Të gjithë ata të cilët kanë zënë hapësirat publike në Tiranë kanë një javë kohë për t’i liruar, në të kundër do t’u sekuestrohet malli. Ky është paralajmërimi i bërë sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka lëshuar alarmin për gjendjen dramatike në të cilët ndodhet Njësia 5 për standardin e shërbimeve. Gjatë prezantimit të administratores së Njësisë 5, Veliaj, e konsideroi si një turp që zona është pushtuar nga lokalet.
“Të gjithë ata që kanë okupuar hapësirat publike kanë një javë afat për tí liruar këto hapësira. Në fund të javës tjetër do të nxjerrim urdhër ekzekutiv që ata që shesin në rrugë, lokalet që kanë nxjerrë karrige dhe tavolina në mes të rrugës, ata që kanë zënë parkingjet, çdo gje do të sekuestrohet”, deklaroi Veliaj. Ai njoftoi se Policia Bashkiake dhe INUV do të jenë në terren duke filluar nga njësia 5 për të nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike.
Duke folur për problematikat e kësaj njësie, kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se hapësira ku shiten makina të përdorura përreth stadiumit Dinamo do të lirohen dhe do t’u kthehen qytetarëve. Veliaj kërkoi nga drejtuesja e Njësisë Bashkiake nr. 5 që të bëhet një inventar i hapësirave publike të zaptuara. Edhe në këtë takim, kryebashkiaku u drejtoi apelin qytetarëve që të japin ndiohmën e tyre në aksionin e pastrimit të Tiranës në një ditë më 4 shtator.
Ok shef
Do ti llirojme
Pas nje jave do ti zaptojme prap.
Po hapesirat e gjelberta te okupuara cfare fati do te kene, ja psh Piceri Era, Pasticeri Internacional apo lulishtet e kthyera ne baxhella tek Fakulteti i Inxhinjerise se Ndertimit…ishalla nuk jane vetem fjale apo po..dhe ne uje sic kane qene pararendesit !!!
me ne fund ka ceco bicak!
s’ke ku kalon rotuareve.
Po ne GETON MIZERJE te Yzberishit,kur do vish,zoti Veliaj??
Vetem nje URDHER I PRERE i dhene nga ju qe diten e pare te emerimit ne detyren e re,do te mjaftonte qe autobuzet URBANE te Yzberishit dhe Kasharit te PRANONIN ABONETE,KARTAT E VETERANIT DHE INVALIDEVE per udhetim falas!
Ne urbanet e Yzberishit dhe Kasharit ka vite qe nuk PRITEN AS BILETA duke u bere nje vjedhje e hapur popullit edhe shtetit!!!
Pale qe keta autobuze jane per t’u hedhur ne PLEHRA!!
HIQJANI KOMUNES TE DREJTEN E TRANSPORTIT URBAN dhe merreni vete si Bashki!!!
aman dilni njehere nga don bosko na lironi ate gjysem trotuari qe eshte, se dhe ai gjysem eshte i zene nga arkat
Po fushat qe zuri ylli ndroqi tek kinostudio. Qe i zuri me dhune me leket e droges do ja heqesh nga perdorimi??
Duke nxjerre ne te njejten kohe 3-4 direktiva me ultimatum dhe me aksion qe ti zhdukesh , duket mire ne pamje te pare, po ki parasysh faktin qe pas atyre karrigeve apo leckave ne rruge, parkingjeve jane njerez te cilet do vuajne nje pasoje te madhe sociale ( nuk besoj se jane milionere keta njerez). Kjo gje pervec pakenaqesise dhe kaosit nuk do sjelle rezultatin qe mendon ( pervec kenaqesise qe do perftojne syte e milionerve te vertete) pasi ju skeni asnje plan per te ndihmuar kete kategori te varfer te shoqerise. Me sa duket je i ndikuar shume nga mentori jot politik, qe cdo gje mendon qe behet me aksion, mos te duket cudi qe nje dite do te ikni dhe ju qe te dy nga politika me aksion.
Njsje e mirë!
po ke blloku qe ske prishur asnje ndertim pa leje ? apo esht vendi origjines aty
Po taksite e “zeza” kur do ndalohen? Te verdhat kur do pajisen me matesa dhe kur taksixhinjte do t’i mbyllin dyert e te zbatojne radhen se lane nam me dyert e hapura.Behen edhe pengese qarkullimi se rrine 1m nga trotuari!
Do e haj një koqe plumbi