Klienti i Shkëlzenit për pronat, i dënuar për tentativë vrasjeje me pagesë

2 Mars 2017, 08:41Politika TEMA

Një ditë pas zbardhjes së mekanizimit se si biznesmenë pranë Partisë Demokratike i paguanin Shkëlzen Berishës qindra mijëra euro, për një shërbim që mund ta kryenin brenda disa minutave organet shtetërore, zbulohen të tjera lidhje, të dhëna dhe detaje rreth veprimtarisë së djalit të ish­kryeministrit Sali Berisha si sekser.

Në skenë del biznesmeni Ilir Karçini, i akuzuar si porositës i vrasjes së biznesmenit gazit, Piro Bare, me anë të killerit Julian Sinanaj.

Nga investigimi i Shqiptarja.com rezulton se pikërisht biznesmeni Ilir Karçini është klienti i Shkëlzen Berishës në shitblerjen e 50 mijë m2 toka në Fshatin Rinia, Porto Romano, Durrës: Një shërbimi për të cilin Shkëlzeni ka fituar 150.000 euro. Siç duket nga të dhënat, Shkëlzen Berisha, gjatë pushtetit të babait, ishte nyja lidhëse e biznesmenëve për shitblerjen e pronave në Porto Romano.

Lidhjet e Shkëlzenit me Karçinin

Në 11 dhjetor të 2009, Shkëlzen Berisha ka lidhur një kontratë me kompaninë Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k shkruan shqiptarja.com. Detyra Shkëlzenit ishte që t’i gjente blerës për rreth 50 mijë m2 tokë që kishte në pronësi kompania. Për këtë shërbim Shkëlzeni duhet të fitonte 3 euro për çdo metër katror tokë të shitur.

Nga verifikimet pranë institucioneve, rezulton se, blerësi që ka gjetur Shkëlzeni është biznesmeni i Ilir Karçini. Konkretisht, në vitin 2010, pas kontratës së Shkëlzenit, pronat e kompanisë Real Estate Investmens Albania sh.p.k., i ka blerë kompania PRIMAGAS ALBANIA.

Bëhet fjalë katër prona bujqësore në zonën kadastrale 3184 në Porto Romano në Durrës. Referuar të dhënave nga QKR, biznesmeni Ilir Karçini ka 100 për qind të aksioneve në kompaninë PRIMAGAS ALBANIA.

Aktualisht, kompania e Karçinit, në tokën që ka blerë me ndërmjetësimin e Shkëlzenit, ka ndërtuar depozita karburanti. Me autorizimin e Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, me nr. 26, datë 03.05.2010, PRIMAGAS ALBANIA përfundoi investimin për ndërtimin e depozitave bregdetare të gazit të lëngshëm me kapacitet 3600 m3 në zonën e Porto­Romanos, Durrës.

Blerja e tokave

Nga verifikimet rezulton se kompania Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k., me administratore Entela Shehaj, ua ka blerë 50 mijë m2 tokë katër pjesëtarëve të një familjeje në Durrës në vitin 2008. Në këtë zonë pronat u janë blerë fillimisht me 6­10 euro për m2, ndërsa janë shitur me 18 euro m2.

Nuk dihet se me ndërmjetësimin e kujt kjo kompani ka blerë pronat në fjalë. Po ashtu nuk dihen se kush janë pronarët e vërtetë të kësaj kompanie pasi sipas regjistrimit në QKR, pronar i 100% të aksioneve është Stellar International Property Fund Limited, e cila është një kompani e regjistruar në Gibraltar, parajsë fiskale. Ka dyshime të forta se pronarët e vërtetë janë në Shqipëri, por kompania është regjistruar në parajsë fiskale, për të mbuluar gjurmët.

Biznesmeni Ilir Karçini u dënua për tentativë vrasjeje

Biznesmeni Ilir Karçini është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 5 vite burg, me akuzën se ka porositur tek Julian Sinanaj, vrasjen e biznesmenit të gazit, Pirro Bare. Karçini akuzohet se ka paguar 150 mijë euro për eliminimin e biznesmenit tjetër të gazit, Pirro Baren, pas disa mosmarrëveshjeve mes tyre.

Gjithsesi, për konfirmimin apo rrëzimin e akuzës së ngritur nga Prokuroria, pritet vendimi i Gjykatës së Apelit. Ilir Karçini u rikthye në burg me vendim të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, por Gjykata e Lartë ia ndryshoi masën e sigurisë pas apelit të avokatit, duke e lënë në arrest shtëpie me argumentin se nuk përbën rrezikshmëri shoqërore dhe nuk mund të ndikojë në prishjen e provave pasi çështja ndodhet në Apel.

Në dëshminë e tij në prokurori, Karçini pohuar se është përfshirë qëllimisht në këtë histori vrasësish me pagesë. Ai e ka quajtur bashkëpunëtorin e prokurorisë, vrasësin me pagesë, Julian Sinanajn, si person të çmendur. Biznesmeni ka pohuar se nuk ka paguar asnjë cent tek Julian Sinanaj me qëllim vrasjen e kundërshtarit të tij në biznes Pirro Bare.

Shkarkimi i një anije me 1500 tonë gaz të lëngshëm ka qenë edhe shkaku që dy biznesmenët e gazit, Piro Bare, pronari i Romano Port dhe Ilir Karçini i Prima Gas, të bëhen armiq me njëri­tjetrin, armiqësi që do të shkonte deri në porositjen e një vrasjeje. E pikërisht, biznesmeni Karçini i cili sipas Prokurorisë duket se ka kontaktuar me kushërinjtë Andon dhe Genis Mëhillaj në Vlorë, duke u kërkuar eliminimin fizik të konkurrentit të tij, pronarit të Romano Port, Piro Bare.

Dy vlonjatët më pas kanë vënë nën kontratë për krimin Julian Sinanajn, i cili u arrestua ditën që do të kryente vrasjen, pasi ishte spiunuar nga “kolegu” i tij, Ndriçim Gjokona. Ndërkaq, konflikti midis Ilir Karçinit dhe Piro Bare për shkarkimin e anijeve me gaz të lëngshëm për djegie nga Prima Gas e Karçinit në 11 prill 2012 ka përfunduar edhe në Autoritetin e Konkurrencës.

Karçini ka paditur Baren tek ky autoritet se pa të drejtë, nuk lejonte kompanitë Prima Gas të shkarkonte në Durrës anijen me 1500 ton gaz të lëngshëm, duke e detyruar që të shkonte në Vlorë, duke i rritur kostot kompanisë së Karçinit, e cila edhe pse fitoi mbi padinë nuk arriti të shmangë konfliktin me Baren.

Kush është Ismail Mulleti?

Biznesmeni i përfshirë në dosjen “Panama Papers”, rezulton me lidhje të hershme me Partinë Demokratike. Madje, ish­truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia, ka deklaruar se Mulleti ka sponsorizuar një udhëtim të Sali Berishës në Kalkuta të Indisë, ku ka marrë pjesë në varrimin e Nënë Terezës. Sipas tij, udhëtimi ka kushtuar 12 mijë USD.

Haxhia ka cilësuar Mulletin si kasafortën e fshehtë të Partisë Demokratike, ku ka shërbyer për fshehjen e parave të dyshimta. Mulleti është ndërtues që në vitet ’90, dhe ishaksioner i një prej hoteleve më të rëndësishme në Tiranë “Hotel Tirana”. Ai është bashkëpronar i kompanisë “GFI Techologies”, kompani e cila është e skeduar se fsheh pasuritë në parajsa fiskale në Panama.

Pas këtij biznesmeni janë hedhur dyshime të forta se fshihen deputetë të PD, ndërsa lidhje e tij me Shkëlzenin tashmë është e konfirmuar. Ndërkaq, GFI Albania mori një koncesion nga qeveria Berisha, ku nëpërmjet një kontrate 10­ vjeçare që kushton 150 milionë euro, duhej të ngjyroste naftën në përputhje me qëllimin e përdorimit, me synim eliminimin e abuzimit me cilësinë e destinacionit dhe në fund shmangien e taksave.

Rritja e vlerës së pronës, në lojë Sali Berisha

Fuqia e Shkëlzen Berishës për të marrë 350 mijë euro pa bërë asnjë punë, në lidhje me pronat në Porto Romano, duket se buron nga Sali Berisha. Pas gjithë këtij operacioni, duket se fshihet babai i Shkëlzen Berishën, Sali Berisha.

Pas shitblerjes së pronave, me të njëjtit grup personash, me ndërmjetësimi fiktiv të Shkëlzenit, qeveria ‘Berisha’, në nëntor të 2009, ka shpallur zonën e Porto Romanos, park energjik, duke rritur vlerën e tokës. Ky parak prej 500 ha do të përfshinte edhe zonën në Fshatin Rinia, ku do të ndërtoheshin një terminal nafte, termocentrale etj. Vendimi rriti menjëherë vlerën e tokës, tokë e cila u ishte blerë banorëve me 6­10 euro për m2.

Pas vendimit të Berishës, vlera e pronës që kishin blerë kompani të ndryshme, disa me ndërmjetësimin e Shkëlzenit, u dyfishua. Ka dyshime të forta, se një pjesë e parave që prodhoi rritja vlerës së pronave falë vendimit të Sali Berishës, mund të kenë shkuar për llogari të Shkëlzenit.

6 komente në “Klienti i Shkëlzenit për pronat, i dënuar për tentativë vrasjeje me pagesë”

  1. Arjani says:

    Po kete firmen qe bleu tokat NGA fsataret kush e ka? KJO ESHTE PYETJA.

  2. Bariu says:

    Femijet e Saliut,jane bere si femijet e Gadafit-turp,tuuuuurp!Prandaj duhet vettingu.

  3. Baluku says:

    Me grabitje tokash e falsifikime Saliu me familjen e tij dhe saliqiret e Shqiperise jane bere sheiker plus valutat e firmament dhe florinjtt e vjedhur

  4. ABC says:

    Nuk ka Veting qe e shpeton Shqiperine. Nese jane treguar te kujdesshmen, te gjithe hajdutet nuk ke nga ti kapesh. Keshtu p.sh. pjella e Berishes eshte “paguar” per nje ndermjetesim ne shitjen e nje prone: kjo eshte krejt e ligjshme. Qe kjo prone do te ishte me vlere shume me te vogel, nese nuk do te jepej me vone leja qe ne te ndertohej dicka (ne kete rast depozitat e Karcinit), kete e di edhe qorri dhe idioti. Ketu kemi te gjithe qarte rolin e Berishes se vogel: ai premton dhenien e lejes dhe bleresi pranon te paguaje cmimin e shtrenjte. Fiton shitesi i prones, fiton Xeni i Armines fiton edhe Karcini. Te humbur jane te gjithe ata qe blejne gas te Karcini, te cilet duhet te pagujane gjithsecili nga pak per te siperpermendurit. A u hyn dot gjemb ne kembe ne nje sistem demokratik ketyre hajduteve? Jo dhe jo. Vetem ne nje diktature do te ishte e mundur kjo. Atehere ta gezojme dhe le te hedhim valle se bashku dhe te mos harrojme parrullen: me ne fitojne te gjithe!

  5. Rimi says:

    A po po prandaj Zeni ne del ne proteste me babin se po i dalin te palarat ne shesh dhe po i shterngohet laku.Ketu ka te drejte O burra ta bllokojme vetingun se na mori ne qafe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje