Man. City realizon goditjen e dytë në merkato

29 Maj 2017, 20:06Sport TEMA
Man. City realizon goditjen e dytë në merkato

Benfica’s Brazilian goalkeeper Ederson Moraes in action during the Premier League 2016/17 match between FC Porto and SL Benfica, at Dragao Stadium in Porto on November 6, 2016. (Photo by Paulo Oliveira / DPI / NurPhoto via Getty Images)

Manchester City gjen pasuesin e Claudio Bravo. Në fillim, Citizens kishin vendosur në qendër të vëmendjes portierin e Milanit, Gianluiggi Donnarumma, por tashmë kuqezinjtë mund të rrinë të qetë, pasi skuadra angleze ka arritur të transferojë gardianin e portës së Benfices, Ederson. 23-vjecari ka mbërritur në Angli dhe pritet të zhvillojë vizitat mjeksore e më pas do të bëhet dhe zyrtarizimi nga ku do të merren vesh detaje nga kontrate e tij.

Në arkat e klubit portugez do të shkojnë 50 milionë Euro, një shifër rekord kjo për brazilianin, që e përfshin atë në listën e portierve më të paguar. Pasi arritën të transferonin Bernardo Silva nga Monaco, kjo është goditja e dytë  në merkato për Man.City edhe pse dritarja transferimeve ende nuk është hapur. Pep Guardiola kërkon ta mbyllë sa më shpejtë cështjen e përforcimit të skuadrës në mënyrë që të nisë fazën përgatitore më të gjithë organikën në dispozicion.

Transferimi i Ederson konsiderohej mëse i domosdoshëm, pasi Claudio Bravo nuk i ka përmbushur pritshmëritë e teknikut katalanas, kjo për shkak të gabimeve të shumta nga ana e kilianit dhe me Joe Hart që pritet të vazhdojë aventurën e tij tek Torino.  Edhe pse rreziku i Man.City për të rrëmbyer Donnarummën ka kaluar, Milani vazhdon të qëndrojë në gjëndje ankthi, pasi ekipit tjetër i Manchesterit, United pritet t’i largohet gjatë verës gardiani i tyre, David De Gea dhe emri që ofron më tepër garanci për “Djajtë e Kuq” është ai i portierit të kuqezinjve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje