Ministria e Brendshme prezantoi projektin për regjistrin e integruar të adresave dhe shtetasve – Popullimi, që parashikon shkrirjen në një regjistër unik, të regjistrit të adresave me atë të gjëndjes civile.
Kjo sipas ministrit Saimir Tahiri do t’i japë fund kaosit 25-vjeçar, të pyetjeve “sa jemi dhe ku jemi”.
“Mos-pasja e këtij sistemi për shkak se regjistri kombëtar i adresave nuk është populluar, për shkak se dy shtyllat tona themelore nuk komunikojnë me njëra-tjetrën, sot ka pasoja që ndikojnë drejtpërdrejt te kapaciteti i institucioneve për të dhënë shërbim ndaj qytetarit, ndikojnë drejtpërdrejt te jeta e përditshme e qytetarëve dhe ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve që mund të japë shteti ndaj qytetarëve, pra ndikon drejtpërdrejt në pritshmërinë që ka qytetari për t’u ndjerë i shërbyer dhe i ndihmuar nga shteti i vet.
Paguan taksat, respekton ligjin është qytetari që fiton bukën e gojës me djersë dhe me punë dhe kur vjen puna shteti i tij në letër nuk e ndihmon dhe nuk përputhet fare madje me shtetin në realitet. Ka plot pasoja por më kryesoret janë ato që kanë të bëjnë me sistemin fiskal, më kryesoret janë ato me shërbimet që merr qytetari”, u shpreh kreu i MPB.
Ministri deklaroi se ky është modeli për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes.
“Ne propozojmë zgjidhjen e këtyre problemeve në dy dekada, që regjistrat të jenë të saktë, të përditësuar dhe mbi të gjitha regjistri i adresave të përditësohet dhe të ndjeki hapin e regjistrit të gjëndjes civile dhe të dy regjistrat të kthehen në një pra në një unik të vetëm të integruar të shtetasve.
Në një proces të tërë popullimi të regjistrit të adresave dhe të atij të gjëndjes civile në një të vetëm. Kjo do të ishte mënyra më e mirë për të shmangur të gjitha problemet që kemi sot dhe për të bërë një Shqipërinë në realitet me Shqipërinë e letrave, Shqipërinë e së vërtetës, Shqipërinë e përditshme me Shqipërinë e regjistrave apo katalogëve të shtetit shqiptar”, tha ministri Tahiri.
Ai pranoi gjithashtu se zhvillimi i shoqërisë, ka dëshmuar një avantazh tepër të madh në raport me shtetin.
“Duket qartë që shoqëria në të gjithë Shqipërinë, ka ecur shumë përpara shtetit. Ky është zhvillimi sipas parimit shoqëria para, shteti pas!
Në këtë rast madje, shteti është shumë pas. Sepse i gjithë ky zhvillim, në këtë fotografi, në harkun kohor të 10 vjetëve, nuk figuron as në letër, ose pothuajse figuron në letër. Pra nëse shoqëria është mobilizuar për të investuar, familjen për të ndërtuar, pavarësisht se në mënyrë kaotike dhe të rrëmujshme, shteti nuk është marrë me identifikimin, regjistrimin, katalogimin dhe mbajtjen e llogarive përkatëse për shtetasit dhe pasurinë, pra për regjistrat.
Kjo është situata në fakt e shumë lagjeve e qyteteve në Shqipëri. Kjo është situata klasike që ka shoqëruar zhvillimin në Shqipëri gjatë 2 dekadave, sipas parimit, shoqëria para, shteti pas me aq sa mundet!.
Unë nuk besoj jam i vetmi por shumë ndër ju i ka rënë rasti të pyesë sa jemi, sa banorë ka Shqipëria? Në të gjitha rastet përgjigja është e përafërt. Në të gjitha rastet, kur pyesim, përgjigjia është: – diku te 3 milionë, afërsisht mbi 3 milionë!
Të pyesësh pastaj ku jemi, ku banon, kjo është një histori më vete, që gjithmonë ka provuar imagjinatën dhe ka vënë në sprovë artin e qytetarëve shqiptarë për të shpikur, për të shpikur adresa, vendndodhje, për t’iu referuar gjithmonë historisë, kurrë nuk kemi pasur një sistem të identifikueshëm, real, të aksesueshëm dhe lehtësisht të referueshëm nga qytetarët”, theksoi Tahiri.
Projekti nis në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të shtrihet deri në fund të vitit 2017 dhe sipas ministrit do të ndikojë edhe në transparencën dhe cilësinë e zgjedhjeve.
Mungesa e adresave të sakta të qytetarëve ka qënë një shteg për manipulim të zgjedhjeve, është shprehur Tahiri.
Kjo eshte nje pergjigje per mesila doden per artikullin e botuar te gazeta sot.perpara se te flase per kohen e para viteve 90, le te studjoi mire historine e familjes se saj
mesila te shofi xhiken e saj qe nuk la vend pa u q… e tani na shan komunistet qe shumica ishin thjesht njerez qe jetonin si gjithe te tjeret edhe ushtarak po te ishin, edhe pak funksion, as nuk vidhnin si shitsja xhike e saukut , as ishin pa moral pio si shitese xhikja saukut, brezi nenes se mesiles si dhe studentet e akademis se rendit ne kohen e shitese xhikes te saukut e dine mire , sikurse dine nr e sakte te das……. te xhikes ,si dhe qe ishte bashkpuntore e policise , e sa per idrizin , e di vet ai cfare ka vjedhur qe nga historia e kepuceve me f. nanon kryeministter, i cili e shperbleu duke e katapultuar ne politike kete hor te lulishte tajvanit
Nuk thua te verteten . Ne kohen e xhaxhit ishin te regjistruar te gjith blegtoria percdo stalle tani nuk dini sa njerz keni. Te i u rroje demokracia
Po ne kohen e xhaxhit kishin pasaporte edhe kuajt or taj!
Pa kishin edhe adresa ku gjendeshin..kishin edhe veterinera..
Tani skiptarte jane te hakperndare kashte e koqe..
Per veterinere..?
Po nuk pate leka thuaj lamtumire Saliut dhe Edit!!!