Shkon të konvertojë 15 mijë euro sapo kthehet nga emigracioni, "skifterët" ja grabisin të gjitha në qendër të Korçës

21 Gusht 2017, 17:21Kronika TEMA

Një emigrant i sapo kthyer nga Greqia është grabitur mesditën e sotme në qendër të Korçës.

Ngjarja ka ndodhur tek pazari i Korçës, teksa emigranti nga Erseka, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur kishte shkuar në një pjesë këmbimi valutor për të konvertuar paratë nga euro në lek, por është grabitur nga persona ende të paidentifikuar.

Grabitësit i kanë marrë çantën ku kishte paratë dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Burime pranë policisë thonë për “BW” se emigranti ka deklaruar se shuma e grabitur është 15 mije euro. Policia po punon për identifikimin e autorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje