Pas dekoratës për Rozana Radin, këngëtarja shqiptare letër Nishanit: Dua çmim, kam bërë sakrifica

14 Shtator 2017, 19:22Kulturë TEMA

Para disa kohësh, ish-presidenti Bujar Nishani i ka dhënë titullin “Mjeshtër i Madh”, personazheve të tillë si Rozana Radi apo Julian Deda.

Jolanda Dhamo rrëfeu sot përmes emisionit “Rudina” në Tv Klan” se i është drejtuar me shkresë ish-presidentit Bujar Nishani për t’i dhënë çmim.

Këngatarja tha se ai ka vlerësuar me çmime këngëtarë të cilët sipas saj i kanë dhënë më pak muzikës shqiptare krahasuar me të.

“Unë kërkoj një çmim nga Presidenti” tha Jolanda përmes emisionit.

“E kërkova çmimin se thash, po ky si ja jep kësaj dhe s’ja jep kësaj, kjo që ka karrierë kaq të vogël po dhe Jolandës jo.

Se unë kam bërë sakrificë më shumë se sa dikush që ka shtëpinë afër dhe fëmijën afër, ne qëndrojmë larg familjes dhe ai nuk e mori parasysh fare.

Por, ai nuk e ktheu kokën fare të shikoje.

Siç tha dhe kolegu im Frederiku: Tani nuk e dua më. Unë e kërkoj një çmim”, tha Dhamo.

4 komente në “Pas dekoratës për Rozana Radin, këngëtarja shqiptare letër Nishanit: Dua çmim, kam bërë sakrifica”

  1. Albani says:

    Ufffff,ku jemi katandis.O gazeta sa hapesire i jepni injorances.

  2. ATDHEU says:

    Ti moj moter duhet te maresh medaljen e silikonit.

  3. Diversanti says:

    Hahahahahaa ooo cvete në këtë vend ! Janë budallepsur njerzit fare. Njëri me keq se tjetri

  4. Kamunisti says:

    Cmimet ne kete vend jane dhene aq pa kritere perzgjedhje e merite sa as triskat dikur kishin shume me teper vlere. Kjo ka te drejte se mendon “kur e mer ajo, pse jo une!” Askush nuk do tentonte te matej me nje talent te vertete, fjala vjen me Elsa Lilen, atehere dhe shoqet e kesaj shoqes do e kuptonin ku e kishin vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje