Dy kolumbianët rrëfejnë para gjykatës njohjet dhe punën që bënin në laboratorin e kokainës në Xibrakë

17 Janar 2015, 19:30Politika TEMA

Dy kolumbianët e arrestuar brenda laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit, pranojnë se kanë punuar prej muajsh në përpunimin dhe nxjerrjen e ekstraktëve të kokainës nga rrobat dhe solucionet e ndryshme.

Cezar Avila dhe Valther Moreno, me ndihmën e pëkthyeses ligjore i treguan gjyqtares së masave, arsyen e ardhjes në Shqipëri, rrugën e ndjekur, lëvizjet dhe vend qëndrimin në Tiranë si dhe pagesat për punën që kishin bërë në laboratorin e Xibrakës.

Ata i thanë gjyqtares se ishin njohur me një shtetas kolumbian me shtetesi holandeze në Bogota me emrin Karlos, i cili fliste mirë spanjishten dhe i kishte ofruar punë në Greqi, raporton ABC.

Sipas tyre, ata kanë udhëtuar me aeroplan nga Bogota në Lisbonë, më pas në Romë, Athinë e Janinë nga ku me autobusin e linjës kishin ardhur në Gjirokastër.

Ata i thanë gjyqtares se gjithë kohës ishin të shoqëruar nga Karlosi dhe pas ardhjes në Greqi i kishte treguar se do punonin në Shqipëri në një punë të ligjshme.

Por, sipas tyre, nga Gjirokastra në Tiranë kanë ardhur me makinë të vogël ku i kanë vendosur në një hotel pranë ish-stadiumit Dinamo.

Aty, sipas dy kolumbianëve Karlosi iu ka dhënë fillimisht 4 mijë euro për ushqim dhe qëndrim dhe më pas edhe 5 mijë euro të tjera për punën që bënin në laboratorin e drogës në

Ata i thanë gjykatës se për të shkuar nga Tirana në Elbasan, ndërronin disa makina të vogla deri në laboratorin e Xibrakës, ku sipas tyre, gjithmon ishte prezent Karlosi, i cili i tregonte se si duhet të punonin për të nxjerrë ekstraktin e kokainës.

Edhe ditën që u arrestuan, kolumbianët pretenduan se aty ndodhej edhe Karlosi, që për hetuesit është emër fiktiv, ose ndonjë pseudonim i të arrestuarve, që po punohet për ta zbardhur identitetin e tij.

Ata i thanë gjykatës se ditën e arrestimit kishin nxjerr rreth 450 gram kokainë dhe ishin në process e sipër për të nxjerr pjesën tjetër që mendohet se ishte përzier me një solucion te ardhur nga vendet latine.

I gjithë procesi, sipas tyre, ishte për të nxjerr kokainën e pastër që më pas përzihej dhe paketohej për të nxjerr në treg.

17 komente në “Dy kolumbianët rrëfejnë para gjykatës njohjet dhe punën që bënin në laboratorin e kokainës në Xibrakë”

  1. labinot says:

    Keta punetore jane!

    1. niku says:

      Une kam te drejten time te mendoje se e gjithe lufta kunder droges, duke filluar me Lazaratin, u be per ta perqendruar punen ne pak duar, ne monopol,dhe mbi kete baze u ngrit edhe laboratori ne elbasan, po keshtu, si rrjedhim une perseri kam te drejte te mendoje se edhe lufta per pagesat e energjise elektrike u be per ta kthyer pak me vone ne privatizim ne jerz te besuar, pra per veten e tyre pushtetaret qe drejtojne vendin, gjoja duke luftuar korrupsionin.Vendit i mungon opozita e duhur.

      1. it'sme says:

        @@Niku,
        Ti ke mendimin tënd, unë tund kokën time.

  2. lulzullap bin bela al bashar says:

    Karlosi. Pseudonim I lul bashes?????

    1. raimond vlonjati says:

      Eshte pseudonimi I Sales, meqe esht kar,
      dhe I thoshin Karlos me perkedheli..lol

      1. xheJ eN Bi says:

        raimond —

        Po si e ndrove pllaken kaq shpejt ,ti Salen e kishe idhulldhe mesfushorin me te mire dhe tani e quan karsales ?
        Siç ndrove nickname ,nga Fleks ne raimond vlonjati ,ndrove dhe bindjet ?

  3. cc says:

    Karlos eshte lulzim basha

  4. Toni says:

    Po amon more amon po kush i hane keto dokrra,po keta 2-kolumbianet kane hyre ne Shqiperi dhe nuk dikan gje 2-B-te e SHQUP-it dhe shiku famekeq i gazidedes me ne krye visho lika-ajazi,24-vjet lazarati dhe mln vershonin drejt SHQUP-it edhe nuk dinka gje per laboratorin mos more po pse gjithe popullin e Shqiperise dhi+dele vicidoli i dine saliu+BTHQ lulushi…

  5. Robert says:

    Jo mor shok esht Edi rama me Saimirin tahirin edhe me artan didin e morì tepelena tashi kontriollin
    E hoqen hashashin tani sjellin kokain ,edhe mos beni si te forte ketu ne komente se kokpalar Nga jugu jeni te gjith

    1. arbereshi says:

      AH more Robert qe nga menyra se si e shkruan emrin dhe mbiemrin dukesh qe je komshiu Saliut.

    2. Toni says:

      o robert une nuk permenda as veri dhe as jug qe ti po me permend tepelenen por nje gjo do te them veri-jug/tepelene-tropoje/jane SHQIPERI mbi te gjitha e more vesh or DELLLLL,dhe sa per te forte nuk impresionohem nga anadollaket e kristalit te sojit tend,sa per kokpalare diferenca ime midis teje eshte se edhe koken poshte e kom 100 here me te paster e te profumuar era bjeshke+hugo boss mi vjen zallotes e more vesh o DRU me PREEEEEE tung dhe te fala nga cunat e ALI DEMIT…

  6. Batua says:

    “Edhe ditën që u arrestuan, kolumbianët pretenduan se aty ndodhej edhe Karlosi, që për hetuesit është emër fiktiv, ose ndonjë pseudonim i të arrestuarve, që po punohet për ta zbardhur identitetin e tij…”

    Kaq e veshtire qenka per hetuesit te tregojne fotografite e te arrestuarve dhe te marrin vesh kush eshte ky KARLOS-i i famshem?…
    Dava kos e i trazuar me uje…dhalle

  7. Treviso says:

    Prokuroria ka bere nje pune te detyrueshme deri tani, por rendesi ka a do ta çojne deri ne fund kete pune apo do ta mbyllin vetem me ato persona qe jua derguan koleget Gjermane? Sipas thenjeve te kolumbjaneve qe per ti derguar nga Tirana ne Xibrake nderronin disa makina, mendoni sa i madhe do jete grupi.

  8. Gjino djali says:

    Si gjithmone fajin e ka Saliu . Partia jone e dashur dhe anetaret e KQPPSH nuk perfshihen ne afera te tilla kapitaliste. Te gjendet dhe armiku i jashtem qe ne bashkepunim me tradhetarin Sali dhe Basha duan te diskretitojne figuren morale te udheheqesit tone te dashur. Vdekje tradhetareve dhe armiqve te Partise tone te dashur. Rrofte Partia jone me shokun Ilir Meta oops me falni me shokun Edi Rama ne krye. Lavdi Marksizem Leninizmit.

  9. i says:

    Hoteli prane stadiumit dinamo, hoteli i cunave te arta dades, se nuk ka hotel tjeter pervec te atyre prane stadiumit

  10. neve says:

    Kreret e klanit te dr vicidollit

  11. neve says:

    Kreret e klanit te dr vicidollit fshihen pas tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje