Berisha i kërkoi javën e kaluar Ruçit ti sillte Ramën urgjent në seancë që ta kishte përballë, sot deri më tani ende s’ka guxuar të hyjë në sallë. Koncesionet...?!

16 Nëntor 2017, 12:16Politika TEMA

Seanca më e rëndësishme e Kuvendit për këtë javë, ajo për buxhetin e shtetit ka qënë më shumë se një debat për shifra, një dialogim mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.

Kanë replikuar për gjithçka dhe për çfarëdo lloj gjëje, vetëm për buxhetin jo.

Ndërsa Basha akuzonte për pastrim parash, Rama i kujtonte se një biznesmen mbështetës dhe financues i flaktë i PD do të investonte në Tropojë, vendlindjen e tij.

Ndërkohë që Rama i bënte thirrje Bashës që të rritej dhe të dilte nga faza e imitimit të Berishës, kryeministri e kërkonte me insistim në sallë paraardhësin e tij.

Ndoshta dhe për shkak se javën e kaluar, teksa Rama nuk ishte në seancë për arësye pune, ish kryeministri Sali Berisha gati me ultimatum i kërkonte kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi që të sillte Ramën me patjetër në seancë.

Madje Berisha e akuzoi Ramën se ka frikë të përballet me të vërtetat që do ti thotë në sallën e Kuvendit.

Ndërkohë që javën e kaluar Berisha e kërkoi Ramën me insistim në sallën e Kuvendit, sot Berisha vetë ende nuk ka shkelur në këtë sallë. Të paktën deri këto momente.

Kur dhe po zbardhen koncensionet e dhëna nga qeveria Berisha pas humbjes në zgjedhjet e qershorit 2013. Madje në gusht të këtij viti, dhe ditën e dielë.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje