Shqiptarët “tradhtuan” kombëtaren, u luajtën miliona në baste për humbjen ndaj Zvicrës

14 Qershor 2016, 11:15Sport TEMA

Tifozeria shqiptare mori vlerësimet maksimale nga mediat ndërkombëtare për mbështetjen e Kombëtares në Lens para dhe pas zhvillimit të ndeshjes me Zvicrën, pavarësisht humbjes 1 me 0.

Por, kur vjen puna te paraja, shqiptarë duket se nuk janë edhe aq patriotë.

Kompanitë e basteve thonë se pjesa më e madhe e atyre që luajtën ndeshjen kundër Zvicrës, kuotuan fitoren e kësaj të fundit, raporton Monitor.

“Barazimi, thonë drejtuesit e kompanive të basteve, u luajt me shuma modeste, pasi pjesa më e madhe ishin për fitoren e Zvicrës”, – thonë drejtuesit e kompanive të basteve.

Sipas tyre deri tani për këtë kampionat nuk janë luajtur shuma marramendëse, pasi sipas tyre, skuadrat luajnë edhe taktikisht.

“Maksimalisht ka pasur shuma që kanë variuar deri në 100 mijë lekë, për fitoren e Zvicrës”, – thonë drejtuesit e kompanive të basteve.

Për ndeshjen me Francën që do të zhvillohet në datë 15 qershor në stadiumin e ri të Velodrome, ekspertët e basteve sërish favorizojnë vendin pritës të Kampionatit Europian të Fubollit. Kompanitë e basteve e kuotojnë ndeshjen me Francën sipas koeficientëve : 1) 1.16 x) 3.5 dhe 2) 15.0.

Ndërsa sa i përket ndeshjeve të tjera të zhvilluara deri tani, ato më të kuotuarat kanë qenë Gjermania dhe Anglia.

Ndërsa e para nxorri fitues bastexhinjtë, Anglia përmbysi pritshmërinë e tyre me barazimin me Rusinë.

Kompanitë e basteve thonë se në përgjithësi është preferuar që të luhet me numra golash sesa me rezultate finale ( 1; x; 2).

Kampionati Europian i Fubollit që po luhet në Francë ka thyer deri tani edhe rekordet e shikueshmërisë. Kështu sipas statistikave zyrtare rreth 8.6 milionë shikues ndoqën live nga ekrani i televizorit ceremoninë e hapjes dhe ndeshjen e parë mes Francës dhe Rumaninë.

Vetë ceremonia e hapjes u ndoq nga 6.7 milionë shikues duke e kthyer në eventin më të shikuar të futbollit evropian që nga viti 2000.

2 komente në “Shqiptarët “tradhtuan” kombëtaren, u luajtën miliona në baste për humbjen ndaj Zvicrës”

  1. antropologu says:

    8.6 milione persona nga 742 milione europiane persona ndoqen ceremonine e hapjes dhe ndeshjen e pare te Europianit…….. Kesaj i thoni shikueshmeri te madhe?!!! ?

  2. Gent says:

    Me kujtohet nje rast kur po lozte greqi nigeri me duket se mbaj mend. Fitoj greqia the me kujtohet nje grek qe kishte lozur te fitonte nigeria dhe thoshte gamota spiti tous domethene ju befsha mamin motrat etjera etjera nuk la gje pa share. Dua te them qe paraja nuk seriozitet nuk njeh burreri nuk njeh as gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje