U mbyt se do shpëtonte fëmijë, aktori Pandi Toçe “simbol i Tiranës”

19 Shtator 2015, 19:45Kulturë TEMA

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të miratojë disa pr/vendime në mbledhjen e radhës, datë 23 shtator.

Njëri prej tyre është pr/vendimi “Për dhënien e titullit “Simbol i Qytetit të Tiranës aktorit Pandi Toçi, që humbi jetën pas një akti të pashembullt qytetar”,

Aktori i Teatrit Kombëtar, Pandi Toçe, humbi jetën mëngjesin e 12 gushtit 2014 në Liqenin Artificial të Tiranës. Ndërsa shëtiste herët në mëngjes, ai ka vërejtur një fëmijë që i kishte rënë topi në Liqen dhe në tentativën për ta marrë, fëmija po thithej nga balta. Toçe ka vrapuar për ta ndihmuar fëmijën, por ka qënë e pamundur të dilte më nga uji, i asfiksuar.

Miratohet pagesa e PAK

Përmes një njoftimi për shtyp, Këshilli Bashkiak i Tiranës bërë të ditur se në mbledhjen e radhës do të miratohet pr/vendimi “Për miratimin e dhënies së ndihmës ekonomike dhe pagesës së PAK e invalidët e punës, për periudhën 1-30 shtator 2015, si dhe pr/vendimi “Për propozimin e dhënies së ndihmës ekonomike për periudhen 1-30 shtator 2015”.

Një tjetër vendim që do të shtrohet për diskutim e miratim është edhe ai “Për riorganizimin e Drejtorisë së Përgjithshme Nr. 1 të punëtorëve të qytetit dhe krijimin e “Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në rend të saj parashikon edhe pr/vendimin “Për dhënien e titullit “Simbol i Qytetit të Tiranës aktorit Pandi Toçi, që humbi jetën pas një akti të pashembullt qytetar”,

Këshilli Bashkiak do të miratojë edhe pr/vendimin për dhënin e e titullit “Mirënjohje e qytetit të Tiranës, anëtarëve të bordit drejtues të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve dhe të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Ndërsa pritet po ashtu edhe miratimi i pr/vendijmi “Për dhënien e miratimit për vendosjen e përmendores së Heroit tonë Kombëtar, Dedë Gjon Luli në lushishten e Muzeut Histork Kombëtar pranë rrugës, “Dedë Gjon Luli”.

Këshilli bashkiak njoftoi edhe mbledhjen e dy komisineve të tij në ditët e para të javës, konkretisht komisioni i ekonomisë si dhe ai juridik

9 komente në “U mbyt se do shpëtonte fëmijë, aktori Pandi Toçe “simbol i Tiranës””

  1. Uragani says:

    Kush eshte emri i femijes? Vetvrasja u kthye ne simbol!!!!!!! SKANDAL.

    1. po ta dish se eshte vetvrasje,hidh ndonji rresht ta marrim vesh se cndodhi ne te vertete,
      ne te kundert ,me e mira eshte qe mos te hedhim shashka kot !

      1. Gopisti i NSHRAK-ut says:

        R.I.P. Pandi Toçe

        Në mes ëndrash
        Në mes llumit
        Shkrove
        Poezinë e Fundit.

        *

        Dhe që Shpresa
        Të mos vdesë
        Dhe i vdekur
        Na jep Shpresë.


        http://www.gazetatema.net/web/2015/02/03/nje-histori-heroizmi-qe-ia-vlen-te-rikujtohet/

    2. Epirioti II says:

      Ju eshte helmuar gjaku more njerez, vetem deshire te ndyni cdo gje me vlere qe ndodh ne kete vend.

      Femijes nuk ju dhe emri ne intervistat qe dha se ishte minoren. Por i ati dhe xhaxhai dolen me ze, figure dhe emer ne media. Quheshin Andrea dhe Lulzim Dervishi. Femija ishte i traumatizuar, dhe fjalite i kishte nje perzierje frike dhe faji per veten dhe nje mirenjohje qe nuk dinte ta shprehte me fjale.

      Blogjet jane bere si fole krimbash.

    3. Joni says:

      Urragan mos u bej idiot.
      Respekt te thelle per zemren e madhe te Pandi Toce.

      1. Uragani says:

        O Joni. Me thuaj emerin e femijes qe shpetoi dhe gjurmen qe ka leni “aktori i madh”. Ai ka qene nje aktor i dobet dhe medioker. Me vjen keq qe nderroi jete parakohe, por eshte po kaq e padrejte qe u jepen tituj kur nuk e meritojne. Vangjeli (I vellai) ishte shume me I sukseshem dhe nuk meriton te kete ndonje titulll. Vetem ne Shqiperi titujt jane kthyer ne qoka (si rasti ne fjale qe ai tipi ja beri dhurate gruas). Titulli qe me dhe ti pa me njohur, me erdhi si kompliment. Ti me siguri do e marresh titullin pas vdekjes, te merituar si Adhamudhi.

  2. Drtn74 says:

    Gjysma e çmimit duhet ti njihet drejtorit që e pushoi.Po të ishte në punë nuk do kish dalë nga liqeni.Respekt dhe nderim për artistin dhe zemren e madhe njerëzore.

  3. shvejk says:

    Skandal eshte te pergojosh te vdekurit o uragan . Qofte edhe sikur te kete vrare veten ,Pandi sa ishte gjalle ishte njeri dhe shok i mire. Dhe si djale Tirane e meriton me shume se kushdo tjeter kte titull.

  4. butrinti says:

    respekt per pandi toce..kurse ty uragan do jesh ndonj qelbesir islamike qe shprehesh keshtu turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje