Nikollaq Neranxi denoncon shefin e Policisë së Kuçovës: Më fyeu rëndë dhe më kërcënoi me jetë

13 Prill 2015, 11:49Kronika TEMA

Ish-deputeti Nikollaq Neranxi ka denoncuar në Policinë e Vlorës, shefin e Policisë së Kuçovës, Vojo Peçi.

Neranxi thotë se ky i fundit e ka fyer dhe kërcënuar me jetë, ndërsa pak pasi ka drekuar me disa miqtë e tij në Porto Palermo.

Duke folur për News 24, Neranxi thotë se Peçi e ka kërcënuar atë ndërsa po largohej me makinën e vet.

Neranxi thotë se nuk ka njohje me të, ndërkohë që të dy janë komshinj në Porto Palermo.

Shtëpitë e tyre ndodhen 20 metra larg njëra-tjetrës

Pse iu kanë kërcënuar?

Ngjarja është shumë e thjeshtë.

Unë jam nga Himara.

Kam një shtëpi në Himarë, dhe ngjitur me shtëpinë time ndodhet personi që më kërcënoi.

Dje pas drekës u drejtuam për te makinat për të ikur në shtëpi, ai më kërcënoi nga larg duke më fyer shumë rëndë.

Aty mora vesh që ky është shef komisariati i Kuçovës. Unë ligjet i di shumë mirë. Iu drejtova ish SHKB-së.

Çfarë apeli i bëni drejtësisë?

Unë kërkoj ndihmë nga Policia e Shtetit sepse më kërcënohet jeta. Asgjë tjetër.

14 komente në “Nikollaq Neranxi denoncon shefin e Policisë së Kuçovës: Më fyeu rëndë dhe më kërcënoi me jetë”

  1. albani says:

    Pse moj te kercenoje vellai i Termet Pecit nga Tepelena ty o shoku,e moren pa grade e me 5 vjet pune dhe e bene shef ne Sarande ku beri leke dhe per mos ta futur ne burg e cuan ne Kucove ku ha e pi me gjithe kriminelet e zones dhe bredh me X5 me targa fallso.Kurre me voten ketyre rilindasve se na zhgenjyen shume keq.

    1. kujtesa says:

      Alban.ti mire do besh qe mos tja japesh voten sepse nje vote me pishmanlliknuk ka ç’i duhet PS!
      Une kisha nje pyetje per llaqin:
      -A e di arsyen Llaqi pse e ofendoi shefi i komisarjatit?

      Sepse keshtu i bie qe meqenese e kam komshi,i fus nje padi dhe shkon direkt ne burg tjetri pa me te voglin shkak.
      Nese kesaj arsye,Llaqi i bashkon dhe provat,kjo do ishte gjeja me e mire!

    2. elio80 says:

      Vojo Peci eshte nga oficeret me te mire te policise shqiptare , trim dhe
      sypatrembur, njeri shembullor.
      NERENXI ben mire te shikoje lulet e mos merret me policine.

      1. sa kot ja ke futur says:

        E mo Vojo ngele gjithnje duke u mburrur ,me modest mor djale me modest.

  2. beni says:

    Krimi ka pushtuar me tere arrogancen e tij te tipit mafioz zyrat e shtetit ! … Keta bandite ua kaluan atyre te kohes se Enverit ! Poshte banditet e pushtetit !

  3. dado says:

    Shko mer legen me gjithe firmen tende. Mire ta ka bere.

    1. vlora1912 says:

      Edhe une jam dakort me ty.

  4. Zigur Qarri says:

    Agron Musaraj e ktheu Policine e shtetit ne nje organizate mafioze.
    Fatkeqsisht,fatkeqsisht,shum pak ka ndryshuar nga ajo gjendje.Policia ashtu si politika,eshte peng i gangsterave,dekriminalizimi eshte nje problem kombetare,qe nuk arrihet kurre me militantizem partiak.

  5. andrea says:

    O Zot i madh ne cfare vendi jetojme! Dikur ankoheshim per maloket qe solli Saliu ne policine e shtetit, njerez pa asnje kualifikim per pozicionet e rendesishme qe mbanin. Sot ka zbarkuar Tepelena. Vetem ne Shqiperi mund te ndodhe qe nje drejtor policie te kercenoje nje qytetar e aq me keq nje biznesmen. Cfare do qe ti kete bere qytetari, punonjesi i policise duhet ti drejtohet organeve perkatese. Por e verteta eshte se ata mendojne se i kane marre me tapi ato vende dhe jane te paprekshem. Ministri Tahiri duhet te distancohet urgjentisht nga policet ganstere dhe ta largoje nga rradhet e policise, nese do me gjithe mend qe te na binde se eshte ne sherbim te qytetareve.

  6. arbeni says:

    Pse i mban gjith ato lek me vete ne varr do ti maresh puneso bodigarde si te gjithe dhe tregoja qumshin e nenes atij shefi dreqi, sepse hori horr ngelet,nga fera nuk del trendafil.Lekt shiko se ben ca te te doje rrocka me ke te duash i shtyp si pleshta

    1. eko says:

      Jeni msu ju zagaret e politikes qe me leket qe keni bere ne pushtet si ky i LSI-se qe qurravitet sot per kercenim, te beni dhe ligjin.

      Mirpo kur ju ngex gozhda ne derrase te kalbur si me shefin e Kucoves, qaheni si gore. Kush po pyet se paske qen deputet i LSI-se mor legen.

  7. tepelenasi says:

    Tani kur shkon puna me rraf edhe nje minister, mendojeni pak sa te thella jane keto pune. Ministri Arben Ahmetaj shkon per te rikandiduar Termet Pecin, vellain e ketij ufos qe kercenoi nje biznesmen dhe Beni hengri dru. Kjo eshte mafie ne pushtet qe kerkon te mbuloje nje krim me nje krim tjeter. Jepi Saimir trego qe nuk je edhe ti njeri nga vellezerit Peci. Distancohu nga krimi i veshur me uniforme policie.

    1. dado says:

      Biznesmen jane dhe Frroket. Edhe ata po i sulmon krimi i pushtetit e?

  8. LULI LESHI says:

    Polici (aq me teper nje shef) duhet te zbatoje vetem ligjin. Nuk ka pse sillet si gangster me cilindo qytetar edhe sikur qytetari t’ja beje borxh. Polici dhe para nje krimineli te armatosur eshte i detyruar te sillet me nje kod te caktuar. Keta nuk jane police, keta jane bashibozuke qe mbeshteten te partite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje