Rama në Preshevë: Çështja e Luginës themeltare. Ne nuk duam Shqipërinë e Madhe, por një Europë për gjithë shqiptarët

11 Nëntor 2014, 13:17Rajoni TEMA

Kryeminsitri Rama ka mbajtur një fjalim të gjatë në takimin me shqiptarët e Preshevës sallën e Pallatit të Kulturës.

Kryeministri Rama tha se Shqipëria do të mbetet një derë e hapur që të rinjtë e Preshevës të studiojnë në Shqipëri. Rama bëri të ditur se tashmë është arritur një marrëveshje me kryeministrin serb Vuçiç për njohjen reciproke të diplomave, teksa foli i bindur se me Serbinë është hapur një faqe e re. Rama është pritur në një atmosferë emocionuese në Preshevë me flamuj kuqezi, valle dhe këngë tradicionale te trevës.

Ndihem plotësisht i privilegjuar si kryeministër  Republikës së  Shqipërisë që t’ju them Mirëse ju gjeta.

Ndihem i privilegjuar që si kryeministër t’ju them Mirëse ju gjeta dhe t’ju siguroj që unë dhe qeveria jonë nuk do të rreshtim së punuari për të rilindur Shqipërinë dhe shpresat e besimin e çdo shqiptari kudo ku ai jeton.
Ju jam mirënjohës për këtë mikpritje të paharrueshme dhe për këtë organizim dinjitoz.

Do të mbetet i pashlyer në kujtesën time dhe pa asnjë dyshim do të diktojë përkushtimin e jashtëzakonshëm timin në Tiranë për të qenë pranë jush dhe për të punuar së bashku, që çdo vajzë dhe djalë maturant të ketë një rrugë të hapur për të realizuar ambiciet e tij dhe për të pasur një derë të hapur në Shqipëri për të kryer studimet dhe me diplomën e tyre të mund të punojnë edhe këtu.

Me ekipin qeveritar serb  në orët e fundit të mbrëmjes kemi firmosur marrëveshjen për shkëmbimet e të rinjve por çka për ne është e rëndësisë së veçantë edhe për njohjen reciproke të diplomave.

Kjo do të thotë se kësisoj kemi hapur një faqe të re për të gjithë ata që me diplomën e Shqipërisë do të duan të marrin studimet, pasi diploma shqiptare është e barazvlefshme me diplomën e marrë në Serbi.

Pavarësisht vështirësive të kuptueshme dhe mos dakordësive të njohura, kemi hapur një faqe të re në marrëdhëniet mes Shqipërisë dheSerbisë. Kështu kemi marrë përsipër përgjegjësinë që na takon, të mos lejojmë që gjeneratat e reja të shqiptarëve dhe serbëve të trashëgojnë traumat dhe pasojat traumatike të një konflikti jashtëzakonisht të gjatë që fëmijët shqiptarë dhe serbë nuk e meritojmë.

Ne e njohim si detyrimin tonë dhe përtej gjithë atyre mund të thonë, ata që preferojnë të jetojnë me retorikat e së shkuarës, ne me këtë përgjegjësi do të mund t’i japim një të ardhme të denjë çdo shqiptari dhe shqiptareje pavaraësisht ku jeton, Kosovë, Serbi, Malin e Zi.

Ne jemi të bindur se na është dhënë një mundësi historike në këtë rajon, i identifikuar botërisht me ndasitë, urrejtjen, luftën. Sot në 2014, 100 vjet pas Luftës së Parë Botërore, kemi mundësi ta kthejmë këtë moment paqeje, në një paqe të qëndrueshme që ia vlen të jetohet.

Ne jemi të vetëdijshëm për bregat, papunësitë tuaja. Brenga të shkaktuara pavarësisht nga ju, vështirësi që ndesheni pavarësisht nga ju, pengesa që i gjeni në rrugën tuaj në mënyrë të pamerituar. Kam besim të plotë se duke shfrytëzuar këtë moment paqejeje ne do t’i shuajmë brengat e së shkuarës, ne do t’i zhbëjmë vështirësitë dhe ne do jemi të bindur dhe kini besim se do të heqim pengesat që e bëjnë një shqiptar të ndjehet europian, i barabartë mes të barabartëve pavarësisht se ku jeton.

Nuk është detyrim njerëzor, as një detyrim politik as qeveritar, por është një detyrim Kushtetues. Cilido qoftë Kryeministri i Shqipërisë nuk duhet të harrojë se liritë dhe të drejtat e shqiptarëve kudo që jetojnë janë të paprekshme dhe duhet t’i mbrojë pavarësisht vështirësive.
Është një kohë e re dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm dhe duhet të punojmë me njëri-tjetrin për tu sjellë siç i ka hije kësaj kohe të re. Kush e ka vështirë të ndahet nga e shkuara nuk jemi ne, ne duam të jemi europianët e rinj të këtij rajoni, i cili ka ardhur koha që të bashkohet njëherë e mirë me Europën. Nuk jemi vetëm ne që kemi nevojë për BE, por edhe BE ka nevojë për të gjithë ne së bashku.

Ne ndjehemi krenarë, pasi kemi të gjithë të drejtën se i tregojmë Botës mbarë që Shqipëria dhe Kosova kanë modele të admirueshme të respektimit të lirive dhe të drejtave të minoriteteve. Duke u nisur nga kjo ne kemi të drejë që t’i kërkojmë të njëjtën gjë edhe të tjerëve.
Sot në Shqipëri ka një minoritet grek që nuk ndjen asnjë dallim dhe jo më një diskriminim në raport me qytetarët shqiptarë. Po kështu edhe komuniteti maqedonas nuk ndjen asnjë diskriminim apo dallim me shqiptarët. Edhe pas ndarjes së re territoriale do të ketë Bashkinë e vet, pavarësisht se kanë një numër mjaft të vogël.

Atë që duam për veten tone, nuk ia mohojmë tjetrit, por ama atë që i japim tjetrit asnjë tjetër s’mund të na i mohojë ne.

Ka shumë rëndësi që këto territore të kthehen nga një zonë e vështirë, ku nuk ka nevojë të takosh njerëz por mjafton të hedhësh sytë, një zonë ku ka një dallim të madh, në një zonë ku dallimi të jetë i padukshëm, në një zonë që brenda për brenda Republikës së Serbisë nuk duhet të ndjehet.

Dhe kjo është ajo që unë kam folur në takimin kokë më kokë me Vuçiç. Ia kam bërë të qartë se ne shqiptarët nuk jemi në një betejë të përbashkët për Shqipërinë e madhe, por jemi në një betejë të përbashkët për një Europë të madhe që ka vend për të gjithë shqiptarët.

Drejtimi i të ardhmes është drejtimi i lirive dhe të drejtyave të barabarta për çdo qytetar të Europës. Jemi në të drejtën e Zotit dhe të vendit për të mbrojtur liritë dhe të drejtat që mos ndjehemi diskriminues ndaj kujdo tjetër. Çështja e Luginës është themeltare dhe të drejtat e shqiptarëve që jetojnë këtu si shqiptarë./j.h/gj.k

22 komente në “Rama në Preshevë: Çështja e Luginës themeltare. Ne nuk duam Shqipërinë e Madhe, por një Europë për gjithë shqiptarët”

  1. Shqipetar says:

    i mahnitur nga keto qe po thote Rama
    na duhej nje Kryeminister i tille

    http://bit.do/Rama-i-jashtzakonshem-ne-fjalimin-ne-Presheve

  2. vetevetja says:

    Rama je i madh, mendoj se do te jesh per Shqiperine sikurse eshte Ataturku per Turqin. Na ke rritur shpresat per te qene europiane te vertete dhe ne shqiptaret.

    1. ed says:

      Hahaaha, ku shkove e gjete shembullin, tek Turqia…

      Ataturku në krahasim me Ramën ishte një anadollak…

  3. Sabri says:

    Bravo z. Rama ! Exelent, elokent argumentues i pashoq.

  4. Elisabeta says:

    Falemnderit Zoti Rama! Per here te pare ndjehem krenare per njeriun qe fati i madh i dha shansin te qeverise vendin tim te shumevuajtur. Falemnderit!

  5. Tahiri says:

    Kush e di si do jene ndjere ata te shkretet shqiptar atje!!! Bravo Edo. Dole zoteri kryeminister.

  6. Perkthysi says:

    Z.Kryeminister i Shqiperise ;
    Detyren diplomatike ne serbi e kryeve me suxses
    dhe per kete ke falenderimin e gjithe shqiptareve.
    Ne Presheve shkove dhe i nderove atje shqiptaret .
    Mendoj se eshte momenti qe kjo stuhi euforie qe ka mberthyer shqiptaret dhe
    padyshim qe edhe ty vet sado e natyreshme te kufizohet ,sidomos ne deklaratat e panevojeshme qe do t’i prishnin bukurine e asaj arritjeje.
    Eshte momenti per ti dhene seriozitetin e nevojshem suxsesit te vizites tuaj ,
    duke terhequr pak Frenot e Te qenit Cool …ashtu si dhe e kerkon koha
    dhe Diplomacia e nji Shteti serioz .

    1. MARA says:

      @”Perkthyesi”!

      S’na ke thene gje….s’kemi nevoje fare per “keshillat” e tua o trushplar e sllavizuar.

      Shqiponja fluturoi shume lart….sepse nuk ka burre qe ja pret krahet…

      U mbeshtollen rete, filloi stuhia, te gjithe u shushaten…AI fluturoi…jashte cdo parashikimi te njerezve driteshkurter…perfshi edhe ty spurdhjake.

      Edhe mos me repliko!!!

      1. Perkthysi says:

        OOOOOOOOOOooooooooooooooooooo pse kaq histerike e MARA ,
        Kupton Mara kto qe shkruaj un ?!
        haha,
        pervec se je nji miope e etazhit te lart ,
        pervec se je nji idiote e me 3 oktava ,
        pervec se je nji cop shkemb primitiv ,
        qeke dhe nji fyck arrogante shpelle .
        Emri jote flet me shume se nji replik imja ,prandaj s’po vazhdoj
        me tej ,sepse kuptoj qe merrke ilace shume te forta .
        Sherim te shpejte .

  7. Si thojna na n’Shkoder
    Ta honksha bothën Edi Rama

  8. Gezimi says:

    Bravo Rama! Me ne fund jam krenar qe jam shqiptar!

  9. Entoni says:

    I zgjedhin Komisaret, jo kot me kot

  10. juli jani says:

    bravo EDI RAMA NA NDEROVE TE LUMTE GOJA HEROI I SHQIPERISE

  11. Shqipe says:

    Fole Rame te lumte goja
    Te flet shpirti nga nevoja
    Se sot bota ka nevoje
    Zen e Shqes ta degjoje
    Fole Rame i vetem Ti
    Vure poshte gjithe nje Serbi
    Zeri Yt sot fort buciti
    Gjithe boten e habiti
    Fala jote bese Shqiptari
    Sot nder lider je I PARI

  12. Eraldi says:

    Edi Rama eshte mesuar qe ta dredhi, dhe nuk e ka problem fare kete gje. Por ja qe ka edhe ca burra qe kur e thone llafin nuk e ndryshojne, pavaresisht interesit te momentit dhe politikes. Rama po te ishte pjese e ndonje klani te fuqishem qe ka shume gjera ne dore, sot apo per nje muaj apo vit do te ishte ne boten tjeter! Nuk e di se c’fare thone te tjeret apo sa e mburrin per bemat e tij, por ky nuk ben sepse te tjera bie dakord paraprakisht dhe te tjera ben. Eshte thjesht nje tipik by………ri. Do ja shikoni hairin shume shpejt ketij njeriu, mos kini gajle.

  13. SHQIPTAR says:

    Amen! Z. Rama.

  14. Gjok Martini says:

    Zoti Kryeminister!
    Tu gjate jeta, Presheven shume te vuajtur sot ndihet si gjithe shqiptaret me Evropen e madhe dhe te fuqishme vetem ti prune ket situate dhe bere shqipetare krenar dhe te sigurte, Presheven i prune shpresen e bere me Shqiperine. Tashti edhe Kosova eshte e gezueshme shqiptaret nen Mal te Zi, nen Maqedoni dhe Cameri do vije dita te njehen te barabarte me te drejta njerzore dhe kombetare si europjane nuk ka rruge tjeter ne Europe!
    Te kjofshim fale dhe shume urime.

  15. z says:

    U deshten 100 vite te na lind nje bir Shqipo,qe te ndjehemi krenar.

  16. mirel drejtesia says:

    I zgjuari i dheut…….bravo te madhe……..

  17. Bekim says:

    Edi Rama,
    Te lumte o burre,jemi krenar qe kemi nje burreshtet si juve. Tani e kuptove se me ken kemi pune ne Kosovaret dhe mbare shqipetaret ne ishe Jugoslavi.
    Shendet e pune te mbare .

  18. al says:

    Nuk kam pasur kurre ndonje simpati te madhe per ju z.Rama – edhe jo vetem ju por te gjith politikanet ne pergjithesi , por me pelquhu fjalimi si ne presheve ashtu edhe ne beograd .

    Urime !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje