Teksa blerjet online sa vijnë e po bëhen më të preferuara nga konsumatorët shqiptarë, Ministria e Financave po planifikon që të ulë ndjeshëm kufirin e blerjeve, mbi të cilin paguhen taksa, duke e lënë atë të mjaftueshëm, vetëm për të blerë një bluzë.
Një nga ndryshimet në paketën fiskale, që është hedhur për diskutim me bizneset parashikon ndryshimin e kufirit të pataksueshëm për blerjet online ose dërgesat duke e ulur atë nga 150 euro në 22 euro. Ky veprim, sipas financave, bëhet për të shmangur në këtë mënyrë konkurrencën e pandershme të subjekteve tregtare që importojnë dhe shesin produktet e tyre në vend, duke paguar të gjitha taksat dhe tatimet në import.
Në mes të vitit 2014, qeveria kishte vendosur që të gjithë ata që blejnë online dhe u vjen produkti me postë nga jashtë vendit, do të paguajnë taksë në rast se vlera e mallit do të kalojë 20 mijë lekë dhe jo 10 mijë lekë, siç ishte më parë.
Nëse kalohet kufiri i taksueshëm, atëherë blerësi paguan gjithsej si taksa 22.4% të vlerës së mallit (20% TVSH 2.4% taksë doganore). Kjo nënkupton se nëse miratohet ndryshimi, për të gjitha blerjet mbi 22 euro, individët duhet të llogarisin që çmimet do të jenë 22.4% më të shtrenjta.
Ndonëse vitet e fundit ka pasur rritje të ndjeshme të blerjeve online, burime nga kompanitë postare pohojnë se së fundi është vënë re një frenim i tyre për shkak të krizës së konsumit.
Sipas të dhënave të INSTAT, dërgesat e pranuara (kolipostat) e ardhura në Shqipëri në tremujorin e tretë të vitit 2015 (periudhë kur blerjen online arrijnë zakonisht kulmin) kanë rënë me rreth 60 % në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në këtë tremujor, në Shqipëri kanë ardhur 9 mijë copë, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ato kanë qenë 17 mijë copë./Monitor
Keto jane humoret e Italianeve , bejne cdo dite te tilla.
CESHTJA E PARE :Une blej produkte farmaceutike te linjes herbaliste ne Nje dyqan Amerikan per te ruajtur shendetin e femijes tim qe VUAN nga nje semundje e rende ,per te cilen ky shtet nuk ka as ilace, tani duhet ti paguaj shtetit edhe 30 % me teper vler qe te mund te thithe gjakun djersen time dhe gjakun e femijes tim , BRAVO
CESHTJA E DYTE :Per Cfare Konkurence te ndershme behet fjale,KOnkurence e ndershme eshte kur respektohet CILESIA, jo te marresh nje pale kepuce surrogato 150 euro, qe ai tregtari mund ti ket porrositur me 30 euro dhe te fitoje aty 120 euro qe ti ndaje me shtetin, kjo vlen edhe per syzet, pantallonat,e deri tek mielli dhe vaji, sheqeri, per te cilat afermendsh tani u dashka me ardh ndoshta cdo fundjave ne TIRANE (?!) per te kerkuar pak cilesi produkti sepse per provinca as qe behet fjale te gjesh produkte te te tilla, keshtu qe INDIVIDI duhet te shtoje ketu edhe kosto transporti per TEG un e Samir Manes, po kujt i plasi per Leket e TUA, shkurt te vjedh shteti te vjedh edhe ai tregtari i “NDERSHEM” te vjedh edhe ai shoferi i furgonit me naften e shtrenjte
CESHTJA E TRETE :TAni keta te MINISTRISE SE FINANCAVE e kane ndopak idene qe per nje BLERJE te rendit 22 EURO, sherbimi postar mund te kushtoje PO AQ dmth reth 20 EURO qe dmth i bie qe njerezit te blejne vec kuti me karamele ose cimcakiza qe te mos taksohen, po keta a e dine qe ka kompani qe ta faturojne shumen e plerjes bashke me koston e transportit ne nje fature te VETME, qe dmymth praktikisht cdo blerje do te taksohet.
CESHTJA e KATERT:Ky palo shtet ku nuk prodhohet asgje pervec xeheroreve , perse ndjek politika te tilla proteksioniste te cilat me demek mbrojne interesat e tregtarit (?!) vendas, Pa ky tregtar eshte nuk eshte PRODHUES, keshtu qe nuk ka ndonje impakt kjo lloj politike, sepse nuk hap vende pune
PO tek e fundit c fare mund te presesh nga nje shtet qe nuk kontrollon dot SA HORMONE I HEDH DOMATES fshatari dhe e ka mendjen si te vjedhe ndonje lek nga xhepi i qytetarit,bravo ketyre mendjendriturve te MINISTRISE qe paskan IDEUAR GOXHA REFORME, dhe kur PA pikerisht KUR VOLUMI i BLERJEVE PASKA PESUAR RENIE (Hajt te supozojme se kish pesuar ritje do te kish kuptim)
CESTJA e PESTE:A mund te na shpjegojne keta expertet e leshit se cilet ishin arsyet qe kufiri levizi fillimisht nga 100 usd qe ishte ne fillim ne 200 usd qe eshte aktualish, perse nuk qendronin ateher ket arsye :))))
ke plotesisht te drejte _ shtet fakir_ nuk mbledh dot leket nga bizneset qe bejne evazion dhe i fut doren ne xhep qytetarit
shum e sakt ka interesa klienteliste qe keta palo politikane si servila qe jane dhe duke shtuar faktorin qe zgjedhjet po afrojn nuk kishte si te ndodhte ndryshe…. po ja u bejne dhe nje favor tjeter ketyre bizneseve vendase (sponsorat e zgjedhjeve) gjithmon ne kurris te konsumatorit… fuck this
Goditje e dreperdrejte e shtreses se mesme, madje me kete ulje edhe e me hallexhinjve. Tani as nje liber nuk e blen dot pa e paguar dyfish.
GJETJA me e bukur e kapitalizmi ,blerje me internet ,taksit (uber) etj kane dale per te thyer monopolin si privat dhe shtetrore,si rezultat ulet çmimi,ulen dhe shpenzimet e komisjonit,por ne SHQIPERI akoma me ide KOMUNISTE do jete shume veshtire ,eshte shteti i pari qe do ve bastunet ne rote per mos te ecur.
Na rropen legenat! Po mos te meziten hic se po vijne shume shpejt zgjedhjet.
Edhe 1 vit mbetet qe “rilindja” te shporret .. me votat tona ..
Po kto zonjat e ministrise se financave qe vishen me firmato si do ja bojne,haahaa
Ministria e Financave kerkon te justifikoje kete skanadl ne uljen e vleres per blrejen online me faktin se bizneset paguajne taksa per mallin e blere!
Por Minstri i Financave duhet te dije se biznesi fut mall nga vende te tjera per te nxjerre FITIM dhe prandaj taksohet. Per me teper biznesi merr mall me shumice nga vendet e tjera te botes, pra sjell produkte me cmim te lire shumice. Gjithashtu biznesi paguan shume më pak se sa individi per transportin, sepse fut shume produkte njekohesisht dhe keshtu vlera e transportit ulet shume ndjeshem.
Ministri i Financave duhet te dije se Individi nuk ble produkt nga vende te tjera per te nxjerre fitim, por per individin vlera e paguar per produktin qe vjen nga vende te tjera eshte vetem SHPENZIM. Cmimi i mallit qe blen individi online eshte cmim ndjeshem me i larte se sa cmimi i blerjes se produktit me shumice. Per me teper individi paguan shume me teper per transportin e produktit se sa paguan nje biznes qe sjell produkte nga vende te huaja dhe qe i sjell me transport te perbashket qe kushton shume me lire. Pra kostoja e produktit qe ble individi eshte shume me e larte se kostoja e te njejtit produkt qe sjell nje biznes. Me kete lloj ligji abuziv e varferues per shqiptaret, Ministria e Financave iu kerkon individeve qe te paguajne nje produkt me cmim shume me te larte dhe me transport shume me te larte se sa cmimi dhe transporti i te njejtit produkt qe shet nje biznes, dhe i vendos individit ne menyre shume abuzive nje shtese ne cmimin e blerjes online prej 22% deri ne 35% (20%TVSH + 2-15% takse doganore) ose 122% deri ne 135% te larte.
Pra individi qe blen online nje produkt me cmim ndjeshem me te larte se biznesi dhe me cmim transporti ndjeshem me te larte se sa shpenzon biznesi per te njejtin produkt te sjelle nga jashte. Individi vetem shpenzon, por taksohet me kete ligj skandaloz qe do te miratoje Ministria e Financave, shume me teper se sa biznesi qe nxjerr edhe fitim nga i njejti produkt. Ky eshte skandal i permasave te medha.
SKANDALI I MINISTRISE SE FINANCAVE PER TE ULUR DERI NE 22 EURO VLEREN E PRODUKTIT TE BLERE JASHTE PERFSHIRE NE KETE VLERE EDHE TRANSPORTIN E KETIJ PRODUKTI, TREGON KTHIM PRAPA NE DIKTATUREN KOMUNISTE, POR EDHE NE DIKATUREN KOMUNISTE TE ENVER HOXHES LEJOHESHIN TE FUTESHIN NE SHQIPERI NGA JASHTE DERI NE 50 (PESEDHJETE) DOLLARE NE MUAJ.
SKANDAL QE KERKON REFERENDUM, PETICIONE ME FIRMA MBAREPOPULLORE DHE PERDORIM TE TE GJITHA MJETEVE DEMOKRATIKE PER TE MOS LEJUAR QE TE DREJTAT E NJERIUT TE NEPERKEMBEN NE MENYRE TE TILLE SKANDALOZE DHE TEJET ABUZIVE.
LIRI DEMOKRACI!
POSHTE KOMUNIZMI!
E DUAM SHQIPERINE SI GJITHE EUROPA!
Jane me mijra ata qe blejne online. Kjo eshte takse e drejtperdrejte vetem mbi ta.
Ata qe shkruajne ketu i sugjeroj te shkruajne te njejtat komente ne facebook dhe twitter me nje hashtag te njejte #BlerjetOnLine