Këto pamje shokuese tregojnë momentin kur një grabitës i maskuar dhe me armë futet në një bankë në përpjekje për ta grabitur atë.
Personi i armatosur kërcënoi punonjësit, pastaj qëlloi me armë në tavan dhe më pas drejt rojës së sigurisë.
Ky i fundit, ish punonjës policie iu përgjigj me armë, duke e lënë të vdekur.
Edhe pse roja i bankës u cilësua si hero, ai i trembej akuzave për vrasje.
Por autoritetet pasi panë këto pamje filmike vendosën që veprimi i tij erdhi për vetëmbrojtje.