Marinza/ Braçe: E pabanueshme. Bankers ka shkaktuar katastrofë dhe ka vetëm një detyrim, të paguajë për dëmet (në 10 vjet, ka fituar mbi 2 miliard USD)

7 Prill 2015, 19:05Sociale TEMA

Deputeti socialist Erjon Braçe ka kërkuar që Bankers, kompania që ka marrë me konçesion vendburimet e shfrytëzimit për naftë në Marinzë të paguajë sipas ligjit për dëmet që ka shkaktuar.

Sipas Braçes, ishte fat që atë ditë kur në Marinzë pati dy shpërthime nuk pati viktima, por sipas tij zona është e pabanueshme dhe ajo dëmi i  Bankers është në kufijtë e katastrofës.

Deputeti më tej ka këmbëngulur për transparencë, pasi prioritet është jo vetëm mbrojtja e pasurive të vendit, por edhe e natyrës dhe jetës së njerëzve.

Bankers nisi të flasë!

Dhe kjo eshte gje e mire!!

Nuk ndjehem aspak keq qe nje email per mua i eshte shperndare gjeresisht medias.

Këtë kërkova dhe unë në fund të fundit.

Bankers t’i fliste publikut.

Pertej ketij fakti dua te sqaroj disa gjera formalisht;

E para, te gjitha njoftimet qe Bankers pretendon ne 1 prill e ditet ne vijim e qe sipas saj i drejtohen publikut, nuk jane gjekundi, duke nisur me faqen zyrtare te kompanise;

Transparenca për ngjarjen nis këtu

E dyta, une e cmoj shume angazhimin paresor te Bankers diten e shperthimit-shpetimin e jeteve njerezore, por qe nuk pati viktima nder banore ate dite ishte thjesht fat, jo pune e Bankers; pune e Bankers ishte nje operacion i pergjegjshem dhe i sigurt, per punetoret se pari dhe banoret ne zonen e operimit;

Kjo nuk rezultoi të ishte e tillë.

E treta, une nuk mund te pranoj faktin qe Bankers nuk merr persiper as pergjegjesine me te vogel per cfare ka ndodhur diten e shperthimit;

operacioni ka qene i saj, pretenduar me kontrollin automatik e kompjuterik me te avancuarin qe mund te gjendet dhe shpethimi nuk mund te justifikohet me rastesi numrash e ngjarjesh-ne 9 puse nuk ndodhi dhe tek njeri rastisi;

Jo. Operacioni hidrokarbur ishte i Bankers dhe Bankers është tërësisht përgjegjës për operacionin dhe pasojat dramatike të tij.

E katerta, edhe pas ketij email-i une ende nuk kam nje spjegim te qarte e shterrues per teknologjine e perdorur nga Bankers ne operacionet e saj, posacerisht edhe ne kete rast; mbi te gjitha a eshte kjo teknologji ne standard me industrine kudo ne zona naftembajtese e me shume se kaq, cilat jane pasojat e kesaj teknologjie ne shtresat nentokesore, mbi to ne mjedis, pastaj per njerezit, shendetin teresor, jeten, pronen e punen e tyre;

Interesi publik nuk mund të tkurret thjesht tek interesi tregtar i Bankers. Për mua nis nga shqiptarët, siguria dhe përfitimet e tyre.

E pesta, Bankers vijon te pretendoje se ka investuar ne 10 vite ne menyre konstante cdo vit deri ne 1.2 miliard dollare!! Ky pretendim eshte nje problem i madh kur flasim per perfitimet e shqiptareve; shpenzimet jane elementi kyc ne ate faktorin e famshem kontraktual sipas te cilit ne ende nuk marrim tatim fitimi nga aktiviteti tregtar i Bankers Petroleum;

Ndaj duhen provat.

Qartësisht-faturat, një më një deri sa të bëhen 1.2 miliard dhe Bankers e ka të vështirë të vërtetojë këtë.

E gjashta, Bankers pretendon se i ka dhene shtetit shqiptar 500 milion dollare ne formen e tatimeve dhe taksave, vleren e prodhimit me ndarje per Albpetrol etj; Kam kerkuar te verifikohet nga institucionet kjo shifer, por kjo nuk mund te kompleksoje asnje, mua jo e jo por edhe cilindo institucion qe duhet te bej detyren e tij ligjore per rastin ne fjale por edhe per gjithe veprimtarine e Bankers;

Thene kete me duhet ta coj te verteten deri ne fund:

Bankers në 10 vjet, ka patur të ardhura bruto 2. 395. 389.000 dollarë.

Konkretisht:

Ne vitin 2005-13,389 milion usd, ’06-31,586 milion usd, ’07-61,289 milion usd, ’08-110,253 milion usd, ’09-86,614 milion usd, ’10-170,376 milion usd, ’11-339,918 milion usd, ’12-432,138 milion usd, ’13-566,386 milion usd, ’14-583,120 milion dollare.

Fakt: Tatim-fitimi nga i gjithë ky aktivitet ësgrë zero (edhe per kete kam kerkuar pergjigje me shkrim).

Ne fund, Bankers thote se eshte angazhuar me autoritetet vendore per te paguar demet e shkaktuara ne shtepite e banoreve!!

Ne baze te cilit standard?- meqe per gjithcka eshte referuar standardi.

Nga gjithe informacioni qe une kam;

Zona ku ka ndodhur shpërthimi është kthyer në të pabanueshme.

Unë nuk di kush do ta marrë përsipër ti kthejë banorët atje për të jetuar, për më tepër kur pronat e tyre-toka që është elementi kyç për jetën dhe ekonominë e tyre, nuk është e sigurtë si e qëndrueshme dhe as produktive më për bujqësi e blegtori.

Pertej kesaj, ky nuk mund të jetë një proces i varur nga Bankers. Bankers ka dëmtuar deri në katastrofë dhe ka veç një detyrim, të paguajë. Shteti mbron interesat e banorëve. Shteti duhet të bëjë punët e tij dhe vetëm shteti duhet të vendosë të kthejë apo zhvendosë njerëzit prej asaj zone. Bankers jo. Bankers duhet të paguajë.

Gjykata duhet të vendosë deri në ç’nivel duhet të paguajë.

Dhe e gjitha duhet te jete transparente deri ne fund“, shprehet deputeti socialist.

20 komente në “Marinza/ Braçe: E pabanueshme. Bankers ka shkaktuar katastrofë dhe ka vetëm një detyrim, të paguajë për dëmet (në 10 vjet, ka fituar mbi 2 miliard USD)”

  1. lavdosh says:

    Brace, mos ja fut kot. Ti duhet ta dish qe kostot e nxerrjes se nafts ne Shqiperi jane shume te larta. Bankers ka kosto te larta sepse sjell shume specialiste nga Kanadaja. Plus mos harro qe Bankers raporton tek autoritet Kanadeze dhe ne bursen e Torontos, keshtu qe raportimet jane te sakta. Nuk mund te vendosi nje taksidar shqiptar ose nje politikan/gazetar i papergjegjshem (sic po tregohesh dhe ti) se sa duhet te jene kostot.
    Nuk e di zoti Brace ku i gjete 2 miliarde dollare fitime. Shume po spekuloni, jane 2 miliarde dollare te ardhura nga te cilat shteti ka marre 500milione.
    Mos spekuloni, akuzoni sepse po te ishja une Bankers do ju hidhja ne gjyq per prishje imazhi dhe ne te varferit duhet te paguajme per budallalleqet tuaja

    1. going says:

      O lavdosh o kokrra e mercenarit a di qe compania ne te cin ti punon ka ndotur mijra km2 tok dhe nga e cila vuaj me smundje te pasherueshme 100-mijra njeres. O qelbesir

    2. sit back and. relaks →→→→ says:

      eh te kishte ndodhur ne perendim kjo do ishin turrur studio ligjore e avokatet neper familjet e demtuaradhe do e kishin lene bankersin pa breke ndersa fshataret do ishin bere milionere per deme ne prone, demtime fizike, demtime psikologjike, vuajtje, fitim i munguar, etj etj etj qe avokatet i dine shume mire. duhet nje studio ligjore e specializuar ne keto lloj rastesh te kontraktohet nga banoret dh te cohet bankersi ne gjyq.

      1. Pelasgian says:

        Po ti krahason LaluCaret me qytetaret e perendimit ??????

    3. aqifi (po i verteti ama) says:

      O Lavdosh trimi! Bankers raporton ne bursen e ishujve Kajman, se me Kanadane nuk ka ndonje lidhje…

  2. LIDHUR ME PËRGJIGJIEN E BANKERS Z Erion Braçe
    Së pari në se çdo gjë do të ishte e kontrolluar korektësisht të tilla avari nuk kishte përse të ndodhnin ,kjo përgjigjie që jepni për z.Braçe ,megjithse ka disa dite që është krijuar ndodhia , ka ende mungesë qartësie ,sinqeriteti por edhe një frymë fodullëku të llojit tonë ,d.m.th. shqiptar
    Mendoj së pari se : Në një zonë ku ndodhemi, brënda kontureve të një vëndburimi që siç e përmëndnni edhe Ju ,ka dhjetra vjeçarë në shfrytëzim do të duhej që një pus i projektuar të mos gjëndej para të tilla të pa priturave,në se Ju do të kishit një projekt gjeologjik të studjuar dhe mbështetur është e kuptueshme se një ndodhi e tillë nuk do të merrte përmasa të kësaj shkalle edhe në se ndodhte.
    Së dyti ,megjithse Ju përmëndi ndjekje perfekte etj etj ,përsëri në sqarimin Tuaj nuk ka asnjë detaj spjegues qoftë edhe të thjeshtë prandaj dhe përsëri shtrohet pyetja
    • A është gazi Karbonik produkt i grumbulluar në shtresë për shkak të ndërhyrjeve të injektimit të periudhave të shfrytëzimit të më parshëm apo ka burim tjetër që Ju nuk e sqaroni por ende spjegoni duke bërë një përcaktim vulgar për vetitë e CO 2 ,në se do të donit të ishit korrekt nuk duhej të përmëndnit se injektohet tek birra apo uji i gazuar e pijet e tjera por duhet të sqaronit prejardhjen e vërtetë të tij dhe si ka influencuar në fontanim ,dhe grifone ka qënë ai faktor ,ka qënë lëngu larës apo thyerje të tjera në kushtet e përcaktuara në projekt .
    Për tu përmëndur del e nevojshme të thuhet se gazi karbonik po aq sa është i përdorueshëm nën kontrolle specifike, aq është edhe mbytës kur grumbullohet në mjedise pune apo te tjera vënde mbi kufijtë e normuar në raport me oksigjenin e ajrit.Për të shmangur keq kuptime dhe lejuar hamëndësime Ju duhej të jepnit edhe sasinë e gazit Karbonik të vlerësuar si dhe përbërësa të tjerë në se kishte apo jo ne gazin e çliruar mbasi ne nëntokë nuk ka vetëm gaze të cilët përmënden prej Jush por edhe shume të tjerë
    • Lidhur me gadishmërine që Ju përmëndni në proçesin e mbylljes së fontanimit do të thosha që jeni larg njohurive dhe përvojës së vëndburimeve të naftës dhe gazit në Shqipëri ,kjo sepse në radhë të parë kjo fontanë nuk ishte fontanë në një pus me gas metan (që edhe ai nuk është helmues ,por mbytës dhe zjarr marrës e shpërthyes) apo gazra të tjerë hidrokarburë me një rrezikshmëri shumëfishe apo me presione mbi normale ,ka raste plot të ndodhura sidomos në Povelçë ,Divjakë Pliocen e Ballaj etj që fontana të hapura (jo grifonime) të mbyten brënda tre dhe katër orëve në një kohë që argjilja merrej nga gropat ,renduesi edhe gjëndej edhe nuk gjëndej prane etj .etj.
    • Gjat spjegimit theksoni si argument ,citoj “ndyshimi i vetem teknologjik lidhet me kontrollet automatike dhe kompjuterike, me te avancuarat qe mund te gjenden, per shpimin e puseve te naftes si dhe mundesine per te kontrolluar trajektoren e pusit dhe per te bere te mundur shpimet horozontale ne shtrese” në se këto paisje apo mjete kontrolli e monitorimi do të kishin funksionuar në mënyrën perfekte dhe programimi i tyre do të ishte koherent në përputhje me kërkesat për shpimin e një pusi për dëndësim rrjeti ,siç besoj se duhet të jetë ky pus ,(sepse edhe për detyrën që ka pusi nuk e thoni në sqarimin Tuaj ),atëhere me situatën për të cilën bëjmë fjalë nuk do të kishte asnjë mundësi të ndodhte një avari e tillë.
    • Pjesa e fundit në sqarimin Tuaj nuk ka aspak përse te përmëndet sepse ajo nuk është aspak dhuratë që i bëni qeverisë apo komunitetit për rreth ,ajo është një pasuri e të gjithë popullit Shqiptar dhe Ju jeni aty për t’i shërbyer vet vehtes jo ne si shqiptarë dhe koncensioni nuk eshtë si një ndihmë që na bëni ,për atë pasuri kanë punuar breza dhe do të vijojnë të punojnë e përfitojnë breza te tjërë ,por detyrimet janë detyrime që janë të dakordësuara në kontratën themelore dhe palët e kanë për detyrë t’i respektojnë ,por edhe në se vërehen anomali që ndoshta me te drejtë nuk kanë qënë të mundura të parashikoheshin ne kontratën e nënshkruar në fillim mendoj se përveç sjelljes xhentëlmene për riparime ,në biznesin me respekt reciprok bëhen edhe me rrugë e mjete ligjore .
    A e dini Ju se edhe me një shtetas shqiptar qe nuk është banor i Marinëzës apo Zharrëzes e Rroskovecit apo fshatrave për rreth vëndburimit me një incident të tillë keni influencuar psikologjikisht në mënyrën negative apo edhe të frikëshme për shkak të mungesës së informacionit ,njohurive teknike apo edhe të kaluarës jo të largët ? Unë do të thosha se edhe mikro tërmetet që Ju jeni shprehur se ndodhin si fenomene natyrore të tërmeteve të zakonshëm nuk janë të tilla ? ,Nuk është aspak e rastësishme që intensiteti i këtyre lëkundjeve të shtohet me intensifikimin e marrjeve në vënd burim ,po ashtu nuk është aspak rastësi që epiqëndra e tyre është pikërisht në zonën rreth shtresave në shfrytëzim si në nivelin hapsinor të nëntokës ashtu edhe në atë të thellësisë
    • Tempet e marrjes nuk thotë askush të ulen ,përkundrazi ,por ato duhet të garantohen me stabilitetin e formacionit shtresor ,përdorimi i metodave të përforcimit të shtresës rreth fundit nuk është i pa njohur për Marinzën ,prandaj edhe rritet më shumë kërkesa dhe irritimi i banorëve të zonave për rreth apo edhe më gjërë
    Pa dashur të nënvleftësoj punën dhe mundin e të gjithë kolegeve dhe punonjësve që kanë punuar dhe punojne pranë kompanisë Bankers do të doja të theksoja edhe se ,në v.b. Marinëz ,Patos ,Sheqishtë Delvinë Ballsh e tj kanë punuar edhe mjaft specialistë të tjerë të cilët në pamundësi të angazhimit të drejt per drejtë në këto kompani apo në Albpetrol janë braktisur dhe nuk përfillen sikur të kishin qënë të huaj për naftën apo gazin Kompania Juaj por edhe të tjerat duhet të gjejnë forma që edhe këtë pjesë të ish punonjësve të naftës dhe të gazit t’a mbajnë afër edhe me ndonjë shpenzim të vogël për ta
    Është një masë e gjërë prej tyre që gjejnë kënaqësinë apo ndihen edhe keq kur dëgjojne lajme të mira apo të këqia për naftën e gazin .Ne shumë raste mund të gjënden edhe zgjidhje efikase konkrete në se përdoret një politikë integruese e tyre .Kjo vlen në veçanti edhe për më tej ministrinë apo qeverinë dhe Albpetrolin

    1. going says:

      Lavdosh te thash mbylle halen.

    2. ILIRET says:

      Shko ore, naftetar. Je punonjes i Bankers ti. Dhe mer 3 mije ero ne muaj. Nuk ke faj. Kali i mire shton tagjine e vet.

  3. alma says:

    Ti mos fol si e ema e Zeqos ne maje te thanes. Ju votuam qe pikerisht keta te fortet te mos e rrjepin kete vend. Nuk po beni agje, vetem gam- gam dhe klientet e vjeter jane zevendesuar me klientet e rinj. Keto zgjedhje do merrni te semes. Mos dilni te kerkoni me vota. Turp te keni! genjeshtare. Je kryetar i komisionit te ekonomise. Nuk eshte se je askushi! Keshtu qe mjaft me! Mos na hidhni hi syve!

  4. elinor,.,,,.. says:

    Brraqe po cirret me ato germa kapitale! As minimumin e etikes nuk ka, por eshte kryetar i njefar komisioni ekonomie! Ec e gjeje me holle!
    Nuk behet debati ne publik o mistrec Berati. Nqs Bankers thote qe ka investuar kjo nuk do te thote se ato para llogariten si shpenzime te cilat zbriten nga te ardhurat. Investimet nuk klasifikohen si shpenzime oj kone leshatake. Per me teper futju shifrave me thelle dhe merr eksperte se ti vete per 2 ore pune ne laptop nuk mund te dalesh ne keto konkluzione dhe ato te jene te sakta.
    Ti deklaron si trap qe zona eshte e pabanueshme por vete nuk ke asnje kreditim si ekspert per te percaktuar nje dem te tille me siguri. Kush ta tha ty se zona eshte e pabanueshme, cili raport? Ajo edhe mund te jete ashtu por ti nuk je ai qe e deklaron nje gje te tille. Eshte njesoj si te shpallesh dike si te vdekur pa qene mjek edhe kur shihet qarte qe ai nuk ka shenja jete. Thjeshte nuk eshte dicka qe lejohet se nuk eshte puna jote por e mjekut.
    Duhet kohe per te hetuar dhe me vone per te kerkuar demshperblime, nuk behen sa hap e mbyll syte keto pune.

    1. sit back and. relaks →→→→ says:

      mos u merzit se do kene avokatet e familjeve ca ekonomiste qe bankersi ti shkundi breket mire

  5. Uji i ftohte says:

    E shtata,Brace coje kete pune gjer ne fund.

  6. Zhani says:

    Zoti Braçe bravo. Vazhdo si e ke nisur, ke nje p[opull te tere me vete. Te zhduken ata qe shfrytezojne deri ne pace nje popull te vuajtur. Te lumte.

  7. leka says:

    Brace, thirrja e juaj ndaj katastrofes qe ndodhi ne Marinez dha efektin e vet, por ju si parlament, te therrisni ministrin dhe dy drejtuersit e Albpetrolit dhe AKBN , per indiferentizmin ndaj kesaj kompanie si ne drejtim te detyrimeve ndaj shtetit , katastrofen mjedisore si dhe cdemtimin ndaj banorteve te zones. Investimet e huaja jane te domosdoshme per rritjen ekonomike, por ato ne baze te mbrojtjes se interesave shqiptare dhe jo per kontraten abuzive qe firmosi Nano ne dem te shqiptareve. Brace beni padi penale, per te gjitha keto fakte abuzuese qe ju pretendoni dhe te dali pergjegjesia per ata qe firmosen ne dem te intertesave te shtetit. Koha e llogjeve ka ikur.

  8. tani says:

    Brace ziu gam gam gam ka bere gjithmon asnjeher se ka pjerdhur njeri flet kot dhe smer vesh asgje ti brace je nje qen gam dhe ham

  9. Pelasgian says:

    Po flene akoma gjume lepurushat e Lalucerise ???

    Flini flini me carin ne byth |||

  10. Damianova says:

    Leka ka shume te drejte…Respekt per Bracen qe flet pa doreza por parlamenti duhet te therrase urgjent Gjiknur ndyresiren….Por ate s’te le Rama ta prekesh..se e ka dashnor edhe furnitor paresh…i lezecem Damiani, pak thuthuq, debil i lindur, i pacipe komplet,sume rrumbullak, fiks ripi Rames….shifini pak deklaraten e pasurise Damianit kur erdhi ne pushtet se e ka shume te lezecme…Dritan Prifti as kur hiki nuk kishte aq shume akione!!
    Bravo Damian, shume largpames!! Anksioner dhe aksionsit i rinise hajdutase socialistase me ne krye shokun Koco e kuadro te tjere!!

  11. coli says:

    @ pelasgian-

    Per te disaten here lexoj komentet e tua, dhe gjej prap fyerje per ‘lalucaret’!!! Ore mos kta ‘lalucaret’ ta kane care ndonjehere prapanicen ty qe i paske mare kaq inat??!! ça pi…n e sateme ke, apo mos je ndonje shok a i aferm i atij tritan shehut qe ata ‘lepurushat lalucare’ i rrasen prasin ne bythe??!!! spo te mar vesh, kush ka qene ai’lepurush lalucar’ qe ta paska shpartalluar kaq shume???

    I kerkoj falje pjeses tjeter te komentuesve per fjalorin tim, por ky injoranti ketu po e kerkon vete!!!

    1. Roni says:

      Mos u merzit se je nga Fieri se edhe ne qe jemi nga Mallakastra nuk beme gje. Edhe nje Kac Islami qe patem na doli kllufje. Nuk jeni vetem ju qe gdhiheni dhe ngryseni si bagetia. Jane shumica e shqiptareve qe jetojne ne skamje dhe fukarallek. Marinza e pasuri e komunitetit te Fierit dhe Marinzes dhe qeveria nuk duhet te uzurpoje keto te drejta.

      Hapni nje gjyq te vockel ne shkalle te pare dhe do te shikoni sa perkrahje do te keni. Vetem niseni dhe do te keni ne krah gjithe popullin shqiptar. Poshte te korruptuarit ne qeveri. Poshte hajdutet dhe kriminelet ne pushtet.

  12. Naftetari i Ri says:

    Nuk dua qe t’ju merzit me nje shkrim te gjate, por do te replikoj me Naftetarin Veteran per comentin fjaleshume:
    -Si specialist I fushes se naftes duhet qe te mbeshtetni teknikisht Zotin Brace sepse vertet ai nuk eshte specialist, por per shqetesimin qe ngre per jeten e banoreve te zones dhe pasardhesve te tyre vertet qe duhet mbeshtetur.
    -Perse e ngaterroni ndodhine me tempet e marrjes, nderhyrjet ne shtrese etj, etj. A e dini ju se kur ka ndodhur Fontana e fundit ne Canada? Cilat Directiva u permiresuan? Cfare ndodhi me companine? Etj…
    Meqe jemi tek Bankers: a e dini ju se si u shprehen zyrtaret e Head Office ketu ne Calgary (kur peruruan zyrat e reja), lidhur me naftetaret shqiptare qe applicojne per pune ne kete company?
    Nuk e di se cfare behet ne Shqiperi, por ketu te gjithe e dine qe kjo eshte nje politico-company qe guxon te tallet me CASH, me CO2 ne dyqan etj, ky eshte niveli I drejtuesve te saj, njerez qe qarkullojne pasurine e atij populli neper xhepa te ndyre. Nese punoni per kete company, duhet t’a sqarosh qe ne fillim te shkrimit qe te mos humbasim kohen kot t’ju bindim nese eshte Brace ne te drejten e vet apo eshte nje show.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje