Veliaj: "JO" histerisë së Universiteteve që nuk ofrojnë punë

6 Shtator 2014, 11:09Sociale TEMA

Ka mbaruar histeria e universiteteve që nuk ofrojnë punë dhe sot sytë e të rinjve duhet të jenë drejt arsimit profesional.

Është ky apeli që ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i ka drejtuar prindërve durrsakë gjatë inspektimit të punimeve në shkollën e mesme profesionale “Hysen Çela” në qytetin bregdetar. Për herë të parë, kjo shkollë do të ofrojë edhe drejtimin e peshkimit, duke qenë se në Durrës ka një përqendrim të madh të kësaj industrie.
 
“Dua të informoj prindërit durrsakë se ka mbaruar histeria e universiteteve që nuk iu ofronin punë askujt. Sot kërkesat në zyrën e punës janë për arsim profesional, për njerëz që kanë mbaruar për hoteleri-turizëm, dizajn apo konfeksione, drejtime të cilat i ofron shkolla ‘Hysen Çela’”, tha ministri Veliaj, duke vënë në dukje se këtë vit ka pasur rritje të regjistrimeve.
 
Ministri Veliaj, iu ka drejtuar një thirrje të rinjve shqiptarë të mendohen nëse është më mirë të zgjedhin një arsim që u jep punë apo një shkollë që të jep një diplomë e të shpie në papunësi. Sipas Veliaj, janë vetë kërkesat e punës që i japin prioritet zanateve si peshkimi, prandaj shkollat profesionale janë zgjidhja e duhur për punësim të sigurt. 

“Durrësi ka një potencial fantastik në fushën e hoteleri-turizmit. Cila më mirë sesa një shkollë hoteleri-turizmi mund të përgatisë të ardhmen e kësaj sipërmarrjeje në Durrës?”, deklaroi ai.
 
Sipas tij, në Durrës ka një zhvillim edhe në fushën e konfeksioneve, për të cilën duhet pranuar vërejtja se ne mësojmë vetëm një segment të punës së fasonëve: qepjen.
 
“Është e rëndësishme që investitorëve t’u ofrojmë edhe pjesën logjistike, të dizajnit, stilizmit dhe inxhinierisë tekstile”, tha Veliaj.

Ai ftoi të gjithë investitorët lokalë që të bëhen pjesë e bordit të shkollës “Hysen Çela”. 

4 komente në “Veliaj: “JO” histerisë së Universiteteve që nuk ofrojnë punë”

    1. bleno says:

      Lere kte te martohet e leri reklamat e blogut se na e shpife, nuk kane lek adsensat ne shqiperi kot e ke, sa te besh do te digjen.
      Sa per ministrin jepini shkollave profesionale, nxitini sa me shume se te tille i mungojne shqiperise.

      1. romuni says:

        Po ketu te nuk gjen dot nje hidraulik mor na rafte nje pike, i ke te gjithe inxhiniera hidroteknik, inxhiniera hidrik, inxhiniera peshku i ke te gjithe me grada, ke dhe ca qe i vjen dora per cdo gje pastaj, elektrik hidraulik mekanik kuzhinier e cte duash ti. kulmi me nje fjale po jepini drejtim.

        1. lini says:

          Kur menon se cfare kaosi do te kishte qene ne qofte se do te kishte vazhduar akoma pushteti PD-LSI me shturje dhe orgjira masive ne kurriz te popullit dhe te parave te tij. Po te mos kishin nisur kto reforma qe kane nisur dhe ca te tjera jo cte ardhme do te kishim. Bravo njeqind here shqiperise dhe rilindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje