Horror në Vlorë, kushëriri i pret kokën 12-vjeçarit që kishte ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet tek gjyshja (dhe disa dëshmi tronditëse)

17 Gusht 2016, 12:04Politika TEMA

Një ngjarje shumë e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës mesditën e kësaj të mërkure.

Raportohet se një person i ka prerë kokën kushëririt të tij.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë në zonën e Palasë.

Sipas të dhënave paraprake, bëhet e ditur se Jorgo Zani, një person me probleme mendore, i ka prerë kokën  Andrea Zanit, 12 vjeç .

Ngjarja është njoftuar pasi në fshat është gjetur një trup pa kokë, që i përket 12-vjeçarit Adrian Zani.

Hetimet e policisë kanë çuar në një shtëpi ku ishte pikërisht kushëriri i viktimës, Jorgo Zani, 31 vjeç.

Pas krimit makabër, autori kishte marrë kokën e viktimës dhe ishte futur në shtëpi.

Personi i sëmurë është shoqëruar menjëherë në Postën e Policisë në Dhërmi, ndërkohë që ende nuk janë sqaruar detaje të ngjarjes makabre.

31-vjeçari Jorgo Zani ishte shtruar disa herë në psikiatri dhe ishte liruar sërish.

Policia: 12-vjeçari kishte ardhur nga Greqia për të pushuar tek gjyshja

Policia ka dhënë detajet e krimit të tmerrshëm të ndodhur në Palasë.

Sipas saj, djali 12-vjeçar të cilit iu pre koka, kishte ardhur për pushime tek gjyshja.

Ndërkohë, autori i krimit përdorte lëndë narkotike, të cilat i shkaktonin çregullime të theksuara.

Deklarata e policisë:  

Policia arreston në flagrancë autorin e vrasjes në fshtin Palasë, Himarë!

Jorgos Zani, 30 vjeç, banues në Palasë, Himarë.

Arrestimi i ti u bë menjëherë pasi sot rreth orës 10:34 , rreth 25 m larg banesës së tij, dyshohet se ka vrarë shtetasin e mitur me të dhënat e mëposhtme:

A.Z., rreth 12 vjeç, banues në Greqi.

Shtetasi i mitur po qëndronte tek gjyshja e tij, shtetësia A.Z., në Palasë, Himarë.

Autori i vrasjes është i afërm i viktimës pasi rezultojnë në lidhje gjaku me njëri-tjetrin.

Jorgos Zani dyshohet të jetë i sëmurë mendor, pasi nga verifikimet e kryera ka qenë një herë i shtruar në Spitalin Psiqiatrik të Vlorës në datat: 27.10.2015 – 05.11.2015, me diagnozën “Çrregullime të theksuara të personalitetit” pasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

Dëshmia e fqinjit: Autori i sëmurë, nuk e mbanin në spital

Një fqinj i familjes ku ka ndodhur ngjarja makabre ka rrëfyer për mediat se autori ishte me probleme mendore dhe nuk e mbanin në spital.

“Në cmendinë e kanë cuar dhe e kanë nxjerrë, ka qëndruar dy tre ditë dhe e kanë nxjerrë, shqetësime sillte në fshat se njeri i sëmurë ka qenë mendor, shenjën e nazizmit një herë e ka bërë.

Viktimën e kishte djalin e kushërirës së parë. Keto dite rrinin bashkë në një shtëpi në një godinë, djali sivjet ishte me prindërit, ata i ikën në Greqi ditën e hënë dhe e lanë te gjyshja”, tha ai.

Dëshmia tronditëse e bariut: Hante këlysha qensh

Gazetari i “News24” Enrik Mehmeti zbardh detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Palasë. Ai realizoi një intervistë me bariun e zonës që një vit më parë ishtë dhunuar ne menyre brutale nga Jorgo Zani.

“Para një viti më rrahu me bishtin e sëpatës. U përleshëm. O do më vriste, o do e vrisja. Mora policinë dhe i thashë që kapeni se ndryshe do e vras. Por ai u arratis, nuk e kapën. Që në momentin që më goditi unë u shmanga, po fati i keq, sot u gjet djali pa koke”.

Bariu tregon se Zani kishte bashkëpunëtor një fëmijë 9 vjeç me emrin Kico Konomi. Sipas bariut, Kiço është kthyer në tmerrin e zonës, pasi duke qëndruar me Jorgo Zanin, grabiste dhe vriste kafshë.

“Kiço Konomin e kishte bashkëpunëtor, 9 vjec. Ky fëmijë cfarë nuk bënte në zonë. Ditët e fundit ka grabitur dhe një çifte dhe është në kërkim prej dy ditësh”.

Nga rrëfimi i bariut mësohet se Jorgo jetonte i vetëm në një banesë në Palasë. Aty u kap me kokën e djaloshit në duar.

“Jetonte i vetëm. Prindërit i ka në Greqi, ka jetuar në Greqi, nuk e di pse është kthyer. Sa budalliqe ka bërë në fshat, të gjithë e dinë. Therte këlysha qensh dhe i hante vetë. Ishte i tmerrshëm. Thuhet se në të gdhirë djalin, Andrean e përzuri dhe pastaj e zuri e ndoqi në rrugicë afër shtëpisë, 150 metra larg dhe aty e ka therur me hanxhar. Kokën ia kanë gjetur brenda në banesë. Ne ate banese e gjetën autorin me kokën e djalit në dorë”, thote bariu.

Të sëmurë dhe të lirë, rastet e përsëritura

Ngjarja e Palasës që ka si protagonist persona me probleme mendore, është në vazhdën e disa krimeve të tjera. Më i fundit është vrasja e një punonjësi policie në tetor të vitit të kaluar.

I tillë duket edhe rasti i Jorgo Zanit. Ai ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës, në muajt tetor dhe nëntor të vitit të kaluar i kuruar për diagnozën, “çrregullime të theksuara personaliteti”, për shkak se ka qenë përdorues i lëndeve narkotike.

Një lajm që është pohuar edhe nga Drejtori i spitalit psikiatrik të Vlorës, Kujtim Llapi i kontaktuar me telefon nga Top Channel.

Por përse më pas, autori i krimit të ardhshëm është lëshuar nga shtrimi në spital? Sipas Llapit persona me diagnoza të çrregullimit të personalitetit për shkak të lëndëve narkotike nuk mbahen të shtruar pafundësisht në spitalin psikiatrik pasi nuk janë të sëmurë mendorë.

Këto ngjarje rikthejnë sërish debatin e madh dhe pa zgjidhje, të problemit të të sëmurëve mendore të rrezikshëm, për të cilët nuk ka një vend izolimi të përhershëm, por trajtohen në të njëjtët spitale me personat me probleme dhe të parrezikshëm dhe pas qëndrimit të përkohshëm rikthehen sërish në liri.

Edhe braktisja nga familjaret e këtyre personave, bën që rendimi i sëmundjes të mos konstatohet nga mjekët dhe këta persona të shndërrohen më pas në autorë të ngjarjeve kriminale, që sjellin pasoja tragjike për jetën e shtetasve.

16 komente në “Horror në Vlorë, kushëriri i pret kokën 12-vjeçarit që kishte ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet tek gjyshja (dhe disa dëshmi tronditëse)”

  1. Fori says:

    Duhet urgjentisht qe te semuret mendore kronike te mblidhen ne qendra kuruese pasi ne kushtet e shtepise ata nuk mjekohen dhe arrijme ne vepra te tilla makaber. Dhuraten qe na e beri doktori Sali duke mbyllur spitalet per keta te semure po fillojme ta ndiejme dita dites. Ministria e Shendetesise duhet qe te financoje urgjent nje spital permanent per keta te semure ashtu si eshte ne te gjithe boten ku duam te shkojme. Nese marrim si model boten e qyteteruar per taksat,tatimet dhe funsionimin e shtetit atehere pranoni edhe ekzistencen e ketyre detyrimeve dhe jo vetem atyre qe ju pelqejne.

  2. Jkizzgsonhgftei says:

    Jorgo emer,Shqiptar? Cfare Jane keta Barbar

    1. Karasepheris Tourkopordhos says:

      Jo, Jorgo ishte vllau i Frank Bithkirit!

    2. Crusader says:

      Po eshte 100 here emer me Shqiptar se emrat Sali, Mahmut, Beqir, Kudret, Hysni, Qamil, Sulejman e lloj lloj bajgash Turqie te mbetura ne Ballkan nga Anadolli. Sa per klarifikim ju Turqit Shqipfoles, na keni gjetur ne keto Troje dhe nuk ju gjetem ne. Shko pirdhu tani, mut!

      Sa per keta artikullshkruesit e Temes, merrni njehere faktet i konfirmoni dhe pastaj shkruani. Mos shkruani kot kuturu, se me jeni bere si plakat e lagjes qe pijne kafen me thashetheme. Ngjarja ka ndodhur ne Qeparo dhe jo ne Vlore apo Dhermi.

  3. Emma says:

    Do jete semur kur ka qene emigrant ne Greqi Jorgua.Megjithate kyceni grekun ne psiqiatrine e burgut e mos e nxirni me.

    1. trojani says:

      Pse na qenka grek moj ema me dy (m) !!??
      Apo po eshte djale eshte yni po eshte vajze eshte dobic !!! moj ta thente hoxha yte ne reze te veshit. debile

    2. edi shanc says:

      ema jorgo ehte emer SHQIPETAR,moj pjelle e fares bastarduar anadolle

  4. Alb says:

    Po me Vlorën ç’lidhje ka kjo histori…???? Apo duhet të bëhet patjetër titulll… O gazetar leshi, mëso gjeografinë dhe ndarjen territoriale të Shqipërisë.

    1. trojani says:

      E vlores eshte palasa mor karafil qe na mesoke dhe gjografine, e kujte eshte sipas teje??!! vendos dhe na thuaj o gogol misri.

  5. dardani says:

    Çfarë po bëhët kështu….i sëmuri psiçik e ka vëndin në spital psikiatrik e jo duke bèrë shëtitje në lagje…..fajin e kanë doktoret….ngushllime familjes.

  6. vedeta says:

    O artikullshkrus or kopuk e bir kopuku, artikuloje mir at kryeartikull o kokrra debilit,”XHAXHAI I SEMUR MENDOR VRET NIPIN” e ben kryeartikullin sikur kte krim e ka ber nje njeri i pergjegjshem thjesht vetem per ta ber artikullin interesant,keshtu ndodh qe kur u mbyllen spitalet e qendrat per rehabilitimin e njerezve me te meta mendore dhe psikopatve ,shaheni gjith diten regjimin qe shkoj po per kta njerez kujdesej nje armat mjekesh e kujdestaresh ne at koh, sot i lidhni me zinxhir tek pragu deres, se shteti i ka dhen rruget te smurve mendor, Voglushit i qofte dheu leht dhe te prehet ne paqe ne parajs fain e ka politika e ka shteti.

  7. maks velo says:

    Palasa eshte ne veri te Shqiperise.

  8. neritani says:

    Si nuk ju vjen zor.. edhe klur vdes nje 12 vjecar ne menyre makaber merreni me grekun dhe me turkun….

  9. pro.... says:

    ..o zot i madh…keto kontigjente gjithmone prodhojne krime..kur do te kete pergjegjshmeri…mostra mund te vrase nje turist,nje shtetar te pafajshem..ku eshte shteti?A ka fonde per keta njerez dhe ku perfundojne ato?….ne imagjinaten time eshte stampuar tmerri qe mund te kete kaluar ky ferishte ,perballe ketij perbindeshi..

  10. jj says:

    zottt mba doren…

  11. London says:

    Ju qifsha robt juve qe merreni me grekun dhe turkun o plera , moterqira o ju qifsha fisin turp tju vij . Mos i ndodht as hasmot kjo qe ndodhi sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje