“Kalamajtë” e Bashës në këshillin bashkiak të Tiranës lëshojnë gjuhën dhe degjenerojnë fjalorin, pastaj braktisin mbledhjen

7 Tetor 2016, 17:54Politika TEMA

Këshilltarët demokratë nuk janë përmbajtur në përdorimin e një fjalori të ulët në mbledhjen e këshilltarëve të Bashkisë së Tiranës, teksa pas debateve të forta janë larguar nga mbledhja.

Pas debateve të forta, ata u larguan me justifikimin se nuk u jepet e drejta e fjalës.

Debatet:

Topallaj: Ne ja kemi kaluar për 25 vjet pa tenderim disa aksionerëve italianë këtë mundësi dhe përpos kësaj, në kundërshtim të hapur me ligjin që na ndalon që ne ti japim para një shoqërie tregtare kur bashkia nuk është pronare e vetme, se këtu jemi në bashkëpronësi ne i kalojmë mesatarisht kësaj kompanie plot 5 mln dollarë në vit, duke e shndërruar Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj në fakt në pionerin e importit të mafies së plehrave në Shqipëri.

“Eco Tirana” është kompania e parë dhe ne, për turpin e Bashkisë së Tiranës, jemi pararojë e sjelljes së mafies së plehrave në Shqipëri. E nisëm ne si kryeqytet, e nis Erion Veliaj dhe tani Edi Rama do ta vazhdojë në të gjithë Shqipërinë bashkëpunimin me mafien e plehrave, duke e bërë këtë vend të pajetueshëm.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arban Mazniku hodhi poshtë akuzat duke sqaruar se kompania italo-shqiptare është publike dhe bashkia e Tiranës ka 51% të aksioneve.

Mazniku: Është një kompani publike, është një kompani e cila është në pronësi të bashkisë së Tiranës dhe si e tillë kontratat mes Bashkisë së Tiranës dhe vetë Bashkisë Tiranë ndodhin në mënyrë të drejtpërdrejtë, sepse është kompani  e jona. Bashkia e Veronës është aksionere e plotë, me 49 për qind të aksioneve, bashkë me Bashkinë e Tiranës në këtë çështje. Kompania është krijuar me dokumenta që kanë ardhur në këtë këshill, letër më letër, me statut, objektiv e plan biznesi, të analizuara nga ju. Çdo pretendim tjetër është injorancë

Më herët kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tha se do të pajisë me hipotekë 1375 apartamentet, ndërtuesit e të cilëve kanë shkelur rregullat e lejes së ndërtimit.

Statistikisht 30% e objekteve kryesisht apartamenteve janë të hipotekuar, porces që sipas kryebashkiakut Veliaj, nuk u finalizaua nga administrata e ish-kryebashkiakut Basha.

Nga ana tjeter Veliaj tha se në ditët e ardhshme do të këtë një propozim që abonetë të shpërndahën nga Bashkia e Tiranës pasi shoqëritë e transportit qytetas po abuzojnë me qëllim rritjen e maksimalizimit të tyre.

Por Fabian Topollaj ka shkaktuar disa minuta debate banale.

Në fjalë e sipër ai shau këshilltarët e majtë, duke i quajtur ‘legena!”

Kryetarja e grupit të PS në Këshill, Klotilda Ferhati ka reaguar, duke u shprehur se Topollaj ka shkelur etikën me fjalorin e përdorur.

Ferhati: Fjalori i Topollaj shkel etikën dhe ne duam që Këshilltari PD të mos marrë me fjalën dhe të mbahet qëndrim.

Leonard Olli i PD: Na sulmoni, por nuk na lini te flasim. S’jemi dakord me gjuhën e përdorur, por heqja e fjalës është kthim pas në kohë.

Olli: Ky incident po përdoret për të larguar vëmendjen nga problematikat. Të përdorim standarde të njëjta se edhe Veliaj flet me gjuhë të rëndë.

Albina Nanaj e PDIU: Shqetësim ulja e produktivitetit të Këshillit. Ndjehem e fyer nga ofendimet dhe gjuha e përdorur. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm do degradojë Këshilli. Mbështes nismën e Ferhatit.

Debatet për fjalorin e Topollaj vijuan më tej duke pasur hera herës dhe ngritje zëri mes Ollit e Eridian Salianjit.

Salianji: Nuk mund të lejojmë më që Topollaj të mbajë peng grupin e këshilltarëve të djathtë e të pengojë punën këtu.

9 komente në ““Kalamajtë” e Bashës në këshillin bashkiak të Tiranës lëshojnë gjuhën dhe degjenerojnë fjalorin, pastaj braktisin mbledhjen”

  1. Shqiptar says:

    Politika e re dhe politikanet e rinj te Bashes nen frymen e vjeter te Malokut te Vicidolit.

  2. liqeni says:

    Eshte per te ardhur keq nje djale i ri me kete fjalor. . . .lulka nen shembullin e sales,po pergatit konet e se ardhmes ne pd. . . .

  3. mireli n says:

    Ky kingu me syze qe emrin nuk ja di eshte nji llafezan qe demonstron sa here mblidhet K.Bashkiak nji fjalor rrugaceror ordiner. Si qytetar i Tiranes dua ti jape nji keshille miqesore per me teper eshte ne moshen e cunit tim. Beje kujdes o trim se e ke filluar keq karrieren.Ne mos gaboje je dhe pedagog ne fakultetin e Drejtesise. Si do te dalesh para studenteve te tu more djale?. Do tu thuash legena?. Je i ri dhe nga ju kemi shpresa per ta cuar vendin perpara. Po vazhdove keshtu uroje se mos e peson si guri ne rrogullime.

    1. Grigor says:

      Pedagog ky? Ne Fakultetin e Drejtesise? Po pse thua ti qe prandaj e ka marre lumi drejtesine shqipetare?
      Edhe sikur te ishte kaq trap sa është, ç’ne ky pedagog mor burre? Po ky nuk ka pike experience sepse nuk ka qene ndonjehere ne gjyq. Çfarë u meson studenteve ky? Ky lexon te djelen qe te jape mesim te henen. Turp edhe per drejtesine edhe per pedagogjinë dhe mjerë brezi I studenteve se kush u jep mesim.

  4. doktor rrumpalla says:

    Topollai eshte “perzgjedhur” pa kaluar me pare kontrollin mental. Eshte psikopat!

  5. Emigranti says:

    Tashme te gjith e dine se PD eshte kethyer ne nje nevojtore ku te gjithe anetaret e saj shkojne atje duke bere nje mal me mut i tille eshte edhe muti Fabian Topallaj.Fabian ,mut ti mut ai qe te vuri po u solle keshtu do te hyje huri.

  6. SB says:

    per te shpetuar PD dhe opozitarizmin shqiptar pervec Vettingut duhet bere nje ligj per aftesite mendore te njerezve qe aderojne ne PD. Kjo eshte fryma qe kerkon te mbjelle Luli i Saliut me banden e tij. Fundja nuk ka cte humbe. Ai nuk eshte produkt i forumeve apo kapaciteteve te djathta por e nxorri Argita nga canta dhe e vu ne kolltukun e babait. Nxirreni sa me shume Topallajn dhe Salianjin se jeni ne rrugen e duhur per ne landfild.

  7. arben56 says:

    Gjynah qe me taksat e qytetareve te Tiranes paguhen edhe sharlatane te tille.

  8. Shqupi says:

    Njoftim per shtyp
    Menjehere mbas prezantimit ne mediat TV dhe ne shtypin shqiptar te dikutimeve historike tdhe qendrimeve burrerore e keshilltareve te SHQUP-it dhe Kryetarit te tij rrezatues sensual- ”Barba a Pizzo Fondo Schiena”-Antiamerikanin Luli i Vocër, Bordi Drejtues i “Klubi- Sindroma “Rrudhat e Ballit””, u mblodh me urgjence me propozimin e Presidentit te Nderit te Klubit- Mareshallit Arturo Ui-Sali, per te kooptuar dy anetare te rinj, por te denje per te qene Aneter i Asociuar i Klubit, dyshen simbolike Stelio dhe Olio, dhe pikerisht:

    -”Bëmë baba, të të ngjaj”- Gangsteri Zhivola 3- Miu me britma Luani, Fabian Topallaj, dhe
    -” Moj kasolle ku na mblodhe”- Gangsteri Korça – Leonard Holli

    Ne ceremoni e dorezimit te kartave te anetaresise mori pjese edhe Presidenti i Nderit te Klubit- Mareshallit Arturo Ui-Sali (as dhia mos tu plakte ne shtepi) dhe Bordi Drejtues i Klubit:

    Kryetari i klubit: “Antikomunisti popullor”- Fahri Balliu(Alias Bari Falliu),
    Nën Kryetari- “Sindroma “Bari Falliu”- Star Rakia-Ylli Rakipi,
    Ndihmes Nen Kryetari- Tutto muscoli, niente cervello”- Flamur Noka,
    Sekretari-”Dashnori i portokalleve” – Ridi Paliaco-Luçiano Boçi,

    Dhe Anetaret e Asociuar:

    -“I vogël Artist, i rritur Qeros Lecca Culo”- Gangsteri Xhiri–Pistoler Strazimiri,
    -“Ja kom bo Droges tete me di”- Gangsteri Roma – Komisar Dogjani,
    -“Çfare lind prej qetes gjuan minj”- Gangsteri Zhivola 1 – Minister Ruli,
    -“Çfare babe kishe, çfare m.ti dole”- Gangsteri Zhivola 2 – Zv/Minister Mima,
    -“Gamor ti, gamor kush te vuni..” – Gangsteri Jakobin – Prefekt Kruja,

    Ishin te pranishem dhe te gjithe Anetaret e Asociuar te Klubeve:
    “Klubi i ‘anal’-isteve homoseksual social-politik” dhe “Klubi-Ec përpara të çafsha ballin.

    Zyra e Shtypit te KQ SHQUP

    Gazetari Qim Peck

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje