Në shtator janë lëshuar mbi 39.300 kuponë, ose 2.2 herë më shumë se shtatori i një viti më parë, ndërkohë që vlera mesatare e një kuponi tatimor ka zbritur nga 3400 lekë në shtatorin e dy viteve më parë, në më pak se 1500 lekë aktualisht…
Presionit të lartë të administratës tatimore për të përdorur kuponin tatimor, në mënyrë që të deklaronin xhiron reale, bizneset, sidomos ato të vogla, duket se ia kanë gjetur ilaçin. “Do të pres më shpesh kupona tatimorë, mjafton të mos e kaloj 6 mijë lekë në ditë”, pohon e sigurt një parukiere, që është këshilluar kështu nga ekonomistja e saj, në mënyrë që ajo të mos e kalojë kufirin e xhiros vjetore prej 2 milionë lekësh. Të njëjtat llogari kanë bërë dhe bizneset që deklarojnë xhiro nga 2-5 milionë lekë (kalimi i kufirit mbi 5 milionë lekë do t’i regjistronte ata automatikisht në TVSH), apo ata me 5-8 milionë lekë (që nëse do e kalonin 8 milionë lekë do detyroheshin të regjistroheshin si biznes i madh).
Këtë tendencë të bizneseve për të prerë më shpesh kupona, me vlerë të ulët, e konfirmojnë dhe të dhënat paraprake të tatimeve për shtatorin. Sipas të dhënave ende operative, në shtator janë lëshuar mbi 39.300 kuponë, ose 2.2 herë më shumë se shtatori i një viti më parë.
Po nga të njëjtat të dhëna, rezulton se vlera mesatare e një kuponi tatimor ka zbritur nga 3400 lekë në shtatorin e dy viteve më parë, në më pak se 1500 lekë aktualisht. Në shtatorin e 2014-s, vlera mesatare e kuponit tatimor ishte 2200 lekë.
Ndërkohë, sipas të dhënave operative, vlera e xhiros për shtatorin ishte gati 51.6 miliardë lekë, nga 31.6 miliardë lekë në shtatorin e 2014-s, me një rritje prej 34%. Kjo rritje e lartë e xhiros nuk i ka ndihmuar shumë tatimet, që kanë sjellë në buxhet rreth 1.5 miliardë lekë të ardhura më shumë (rritje 11%), duke arritur të realizojnë në 99.8% vetëm planin e rishikuar në ulje të të ardhurave. http://www.monitor.al/tatimet-ne-shtator-vetem-11-milione-euro-me-shume-ne-buxhet-ngec-rimbursimi-tvsh-se/.
Ministri i Financave e ka theksuar disa herë, se rritja imediate e të ardhurave nuk është qëllimi kryesor i këtij aksioni.
Ndërsa ekspertët kanë përsëritur shpesh që përqendrimi te bizneset e vogla, që mund të sjellin maksimumi 5% të të ardhurve në buxhet është thjesht humbje kohe, me kosto të lartë administrative e rendiment të ulët./ Monitor
Si nuk i vjen turp kesaj qeverie qe merret me bizneset e vogla qe vetem buken e gojes nxjerrin. Vetem te pallati i mamit tim falimentuan 5 vete nga fillimi i shtatorit. Ku do shkpojne ato familje tani? Biznesi i madh ben qef me milionat e koncesioneve e te vegjlit qe jane vetem 5% e te ardhurave, denohen me vdek per buke. Haram ju qofte ajo vote qe ju dhame dhe ju ngelshin ne fyt hajduterite.
Kjo eshte mese e vertete. Edhe kur shkon ne lokal per te pire kafe vete i dyte, kuponi te vjen per nje person.
Artikull leshi ,prej nje gazetari leshi, ne nje media leshi.
Nga shtimi apo pakesimi i kuponave tatimore (te bisnesit te vogel, se per ate flet artikulli)nuk mund te kete as rritje e as zbritje te te ardhurave tatimore pasi bisnesi i vogel nuk tatohet ne perpjestim te xhiros e aq me pak te numrit te kuponave.Ai ka nje tatim fiks qe parapaguhet.
Thuhet se ka renie te vleres mesatare te kuponit nga 2200 ne 1500 leke dhe kjo i atribuohet aksionit te qeverise. Po ne te njejtin paragraf pranohet se dy vjet me pare vlera mesatare ka qene 3400 leke, nje vit me pare 2200 leke dhe sivjet 1500 leke.Pra nje vit me pare se te fillonte aksioni i qeverise kemi nje ulje te vleres mesatare me te madhe se sa ulja e ketij viti qe supozohet se vjen si “hile” e bisnesit ndaj aksionit te lavdishem te qeverise.
A nuk e kuptoni se ne vend te rregulloni vetullat po nxirrni syte ?
Kjo tregon qartazi se fuqia blerese po bie ne pikiate. Kjo eshte krize. E si i pergjigjet qeveria kesaj uljeje te fuqise blerese ? Duke i shtrenguar akoma me fort lakun atyre bisneseve te vogla me xhiro deri 2000000 ne vit,pra qe praktikisht sikur edhe gjysmen e xhiros ta kene fitim per vehte nuk nxjerin me shume se nje rroge.
Vazhdoni e zbuloni “hilera”, “komplote” e “puce” qe po i bejne kapitalistet qeverise se lavdishme rilindase ku jne mbledhur te gjithe “intelektualet” me te pavlere te ketij kombi.
Kjo eshte qeveri antipopullore. “Rrjepja” u duhet per rroga dhe tendera. Harram ju qofte muter.
E kemi thene me pare. Aktualisht dhe ne te ardhmen, administrata do te arketoj shume me pak likuiditet ne krahasim me te kaluaren, pavaresisht se shume biznese u rregjistruan nderkohe qe dyfishi i tyre po e mbyllin aktivitetin. Jane ligjet e ekonomise keto, te cilat nuk mund qe te ndryshojne me aksione te goditjes se perqendruar. Keta shkuan te vendosin vetullat, por nuk e kuptojne qe ne planin afatgjate po nxjerrin syte e tyre se pari dhe te ekonomise Shqiptare ne pergjithesi.
Qeveria nxjerr ligje, populli gjen shtigje.