Qeveria prezanton E-Albania, i quajtur portal unik i shërbimeve. E-Albania i jep mundësinë të gjithë qytetarëve dhe biznesit që të përfitojnë shërbime publike online.
Kryeministri Edi Rama tha se synohet të shkohet drejt një shteti që shërben online, ndërsa shtoi se ajo që u trashëgua ishte një bazë të dhënash me vetëm 12 shërbime.
“Ky proces është i lidhur me çfarë të dhënash disponohen nga institucionet dhe çfarë baze të dhënash disponojmë në tërësi për të bërë të mundur që çdo institucion të modernizojë marrëdhëniet e veta me qytetarët, por edhe që mes institucioneve të ketë ndërveprim, duke integruar sistemet informatike.
Kjo sjell në destinacionet që duam të arrijmë një shërbim shumë transprarent, të shpejtë dhe shumë më cilësor. Një shtet që në tërësinë e tij është shumë i paprekshëm sesa sot nga korrupsioni, nëse do t’i referoheshim bazës së të dhënave të trashëguara sot kemi bërë një punë kolosale duke arritur që nga 12 shërbime që kishte portali në 2013 të kemi mbi 150 shërbime dhe duke krijuar kushtet që në një kohë të shpejtë 89 shërbime të reja të shtohen dhe në kornizën e ndërveprimit të arrijnë 30 institucione.
Nëse bazat e të dhënave nuk janë funksionale është e kuptueshme që kompjuteri më i sofistikuar në botë nuk ka çfarë të japë përderisa ushqimi vjen nga baza e të dhënave. Dua të nënvizoj se ky portal është pjesë e një projekti që lidhet me programin e kalimit nga një shtet që shërben me njerëz në një shtet që shërben online”, tha Rama.
Sipas tij, paralel me këtë projekt po punohet edhe për krijimin e një qendre të vetme që ofron të gjitha shërbimet online.
“Ndërkohë jemi duke punuar intensivisht me një ekspertizë të lartë ndërkombëtare dhe me mbështetjen e Bankës Botërore me të cilën kemi ngritur një skuadër të përbashkët për të mundësuar që paralelisht me krijimin e bazës së të dhënave për shërbime të veçanta, të krijojmë një qendër tregtare shërbimesh, që do të thotë se njerëzit nuk do kenë nevojë të shkojnë nga një zyrë në një tjetër, por t’i ketë shërbimet në një qendër të vetme shërbimesh që do të funksionojë online po nevojën e ndërverprimit me sportelistët dhe korrupsionin që e dimë se si ka funksionuar e vazhdon të funksionojë”, tha Rama.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka vlerësuar sistemin e ri telektonik që vihen në dispozicion të MAS, por edhe Universiteve e qytetarëve për të proceduar sa më shpejt me përpunimin e diplomave. Sipas saj, ky sistem rrit transparencën dhe pamundëson ndërhyrjet miqësore dhe koruptive për t’i kaluar ato jashtë radhe.
“Me këtë sistem duhen njësuar 100 diploma në muaj, ne kemi 2 specialistë Ligji e parashikon 45 ditë. Por ende qytetarët përcjellin shqetësimin për kohën.
Portali i kursen kohën 3-4 qytetarëve. Shmang korrupsionin, apo ndërhyrjen e mikut për të kaluar me shpejtësi. Shërbimi elektronik regjistron edhe ditën e ardhjes dhe bën më efiçent gjithë kryerjen nga punonjësit.
Pamundësohen ndërhyrjet miqësore apo korruptive që një diplomë të kalojë jashtë radhe. Gjithçka kryhet në mënyrë elektronike. Nëse do të shtojmë rastin kur dokumentacioni ka ardhur i paplotë dhe duhet të humbësh sërish ditë të tëra.
Propozimi i qeverisë shqiptare redukton kohën e përftimit të këtij shërbimi dhe ofron siguri të lartë dhe ofron ruajte të sigurisë. Qytetari përfiton MAS mundëson një bazë të dhënash reale. Për të tre nivele te diplomave. Sigurojmë qytetarët që kjo rrit përgjegjësinë tonë”, tha Nikolla.
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) Linda Karcanaj, tha se brenda vitit nga 150 shërbime që ka aktualisht, portalit E-Albania do t’i shtohen edhe 89 shërbime të tjera elektronike, ndërsa po ashtu, numri i institucioneve që ndërveprojnë për të sjellë këto shërbime online, do të shkojë në 32. AKSHI është agjencia e cila ka realizuar dhe administron portalin E-Albania.
“Qytetarët e biznesit përfitojnë shërbime publike online. Nuk do trokasin më qytetarët në zyrat e shtetit, por zyrat do të vihen në dispozicion ku duan qytetarët. Portali sjell edhe risinë, mundësinë e pagesës online.
Nëpëmrjet kartës së kreditit qytetarët dhe bizneset mund të paguajnë online faturat e dritave, të ujit, tarfifa për shërbime të ndryshme e të tjera. Portali E-Albania u publikua fillimisht ditën e përvjetorit të pavarësisë, tani numri i shërbimeve elektronike ka arritur në 150.
Në portal janë mbi 600 shërbime informeuese për procedurat, dokumentacionin dhe vendodhjen e marrësist të shërbimit”, tha Karcanaj.
Nje nga investimet me pozitive e me vend qe po ben Qeveria!
Ore futi nburg gjithe fiset e korripsionit qe jane fiset Berisha, Basha, Noka, Mediu, Ristani e tufa e hijenave qe i vjen nga mbrapa!
Po te pakten po ndryshojne dhe keto sherbimet nga pak, me ckam rastis dhe vete dmth kam pa qe njerzit nga kafshe jan kthy ne njerez e te trajtojn me mire!
Berisha coi internetin ne fshat kur femijet nuk kishin as shkolla ku te shkonin. Dhe kur Berisha e quante Shqiperia dixhitale, atehere Rama me te drejte tallej. Kurse tani Rama po ben te njejten gje. Vendin e ka pllakosur varferia kurse Rama na jep shfaqje me internet. Kjo rilindje po ngjan si dy pika uji me Berishen. Rama zhgenjeu shume dhe duhet te largohet nga PS bashke me ata qe i futi ne PS pa asnje kontribut.
shume sakte, rama kopje e keqe e berishes.
Kemi pase nje si ai Bisha te na neperkembe per dy dekada se kemi shume rop si puna juaj qe nuk merrni vesh fare se ca flitet e ca behet. Ne kete lajm nuk flit hic per internet e mrroklla si ato te atij te bjeshkeve, qe fliste per internet por internet nuk ka as sot e kesaj dite edhe ne disa periferi te Tiranes, por flitet per sherbimet qe shteti ju ofron qytetareve mund, apo do mund, te kryhen ne menyre dixhitale. Per ata qe kane internet. E kjo ben qe ti afeohemi botez se njerezve e te jetojme ne epoken qe jemi e jo me ne epoken e gurit qe shume mizerje e lane shqiperine per dekada.
Edi bashke me skuadren e rilindjes do ja arije qellimit te nxjere vendin na ky llum qe eshte zhytyr
njerezit nuk po mbarojne pune duke u takuar balle per balle me personat e administrates do mbarokan pune online. ne ndonje shtet tjeter ndoshta, po ne shqiperi do vazhdoje per shume kohe te vleje lapsi, letra dhe parate kesh.
o logjke shko ne ipoteke,dhe brenda ligjit nuk tye sherbejne ,nuk ke dhe ku te ankohesh se nuk te pjerdh njeri ,hipotekes i ka futur kthetrat LSIja,dhe ky palla i gjate medemek do zgjidhi punet me online , hikem nga ciftelia dhe rame ne tallava
Shume projekt i rendesishem dhe cilesor per qytetaret dhe bizneset.
Bravo per qeverrine!!!
Shume mire, kufizohet sa me shume kontakti me administraten e korruptuar. Por ka shume probleme qe administrata nuk i zgjidhe po i sorrollat njerezit e varfer. Keto dite ne Shqiperi hasem ne nje problem :
Ne Himare nje grua e moshuar me emrin Nasilika apo Milika kerkon pensionin prej 50 eurosh, pasi ka punuar ne kooperative. Por INSIG i Vlores nuk ja jep pasi ne rregjistrin e kooperatives eshte rregjistruar me emrin e pagezimit VASO. I thone qe te gjeje nje dokument nga Kisha, por rregjistri i Kishes eshte djegur ne vitin 1997. Tere vertetimet e paraqitura nga kjo grua si ai i Bashkesise te Himares dhe tere e njohin qe eshte ky person qe ka punuar ne kooperative por INSIG i Vlores i thote qe emri VASO eshte mashkull dhe jo femer. Bashkesia e Himares verteton qe ne Himare nuk ka pase njeri mashkull me emrin VASO, perveC kesaj gruaje. I thone qe te marre avokat dhe te hap gjyqe. Por nuk ka leke ndjeke kete rruge . Si eshte e mundur qe nje administrate e tere e INSIG te mos zgjidhe kete problem te deshmuar me tere dokumentat e duhura per nje pension 50 eurosh por ti nise njerezit e varfer drejt gjykatave. Si mund ta zgjidhe kjo grua kete problem online?
Shume mire qe kufizohet kontakti me administraten e kufizuar. Por ka shume njerez te moshuar qe nuk perdorin kompjuterin. Keto dite ne Shqiperi takuam ne Himare nje grua te moshuar me emrin Vasilika qe kerkonte te marre pensionin prej 50 eurosh, pasi ka punuar ne kooperative. Por INSIG i Vlores nuk ja jep pasi ne rregjistrin e kooperatives eshte rregjistruar me emrin e pagezimit VASO. I thone qe te gjeje nje dokument nga Kisha, por rregjistri i Kishes eshte djegur ne vitin 1997. Tere vertetimet e Bashkise te Himares te paraqitura nga kjo grua deshmojne se te tere e njohin qe eshte ky person qe ka punuar ne kooperative por INSIG i Vlores i thote qe emri VASO eshte mashkull dhe jo femer. Bashkia e Himares verteton qe ne Himare nuk ka pase njeri mashkull me emrin VASO, perveC kesaj gruaje. I thone qe te marre avokat dhe te hap gjyqe. Por nuk ka leke ndjeke kete rruge . Si eshte e mundur qe nje administrate e tere e INSIG te mos zgjidhe kete problem te deshmuar me tere dokumentat e duhura per nje pension 50 eurosh por ti nise njerezit e varfer drejt gjykatave. Online kjo grua nuk mund ta zgjidhe kete problem. Duhet nje kontroll i rrepte i administrates qe nuk ben punen e saj, nuk ka asnje respekt per taksapaguesin dhe nuk i sherben njeriut.
Shume mire eshte nje vendosje e tille on-line. Por per çudine time (nuk di per te tjeret), sa po fillova te hyja ne kete web, menjehere u ndesha me faktin qe faqja zyrtare eshte faqe e mbushur me viruse. Prandaj ju lutem, atyre qe kontrollojne web-in, ta mirembajne ate sipas gjithe rregullave, se na shkaterruat kompjuterat.
Ide e mire por nuk pres qe te ofroje ate qe pritet.Hipoteka ishte dhe vazhdon te jete nje vend korupsioni e paaftesie. Kompjuteri eshte vegla njeriu eshte ai qe do ta fusi ne pune.Zhvillimi i teknologjise pa zhvillimin e njeriut eshte nje ndermarje e deshtuar