Me rastin e hapjes së dyqanit të Arminës në ish-Bllok, Kunati ka parashikuar një sërë veprimtarish ta bëjnë më festive këtë ngjarje të shënuar.
Fillimisht ai i rekomandoi Zenit që të bënte një historik të traditës së tij familjare të vjetër, kur shkonin bënin pazar në Gjakovë kur shkrinte bora dhe para vjeshte.
Më pas planifikoi një sërë veprimtarish që të lidhnin veprimtarinë e dyqanit të Arminës me një profil kulturor. D.m.th qëllimi i saj nuk është të fitojë ndonjë lek, se ka boll, por t’u tregojë qytetarëve të Tiranës çfarë janë markat e shtrenjta të rrobave, që ata nuk kanë mundësi t’i blejnë. Duke ua treguar ato në dyqan dhe duke mos i blerë askush, dëshmohet dhe më mirë kriza eknomike ku e ka futur qeveria aktuale vendin.
Një rëndësi e veçantë këtij evenimenti i duhet kushtuar në emisionet e pasditeve, dhe sidomos tek e Diela në TV Klan. Gjithë gratë që shikojnë televizon pasdite, përveç telenovelave turke, duhet të mësojnë pak dhe nga markat perëndimore.
Ndërkohë, Odeta me agjensinë e eventeve duhet të përgatisë një sfilatë në Rogner me një grup vajzash që pozojnë me rrobat e dyqanit të Arminës.
Një rëndësi e veçantë i duhet kushtuar dhe fushatës në rrjetet sociale. Ka shumë rëndësi që njerëzit të kuptojnë natyrën filantropike të këtij misioni, i cili ka të bëjë me shkrirjen e pasurisë së familjes Berisha për të edukuar shqiptarët me marka të njohura rrobash.
Në fund do mblidhen propozime dhe për profesionin e ri me të cilën do të quhet Armina. Fjala vjen, deri tani quhet e dashura e Zenit, por tani ka nevojë të kalojë në status tjetër.
Zakonisht shqiptarët kanë lloj- lloj emrash për shitëset. Shitëset e gabit p.sh quhen “leckaxhije”, shitëset e bulmetit quhen “dyqanxhije”, shitëset e dyqanit të rrobave quhen “shitëse butiku”. Armina natyrisht që ka nevojë për një status më të avancuar.
Propozimii i Kunatit është të quhet “modele”. Kështu, nëse njerëzit i thonë se ku punon modele, ajo mund të thojë emrat e firmave të rrobave që shet.
I kënaqur nga gjithë propozimet që kishte bërë, Kunati pyeti Genc Rulin se si do ecte kjo punë, meqë ai merr vesh nga biznesi.
-S’di ç’të them, i tha Genci. Femra të tilla janë të mira për të shitur pordhë, se rroba shesin gratë në nevojë.
Keshtu e kane ketote familjes se shpellarit. Me super mbesa e super nuse qe shkruajne libra e hapin dyqane qysh se kur jane ne shkolle dhe moshataret e tyre shume here me te talentuar edhe kur mbarojne shkollen me njemije halle per nje vend pune. Eshte dokument per drejtesine kur ti vije rradha bemave te shpellarit per gjykim.
Mos e trazoni vajzen se ne zanat te vet eshte! Po ajo qe hap kembet, per te siguruar te ardhmen, çfare quhet? Apo thjesht, kurve!