Abdurrahman Roza Haxhiu - Historia e legjendës lushnjare, që ndërroi jetë 34 vjeç

18 Gusht 2015, 12:33Sport TEMA
Abdurrahman Roza Haxhiu - Historia e legjendës lushnjare, që

 

Abdurrahman Roza Haxhiu ose Roza Haxhiu,siç njihet nga të gjithë, lindi në qytetin e Lushnjës në lagjen “Kongresi i Lushnjës” më 30 shtator 1930.

Djali i Bajram Haxhiut,një nga anëtaret e komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës.

Që në fëmijëri, Roza ëndërronte të bëhej futbollist.

Talenti i tij u duk që në moshën e re në ekipin e Traktorit të Lushnjës, siç quhej në ato vite skuadra lushnjare, dhe më vonë shkëlqeu në ekipet Luftëtari, Partizani dhe Dinamo.

Gjatë karrierës së tij sportive, Roza u nderua me titullin e lartë “Mjeshtër i sportit” dhe u bë i njohur jo vetëm në vendin tonë, por edhe në arenën ndërkombetare, duke luajtur me ekipin e Partizanit, Dinamos dhe në ekipet tona përfaqësuese.

Në vitin 1955 tërhiqet për përforcim nga Dinamo në ndeshjen me Dozhën e Budapestit.

Pas ndeshjes futbollisti i madh hungarez Suza do të shprehej:

“Ai ,Roza, është një futbollist i kalibrit europian”.

Në fitimin e medaljeve të argjenda nga Partizani në spartakiadën e ushtrive të vendeve socialiste në Lajpcig në vitin 1958, Roza dha një kontribut të rendësishëm.

Vitet e fundit të jetës së tij ia kushtoi përsëri futbollit.

Ai punoi pa u lodhur si tranjer i ekipit të Traktorit të Lushnjës.

Me emrin e Rozës lidhet edhe rikthimi i Traktorit në kategorinë e parë (superiore sot) në vitin 1960, pas 6 vitesh në kategorinë e dytë.

Që nga ajo kohë deri në vitet ’90, Traktori do të ishte pjesë e elitës së futbollit shqiptar.

Por sëmundja e rëndë, më 19 maj të vitit 1964, do ta ndante nga jeta Roza Haxhiun në një moshë fare të re, kur sapo kishte mbushur të 34 vitet.

Por rrugën e ndërprerë në mes të Rozës do ta vazhdonte, i biri Adnandi, i cili do të aktivizohej fillimisht me Shkëndijën dhe pas përfundimit të studimeve në ILKF “Vojo Kushi”, do të kthehej në qytetin e tij të lindjes për t’u aktivizuar me Lushnjën.

Madje, Adnandi do të ulej edhe në krye që stolit të skuadrës lushnjare për pak kohë.

Pas viteve ’90, Adnand Haxhiu do të emigronte drejt Gjermanisë, ku dhe aktualisht jeton.

Por gjithnjë pa iu ndarë futbollit, Adnandi punon si mësues futbolli në ekipet e moshave të Schalke ’04.

Por ka edhe një kuriozitet që lidhet me emrin e këtij legjende të futbollit lushnjar.

Emri i vërtetë i Roza Haxhiut është Abdurrahman.

Vëllai i tij e sqaron edhe “pagëzimin” e Abduharrmanit në Roza.

“Pas një sëmundje të rëndë që ka kaluar në fëmijëri, ai është dërguar në spitalin e Lushnjes.

Doktor Çabej që u kujdes për të, pa se ai ishte një fëmijë shumë i bukur dhe i shëndetshëm.

Në formën e një supersticioni doktor Çabej propozoi që atij t’i ndryshohej emri.

Ai ishte i pari që e quajti Roza, për të simbolizuar më shumë një lule të bukur, siç është trëndafili.

Që nga ai moment, emri i tij do të ishte Roza dhe nuk u ndryshua më kurrë”, tregon vëllai i Roza (Abdurrahman) Haxhiut.

Po ndërkohë, mos mendoni se stadiumi i qytetit të Lushnjës ka qenë aty ku është sot.

Fusha e futbollit, aty ku Lushnja u ngjit në kategorinë e pare, para viteve ’60 ka qenë pikërisht ku është gjimnazi i sotëm, gati në qendër të qytetit.Pas viteve ’60 ka nisur ndërtimi i stadiumit të sotëm i qytetit të Lushnjës.

Fillimisht ai e ka patur emrin Traktori, ashtu si emri i skuadrës. Pas viteve ’90, më saktë në vitin ’92, me vendim të Këshillit Bashkiak të Lushnjës, stadiumit të futbollit iu vu emri i “Roza Haxhiut”, në shenjë respekti për kontributin që ka dhënë ky futbollist dhe trajner në futbollin lushnjar.

8 komente në “Abdurrahman Roza Haxhiu – Historia e legjendës lushnjare, që ndërroi jetë 34 vjeç”

  1. "BALASHI" says:

    E kam pare duke luajtur nje legjende si Roza Haxhiu, per nje legjende siç eshte ” Partizani”. Nje balerine e vertete ne fushe. I pa harruar kujtimi i tij…

  2. Sokoli says:

    Vite me pare kam degjuar se emrin “Roza” e thirren ne stadiumin e MOskes,kur luante ndaj Spartakut te Moskes. Sot mesova se emrin ja paska ndryshuar ne “ROza “doktor Cabej . Qofte i paharruar!

  3. Thomaidha says:

    Po behen disa muaj rresht qe ky shkrim me disa shkurtime po botohet ne faqet on line te disa gazetave shqiptare pa autor!!
    Se kush eshte qellimi nuk e kuptoj vetem ne se autori ka paguar leke per ta botuar kete shkrim njellooj sic bejne per M.SHEHUN apo figura te tjera ish komuniste e nacionaliste,me shume per t’i rehabilituar ne syte e publikut per te shkuaren e tyre te dyshimte!
    Njihen vlerat e larta si futbollist te Roza Haxhiut dhe nuk ka nevoje qe ai te pompohet artificialisht sic po behet!

  4. illegal mind says:

    Sa mir qe ja kan nderruar emrin nga Abdurrahman ne Roza!!Gabim I madh nga prinderit!! Asnje lidhje nuk e ka nje myzeqar me Turqit…

  5. xxxlll says:

    po t pakten t ja kishin ven trendafil ose tulipan se esht medy koqe ai,e jo roza,sikur me qen xhozefin…

  6. lushnje says:

    A.Roza Haxhiu eshte ndare nga jeta gjysëm shekulli me pare por ka mbetur talenti i tij!Roza Haxhiu do të mbetet i paharruar për të gjithë të rinjtë që aspirojnë të ngjiten në fushën e blertë shqiptare.Ai ka qenë shkollë për futbollistët shqiptarë.Ai luante në mënyrë të jashtëzakonshme.Ai meriton respektin, vlerësimin dhe përjetësinë, sepse vetë emri i tij A.Roza Haxhiu është shënuar në historinë e futbollit shqiptare.Respekte për legjendën e sportit shqiptarë Abdurrahman Roza Haxhiu dhe familjen Haxhiu!

  7. Lushnja says:

    A.Roza Haxhiu eshte ndare nga jeta gjysëm shekulli me pare por ka mbetur talenti i tij!Roza Haxhiu do të mbetet i paharruar për të gjithë të rinjtë që aspirojnë të ngjiten në fushën e blertë shqiptare.Ai ka qenë shkollë për futbollistët shqiptarë.Ai luante në mënyrë të jashtëzakonshme.Ai meriton respektin, vlerësimin dhe përjetësinë, sepse vetë emri i tij A.Roza Haxhiu është shënuar në historinë e futbollit shqiptare.Respekte për legjendën e sportit shqiptarë Abdurrahman Roza Haxhiu dhe familjen Haxhiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje