20 kompani të reja italiane kanë ardhur në Shqipëri për të investuar kryesisht në fushën e prodhimit. Investitorët italian kanë ardhur në Shqipëri falë lehtësirave që ofron qeveria Rama ndaj bizneseve të huaja.
Guido D’Amico, President i Confimmprese Italia tha se “ Jemi shumë të interesuar për tregun shqiptarë, falë mundësive të mëdha që na ofron duke nisur nga kostoja e punës duke përfunduar tek burokracia zero. Për këto arsye po punojmë shumë që të sjellim sa më shumë investitorë italian në Shqipëri, sepse besojmë që është një treg mjaft interesant”.
Në vizitën e tij në hedhjen e hapave të parë në biznes të 20 kompanive italiane, presidenti D’Amico ishte i shoqëruar edhe nga dy senator italian, Bruno Mancuso dhe Mariano Rabino.
Ndërsa faktin se përse kanë ardhur tani në Shqipëri dhe jo më parë, D’Amico thotë se vetëm tani janë njohur me mundësitë që ofrohen në Shqipëri.
Falë kësaj vizite mundëm ta njohim tregun shqiptar, tha ai.
Në takimin me investitorët Italian në Shqipëri ishte i pranishëm edhe Kryetari i Dhomave të Bashkuara të Italisë, Marcello Pigliacelli.
Shumë biznesmenë të cilët po zhvillojnë një takim në Shqipëri, kanë udhëtuar edhe në qytete të ndryshme për të parë situatën e bizneseve.
Me këto hapje biznesesh të reja italiane, pritet që të krijohen mjaft vende të reja pune, ndërsa takimet që po zhvillohen në Shqipëri, jo vetëm në Tiranë por dhe qytete të tjera kanë sjellë një bum biznesmensësh të rëndësishëm italian, të cilët e shohin Shqipërinë, si një parajsë për investimet e tyre. /j.h
“Artaksion”? Jo po, kur nuk shkruani Antraks!
Mos doni te thoni “Atraksion”?
Shkruani shqip… “Shqiperia: terheqje per sipermarrjet italiane”.
Faleminderit per moskeqkuptimin! ?
atraksion
ATRAKSION
ATRAKSION
ATRAKSION
ATRAKSION
Kontrolloji germat perpara se te publikoni lajmet, mos u fokusoni vetem tek te pasmet apo gjokset e dynjase.