Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe ka ironizuar demokratët të cilët kanë paralajmëruar protesta në vjeshtë.
Përmes një komenti në Facebook, Braçe hedh dyshime se protestat e opozitës kanë si qëllim që të mbulojnë paligjshmërinë gjatë 8 viteve të qeverisjes së tyre.
Sipas tij, politika është sot mburoja më efektive ndaj çdo akti korruptiv dhe çdo të korruptuari.
“Do të nisë protestat Lulzim Basha?! Po pse jo?!
Është lajmëruar një hetim për të për leje ndërtimi të paligjshme dhe kate shtesë mbi leje ndërtimi, të paligjshme dhe ato!!
Arrin në disa milionë dollarë “e ardhura”, në formën e ryshfetit që paguhet për gjithë këtë paligjshmëri!
Personalisht nuk kam pikën e besimit se hetimi do arrij tek Lulzim Basha.
Ka një arsye.
Politika është sot mburoja më efektive ndaj çdo akti korruptiv dhe çdo të korruptuari”, shkruan Braçe.
Për deputetin socialist, kjo është arsyeja pse Lulzim Basha del në protestë.
“Mbrohet duke shuar jehonën mbi hetimin.
Nuk duhet të flitet për këtë aferë korruptivë, nuk duhet të dëgjojë kush për të!
Firmosi “ndërtimin” e rrugës Rrëshen Kalimash, u vu nën hetim, u largua nga detyra për ta mbyllur atë “histori” dhe u mbyll;
Firmosi “marrëveshjen e detit”, u vu nën akuze pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, u largua nga detyra për ta mbyllur atë “histori” dhe u mbyll;
Kaloi urdhrin për të vrarë më 21 janar, u vu nën akuzë, u largua nga detyra për ta mbyllur atë “histori” dhe u mbyll.
Kështu mendon dhe tani.
Unë u largova nga zyra e bashkisë, tani nuk ka përse të më hetojë kush; tani duhet akuzuar qeveria, ajo është shënjestra; paratë e mia s’ka përse i heton kush”, thekson Braçe.
Braçe nuk je me ne opozite, i dashur.
Mos na i thuaj neve keto, por atij krytarit tend, qe po ben si i eger me korrupsionin. Ne nuk e besojme .
Ja pra, shoke, ku na shpuri Saliu… Mendoni thelle, shoke, thellohuni thelle…
thuaja padhoshit te gjate qe ke per shef kete, jo neve.
O z. Brace nuk eshte koha per te patur apo jo besim tek hetimi por kini kujdes se po ju iken koha dhe do te vini edhe ju per lesh se edhe 1 vit kohe ka per te zbatuar drejtesine per ato krimet qe kane kryer paraardhesit tuaj se prandaj e morret pushtetin dhe jo per tu justifikuar se keni edhe 84 vota per ta bere ate qe kini premtuar se mbas 1 viti nuk ju beson me njeri se do te jete kohe fushate elektorale.
O zoti Brace, ne qofte se politika eshte mburoja me efektike ndaj cdo aktik korruptive, pse nuk i beni ligjet ne ate menyre qe prekurori i pergjithshem te kete te drejte te arrestoje kedo qe ka dyshime te arsyeshme per korrupsion?Pse e fortifikoni mbrojtjen e deputeteve perballe drejtesise?Prkuroria pse duhet te jete vetem shteterore? apo vete parlamenti eshte nje cerdhe per mbrojtjen e hajduteve, duke nxjerr ligje ne favor te te korruptuareve apo hajduteve? Ne se you e kuptoni kete loje dhe jeni realisht per ndryshimin e gjendjes ,pse nuk dilni si deputet i pavaruar dhe te kerkoni ne cdo seance te vendosen rregulla ne keto pune? apo te pelqejne hapsirat ligjore per t’ju shmangur drejtesise?
Merreni me mend kur nuk ka besim ky qe eshte ligjberes vajhalli pastaj te kete besim populli i thjeshte te keta politikane kurva qe cfare thone tani e mohojne pastaj. Faleminderit
Te gjitha keto komente qe jane bere ne kete shkrim kundra Braçes,ja bajate e pa kuptim.Zoti Braçe nuk ka te drejte te hetoi,te fus ne burg apo te nxier,ai ka te drejte ti denoncoi dhe te jap mendime se si duhet te zgjidhen problemet koruptive.Kete te drejte per ti denuar e ka organi i prokurorise,gjykatet.Prandaj mos shkruani kote kodra pas bregut.
Brace mburoja politike ,ekziston ne ato shtete ku ligji nuk zbatohet . Keni marre votat ,dy here nga shqiptaret. ,dhe akoma nuk keni thirre nje here ne kuvend te japin llogari per mbyllje dosjesh , ose per zgjatje te gjykimeve ,as kryeprokurorin dhe as kryetarin e gjykates se larte . Ato i ka emeruar kuvendi , dhe si perfaqesues te sovranit qe ju jeni si parlament ,jane te detyruar me kushtetute te japion llogari para parlamentit . Mos valle per te mos shkarkuar titullar te larte te drejtesise luan rol dhe partneri LSI.? Ne nje shtet serioz, ku ligji eshte mbi politiken , kupola e qeverise me Saliun ne krye per zullumet, qe kane bere do ishin ne burg . Brace te keqen e mos ndeshkimit te Bashes me shoke e keni brenda udheheqjes suaj ,qe do vij dita dhe do pendohen per kete tolerim qe i bejne para ardhesve te vet per krimet e kryera kunder shqiptareve. Populli eshte I zgjuar dhe e provuat qe per mos ndeshkim ter krimeve dhe per emerimet fisnore ne administrate te lloj lloj injopranti ,moret 300 mije vota me pak se 2013 dhe 2017 nuk eshte larg prandaj veproni ,dhe mos fluturoni me pras .
Jen legena politikanët tanë