Visar Zhiti, nga burgu i regjimit tek diplomacia për vendin demokratik. Tani, dikush nuk e dëshiron ambasador në Vatikan
Nga Luigi La Spina, La Stampa
Kjo histori ka ndaluar mbi një kryq të pabesë, atij mes politikës, fesë dhe poezisë. Po, sepse protagonisti është një nga poetët më të rëndësishëm shqiptarë. Visar Zhiti është biri i një poeti, Hekuranit, aktor dhe dramaturg gjithashtu, i bezdisshëm për regjimin e pamëshirshëm komunist të Enver Hoxhës, deri në pikën e mbylljes në burg ku edhe vdiq. Visari ndoqi gjurmët e të atit të cilat e çuan më 1979, në të njëjtin destinacion: në një qelizë dy metra me tre metra dhe pastaj në kampet e përqëndrimit e punës së detyruar në miniera. I dënuar me dhjetë vjet prej gjykimit fars të zakonshëm, gjatë së cilës prokuroria e kritikoi atë për shkrimin e vargjeve shumë hermetike, e për rrjedhojë të trishtuara dhe në kundërshtim me kanonet e realizmit socialist.
Visari kishte më shumë fat se i ati. Rënia e regjimit të Hoxhës hapi pas shtatë vitesh dyert e burgut, por edhe dyert e perëndimit, të parajsës së lirisë dhe mirëqenies. Aromën e lirisë e shijoi menjëherë, sepse poezitë e tij u botuan dhe u përkthyen si në Shqipëri ashtu edhe në shumë vende evropiane dhe Shtetet e Bashkuara. Atë të mirëqenies, shumë më pak, sepse pasi u zhvendos në Itali, jetoi në varfëri me ndihmën e miqve lexues të cilët i vlerësuan menjëherë poezitë e tij, si dhe me të ardhurat e disa përkthimeve. Më në fund, qeveria e re demokratike i njohu meritat e tij dhe e emëroi atë më 1995 këshilltar kulturor dhe zëvendës ambasador i Shqipërisë në Romë.
Në Romë
Ato pesë vite në kryeqytetin tonë ishin ç’intoksikuese për Visarin, sepse pjesëmarrja në botën letrare të Romës i zgjeroi jashtëzakonisht referencat kulturore të poezisë së tij. Zhiti publikoi kështu më 1997 mbledhjen e tij të parë me poezi, “Kryqi i mishit” dhe menjëherë më pas të dytën, “Rrëfimi pa altarë”, që patën sukses të menjëhershëm. Kthimi në Tiranë ishte po aq i lumtur, jo vetëm për shkak se ai u emërua Ministër i Kulturës, por edhe sepse takoi gruan e jetës së tij, Edën me të cilën u martua dhe i dha një djalë, Atjonin.
Jeta e Visarit, i cili ndërkohë botoi edhe një roman shumë të bukur, përkthyer së fundmi në Itali nga RUBBETTINO me titullin “Vizionari me krahë dhe gruaja e ndaluar”, një pasqyrë autobiografike e tradhëtive që Europa kreu përballë Shqipërisë së çliruar nga diktatura, që duket kështu një udhëtim në shtigjet e një qetësie të shpresuar familjare dhe një shpagim i merituar letrar. Veçse poezia, kur bie ndesh me fenë, përveçse me politikën, duket se befas është e shtërnguar të ndalet.
Jo-ja e peshkopit
Gjithçka ndodhi brenda dy javësh. Kryeministri shqiptar Edi Rama propozon emërimin e Zhitit si ambasador pranë Selisë së Shenjtë. Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, fillon të vijojë procedurën komplekse me Vatikanin, kur mbërrin një ndal shumë e habitshme. Ndihmëspeshkopi i Tiranës dhe Durrësit, George Freddo, në një intervistë me gazetën Gazeta Shqiptare, thotë se ai e kundërshton emërimin, sepse Visari është mysliman dhe jo katolik. Injoron në fakt se Zhiti, gjatë viteve të tij të burgut, ishte konvertuar fshehurazi në katolik. Por injoron ose bën sikur i shpëton edhe mesazhi që në shtator 2014 Papa Françesku kishte përçuar në sheshin e Nënë Terezës gjatë vizitës së tij në Tiranë. Papa, në fakt e kishte motivuar udhëtimin e tij në Shqipëri me dy arsye: homazh për “shembullin e jashtëzakonshëm të bashkëjetesës fetare paqësore” të ofruar nga ky vend dhe për ”rezistencën heroike të komunitetit katolik gjatë diktaturës komuniste” që në kushtetutën e tij e kish të imponuar ateizmin si besim Shteti, e për rrjedhojë edhe deklarimi si besimtar, përbënte shkelje të ligjit.
Presidenti armiqësor
Intervista e Peshkopit Freddo mund edhe të konsiderohej si një gafë, pasi ajo u pasua me një saktësim të sikletshëm, që në të vërtetë ngjante më shumë si një tërheqje. Mëkat ama, që është kapur nga armiqtë pak ose shumë të fshehur të Visarit, si një mundësi providenciale për të bllokuar emërimin e tij në Selinë e Shenjtë. Ndërkohë, Parlamenti shqiptar, me një rezolutë unanime, të nënshkruar si nga mazhoranca qeverisëse, ashtu edhe opozita, manifeston konsensusin për poetin edhe me arsyetimin se prania e tij si ambasador në Vatikan do të ishte e dobishme për të “afirmuar vlerat e shtetit laik.” Nunci Apostolik, gjithashtu paralajmëron pëlqimin e sigurt për emërimin, por është Presidenti shqiptar Bujar Nishani, që do të kryesojë grupin e atyre që duan të pengojnë kthimin në Romë, në bregun tjetër të Tiberit.
Versionet e kësaj armiqësie, natyrisht janë të ndryshme. Më dashamirësja flet për zhgënjimin e Nishanit mbi anashkalimin që i është bërë nga kryeministri lidhur me vendimin për Visarin, ndërsa ndoshta më themelori zbulon një prapaskenë që nuk e justifikon opozitën presidenciale për vetëm një plagë në krenarinë hierarkike, por tregon për një paragjykim të lashtë negativ kundër një poeti rebel, apo ish-rebel. Nishani, në fakt, në kohën e regjimit të Hoxhës, ishte një zyrtar i ushtrisë dhe ndoshta, është e kaluara e tij që frenon entuziazmin për emërimin që do të shpërblente një intelektual i cili nuk do të ishte i gatshëm të plotësonte në mënyrë pasive dëshirat e pushtetit, kushdo qoftë ai.
Hija e regjimit të vjetër pra, duket se e ndjek Visar Zhitin pa shpëtim, siç ishte së fundmi fati i keq në lumturinë e familjes së tij. Dy muaj më parë, djali i dashur Atjon, student në Universitetin Katolik të Milanos, kthehet për një pushim të shkurtër në Tiranë. Por, sapo mbërrin në Shqipëri, buzëqeshja e tij shuhet përgjithmonë në ndenjëse e një motorri, në një aksident të tmerrshëm.
*Visar Zhiti, 62 vjet, është një poet i shquar shqiptar. Puna e tij ka rrjedhur paralel me historinë bashkëkohore të Shqipërisë: ka kaluar nga burgjet komuniste tek diplomacia e vendit të kthyer në demokratik.
metathene tedrejten necat bythen me visar zhitin sikur tekishte kapur mretin per koqesh ejo nje burgaxhi nje hor hori qe enjohim mir se kush eshte ai mut cfar lesh poeti askaqen dhe ase sbehet kurr poet thjesht burgaxhi dhe asgje meshum pirdhun me gjith te snintereson fare fare sekush dojet ambasador ne vatikan kushdo teshkoj shkon pertemiren evet dhe merr leket pere vete ciduhet popullit fukara visar zhiti asnje gje
njeri pa dinjite.nuk mund të shkruaj ndryshe një kafsh pa dinjitet,edhe kafsha ka dinjitet.nuk ështe dashte gazeta së paku ta botoj si shkrim të parë .
Ty ta paskan rrase me te vertete ore xhaje, kthehu shpejt ne Viçidol se po te pret mushka
Po ca spektri mo perkthyes leshi – spetro dmth fantazem. Pra lufte me fantazmen e Enverit!
Dhe ja papritmas shkruan tarrasi , nje idiot i rradhes ! Bravo Tarras !
Komenti meparshem me shenjen “taras” deshmon per papjekuri. Personi ne fjale shihet se eshte i kufizuar si p=r nga pikepamja mendore, ashtu edhe per nga nga njohurite gjuhesore. Prandaj duhet gazeta e juaj e nderuar te mos i lejoi publikimet e shkarravinave, qe nuk perkojne me etiken njerezore.
Nje poet i rendomte qe ka provuar ca kohe burgun (si fatkeq ose budalle)…Tani nuk dihen mire arsyet e politikes po ky i shkreti po ‘shitet’ sikur gati ka marre cmimin ‘Nobel’….hahah!
Shume zhurme per asgje!
Ej Taras ! Jepi Cezarit ate qe i takon…..Ke lexuar gje nga Visari ?…. Se besoj, se ndryshe nuk do te kishe kaq mllef. Nuk e besoj, se po te ishe i lexuar, do te dije edhe te shkruaje. Mund te jesh me bindje te kunderta me Visarin, sic’ jam dhe une, po kjo s’ ka pse te te beje te ndysh gojen. Visari i ka te gjitha atributet qe mund te na perfaqesoje me dinjitet edhe ne Vatikan.
Edhe vete Tarasi i vertete po te ish, nuk do te shkruante me keq.
Visari eshte intelektual, e nuk do te fyej as nga ty. Me siguri do te thosh: ” fale Zot, se s’ di se c’ thote”
Për Viarin kam respekt! Do t’i uroja gjërat më të mira në botë, ç’ farë ti dojë e bardha zemër t’i realizohej dhe sa më shpejt!
Kjo puna e emërimit si ambasador apo jo, po hyn në diskutime të tjera, që më duket mua, jo kryesore për specifikat reale.
Në Shqipëri, çdo parti pasi fiton zgjedhjet mendon se mund të bëjë ç’të dojë, se vendi i takon asaj! Po nuk eshte keshtu fare, ne nje vend demokratik prandaj eshte dhe ndarja e pushteteve. Pushteti i Kryeministrit eshte ai qe eshte i Presidentit eshte ai qe eshte, i gjyqesorit ai etj me rradhe! Kujtoni pak dramen me Qazim Mulletin, kur i shpjegonte fshatareve se ç’osht façizmi?! – Si ajo hallva me shume sheqer!!! – Kesaj punes se ambasadorit i thone qe kryetari i lagjes (apo fshatit) te marri vendim ku do e kesh ti televizorin te shpia jote! Une po them televizorin se mund te kisha thene dhe guzhinen, dhome e gjumit apo dhe ndonje gjo tjeter! E kuptoni apo jo? Kompetencat prandaj jane te ndara! Njerezit nuk hedhin firmat se e kerkon Kryeministri, por kur binden vete per te zbatuar pa presion kompetencat e veta, dhe ska pse ti japin sqarime askujt se pse e firmos apo pse nuk e firmos. (Do fusi televizor apo jo ne shtepi!)
Edhe njëhere dua te shpreh respektin me te madh per figurën e Visar Zhitit! Zoti ja plotësoftë çdo dëshirë! Unë vetë do ti uroja të bëhej ambasador në USA apo Kanada, qe ta kishim edhe më mirë. Pse si ofron këtë Visarit Kryeministri dhe le te shohim Presidentin pastaj?!
Hallall per antienverizmit e Visarit, perderisa edhe ka vuajtur burg, por kur e kam degjuar ne nje interviste te thoshte se “Ne maternitetin e Tiranes jane therrur qindra foshnja, qe me gjakun e tyre ti behej transfuzion Enver Hoxhes”, kam menduar se ky paska rrjedhur. Nuk me plas tek Enveri, edhe sikur ta kishte thene per Ducen apo Hitlerin, njelloj do te kisha menduar. Firmose o President se tuajin e keni, sepse, kur kemi luksin te kemi nje Minister si Ditmiri, vertete qe nuk e kemi luksin te leme pa pune nje si Visari. Keqardhje per fatkeqesine.
Taras ku e njef Visarin dhe perse e ofendon mos vajti me deshiren se tij me mbajt burg e me qit pirit ne Spac , por e keqja jote eshte qe urreni cdo njeri te ndershem .
Nuk kisha ndermend te komentoja kesaj radhe, mbasi per Visarin,ish kolegun tim mesues ne Kukes, gjate viteve 70,kam shkruar disa here gjate ketyre diteve, por me nxiti komenti i pare dhe reagimet nen te. Harruam Visarin e po merremi me Tarasin !? Po e ditur se kush mund te jete,vetem duke lexuar ata pese rreshta e gjysem te tij,(eh,sa lexim i mundimshem),kushdo kupton sa vlere ka si njeri. Vetem gabime drejtshkrimore(kurioziteti me shtyu qe t’i numeroja) ka mbo 40,pa permendur shenjat e pikesimit,mungesa e te cilave te kujton romanin e Xh.Xhojsit “Uliksi”Po citoj thenien e Visarit:Fale zot se s’din çfare shkruan…
Nuk kisha ndermend te komentoja kesaj radhe, mbasi per Visarin,ish kolegun tim mesues ne Kukes, gjate viteve 70,kam shkruar disa here gjate ketyre diteve, por me nxiti komenti i pare dhe reagimet nen te. Harruam Visarin e po merremi me Tarasin !? Pa e ditur se kush mund te jete,vetem duke lexuar ata pese rreshta e gjysem te tij,(eh,sa lexim i mundimshem),kushdo kupton sa vlere ka si njeri. Vetem gabime drejtshkrimore(kurioziteti me shtyu qe t’i numeroja) ka mbo 40,pa permendur shenjat e pikesimit,mungesa e te cilave te kujton romanin e Xh.Xhojsit “Uliksi”Po citoj thenien e Visarit:Fale zot se s’din çfare shkruan…
Respekt per z.Zhiti.Keta italianet mendojne se hijet e enverit kane zene per fyti presidentin?Larg qofte.
po pse jane kaq idjote komentuesit perkrahes te sali vicidolit nuk besoj qe te gjithe verioret te kene mend sa nje gomar?
Sa krenare jemi kur nje italian na fyen presidentin tone!
Nishani – Zhiti-Saliu-Balliu ,
i njejti MUT jeni ,prandaj boll derdellitet ne kafenet e qelbura prej tymit
te injorances ,psedopopull .
“O Balo te hengert tënja
e paske te keqen brënda!”
kendon populli…dhe kendon akoma.
Kur nje gazetar i huaj, pyet per intimitete shqiptare,
domethene qe diksuh prej Shqypnie ia ka cucuritur mu ne rrenxe te veshit…
Kjo ndodh edhe kur flasin me Ramen, edhe kur flasin per Zhitin…
Eshte ose politike (pra mashtrim i vjeter sa njeriu qenie socio-politike)
ose skuthllek…
Mos u sekelldisni fare,
Zoti i degjon dhe i veren te gjitha…
Kushedi sa mend do te kete ky Ermiri.Besoj se me shume se 10 gomere te marre se bashku.Kjo duket qe nga komenti qe ben.Sa per dijeni nuk jam nga veriu por eshte turp te ofendosh te tjeret sepse nuk te pelqen mendimi i tyre.