Ministri Panariti: Mos konsumoni mishin e kafshëve të sëmura me “Gjuhën Blu”

5 Shtator 2014, 18:22Sociale TEMA

Pas raportimeve në media për evidentimin e rasteve të sëmundjes “Blue Tounge” (Gjuha Blu) tek bagëtitë, ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti është nisur drejt fshatit Kamenicë në rrethin e Korçës për të inspektuar nga afër situatën.

Ai ka vizituar një fermë të rritjes dhe mbarështimit të bagëtive në këtë fshat, duke shprehur angazhimin e plotë të ministrisë që drejton për t’ju ardhur në ndihmë fermerëve.

Duke komentuar shenjat e kësaj sëmundje, Ministri Panariti tha se: “Me t’u shfaqur shenjat e para, fryrja e buzëve dhe dhimbjet, bagëtitë duhen mbajtur në një vend të qetë, kryesisht në hije, ngaqë kanë vështirësi për t’u ushqyer, ato duhen ushqyer me ndonjë hime të freskët dhe kryesorja është që të mbahet nën kontroll temperatura, prandaj edhe unë i thashë Drejtorit të Bujqësisë që të gjithë fermerët të ndihmohen edhe nga shërbimi veterinar, për t’i ndihmuar të paktën nga ana klinike, sepse kjo mjekim nuk ka si sëmundje, por munden të trajtohen shenjat klinike, të mbahet nën kontroll temperatura, e cila është shumë e lartë dhe natyrisht delet të ndahen nga tufa dhe të mbahen në një vend të veçantë, sepse stresi ato i përkeqëson më shumë, po ta mbash në tufë është i detyruar të ndjekë tufën dhe do sëmuret më tepër sepse preken thundrat, nuk mund të ushqehet vetvetiu sepse ka të enjtur gojën, mukozën, prandaj duhet të ndahen që të kalojë sëmundja pa ngordhje”.

Ai nënvizoi vendosmërinë për tju ardhur në ndihmë fermerëve, për dëmshpërblimin e tyre. “Ajo që unë dua të ndaj me ju është se unë jam i vendosur, por edhe qeveria shqiptare është që ju të dëmshpërbleheni për ngordhjet. Prandaj unë i kam dhënë urdhër Drejtorit të Bujqësisë që të evidentojë të gjitha rastet e ngordhjeve, por duhet të jemi të qartë që kanë ngordhur nga kjo sëmundje, që nuk janë humbje nga arsye të tjera, të merret matrikulli, sepse ajo që kanë në vesh është prova, që kafsha ka ngordhur dhe është groposur sipas të gjitha kritereve dhe natyrisht për të gjithë këto kafshë do të bëhet dëmshpërblimi i plotë”.

Ministri Panariti kërkoi bashkëpunimin e fermerëve me shërbimet veterinare.

“Kërkoj nga ju që të bashkëpunoni me shërbimet veterinare, së pari për të kufizuar shtegtimet e kafshëve, në zonat e prekura, pra ju natyrisht filloni dimëroni tani me bagëtitë, por pa rënë infeksioni kafshët nuk duhet të lëvizin jashtë kësaj zone, pasi rreziku është që të përhapet infeksioni edhe në tufa të tjera. Shërbimi veterinar duhet të jetë i pranishëm për të evidentuar rast pas rasti për të gjithë dhentë me shenja klinike, t’i izolojnë nga tufa për të mos përhapur sëmundjen, nga ana tjetër ne e kemi gjetur shkaktarin, bëhet fjalë për një insekt të kategorisë së mushkonjave, ISUV ka identifikuar këtë shkaktar quhet Kulikoidus Opsoletus, është një insekt që nuk është tipik për këtë zonë, as për bregun mesdhetar, vjen nga Afrika, por ndryshimet klimaterike kanë bërë që ai të lërë kontinentin afrikan dhe të vijë këtu tek ne, natyrisht vetë tufa do të krijojë imunitet. Mishi i këtyre kafshëve të sëmura nuk duhet të konsumohet, jo sepse kalon infeksioni nga kafsha te njeriu, por ato janë kafshë të dobësuara  dhe për rrjedhojë mishi i humb të gjitha vlerat e tij. Pra në rast konsumimi nga njeriu, infeksioni nuk kalon nga kafsha tek njeriu, por gjithsesi nuk duhet konsumuar”.

1 komente në “Ministri Panariti: Mos konsumoni mishin e kafshëve të sëmura me “Gjuhën Blu””

  1. tourkofagos says:

    jo po me black marmid…..!!!
    o Zot cfare do te degjojme tjeter………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje