyra paqesore dhe me pritesta duke rrethuar ndertimet pa leje dhe ndertimet e Samir Manes.Paqesisht dhe me vendosmeri maksimale.Krimineli Sali,ka leshuar gjithe qente e tij ne sulm keto 2 muaj.Kujdes kujdes kujdes kujdes.Duhet vendosmeri dhe organizim civil e paqesor.Mos bini pre e provokimeve te tyre.Ne Shtator kur Rama te jete Kryeminister,ata do largohen vete,pa qene nevoja e nderhyrjes shtetorore.Por deri atehere nuk duhet te lejoni asnje ndertim.Sigurisht qe keni kunder,bandat mafjoze te mebshtetura direkt nga shteti.Por fale zotit,jane edhe vetem 2 muaj rezistence.

  62. brezi i vuajtur says:

    Edhe sikur te supozojme seeshte keshtu siç thote Merua, une perseri nuk e kuptoj se ku eshte rendesia e ketij debati. Me kete qe them, nuk dua kurrsesi te dal ne mbrojtje te Koços. Per mua Koço eshte nje vemje e semure si ne biznes, ashtu dhe ne politike. Ketu e mbyll diskutimin tim tim per Koçon.
    Sa per Meron do thoshja se eshte i njohur per replika te kesaj kategoria. E kemi pare dhe here tjeter, kur nje person publik(sepse komentuesve te thjeshte as nuk e merr mundimin tu ktheje pergjigje)ul prestigjin e tij si gazetar, apo banalisht shtremberon nje thenie te tij, edhe kur ky shtremberim nuk ka kurrefare rendesie si ne rastin konkret, Merua eshte gati te zbrazi gjithe artilerine e rende kunder ketij personi, duke germuar ne arkivat e tij personale, por edhe ato shteterore(atje ku mund te depertoje), duke i permbledhur ato ne nje shkrim, ku kuptohet qarte qellimi i ketij shkrimi. Vihet re qarte gjithashtu se, cilado te jete tema qe Ai trajton, nuk harron pa perkedhelur k/ministrin Rama, per te cilin po mundohet dite e nate, qe jo vetem te mos bien ne sy deshtimet e tij, por perkundrazi te na e paraqese ate si shpetimtarin e kombit.
    Ne fund te fundit, e rendesishme per Meron eshte te kete sa me shume komente. Nuk ka rendesi se disa jane te paguara, disa te censuruara dhe disa te tjera qe perbehen nga dy fjale “Bravo Mero”. Une personalisht nuk e kuptoj se çfare vlen per tu komentuar ne kete shkrim. Vlen per tu komentuar mbrojtja qe i ben vetes Merua nga “shpifjet” Koços, apo diskretitimi qe i ben Ai figures se ketij te fundit. Po te jete kjo e dyta, kemi nje problem te madh me integritetin e Meros si gazetar. Problemi eshte se ne 23 Qershor te 2013-es kur na shkruante me entusiazem per 1 milion shuplakat, a i dinte Merua keto qe na shkruan tani per Koçon.
    Sigurisht qe i dinte sepse arkiva e tij nuk gabon, por problemi eshte se po nuk i shkele Meros ne kallo, faktet qe Ai disponon per cilindo person publik, mund te flene perjetesisht ne keto arkiva. Ju quajeni si te doni kete praktike pune qe ndjek Merua, une e quaj thjesht sharlatanizem.

  63. boko says:

    Mero!
    Fakti qe ka kaq shume komente per shkrimet e tua tregon se ato paraqesin interes te madh.Dhe interes te madh ngjall vetem e verteta dhe te qenit realist pa iu fshehur realitetit.
    Fakti eshte se Himariotet nuk e duan bashkimin me Vranishtin por i duan Vranishtiotet dhe leberit si miq per koke. Se i thone llafit “Vella”, vella por qeseja ne mes”
    Prandaj mos ndalo! Nxirrja rrenjet Kokedhimes,kesaj kepushe ne shpine te Edit dhe qeverise.Po nuk e kuptoi Edi mire t`i behet por ceshtja eshte se Edi dhe qeveria jane aty nga vota njemilioneshe dhe kokedhima rezulton shushunje edhe per kete vote.
    Go on Mero!

  64. malo says:

    Do tu thosha te gjithe ketyre qe broçkullisin e nuk dine çfar thone qe te merren me problemet qe nge Merua. A qendrojne? Une mendoj qe qendrojne te gjithe dhe i ka shfaqur me thjeshtesi e saktesi. Nese Edi rama i jep Koqedhimes 700 milione per fshatin e tij dhe fshatrat e Lumit te Vlores i le si fshatrat e Afganistanit, kjo do te thote qe Kryeministri i shqiperise eshte kthyer ne nje birbo kafenesh e sekser bixhozi. Po laberise dhe leberve mir ja u bejne. I perdori ne menyren me te keqe alabaku i socialisteve Fatos Nano dhe nuk u dha nje ton asfalt per te mbushur gropat e xhadese. I ka perdorur edhe Gramos Ruçi duke u hequr si burr i mire, por vetem duke shikuar interesat e tij personale. Edhe Enveri i ka perdorur ne menyren me te keqe duke i shperndare si zogjet e korbit ne te gjithe shqiperine dhe ata nuk ja kthyen fjalen asnje here. Se fundmi i besuan Edi Rames, por ky duke shikuar interesat klienteliste te Koçove mendon se do ti magjeps me fjalimet e tij. Jo or Z. Rama. Po qe per figura letrare, as TI, as Kadareja i madh nuk u afrohet dote. Degjo nje kenge labe apo Himariote dhe shikoje se si zbukurohen epitetet ne perdorimin e tyre.Ky komunitet qe e ka ruajtur identitetin e tij qe nga lufta e Trojes, heret a vone do te pergjigjet ne menyren me te pershtatshme, por athere mund te jete teper vone per interesaxhijt e PS dhe per ty e Koçn, personalisht. Prandaj Z. Rama do bente mire ti shikonte me syrin e politikanit dhe Udheheqsit dhe jo me syrin e qeses se Koços prblemet e leberve. Sa per Himqren ajo ka qene, eshte e do te mbetet laberi. Kote lehin qenet e greqise dhe sherbyesit e “Megali-Idese” greke.

  65. Labi i Kurveleshit,jo bashkimit me Himaren says:

    Të shpëtohet Kurveleshi nga zhdukja.
    Dilaver Goxhaj.

    Kurveleshi është një trevë me karakteristika etnografike të veçanta, e lidhje tradicionale historike të përbashkëta dhe ndodhet në qendër të krahinës së Labërisë, ndërsa nga pikëpamja gjeografike ai përfshihet në pjesën jugperëndimore të Krahinës Malore Jugore të dilaver-goxhajShqipërisë. Kurveleshi ka formën e një shumëkëndëshi të çrregullt, me gjatësi 26 km e gjerësi 24 km dhe me një sipërfaqe prej 700 km2, që përbën 2,3% e sipërfaqes të të gjithë vendit. Vija ujëndarëse që kalon përgjatë kreshtave të vargut të maleve Çipini i Bolenës–Maja e Valthit–Maja e Mureve- Mali i Fterës shërben si kufi ndarës i dy Kurveleshëve: i Sipërmi, ku bëjnë pjesë fshatrat: Gusmar, Progonat, Lekdush, Nivicë, Rexhin, Vërmik, Golem, Kaparjel, Picar, Kolonjë, Medar, Shtëpëz; dhe në Kurvelesh i Poshtëm, ku bëjnë pjesë fshatrat: Kuç, Bolenë, Kallarat, Fterrë dhe Çorraj. Relievi i Kurveleshit është malor, me male të shumtë, të lartë e të ashpër. Administrativisht në rrjedhën e kohërave, prej shekullit të XIII ka qenë njësi më vete si pjesë arhonide në përbërje të feudit të Kaninës së Vlorës. Me pushtimin turk të tij, pas thyerjes së kryengritjes së udhëhequr nga Gjergj Araniti, 1434, Kurveleshi u nda në tri nahije, madje edhe në dy vilajete, në atë të Kaninës dhe të Gjirokastrës, pasi ishte zonë kryengritëse dhe si e tillë e frikësonte Turqinë. E megjithatë gjatë 450 vjetëve të pushtimit turk, kjo krahinë u ngrit 72 herë në kryengritje.

    Kjo ndarje administrative u ruajt deri në riorganizimin e vilajeteve në sanxhaqe. Në vitin 1520 Kurveleshi, i cili thirret kazaja e Kurveleshit, rezulton tërësisht pjesë e sanxhakut të Vlorës, kurse në vitin 1583, Kurveleshi me 33 fshatrat e tij (ku përfshiheshin edhe fshatrat e Himarës) kalon pjesë e sanxhakut të Delvinës. Qendra e kazasë ka qenë herë në Progonat, herë në Gusmar e herë në Kuç. Në shekullin XVII historiani turk Evliha Çelebiu e quan “nënprefektura e Kurveleshit”. Sipas një burimi historik, në shekullin XVIII, Kurveleshi e ka humbur statusin e kazasë e të nënprefekturës dhe është kthyer në nahije me 15 fshatra, me qendër në Progonat. Por, me shkrirjen e sanxhakut të Delvinës, në vitin 1879, sërish Kurveleshi fitoi status të veçantë, të përafërt me atë të kazasë, duke u varur drejtpërsëdrejti nga sanxhaku i Gjirokastrës. Në vitin 1899 Sami Frashëri, në enciklopedinë e tij, Kurveleshin e emërton kaza, duke llogaritur edhe Borshin pjesë të tij, dhe Himarën nahije në varësi të tij.
    Pas shpalljes së Pavarësisë, Kurveleshi mbeti për një kohë nënprefekturë, ndërsa në ndarjen administrative të vitit 1920 ai u nda në disa pjesë, në varësi të Gjirokastrës, Delvinës dhe Vlorës. Mirëpo populli i Kurveleshit e kundërshtoi këtë ndarje të tij dhe në 12 Korrik 1920 përfaqësuesit e gjithë fshatrave të tij, përfshi edhe të zonës së Kardhiqit u mblodhën në një tubim proteste në Progonat ku kërkuan bashkimin e gjithë fshatrave të krahinës së Kurveleshit në një nënprefekturë të vetme. Qeveria u detyrua të pranojë kërkesën e popullit të Kurveleshit dhe prej atëherë u rishpall nënprefekturë me qendër në Gusmar. Si nënprefekturë më vete Kurveleshi qëndroi deri në vitin 1949.
    Në vitin 1949, pas 37 vjetësh të qenit nënprefekturë, qeveria komuniste përsëriti atë që pati bërë Turqia para 515 vjetësh, e ndau Kurveleshin në tri rrethe: në atë të Tepelenës, të Vlorës dhe të Gjirokastrës. Mesa duket ju tremb kësaj krahine kryengritëse si dhe turqit! Në fillim të viteve ’60 u thellua edhe më shumë ndarja, Fterra e Çorraj kaluan në varësi të Sarandës. Kjo ndarje ekziston deri sot.
    Gjatë periudhës së Luftës Nacionalçlirimtare, Kurveleshi, duke qenë njësi administrative unike dhe me një popullsi kryengritëse është e para krahinë në Jug të Shqipërisë (dhe e dyta në vend, pas Pezës), që organizon në Prill 1942, njësitet e para luftarake antifashiste dhe u shndërrua në bazë shpërthyese të asaj lufte për gjithë Labërinë dhe Jugun e Shqipërisë, duke i dhënë lirisë 345 dëshmorë dhe duke angazhuar në formacionet partizane më shumë se 4000 partizanë e partizane, përfshi forcat vullnetare territoriale. Si e tillë në nëntor të vitit 1942 u çlirua përfundimisht nga pushtuesit fashistë. Nëse Kurveleshi, nuk do të ishte administrativisht njësi unike vështirë se do të kish arritur atë veprimtari aq solide sikundër veproi gjatë asaj lufte.
    Duke u ndarë në vitin 1949, kjo krahinë ka pësuar humbje të ndjeshme në traditat dhe zakonet e saj, të cilat i ka pas sistemuar në një kanun më vete, Kanuni i Kurveleshit, pavarësisht se historianët duan t’i thonë Kanuni i Labërisë. Prandaj, duke u bazuar edhe në situatën e sotme, ku emigracioni ekonomik ka bërë shpopullim të ndjeshëm edhe në këtë krahinë malore, nëse kjo krahinë nuk ribashkohet si njësi administrative më vete, duke qenë në skajet më të largëta të katër Bashkive aktuale që propozohen, nuk do të kemi as zhvillim të infrastrukturës rrugore, as kultivim të kulturës dhe traditave të saj historiko-kulturore, as zhvillim ekonomik të fshatrave të saj dhe, mbi të gjitha, do të kemi shpopullim total të Kurveleshit heroik. Prej vitit 1949 fshatrat e Kurveleshit kanë qenë në skaje të katër rretheve, ndaj dhe nuk ka asnjë rrugë që të lidhen me qytetet që theksuam më lart. Prandaj, u kërkojmë deputetëve aktualë, bij të kësaj krahine, pavarësisht se në cilën forcë politike militojnë, si dhe gjithë komunarëve të komunave ekzistuese të kësaj krahine, të ngrenë zërin në Parlament dhe ta bashkojnë këtë krahinë, për ta shpëtuar nga shpopullimi dhe asimilimi i plotë i popullsisë së saj. Të jenë së pari besnikë të popullit të tyre, pastaj ‘besnikë të partisë’. Këtë ua kërkojmë edhe gjithë shoqatave të fshatrave të Kurveleshit dhe asaj të përgjithshmes, “Labëria”, të mos shndërrohen në leva të partive dhe të qeverisë, por të ngrenë popullin në këmbë dhe të mos lejohet eliminimi i krahinës së Kurveleshit. Vetëm duke u bashkuar në një njësi unike administrative, Kurveleshi do të plotësohet me infrastrukturën e nevojshme në të gjitha aspektet jetësore dhe çdo qeveri do ta ketë më të lehtë ta ndihmojë secilin fshat të saj, pasi e gjithë ajo popullsi si bazë ekonomike ka blegtorinë dhe është popullsia më e dalluar në këtë drejtim.

  66. EleΥΘeriskeΨi (1) says:

    Z. Baze keni te drejte c ka shkruani per Kokdhimen. Nese doni te degjoni me teper shkoni takohuni me Himarjotet t ju tregojn dinakerin e ketij, mashtruesi dhe zaptuesi te zones bregdetare dhe jo vetem.
    Kokdhima eshte mbi te gjithe. Eshte shtet mbi shtet.C fare thote Kokdhima ben Edi Rama.
    Himarjotet nuk genjehen nga Kokdhima nje dite do jap llogari per luften qe po krijon midis shqiptareve dhe minoritetit grek.
    Edhe pse Pirrua e pergenjeshtroi ai vazhdon lojen e tij dinake.

    http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=52050&kat=87

  67. lumi says:

    si mero si koqo te dyt jan sharllatanat e shqipris asnjani svlen as pes para

  68. saimir says:

    Historia e mashtrimit dhe manipulimit te kokedhimes nuk te ben te besosh per ndonje sinqeritet dhe ndergjegje te thelle qytetare dhe patriotike tek ai.
    Rama nuk eshte votuar per te lene ate dhe te tjere minj te bejne si te duan me shtetin dhe institucionet, mjaft i cau karin publikut me njerez lapangjoz.

  69. Peshku_blu says:

    Mjere Shqiperia ku ka rene,
    ne llum e mjerim,
    Deputete si shoku Koco,
    flene zhveshur me Greqine.

    E ka thene Kocua shpeshhere,
    dhe serish e perserit,
    Lindur kam ne Qeparo,
    por Terbaci me ka rrit’

    Une jam i bregut, te gjithe e dine,
    kur bie fjala per florine,
    Dhe sa here ka suferine,
    Ne Terbac e kam shtepine..

    Por kur ndjen eren dollar,
    apo euron..
    Qofte sterlinen,
    ky fare burri e hap vrimen.

    Kocua more miq te mi,
    s`pyet per Breg a Laberi,
    Nxjerr, permjerr dhe Shqiperine,
    nga Vermoshi deri n`Janine..

    1. f.nard says:

      ah mor koco qe te beri edwin rama me lek dhe tani do te shesesh edhe shqiperin me shtein grek qe ska heq ligjin e luftes,a edin njerzit kete gje…nuk u ngopet me leket po tani beni dhe marrveshje dhe me greket qe duan tu marin dhe buken e gojes.

  70. Orfeu says:

    Mero, besoj se e di qe K. Kokdhima eshte karburanti i ketij agregati qe quhet Rilindje. Eshte dhe ai qe ndikon te gjithe vendim marrjet e Rames. Pra do apo jo ti, ke sulmuar emblemen e ketij pushteti qe ka saktesisht turirin e tij.

  71. Mentari says:

    Nje reagim I permasave te drejta dhe ky reagim I detajuar I Meros vjen jo se mero eshte I drejte gjithmone por duke qene se ka hyre ne polemike me Korrupsionin qe ka si identitet Koco Kokedhimem Mero po shkruan taman si gazetar profesionalist dhe kjo jo shpesh behet nga ai por behet sa here ai ben polemika me armiqt e tij te rinj.e pelqeva kete polemike te Meros se dashje pa dashje ne kete polemike po detajohet korrupsioni I Koco Kokedhimes ne PS qe dihej qysh kur Edvini erdhi ne pushtetin e PS tani e 15 vjette kaluara.Edvini duke I dhene Kokedhimes kontrate te majme e beri ate shum te pasur dhe Kokedhima e mbeshteti ate duke vene mediat e tija ne dispozicion te Rames dhe tani Rama po ja shperblen atij duke I dhene Kokedhimes Cekuqet e bardhe te firmosur dhe kokedhima po I mbush ato ceqe si ti doje qejfi.Kjo eshte Rilindja e Bllokut,kjo eshte ndershmeria e tyre per nje qeverisje te paster pa korrupsion etj.Partia socialiste= korrupsion dhe antishqiptare.

  72. rinia says:

    Z.Mero i nderuar shkrimi eshte i goditur por gjate leximit me linden shume pyetje.
    Ne cdo gabim ose faj qe i permend kocos ka gisht dhe qeveria.
    Cdo afer korruptive qe ka ndodhur ka pjese dhe qeveria.
    te gjitha padrjetesite kundrejt laberise nuk do arrinte ti bente dot pa ndihmen e qeverise dhe te KM ne vecanti.
    PO te Baj nje pyetje dhe shpresoj te kesh nje reagim:

    Perse ne gjithe kete kohe nuk ke bere qofte dhe nje rrjesht per ti kerkuar llogari qeverise per gjithe keto padrejtesi me emrin “koco” ??
    Dhe per me teper qe po flasim vetem per nje Qark.

  73. koco bashke me Leka Toton ndaven nje miljard lek .fat keqesi qe delvina te resekoj ke te rjepes lekesh

  74. labi says:

    ne te gjitha komentet vihet re nje gje e perbashket ate qe po i bine legenit kot, ju qe shani koçon sipas stilit berishe bashke me Meron qe duket se ka ngelur ne vend ku mendonte se mund te hante nga e majta nuk i afroheni dot Koços per nga puna( mir a keq ka punuar) kurse ju kafeneve dhe interneti ju ka mbetur.Vezen e KoçOs nuk e bene dot or ti Mero Baze .

  75. NO CENSURE says:

    U habita qe pashe takimin K Kokdhima-PIDhima qe diskutonin ndarjen teritoriale ne zonen perreth Himares dhe kjo duhet denocuar nga Edi Rama ne rradhe te pare,

    POR…RRRR ..Inisiativa nuk duhet ti lihet kryetradhetarit Berishoviq qe ka kaluar ne ORGAZEM qe po perleshen per jete a vdekje dy armiqte e tij Mero me Kocon.

    Pata derguar nje koment per drakulen berishe por nuk po shohim te botohet.Per kete aresye po e ridergoj:

    Mesazh per kryqelbesiren e kombit Sali ElezBiberaisha.

    I C’nderuar kryetradhetar !

    Jam shume dakord me ju qe “territorialen” nuk mund ta rregulloi as kapiteni grek Piro I Dhime,as Koqe Kokdhima.

    Por I vetmi njeri ne globin toksor jeni ju qe nuk keni jo vetem te drejte morale te flisni por duheshit egzekutuar me kohe per shume vrasje & tradheti ku ne lidhje me poshtersite e grekut duhet te merreni I pandehur per:

    1.Miratimin per fronezimin e Kolonelit janullatos
    2.Varrosjen e ceshtjes came me Micotaqisin 1992
    3.Lejimi I varrezave te ushtareve greke sipas vijes vorio epirrit
    4 lejimi I biznesit te shitblerjes kockave per varrezat e grekut
    5..Shitja parciale e detit Jon 2009.

    I nderuar kryekanibali Berishoviq

    Piro Dhimi eshte antishqiptar por ti je vampir dhe mos u gezo para kohe se ke hak per te lare me kete popull sic I thone shkurt HAKLAJ

  76. Aldo says:

    O Mero po si mendon ti, pse e beri Rama deputet Koçon???
    Se kishte background politikani, apo se i kishte dhene shume PS-se??!!

  77. f.nard says:

    ah mor koco te edvini me lek sa te dalin dhe nga veshet por me laberin mos u merr se ke mar ferrin me vete,mor koco…laberia esht dhe sguxon kush ta marri apo te tentoj…po cte bej populli i varfer si e keni katandisur keshtu nuk merr dot dhe fryme jo te diskutoj dhe per terren…

  78. Bruno Vespa says:

    Urime per shkrimin shume origjinal dhe i vertete, ky besoj pa hipokrizi qe eshte profesionalizmi juaj.

  79. d says:

    Une nuk e njoh situaten ne jug, por po jua them se pa Koço Kokedhimen me shoke si ai nuk do ishte perbysur qoftelargu me 23.06.2013-ten.
    Lum Jugu qe e ka edhe kete burre.

    1. Eri says:

      Ke te drejte.U mblodhen qelbesirat dhe rrezuan Berishes sipas kushtrimit te Muçit.

    2. f.nard says:

      MJER POPULLE QE KA KETA LEGENA QE SHESIN NENEN E TYRE.BURRAVECA,HIPOKRITE DHE MENDOJN TE TALLEN ME NJERZIT DHE ME TOKEN SHQIPTARE,DHE KETE GJE E QUAJNE POLITIKE

  80. TROJA says:

    Sa shume legena paska futur Koço qe te shruajne,e jane te gjithe te gazetes “Shekulli”.Jane ata qe rine si legena nga 3-5 muaj pa mare rogen,e cila bashke me firmat e ndertimit,disa qindra njerez i jep fitime maksimale ketij njeriu qe vetem nje gje njeh,ligjin kapitalist te fitimit,me te gjithe format,menyrat,me grabitje me tendera te pa mbaruara,me mos pagesa te njerzve te varfer,e tani ne ngateresa dhe poshtersi,vetem e vetem per te fituar,deri ne ate shkalle sa mos lejoje edhe financimet e SHBA,ne zonen e jugut.
    Mero,mos ju ndaj ketyre krijesave se jane si Fullani i bankes,por keq me vjen se Edvini do e gjeje nga keta kanibale shume shpejt.JU PERSHENDES DHE JU MBESHTES NE KETO TEMA TE NXEHTA NE KETE KORRIK TE NXEHTE.

  81. ben says:

    Nuk e kuptoj se cfare ka bere Koçoja per laberine.Ne top channel para pak javesh u paraqit gjendja e infrastruktures ne Lumin e Vlores.Mjerim
    Zone pa jete,rruge qe s’mund te quhen rruge,njerez te lodhur e pa shprese,kuçiot qe ankoheshin se nuk kishin si shkonin ne Vlore per nje hall.S’kam degjuar me pare te japesh kushtrimi per kete gjendje, o Mero. Sa per ngulmin tend te besuar “pafajesine” e Rames qe si di te gjitha,mund te kujtoj se ne pozite dje e opozite sot Sali “serbin” e gozhdoje hidhur.Ja qe zoti s’ti jep te gjjtha.Je dinak ,je i afte ,por s’ke karakterin e duhur per te qene gazetar i pavarur e dinjitet.

  82. brezi i vuajtur says:

    Ne kohen e Ali Pashe Tepelenes, fshataret e varfer dhe te vuajtur e shihnin kete te fundit si perendi dhe njekohesisht si shpetimtarin e tyre. U mblodhen nje dite te gjithe bashke dhe shkuan te Ali Pasha.
    Hë,-u tha Ali Pasha,- pse keni ardhur?
    O pashai i Tepelenes,-thote me plaku prej tyre,-si i plotfuqishem qe je zotrote, kemi ardhe te bejme nje kerkese.
    -Fol,- i thote Ali Pashai,-çfare kerkese keni?
    Po ja,-i thote plaku!-meqenese e kemi shume te veshtire ta kalojme dimrin, ca nga varferia dhe ca nga te ftohtit,-A na e ben dot zotrote;-si i plotfuqishem qe je,-qe ne nje vit te kemi nje dimer, dhe dy behar!
    Ali Pashai, mbeti i shastisur nga kjo kerkese idiote, por shpejt e mblodhi veten dhe i tha:-Posi nuk e bej, une per ju bej ç’eshte e mundur!
    Degjoni ketu o njerez,-thote Ali Pashai-tani qe Ne po flasim a jemi ne behar?
    Po!-thane fshataret njezeri!
    Mbas beharit do vije dimri? Po!-thane perseri fshataret njezeri!
    -Me pas do vije prap behari!-thote Ali Pashai!
    Po!-thane perseri fshataret njezeri!
    Ja ku u bene, nje dimer dhe dy behar:-tha Ali Pashai i krekosur.
    Uuuurrrraaaa!-u hodhen perpjete fshataret, dhe ja moren kenges.
    Lena zot Ali Pashane
    Nje dimer e dy behare.
    Shkas per te treguar kete anekdode u bene disa komentues, qe besojne aq qorrazi tek premtimet e Koços, sa jane gati ti kerkojne atij tjua a beje
    “nje dimer dhe dy behar”.
    Mendimi im per Koçon!
    Ta quash mashtrues,-ja rrit vlerat.
    Ta quash politikan,-mos mbete politikan ne kembe.
    Ta quash biznesmen,-eshte fjale e madhe per nje h…ut si Koçua.

  83. vasil says:

    Kur themi Koco nenekuptojme PS SARANDE
    Kur themi PS SARANDE nenkuptojme Kocon.

  84. ARUSHA says:

    KETA JANE TRADHETAREQE U PRODHUAN DHE NE KETO 25 VITE U BLENE shume POLITIKANE PRONARE MEDIE NGA GJITHE AGJENTURAT E HUAJA TE ZEZA E TE BARDHA FASHISTE IMPERIALISTE SHOVINISTE REVIZIONISTE TROCKISTE DHE NAZISTE DHE ISLAMIKE E AZIATIKE E SHQIPERIA JONE DESHTOI NE RRUGEN E “DEMOKRACISE ” DHE NE SHQIPERI NUK NDERTOHET ASNJE SISTEM POLITIK NUK KA INTELETUALE TE MIREFILLTE DHE INDIPEDENTE NE FJALET E TYRE SHIKON “BB” “FMN” “BE” ” BI” DHE AGJENTURAT ME TE POSHTRA TE GLOBIT DHE TE FEVE DHE SEKTEVE QE SHUAJNE KOMBET

  85. ups says:

    PO HAJDUTI QE VODHI LOPEN NUK KA ASNJE FAJ ??

    AUTOPSIA E NJE KRIMINELI QE U LEGALIZUA NGA UDB DHE U APROVUA
    NGA EURO-ATLLANTIKET PA DATE SKADENCE.

    Politika shqiptare ka shumë pikëpyetje, por ato më të mëdhatë lidhen me një njeri, doktorin Sali Berisha. Është ende e nxehtë natyra e debatit që vërtitet rreth një prej figurave të larta të komunizmit, Hysni Kapos. Edhe bashkëshortja e tij, Vito Kapo, i qëndroi deri në fund tezës se Hysniun e vranë dhe nuk ndryshoi mendim për asnjë çast. Madje edhe diagnoza e helmimit. Por kush e helmoi?. Kush përfitoi? Kapo ishte njeriu që mund ta zëvendësonte Enver Hoxhën, pasi ishte më popullor. Dhe për mjek oborri kishte….Sali Berishën. Përfituesi…Ramiz Alia. Dhe nderi i kthyer, Berisha futet në rrugën e politikës, në rrugën e pushtetit. Katovica mbeti amanet. Por Ramiz Alia nuk foli kurrë. Edhe kur u përpoq, ngjarje të mistershme ndodhnin rreth tij. Shumë mbahen në alibinë se Nexhmia dhe Ramizi u burgosën. Po, u burgosën, por nëse nuk do të ndodhte, çfarë do të bëhej me ta pas urrejtjes popullore të familjarëve të të pushkatuarve dhe persekutuarve ?!. Sali Berisha fitoi një “bingo” në vitet 70-të. Pikërisht në kohën kur po ndodhnin ndryshime të mëdha shëndetësore në trupin e udhëheqësve të ish-Bllokut. Enver Hoxha vuante nga sëmundja e diabetit, një prej sëmundjeve që të rrit ndjeshëm tezën e paranojës dhe dyshimeve. Humbi kontrollin e mendjes dhe këtë situatë e shfrytëzoi…Nexhmia. E frikësuar për të ardhmen e familjes dhe në kërkim të sigurisë, prodhoi një…Ramiz. Njeriu më i afërt i saj. Dhe ata ia dolën me sukses, fal një njeriu me karakter të ngjashëm si i tyre. Në të kundërt nuk kishin për të pasur shanse.

    Mistere të mëdha ka në karrierën e tij një herë ish-kryeministër dhe ish-president, Sali Berisha. Safet Zhulali.
    Njeriu që ishte shumë më afër tij. Ndoshta më naivi, ndjesë pastë, por edhe i besuar. I brymosur me idenë e antikomunizmit, ku të gjithë i shihte si armiq dhe përdorej lehtë. Por për fat të keq të tij, dëshmitari më i fortë i anti-Berishizmit. Njeriu që nëse do të hapte gojë (nëse nuk e ka bërë në rrethana të tjera), mund ta kishte shkatërruar një herë e mirë Berishën. Ish-ministri i Mbrojtjes ishte i vetmi që kishte në dorë planin operacional të pushtimit të Jugut dhe detaje të hollësishme. Nga kasta e vjetër e PD nuk mbeti askush përveç sekretarit të tij Genc Pollo. Ata që lejoi të riktheheshin më vonë, e bëri sepse kishin një pauz paditurie për atë që kishte ndodhur në PD. Dhe i shërbenin si kauz e një casti që i duhej në favor. Dhe Zhulali iku ashtu dhimbshëm, mistershëm, me një sëmundje për të cilën shumë pak u bë transparencë për shkaqet se nga erdhi.
    Më herët kishte ikur një tjetër figurë, jo politike, por që dinte shumë. Kryetari i Komisionit të Figurave, Nafiz Bezhani. Edhe vdekja e tij, përveç faktit të moshës, u mbulua deri diku me mister. Një njeri që kaloi në duar të gjitha dosjet e ish-sigurimsave dhe bashkëpunëtorëve. Ata që sot kanë zaptuar politikën dhe mbajnë peng një popull.

    Çfarë ndodhi me Azem Hajdarin ?. Ka vetëm dy dëshmitarë realë. Sali Berisha dhe Genc Pollo. Që ditët e sotme shkëmbejnë mesazhe shumë të forta dashurie. Dhe në veçanti Genci mundohet të bjerë sa më shumë në sy të doktorit. Vërtet Azemi u eleminua për shkak të një konflikti banal, por askush nuk do guxonte ta vriste te zyrat e partisë në mes të Tiranës, nëse dikush nuk do e kishte shtyrë. Nëse Azemi e mori vesh kush e priste, nuk kishte pse të dilte. Dhe Berisha nuk do e kishte nxjerrë në pritë, por t’i këshillonte një deklaratë mediatike ku të denonconte, ose kërkonte ndihmë. Dhe Berisha e shfrytëzoi, sepse ndjente se po humbte kauzën politike pas 1997, po dilte nga loja dhe po i shuhej ëndrra. Dhe si shprehja “të vishem edhe një herë nuse, pa di si të nusëroj”. Dhe i duhej një kauz, një dëshmor, për të tërhequr gjithë vëmendjen. Dhe hoqi kundërshtarin kryesor, Azem Hajdarin. Fajin e spostoi te Nano dhe këtë të fundit e përdori më vonë për marrëveshje mbijetese politike. Më pas ikur edhe një dëshmitar tjetër i 2 prillit 1991, por që nuk foli kurrë, Pjetër Arbnori. Bashkë me Azem Hajdarin, ata ishin dy njerëzit që kishin dijeni të plotë për ngjarjet kur u vranë Arben Broci me tre të tjerë.

    Rikthimi në pushtet i Sali Berishës në 2005 me tezën e dorës së fortë dhe të pastër, i ngriti një problem të madh. Një çështje që Nano ia la hapur. Zhdukja e mistershme me urdhër të tij të Remzi Hoxhës. Biznesmenit shqiptaro-maqedonas, aktivist i UÇK-së, që e mori peng me SHIK-un e tij fal një makinacioni të agjenturave serbe dhe paditurisë së Pjetër Arbnorit. Hoxha u mbeti në dorë në tortura pasi i kërkonin filmimet dhe fotografimet që dispononte ai për takimet Berisha-Miloshevic dhe me Gligorovin si dhe një filmim të Gazidedes me Arkanin në Shkodër, pak muaj para zhdukjes. Më tej zhdukën trupin si provë, që të mos mbetej, por denoncimi i familjarëve i menjëhershëm plasi skandalin. Nano e la dosjen e hapur me gisht tregues nga zyra e Berishës. Vetë OKB rihyri në lojë. Berisha u përpoq ta mbyllte si dosje, por s’ia doli. Ndaj dhe i mbeti si “çelës” zhdukja e provës kryesore. E rikthehu të ndjerin nga vendet arabe ku bënte jetë akademike, me premtime të mëdha. E kthehu si një “trofe” të forcës së tij. Por nuk i mbijetoi gëzimit të Shqipërisë as për dy vjet. Iku me një sëmundje të mistershme, origjina e të cilës mbeti e tillë. Një vdekje për të cilën Berisha u mundua të hiqej sikur po investonte me buxhet për ta shpëtuar. Por fitorja ishte e madhe, sepse dosja e zhdukjes u varros përfundimisht me vdekjen e Bashkim Gazidedes. Të tjerët kishin pak rëndësi në proces, pasi shkonin deri tek Ilir Kumbaro, të cilit urdhrin ia kishte dhënë vetë i ndjeri dhe për më tepër Hoxha i mbeti atij në dorë. Edhe Kumbaro nuk dihet se ku jeton dhe nëse jeton pas atij skandali me drejtësinë shqiptare dhe britanike bashkë. Një manovër proceduriale për të cilën askush nuk mbajti përgjegjësi.

    Të gjithë e mbajmë mend Kosta Trebickën. Pa peshë politike, por ama ishte vullkani i shpërthyer që mund të shuante “sarajin” e kryeministrit mes skandalit të aferës së Gërdecit dhe 26 të vrarëve. Ishte dëshmitari që lidhte djalin e kryeministrit me atë aferë direkte. Trebicka foli hapur, duke thënë në media se “Shkëlzen Berisha ishte i lidhur në trafikun e Gërdecit”. Madje shkoi më tej. Foli për një takim misterioz tek sheshi “Nënë Tereza” në makinën e kryeministrit Sali Berisha për këtë problem. Takim i fshehtë, jo zyrtar, në rrugë dhe për një ngjarje të madhe…..Dhe dy muaj më pas vdes në një aksident të mistershëm në pllajën e Voskopojës në gjueti. Makina me 30 në orë kishte bërë salto duke e zënë nën vete, i kishte çarë kafkën, por afër trupit kishte pushkën dhe shpendët e vrarë!!!. Dhe dyshohet se njeriu që i ka shërbyer si urë Berishës për këtë zgjidhje, ishte…Bujar Nishani. Në një biznes të përbashkët dy bashkëshortet e Trebickës dhe Nishanit, hapën universitet privat. Dhe Kosta u zbut, kurse Nishani ishte i vetmi që i shkoi i pari për ngushëllim të shoqes në banesë dhe ku u mbushi mendjen se ishte…aksident. Për të mbuluar provat shërbyen ish-badiguardët e Berishës të emëruar drejtorë policie. Dhe Nishani sot është…President. Por edhe Nishani vetë po vuan…një sëmundje të mistershme për shkaqet dhe origjinën e saj. Dhe është pikërisht ky ish-ministër i Brendshëm, në kohën e të cilit kanë ndodhur gjithë vrasjet politike të kundërshtarëve të Berishës. U vra Fatmir Xhindi, Aleks Kekës apo 4 policët në Durrës. Iku dhe u rikthye ministër dhe pasuan vrasjet e kryekomunarit në Kukës, gjyqtarit Skerdilajd Konomi apo oficerit të lartë të SHISH, Isa Çopa. Bashkë me Halimin e kalonin situatën me një premtim për kapje autori dhe më tej harroheshin. Kosta Trebicka nuk iku se do i zinte vendin Berishës se ishte i zoti në politikë, por sepse kujtoi se gjendej në Amerikë, ku skandalet kanë të ndëshkuar. Harroi se pasi u harrua disa muaj fjalia që tha se negocoi me Berishën pas Gërdecit, i shkroi testamentin e vdekjes. I vetmi dëshmitar i kësaj çështje mbetet Mihal Delijorgji, i cili duket se u tregua gojekyçur deri në fund.

    Nuk po llogarisim këtu edhe 21 Janarin, operacion të cilin e udhëhoqi vetë. Ku dëshmitar ka përveç komandantit të Gardës, truprojat e tij, edhe ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, që e konsideron “djalë të një gjaku”. Por nuk mund të lëmë mënjanë ngjarjen më të fundit, Sokol Olldashin. Një tjetër kundërshtar dhe rival në parti, por për fat të keq po aq i kapur në bëma të dyshimta sa edhe të mëparshmit, pra një ministër kabineti. Por duket se i ndjeri kishte lëvizur fort gurët e themelit në PD. Mbështetja që po merrte nga java në javë u kthye në një frikë për Berishën dhe pasardhësin e tij Basha. Distancimi i partisë nga Berisha, llogaritet të jetë fundi i tij dhe dorëzimi tek kundërshtari si “pajë”. Për të ndalur këtë operacion, në momentet e “bursës” më të ulët të tij në politikë, mund të jetë luajtur edhe karta e radhës. Vërtet ishte një aksident, por që mbetet dhe duket se do mbesë me shumë të panjohura në vetëvete. Basha duket i ekzekutuar nga Uashingtoni dhe Berisha po ashtu. Ndaj zgjidhja e vetme mbetej një qetësi dhe batak politik si i 1997-2005 me një opozitë copë-copë dhe me një post honorifik në PD. Dhe përballë alternativave u zgjodh kjo e fundit. Nëse rezultatet e autopsisë së Sokol Olldashit nuk bëhen transparente, nëse nuk zbulohet se me cilin ishte takuar në vendin misterioz të panjohur ende, çfarë kanë biseduar dhe kush e ndiqte, ky aksident nuk mbetet thjesht i tillë në këtë situatë të trazuar të ish-ministrit që përgatitej për betejë të re….Kurse per sot pyesim:
    Kush e hodhi Edi Rames bomben e Himares me reformen territoriale.??

    Po hajduti qe vodhi lopen nuk paska faj ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje