FOTO/ Ministria e Mbrojtjes u përgjigjet akuzave të TV Klan: Ja ku kanë shkuar lekët për rikonstruksionin e godinës!

18 Dhjetor 2014, 14:56Politika TEMA

Ministria e Mbrojtjes përmes një deklarate publike u është përgjigjur akuzave të TV Klan për transferimin e zyrave tek ish-Shkolla e Bashkuar dhe vlerën që përfshin ky rikonstruksion.

Deklarata e plotë e MM ndaj akuzave të TV Klan:

Zhvendosja e Ministrisë së Mbrojtjes nga godina në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në garnizonin “Skënderbej”, solli domosdoshmërishinë dhe nevojën për përshtatjen e ambienteve nga një godinë e planifikuar si institucion arsimor, në zyra të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në zbatim të nenit 6, të ligjit 9643, të vitit 2006, të Prokurimit Publik, të ndryshuar në VKM. Nr. 121, të vitit 2009, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, konsiderohen objekte të klasifikuara. Ndaj, bazuar në legjislacionin e lartpërmendur, procedurat e tenderimit për objekte të kësaj natyre janë të përjashtuara nga prokurimi i hapur publik. Megjithëse bëhet fjalë për punime që kanë lidhje me sigurinë kombëtare dhe informacion të klasifikuar,

Ministria e Mbrojtjes ka miratuar rregulla proceduriale prokurimi që respektojnë parimin e barazisë, konkurencës dhe mosdiskriminimin dhe njëkohësisht garantojnë ruajtjen e informacionit të kalsifikuar gjatë zhvillimit të procedurave dhe realizimit të kontratave.

Megjithëse këto kontrata janë të klasifikuara, përzgjedhja e operatorëve ekonomikë fitues është kryer sipas një procedure të rregullt ligjore, duke i’u referuar buletineve periodike të njoftimeve të Agjencisë së Prokurimit Publik. Për këtë ka pasur një standard për seleksionimin e operatorëve të cilët, kanë realizuar punime të kësaj natyre edhe më parë.

Fillimisht janë përzgjedhur 17 operatorë ekonomikë, dhe përzgjedhja e 3 operatorëve ekonomikë, të cilëve i’u dërgua ftesa për ofertë është bërë në mënyre rastësore.

Për përllogaritjen e fondit limit, Ministria e Mbrojtjes është mbështetur në manualet e miratuara me VKM nr. 568, datë 27.06.2013, “Për miratimin e manualeve teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe të analizave teknike të tyre”.

Me vlerën 38 milionë lekë është ndërtuar rrjeti i klasifikuar, rrejti kompjuterik dhe elektrik për të gjithë Ministrine e Mbrojtjes.

Ndërsa 48 mln lekë do të kushtojë rikonstruksioni i 4 kateve të MM (përfshirë tualetet të cilat kanë kushtuar vetëm 8 milionë lekë për të gjithë ministrinë), vlerë kjo e përafërt me 1.6 milionë USD që ka kushtuar rikonstruksioni vetëm i fasadës së jashtme ne vitin 2012, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.

2 komente në “FOTO/ Ministria e Mbrojtjes u përgjigjet akuzave të TV Klan: Ja ku kanë shkuar lekët për rikonstruksionin e godinës!”

  1. ilir says:

    Tualet “allaturka” do thoshte gjyshja ime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje