Një shënim për komentuesit e porositur: Tema nuk do lejojë fushate personale kundër kandidatëve

9 Mars 2015, 23:43Kronika TEMA
Një shënim për komentuesit e porositur: Tema nuk do lejojë

Gazeta Tema ka një politikë tepër liberale dhe të kritikuar sa u përket mungesës së censurës ndaj komenteve, por këtë e kemi bërë për të përfaqësuar sa më shumë mendimin e lexuesve dhe kur ai është vulgar apo i padenjë. Kemi marrë shumë kritika për këtë sidomos për shpërthimin herë herë të fyerjeve seksiste kryesisht ndaj femrave.

Pavarësisht kësaj jemi të vendosur të ruajmë politikën liberale ndaj opinioneve të ndryshme qofshin ato dhe kundër nesh.

Por sot kemi vrejtur një fenomen të ri. Në një shkrim ku janë publikuar kandidatura të mundëshme për kryetar bashkie, ka një vërshim komentesh kundër një kandidature, asaj të Keti Bazhdarit në Shkodër. Nuk do ta bënim publike këtë sikur 70 komente për zonjën Bazhdari janë fyese dhe vijnë nga i njëjti kompjuter. Pra ka një personalizim të luftës kundër saj. Kjo mund të ketë lidhje me konfliktin e saj me zotin Doshi dhe njerëzit e tij të afërt në krye të PS. Ne nuk marrim qëndrim ndaj kësaj, por do të fshijmë cdo sulm të qëllimshëm të personalizuar me rreth 70 komente nga një kompjuter kundër një personi. Kush do të hap fushatë, është mirë të gjej së paku 70 lexues dhe jo ti bëj të gjitha vet.

Shënimi vlen për këdo që do të tentoj të bëj këtë dhe me kandidatë të tjerë. Për ilustrim po u sjellim pamje të mesazheve që vijë nga e njëjta IP.

39 komente në “Një shënim për komentuesit e porositur: Tema nuk do lejojë fushate personale kundër kandidatëve”

  1. leo england says:

    Turp te ofendosh nje Nene. Nje mother, nje femer.Poshtersia me e madhe per nje mashkull. Me more qelloje me shuplak se ta ofendosh.

    1. Aqifi per miqte "Qifja ynë" says:

      Great Mero, I love you. M’a mirato komentin xhan se sapo fillova anglishten dhe dua t’i shes mend gruas,

      1. Vlora1912 says:

        Faleminderit TemA per kete njoftim!!!!

        Me sa duket, pavaresisht Nick-ut qe ne “anonimet” zgjedhim, per ju nuk jemi anonim…..Ne dinim kete gje dhe vazhdonim postimet…..sepse ju dini si ta ruani privacine.

        Per kete faleminderit…..

        Fakti qe ju publikuat nje IP, ne kete rast, eshte nje lloj transparence me shum sesa nje thyerje privacie…

        Ju dhe te tjeret nuk duhet te lejoni qe kjo loje e ndyre, e porositur, te ndodhe vetem per shkak se jeni te hapur….

        Ju, TemA, nuk duhet te lejoni tju perdorin……

      2. Bimi says:

        Po tfgs KU e ke fshef??

    2. Sharmuta says:

      Mua s,me “behet vone”as per Doshin ,as Edin,Ilirin apo Berishen.
      Por kur lexoj per te marrur ndonje informacion se c’fare behet ne Shqiperi,me vjen keq,se si TemA perkrah te shtrembten.
      Edhe per rastin”Doshi”,me shume po e paragjykoni ju te Temes ceshtjet,ne vend qe t’ja lini prokurorise te gjykoje.
      Edhe artikulli ne fjale ka te njejtin synim.
      Ju e keni ne dore seleksionomin e komenteve,pa e bere publike faktin se ka persona qe komentojne nga e njejta pc.
      TemA t’i dale ne mbrojtje popullit.

    3. taksirat kusuri says:

      Ne vazhdim te kesaj llogjike duhet te censurohen edhe artikujt e mero bazes qe jane vetem kunder saliut e pro rames,me sakte artikuj te para lexuar

  2. Aleksander says:

    TemA ,keni mirekuptimin dhe respektin tone si lexues te rregullt. Shume e drejte kjo qe vendoset te beni…bravo !

    1. Aleksander says:

      Vetem mos na çensuroni tfgs se eshte kripa e forumit !

  3. toni says:

    fut sistemin e komenteve disqus. Eleminohen vete si spam.

  4. aldo says:

    Beni publike edhe ato te freshistave si Ela, Wendy, Tea, Pilo et etc e jepjani Zaloshnjes per te bere ndonje sondazh! Ju censuren e beni vetem per komentete politike se faqen e showbizit e keni bere si reviste pornografike!

    1. Aua ;) says:

      O Bumco! A e hoqe menjeane shkresen me shenimin “Per Shkelzenin”? Te fala zhules! ?

  5. vedeta says:

    Brravo redaksia,por ju lutem çensuroni dhe te tera sharjet kunder kombit ton qofshin kush te duan ata qe i shkruajn,ruani krenarin tuaj dhe te tonen si SHQIPTAR rrespekte.

  6. visi says:

    Ju jeni çensur fare, nuk botoni komemtet qe jane kinder qeverise, ju botoni vetem ato qe jane kunder Berishes.

  7. Gerti says:

    Adresat IP te Albtelecomit nuk jane te diferencuara, mund te ndodhe edhe qe lagje te tera ne Shkoder te kene nje adrese.

    Nga ana tjeter TemA duhet te kete vene re qartesisht edhe komentet pro qe vine ne favor te disa politikaneve qe jane qartesisht te porositura. Ne krye te listes eshte Erion Veliaj, nje nga ministrat me te urryer dhe nga vete socialistet po qe harxhon shuma te medha (nga i vine?) per reklama online, si psh ne Facebook. Komentet pro tij jane qartesisht te shkruara nga nje ose nje grup i vogel personash. A nuk do ishte e duhur qe dhe keto te monitorohen?

  8. Piter Pan says:

    Megi Ajtyresa mitroloz komentesh, i ben aq shpejt sa blowjobet Tomes. Slow down girl!

  9. adel says:

    Gazeta Tema, nuk e kuptoj perse vazhdoni ti qendroni besnik teorise tuaj se komentet duhet te mbeten te pacensuruara?!
    Nuk e kuptoj ku qendron ana pozitive e kesaj…
    Realiteti eshte qe komentet qe lexojme ne gazeten tuaj, jane kryesisht te nje niveli shume shume te ulet…
    Perpara disa kohesh, pashe nje mikun tim, i cili beri nje koment tek ju duke perdorur nje fjalor aq vulgar, i cili nuk i pershtatet kurre nivelit te tij… U cudita dhe u perpoqa ta analizoj.. Jane shume faktore ne fakt. Brenda cdonjerit prej nesh qendron e mira dhe e keqja.. E moralshmja dhe e pamoralshmja… e pista dhe e pastra… Ne varesi te edukates personale por dhe ambjentit, njeriu zhvillon me shume njeren ane, apo anen tjeter.
    Ju te gazetes Tema, me kete politike liberale, ku gjithkush shprehet si te doje e madje me nje emer te rreme, krijoni mundesine cdonjeriu per te zhvilluar anen me agresive dhe te pamoralshme.. Dhe pak nga pak po krijoni nje epidemi te keqe.
    Me e tmerrshmja ne kete mes, eshte se po ve re qe edhe mua personalisht kohet e fundit nuk me ben me pershtypje fare te lexoj fjalor shume te ulet… Deri para pak kohesh , do isha skuqur edhe skandalizuar plotesisht.. Pra ju po jua vrisni veshin dhe syrin njerezve me pislleqe qe i ndillni vete.
    Stop me kete politiken tuaj liberale dhe respektimin e mendimit te tjereve, se edhe ne vendet e botes se zhvilluar, ku lulezon demokracia dhe respektohet mendimi i lire shume here me teper se tek ju, nuk ka politika te tilla liberale. Ka nje kod etike, i cili respektohet. Kush shkel kodin e etikes me komentet e veta, nuk mund te aprovohet.

    1. lol says:

      Gjerat rregulohen vetveti nga komentuesit ne nje forum free,me pro edhe kundra!Bile une mendoj se e vetem ia gje interesantet ne shtypin shqiptar Jane komentet me gjithe teprimet e tyre,po edhe ne jemi lexuese me pervoje edhe dallojme ‘spamet’politike te porositur,apo jo?!

  10. elinor,.,.,. says:

    Jam dakord. Nje gje e tille eshte e denje per Tema.

  11. Patrioti says:

    Megi Ajtyresa normal qe ne shqiperi eshte mitroloz komentesh, sepse ne Padova, ka qene mitroloz ne mos marrjen e as edhe nje provimi, ku dhe braktisi Padoven nga pa aftesia… Sot person publik-politik ne shqipni. Edhe Nastradini do i kishte zili kto historina.

  12. kreshnik says:

    Bravo keshtu duhet sidomos fyerjet ndaj seksit femer nuk duhet te publikohen fare e kam fjalen per ato fyerie te pa tolerueshme jeni me te miret….

  13. anonim says:

    A e keni parasyh ju te Temes se cfare do te thote termi NAT?

    1. vajmedet says:

      Riperdorim adrese ip..po kujt ja thu o vlla keta jan 7 uje 1 kos.

  14. bashkia tirane says:

    Ore qeka ip kunatit.

    p luli o trim me flet

  15. plaku dhe deti says:

    do jete ndonje plake qe po provon te mesoje kompjuterin, mos ia vini re. Kollaj fare, mos ia miratoni komentet qe te çoje ne defiçit farmacine e lagjes.

  16. redi says:

    Komentet duhet te censurohen po dhe kjo qe beni ju nuk eshte e mire. Nuk mendoj se eshte etike paraqitja e IP publikisht kur mesazhi eshte derguar me mirebesim ne redaksine tuaj. Do te ishte me mire te paraqiteshin emailet dhe ti lihej te kuptohej personit qe po e beri perseri do ti publikohej IP e tij.

  17. petros says:

    o djema, po nje ip sdo me thene nje pc mo te keqen..eshte nje qytet i tere me nje ip,kshu qe mo ja fusni kot se fajin ja u ka albteelcomi

  18. Realist says:

    Paska qene koqe fare

  19. demi says:

    komentet nuk duhen te censurohen , por neve duhet te civilizohemi , per kete e pershndes redaksin qe na jep kete mundesi qe te kuptojm kush jemi, sa me kulture
    jemi ,dhe c’begraunde kemi, sepse keto komentet keetu perfaqesojn shoqerin tone qe dite per dite mburemi e jemi krenar per nivelin e larte te civilizimit qe gezojme , kaq kisha per sot .

  20. emigranti 2 says:

    Pershendesim Gazetan Tema per nismen e marre>Eshte me vend qe te censurohet rrept jo vetem ana morale,por ti jepet prioritet edhe sharjeve dhe ofendimeve ndrkrahinore,pasi ushqejne dasi kombetare keqdashese.Pra censurimin e kerkojne te tere shqiptaret kur ai demton dhe nuk jem vlera progresi.Faleminderit per mirekuptimin.

  21. paemer says:

    Po qe i keni gazetaret benevreksa e dini?

  22. nositi says:

    Nuk e kuptoj kete qe thoni ju te Temes. Kur keni politike liberale perse keni moderator. Apo per gabime ortografike. Ketu ka vite qe perdoret nje fjalor i padegjuar me sharje e fyerje nga me te pistat sidomos per kundershtaret tuaj politike. Tani qe u prek zonja ne fjale, qe gjithsesi nuk duhet fyer, na shqetesoheni per etke e dokrra te tjera. Mos kerkoni me zor te dukeni ndryshe sepse ndryshe jeni – gazeta me e pamoralshme se te tjerat.

  23. patrioti says:

    Bravo Tema! I len qytetaret te shprehin opinionin e tyre. Shtypi me i lire …nuk ben xhandarin e njerezve per te kontrolluar fjalen e cdokujt, por i ben thirrje ndergjgjjes qytetare te mos tejkalojne normat e qyteterimit. Nuk jemi ne pazar aty…por te japim gjithsecili prej nesh opinionin personal ne forme sa me te kuptueshme mgjs nuk jemi tere kohen dakort. Satirikat e perdorura kundrejt personave qe vetshpallen vipa pa bere asgje te dobishme ne jete…mire ti behet nqs tallen…eshte rrisku i vetdashjes se ekspozimit publik me cdo kusht pra kyeshte cmimi qe marrin pastaj dhe nqs nuk i pelqen nga publiku. Personalisht lexoj vetem temen sepse me duket me e sakta. Aman se kenaqemi kur lexojme opinionet qe derdhen ne arene.. vazhdoni me te njejten politike prandaj dhe na keni besnike e jemi abonuar, dhe demaskoni rastet flagrante si kjo pc qe qendron non stop duke shfyre crregullimin mendor personal te tijin ku nuk duhet te corientoj ekuilibrin emocional te tjereve…

  24. Sali Rama says:

    Bravo Tema! Ketu jane bere fushata kunder dhe jane share njerez te kultures para e mbrapa pa asnje shkak, ketu jane futur spiunet e gjithfare sherbimeve per te na percare me tej ne te krishtere – myslimane, toske – gege, maloke – laluc – lab – kosovar etj,ketu ca nuk eshte bere kush nuk i ka futur hundet per te bere punet e tija te flliqura dhe nuk jeni shqetesuar fare. Por tani na qenkeni shqetesuar pse dikush po ben fushate kunder Keti Bazhdarit. Bravo edhe njehere, nuk na keni zhgenjyer, si gjithnje te pa dinjitet dhe ne sherbim te Partise se momentit!

  25. Don says:

    Luten tekniket e faqes online te gazetes Tema te marrin parasysh se ofruesit e sherbimit te internetit ne Shqiperi perdorin ‘shared’ IP dhe jo IP te dedikuar. Kjo do te thote qe nje IP e shfaqur ne internet mund te jete njekohesisht e deri ne 244 perdorues/kompjutera te se njejtes zone. Duhet me shume informacion nga vete ofruesi i internetit per te gjetur nese komentet kane dale nga i njejti kompjuter apo jo.

  26. hason DNS-ja says:

    Ju te temes nuk ja keni haberin e rrjeteve, mund te jete dhe ip shared per nje DNS forest rrjeti, ku shume usera ne kete rast te abcom kane te njejtin DNS numer.Nuk keni te drejt te censuroni ne baze te ip, asnjher nje IP nuk mund te lidhet me nje klient te vetem.Meroj me siguri ka gjete ngrohtesi monetare naga pushteti qe nuk po del si opozitar kushtetesh pavarsisht se eshte me Sali Rumpallen dhe Edvin Kokainen

  27. Lexuesi says:

    S’eshte e vertete per Megin qe ka mesu ne Padova,ka qene ne PES KARA dhe eshte diplomu SHKELQYESHEM

  28. Engjell says:

    Ka edhe nje detyrim tjeter te cilin i interesuari mund t’a zgjidhe kollaj fare duke denoncuar dhe gjetjen e pronarit te kompiuterit ID e te cilit eshte e publikuar nga TEMA

  29. anticensurë 311 says:

    mero një gjë të tillë duhet ta kishe bërë shumë më parë!!
    të gjithë e dimë se ti shikon IP e dërgimit,por dhe ne me aq pak sa shohim,arijmë të analizojmë kemi mundur të të kritikojmë për shkrime që janë të të njëjtit person!!unë e kam bërë shpesh por dhe të tjerë kan bërë të njëjtën gjë!!disa herë të kemi thënë se persona me emra dy rrokësh,që shkruajnë një fjali e gjysëm deri në dy dhe me një interval prej një minuti janë i njëjti person!!
    provokator si turkosuma,nastradini,AV a legena të tjerë që ndryshojnë pseudonimiet disa herë në të njëjtin shkrim ti i ke lejuar,ndoshta i ke dhe inkurajuar!!kuptohet që ata me provokimet e tyre të shtojnë klikimet,por nuk është e ndershme mero!!ashtu si nuk është e ndershme kjo që ke shkruar më sipër:”Kjo mund të ketë lidhje me konfliktin e saj me zotin Doshi dhe njerëzit e tij të afërt në krye të PS.”
    mero ky hamëndësim tëndi dhe mund të jetë i vërtetë,POR ti nuk ke fakte të pa kundërshtueshme për ta thënë një gjë të tillë!!
    jo për gjë mero por të bën të njëanshëm!!të bën të rreshtuar në një anë!
    në atë që ne nuk kemi dëshirë të të shohim!
    ne të duam në anën e opozitës,jo të sali bashës,por të popullit që është në opozitë të përjtëshme me pushtetin!pavarsisht se një ditë është me të!!pavarsisht se është populli që e voton!!
    prandaj mero,o bëj kështu si thua,o vari teneqen e merr ato pare që të jep pushteti!përfito prej tij deri ditën e fundit të tij, të nesërmen vjen tjetri!
    përfito dhe prej tij!!

  30. mira says:

    Ju ka i kur kot shkrimi per “shtepine me gjethe”,juve dhe liberaleve demokratika te pushtetit.
    A e morret vesh se nuk ka shtet ne bote qe te mos kete nje shtepi me gjethe se e merr lumi shtetin? Dmth se sot te gjithe jane me “dosje elektronike” dhe zere se i ke thene ne pazar te xhamia ato qe shkruan me “nick “ne gazete.

    Mero do vdisja dhe nuk do e besoja se ti nuk do ishe GAZETAR ashtu si te kishim menduar.
    Je thjesht nje punonjes gazete i punesuar nga Ilir Meta. Do shenohet edhe kjo ne dosje. E perdorni gazeten si kodoshe te prostitutave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje