Paditet kreu i gjykatës së Apelit të Tiranës, nuk justifikon dot 1.7 milion euro

14 Shtator 2015, 15:22Kronika TEMA

ILDKP ka depozituar kallëzim penal për kreun e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj. Ky i fundit akuzohet për mungesë burimesh të ligjshme financiare.

Sipas ILDPK-së, pas kontrollit të realizuar mbi deklarimin e pasurisë së Malajt, u konstatua fshehje e pasurive, deklarime të rreme të interesave private, mungesë burimesh të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash në shumën rreth 1,7 milion euro.

ILDKP i kërkon Prokurorisë hetim të plotë të kryegjyqtarit të Apelit të Tiranës, pasi sipas këtij institucioni, ka dyshime të forta për injektime parash të ‘pista’ nga Alaudin Malaj, nëpërmjet skemës së krijimit të bizneseve të ndërtimit në emër të familjarëve të tij, kalimin e aseteve, vlerave monetare dhe aksioneve te subjekti nëpërmjet kontratave fiktive të huave e të dhurimit, e më pas shitjen dhe riinvestimin e tyre nga subjekti në aktivitete brenda dhe jashtë vendit.

“Subjekti Alaudin Malaj në vitin 2003, në deklarimin e parë të interesave private, ka deklaruar gjithsej asete në shumën 60.000 euro dhe në fund të vitit 2014 pasuria e subjektit ka arritur gjithsej në shumën rreth 1,7 milion euro”, njofton ILDKP.

Ky organ do të njoftojë menjëherë Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Ministrin e Drejtësisë me qëllim marrjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarit.

16 komente në “Paditet kreu i gjykatës së Apelit të Tiranës, nuk justifikon dot 1.7 milion euro”

  1. ron says:

    Po mire cju duhet ju ku i ka gjetur
    ?I ka gjetur ku i ka gjetur pune e tij.
    Cfare jeni ju, gjykatesa jeni ju te beni keshtu pyetjesh?

    Ai i ka kursime nga rroga e:
    gruas
    e nenes
    e motres
    e ci permban pragu i deres
    me rrenje e me dege
    me liste dasme
    me liste vakie.

    Jane pare gjaku ato more gazetar(po jo gjaku i Alaudinit sigurisht).

    Aladin more vesh, ta shqyej carcafin fluturues

  2. Tani.deutschland says:

    Ketij te shkretit do ja ja i kete futur ndonjeri me zor ne xhep

  3. niko says:

    Duhen burgje te reja Nuk ka institucion qe te mos kete njerez bte koruptuar Kjo ishte epidemi ne kohen e Sales Duhet kohe per sherim

  4. Relax says:

    Te dashur komentues, tipa si ky Alaudini ose Laua si I thone pervec se jane hajdute dhe kriminele kane uzurpuar dhe mediat e lira dhe te ” pavarura”. Nuk di a ju beri pershtypje por sapo doli lajmi I kallezimit mbas pak minutash nje pjese e madhe e mediave e hoqen me urgjence lajmin, bravo tema qe nuk je pjese e ketyre pazaresh te felliqura.

  5. Ndoc Sukaj says:

    Ky mund te ishte ,,Drejtimi i duhur,, nese hajdutet e ,,drejtesise,, do te pergjigjeshin perpara ligjit dhe pasuria e tyre e pa ligjeshme te vihej ne sherbim te shoqerise.Mirpo ne fakt ne vend qe te futeshin te gjithe super te korruptuarit ne site dhe tu sekuestrohej pasuria marramendese qe kane ,,fituar,, me ,,biznesin,, e tyre ne nje vend kaq te varfer po u jepet dajak shtreses se mesme dhe te varfer te shqipetareve qe me njemije veshteri mbijetojne kohes.Vendosja e drejtesise nuk duhet te jete e njeaneshme ku shteti kerkon nga shetasit e vet por edhe te mbroje keta me forcen e se drejtes shteterore dhe njerezore.Nuk eshte e veshtire te gjinden pasurite kolosale te zyrtareve dhe ish zyrtareve te larte te mesem dhe te ulet qe kane cerek shekulli qe e grabisin kete vend dhe ne kembe nuk ju hyn asnje gjemb.

  6. Daku says:

    I ati e i vellai kane qene ndertues qe para njezet vjetesh kur ky ishte student po likes do i kete mbetur hatri diku…

    1. Cubi says:

      Keta te pashpirt kane kerkuar tremije euro per te liruar berberat qe fitojne 10 apo 20 euro ne dite. Nese i ka te babait mire gjera qe provohen por ska hetim per keto pune INstituti i Deklarimit quhet dhe duhet te quhet i hetimit, deputetin e kallzuan pasi dorezoi mandatin pra keta duhet te ndiqen dhe vete penalisht per shperdorim detyre.

  7. Gdjl says:

    Gruaja e ktij ajo noterja e piset ben korrupsion me vllain qe ka te legalizimet dhe kusherinj qe ka te regjistrimi pasurive. Bejne te gjithe ciklin e plote te legalizimeve dhe mban punonjes te pasiguruar ne zyren e saj.

  8. SHQIPTARE DJE KRENARE says:

    Po s’eshte vetem alaudini po cdo gjyqtare I ka te pakten nga 1 milion euro
    flitet per gjyqtaret e plepave
    P.S Mos pyesni zaganjorin se I gerrvishni petet lakrorit

  9. Reni says:

    Mos eshte dhe ky piktor dhe ia blejne me 2000 euro copa ne Pekin. Shiheni mire se s’keni pare gje akoma.

    1. Ledio says:

      Ble ndonje pikture te Rames per €100000 edhe e kalon kete problem kesaj rradhe…

  10. Odeta says:

    Gjynaf i shkreti gjyqtar eshte ngaterruar me faturat! Pse i bini ne qafe kot?!

  11. Lau says:

    vlora me nje qe familja ime meret me ndertim Jam i hapur per cdo lloj hetimi Qent le te lehin un jam i paster Si Debora !

  12. ani says:

    Burg pra… Aladini paska fërkuar llampën dhe ka dalë gjeniu.
    Apo është ai Aliu që ia vodhi pasurinë dyzet hajdutëve?
    Ky i dyti ka mundësi. VL

  13. sovjetiku says:

    Ska mundesi ta kete denoncu ky ganaj…si duket ky alaudini sdo kete pagu 10%

  14. fshati says:

    Gjykatesi 1.7 milon€ shume pak mos e akuzoni kot Kam degjuar prokuroret qe pyesin njeri tjetrin e kape 3 I pergjigjet tjetri Kam kap katershen nje tjeter aty I thote une Kam kap pescen dhe e kishin fjalen per miliona euro keshtu qe gjykatesi me aq mund te jete me I ndershmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje